Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit/ Naço i dorëzon rekomandimet Prokurorit të Përgjithshëm

21 Prill 2014, 17:43Politika TEMA

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, në emër të Qeverisë dhe në zbatim të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, i ka përcjellë Prokurorit të Përgjithshëm rekomandimet që duhet të mbahen parasysh për vitin në vazhdim, në luftën kundër kriminalitetit. Gjatë një takimi të përbashkët me prokurorë nga i gjithë vendi, ministri Naço adresoi disa nga sfidat kryesore, në frymëm e të cilave është bazuar edhe përcjellja e rekomandimeve.

Duke e cilësuar luftën kundër korrupsionit si një ndër prioritetet kyçe të Qeverisë, Naço theksoi se për ndëshkimin e praktikave korruptive dhe vënien përpara përgjegjësisë të shkelësve të ligjit, u miratuan amendimet në Kodin e Procedurës Penale dhe në ligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Sipas tij, ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale e konsiderojnë korrupsionin si krim të rëndë, jo në kuptim të rritjes së masës së dënimit, por në faktin që këto vepra penale do të hetohen dhe gjykohen nga Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda, me të njëjtat mjete siç luftojmë organizatat dhe bandat kriminale.

 

Për forcimin e luftës kundër korrupsionit rekomandohet:

– Rritja e numrit të çështjeve të hetuara, sidomos i hetimeve pro-aktive, për raste të evidentuara në nivelet e mesme dhe të larta të administratës shtetërore, të sistemit gjyqësor dhe zyrtarëve pa imunitet;

– Forcimi i koordinimit ndërinstitucional me shërbimet policore, për shkëmbimin e informacionit dhe përdorimin sa më efektiv të metodave speciale të hetimit, për sigurimin e provave dhe goditjen e korrupsionit;

–  Hetime të shpejta, efikase dhe zbatim rigoroz të dispozitave procedurale penale;

– Aplikimin e masës së sigurimit, si rregull arrest në burg, për rastet e korrupsionit dhe fshehjes së pasurive, produkte të veprës penale;

– Forcim të kapaciteteve njerëzore në prokurori dhe në strukturat e tjera ligj zbatuese, nëpërmjet trajnimit specifik të tyre.

– Përmirësim të shkëmbimit të të dhënave ndërmjet organeve ligj zbatuese polici-prokurori-gjykatë, lidhur me hetimin dhe dënimet e rasteve të korrupsionit në të gjitha nivelet.

 

Për luftën kundër krimit të organizuar adresohen këto rekomandime:

-Rritja e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim shkëmbimin e shpejtë të informacionit, në funksion të rritjes së numrit të çështjeve penale dhe cilësisë së hetimeve të kryera;

-Përmirësim të kapaciteteve njerëzore dhe teknike, në prokurori dhe polici, me qëllim hetimin efikas në kohë dhe cilësi;

-Rritja e numrit të hetimeve pasurore, duke shfrytëzuar në maksimum mundësitë ligjore për sekuestrimin e aseteve, produkt i krimit të organizuar;

-Rritja e numrit të hetimeve pro aktive ndaj pasurive me origjinë nga veprimtari kriminale, brenda dhe jashtë shtetit;

– Aplikimin e masës së sigurimit, si rregull arrest në burg, për rastet e krimit të organizuar, trafikimit të narkotikëve, trafikimit të qënieve njerëzore, pastrimit të parave;

– Rritja e bashkëpunimit me agjensitë ligj zbatuese brenda dhe jashtë vendit, sa i përket veprave penale të trafikimit të armëve dhe municioneve luftarake, mjeteve motorike dhe veprave të artit dhe kulturës;

– Forcimi i bashkëpunimit me partnerët tanë rajonalë dhe ndërkombëtarë, me qëllim parandalimin e krimeve kompjuterike të përdoruara për pastrimin e të ardhurave nga aktivitete kriminale në përgjithësi, si dhe ato për qëllime të financimit të terrorizmit;

– Forcimi i koordinimit ndërinstitucional në luftën kundër krimit të organizuar;

– Përmirësimi e shkëmbimit të të dhënave ndërmjet organeve ligj zbatuese polici-prokurori-gjykatë, lidhur me hetimin dhe dënimet e rasteve të krimit të organizuar.

-Aplikimin e masës së sigurimit, si rregull arrest në burg, ndaj personave që kryejnë vepra penale që parashikojnë masë dënimi në minimum mbi 5 vjet burgim, sidomos në veprat penale me pasoja të rënda dhe të pandehurëve me rrezikshmëri të madhe shoqërore.

-Ashpërsim të dënimit për veprat penale që parashikojnë masë dënimi në minimum mbi 5 vjet burg.

-Ashpërsim të dënimit për veprën penale të prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake.

– Ashpërsim të dënimit për veprat penale kundër mjedisit.

– Ashpërsim të dënimit për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm

– Ashpërsim të dënimit për veprën penale të vjedhjes së energjisë elektrike.

– Ashpërsim të dënimit për veprat penale me qëllime terroriste.

– Ashpërsim të dënimit për veprat penale të zhvillimit të palejuar të lojërave të fatit.

4 komente në “Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit/ Naço i dorëzon rekomandimet Prokurorit të Përgjithshëm”

  1. Fshatar i thjeshte says:

    Likja mire eshte me shendet?

  2. tarrasi says:

    cfar lanam more ky ministri drejtsis ngeli duke shkruajtur letra sikur pjeter magjari po kush nuke japjerdh ik oplak imarr ik gjeje ndoj rrug droge sikur shoket etjer ata me avjona ti me skaf

  3. LIGJI NUK ESHTE I FORTE KUR ASHPERSOHET ME SHUME, POR ESHTE I FORTE KUR AI APLIKOHET NE TE GJITHE PJESEN ME TE FORTE TE TIJ.CFARE DOTE BEJME SIKUR KETA GJYGJTARE ME LIGJIN E NDRYSHUAR NUK E APLIKOJNE,OSE INTERPRETOJNE
    ASHTU SIC DUHET??????

  4. ALMA says:

    Te lumte Z. Naco, kjo eshte menyra e vetme per te ulur krimin, te rritet denimi per te gjithe ato qe bejne krime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje