Përfshirja e FA në trafikun e drogës/ PD: Rama-Meta po gjejnë pretekste për të mos dhënë llogari

21 Prill 2014, 19:29Politika TEMA

Partia Demokratike akuzoi mazhorancën se po gjen pretekste për të mos dhënë llogari mbi informacionin për përdorimin e infrastrukturës së mbrojtjes nga narkotrafiku.

“Mazhoranca Rama-Meta u investua në një tjetër përpjekje për të çorientuar opinionin publik, dhe për të mbyllur çdo mundësi hetimi dhe zbardhje të së vërtetës lidhur me dyshimet për përdorimin e infrastrukturës së mbrojtjes nga trafiku i drogës. Vetëm 24 orë më parë, vetë dyshja Rama-Meta hodhi idenë e ngritjes së një komisioni hetimor parlamentar. Ndërkohë duke zbatuar planin e tyre për të mos bërë transparencë, Kryetari i Kuvendit citoi pretekste ligjore për të mos lejuar komisionin që vetë e propozuan”, theksoi Zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi.

Në vijim të akuzave, ajo tha se “të gjendur nën akuzën e rëndë se kanë qenë të mirinformuar mbi përdorimin e infrastrukturës së mbrojtjes nga trafikantët e drogës, por e kanë mbajtur të fshehtë, tashmë Rama dhe Meta janë gati të bëjnë gjithçka për t’i ikur çdo lloj llogaridhënie, çdo lloj transparence”.

“Partia Demokratike e dënon qëndrimin e përsëritur të papërgjegjshëm të dyshes Rama-Meta, dhe lojën e tyre tinëzare për të shmangur llogaridhënien para opozitës dhe opinionit publik. Ne i sigurojmë qytetarët se nuk do të reshtim përpjekjen tonë, derisa kjo ngjarje të zbardhet. Deri sa Rama dhe Meta të japin llogari se përse e kanë mbajtur të fshehtë informacionin për përdorimin e infrastrukturës së mbrojtjes nga narkotrafiku”, përfundon deklarata zyrtare e PD-së.

19 komente në “Përfshirja e FA në trafikun e drogës/ PD: Rama-Meta po gjejnë pretekste për të mos dhënë llogari”

  1. xh says:

    C’do dite degjojme nga nje cudi te re nga personazhet e opozito-politikes. Arsyeja e mosarsyes qe i behet arsyes time ben qe me arsye te arsyetoj….. Kjo eshte menyra e cuditeshme e tyre e te berit politike.Sa e sa do te degjojme nga keto lloj “arsyetime” qe vetem ata dijne ti bejne.

    1. bujar haznedari says:

      z.xh.a nuk keni lexuar ne shtyp se flitet per nje prodhim me vlere 4.5 miliarde dollare.qe ka qene dje qe eshte dhe sot.mos mendoni se kjo droge kalon me gomare pa samare.ne vend te shqetesoheni per kete ,keni hallin e partive.lazarati ka prodhuar dhe para disa vitesh,prodhon dhe tani.ai eshte aty.pergjegjese jane te dy palet, dhe ne me shume qe mbajme hallin e tyre dhe jo te shqiperise.por sigurisht tani eshte pergjegjesia kryesore i takon qeverise ne fuqi.

      1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

        Me ka gjetun nji hall dhe mue.
        Gamori jem Beni kishte hy ne livadh te Asllon Kapedanit,hongri jonxh si i babzit dhe ,..plasi.
        Un i thash Asllanit se due leket e gamorit se jonxha jote ma fryu dhe ngordhi.
        Asllani me hodhi ne gjyq per damin e jonxhes qi hongri gamori jem dhe kerkon qi ti paguj dhe dogane per kapercim gardhi.
        Gjakatsit duhet te zbulojne si ka hy Gamorri ne livadhin e Asllanit ,kur ne na ndan nji gardh i modh 2 metra i nolt????
        Pra munsija e vetme osht qi Gamorri jem ose ka flutur ose i ka hyp avjonit qe un mbaj ne ahur te lopes dhe qi pulat e perdorin me bo vez por siç duket GJELI kapedani paskan bo dhe patenten me drejtu avjona pa zhurm..
        Fluturon,..
        fluturon,.
        fluturon
        Gamori,
        njikshtu osht kjo teorija e Aeroplanave me telekomandim te PD.
        Shqipnija dhe Italija ku droga sipas Lulushes dhe Salushes dergohet me avjona privat, i ven para pergjegjsise dhe taljonet qe moniturojne gjithe hapsiren detare dhe ajrore midis dy veneve .
        Per te shpetu Arben Imamin, Sala po bon qe te fluturojne dhe Gamoret

      2. lapsi says:

        Pra për tetë vjet u mboll e u trafikue drogë pa hesap ndërsa për gjashtë muaj qeverisje PS paska fajin kryesor!! Hajde logjikë mushke, hajde.Ti je njëri prej syresh (PeDe-ist)

      3. Emigranti Itali says:

        Jeni bere gazi i botes me kete ceshtje koti. Sic ju tha edhe Llalla, nxirrni provat dhe pastaj te vazhdoje hetimi. Derisa nuk keni prova s’di pse flisni kot.

        Ka 1 milion halle vendi yne dhe ju shkoni e humbni kohe me keto idjotesira.

  2. razo says:

    Air-Divjaka po ulet ne seline e PD-s ne Tirane… lol

  3. edi says:

    PD akuzoi.. akuzoi…akuzoi…akuzoi.
    PD asnje prove..asnje prove..asnje prove..asnje proveee….

  4. BASHA DHE BERISHA JENI TURPI I KOMBIT, PRANDAJ LARGOHU. says:

    Ju te PD-se, nuk ka kafshe qe ju beson, jo me te medosh se ka popull qe t’ju besoje. Nuk mund ta beni popullin qe t’ju besoje sharrlatizmat qe prodhoni.

    1. labi says:

      e sakte kafshe si ti dhe ai popull kurre do besoj.

  5. ppsh says:

    Ja keshtu ju lumte ,opzita duhet te jete e forte ,ti thiej dhembet
    Rames &Meta,ju nuk ja hedhin dot komunistat socialiste ,sepse
    jeni ujqer te vjeter ,i keni bere dhe ju me pare,tani ngeci karkaleciiii

    1. Ilir says:

      ca dmth ppsh mos valle te pjerdha ne vesh hahahahaha…vetem 1 pyetje kam per ty ku i ka faktet opozita dhe nese i ka pse nuk i nxjerr dhe ti japi fund por vetem hedh akuza? menyra se si sillen ato dmth qe jane akuza te shpifura e te pabazuara qe synojne heqjen e besimit te popullit qe ka per mazhorancen..jane genjeshtra se ato te tjerat qe kane bere ktu e 6 muaj para..

    2. KLODI says:

      @PPSH

      ROLI I OPOZUTES NUK ESHTE SHPIFJA, SKA ASNJE PROVE PD-ja PER TA AKUZUAR QEVERINE. PSE NUK PUBLIKON PROVA?? LERENI KETO FJALE BOSHE

  6. tirona says:

    jeni bo si nastradini ju te pd.

  7. . says:

    —————————————————————————————————–

    Vazhdoni …. Drejtesia e Vertete ju pret
    per gjithe keto shpifje dhe sajesa.

    —————————————————————————————————–

  8. Treviso says:

    Zgjidhja e kesaje akuze do ishte kjo:
    Te denohet Edi Rama dhe Ilir Meta per akuzat qe ngren P.D.ose te denohen akuzatoret per shpifje dhe humbjen e reputacionit te Ministrise se Mbrojties. Qeveria nese nuk ka besim tek prokuroria dhe gjykatat per te zgjidhur kete problem le te kerkoje ndihme tek partneret e Natos.

  9. petrit zela says:

    Vetem ata qe mund te jene te droguar,mund te shprehin iluzione te tilla, se forcat tona te armatosura, na qenkan perfshire ne trafikun e
    droges.. Kete loje te turpeshme as 7-vjecaret nuk I bejne..Kurse opozita e sotme e perfshire nga imoraliteti politik I saj,as nuk
    shikojn as qe degjojn, por vetem te fitojn ate qe nuk u takon..Kjo eshte opozita;Qe krimineli alija e krijoi per te zezen e kombit
    shqiptar…
    -Zoterinj politikane,te te gjitha ngjyrave; Mblidhni mendijen,gjeni gjuhen e perbashket,se atehere mund te mbrohen interesat gjith
    perfshirse te shqiptareve kudo qofshin ata..Mos beni karshilleqe ndaj njeri tjetrit,me motivime absurde.Se nuk I sherbejne interesave te atdheut,dhe popullit.Sidoemos pasardhesve tane..Se e tere bota sot po tallet me ne..Dihet vetem nga nepotizmi politik,qe ka sunduar shqiperine prej 70-vjetesh..Hapni rrugen njera tjetres,sidoemos asaj qe shqiptaret kane vlersuar me shum..Ne te kunderten,pergjegjesija do te jete e pashmangeshme,duke dhene llogari perpara sovranit popull..

  10. bie shi says:

    -Mendoj se e djathta duhet te paraqese fakte dhe jo hartime,sepse firot nga radhet do t’i kete te paimagjinushme ,..duhet ndruar “stili” i ballafaqimit me miletin duke e vleresuar ne komunikim ,sepse s’eshte viti ..90-te dhe.. kosherja do t’ju largohet nga pasarela..

  11. Edhe ne kohen e komunizmit nuk tregoheshin baraleta te tilla me ulje avjoni kur donin te nxirrnin grup armiqesor po komisar Sali Berisha dhe kapter Arben Imami po e bejne ne 2104 ne mes te dites me diell dhe spo u hyne gjembe ne kembe Z.Llalla therrite menjeher ish ministrin dhe po spati prova duhet te ndalohet menjeher per dizinformacion te opinionit publik.

  12. ismeti says:

    me te vertet jeni shum shum injoranta ,jeni ba si shaban tapia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje