Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin nis shqyrtimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” të ndryshuar””. E pranishme në komision ishte ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni, e cila shpjegoi në detaje ndryshimet e propozuara nga Qeveria në ligjin për legalizimet, si dhe paketën e ligjeve dhe akteve nënligjore që do të shoqërojnë këtë proces dhe që pritet të prezantohen në Kuvend së shpejti.
Gjermeni theksoi se ndryshimet e propozuara synojnë t’i japin fund një herë e përgjithmonë një prej fenomeneve më të mëdha sociale dhe ekonomike, që ka mbajtur peng për 20 vite radhazi qytetarin, pronën dhe zhvillimin e vendit.
“Shteti nuk mund t’u kërkojë më para për pagesa e procedura rreth 270.000 familjeve që ka 8 vjet që i gënjen, ka 8 vjet që i sorrollat, ka 8 vjet që po i zhvat. Ne po trokasim derë më derë tek qytetarët, jemi vënë në shërbim të tyre, për të rikthyer besimin e qytetarit tek institucionet e shtetit”, tha Gjermeni.
Duke u ndalur në disa nga problematikat e gjetura në këtë fushë, ajo veçoi borxhet pa fund të krijuara nga vetë ALUIZNI; situata kaotike instucionale e procesit të legalizimit; praktika për dhënien e lejeve të legalizimit për shumë objekte në kundërshtim me ligjin; korrupsionin që kishte krijuar procesi i legalizimit; dëmin ekonomik të krijuar nga administrata e mëparshme e ALUIZNIT, evidentuar kjo dhe nga raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
“Gjetëm mbi 160 mijë aplikime për leje legalizimi, por ALUIZNI nuk kishte marre mundimin të fillonte procedurat për verifikim të objekteve dhe jo më të mblidhte dokumentacionin e nevojshëm për të gjithë këto subjekte e të përfundonte procedurat për legalizimin e tyre. Procesi i legalizimit kishte dështuar totalisht. Në 8 vitet e qeverisjes së mëparshme janë bërë vetëm rreth 22 mijë legalizime nga rreth 293 mijë aplikime. Pra në këta 8 vite janë legalizuar vetëm 7.5% e aplikimeve”, sqaroi ajo.
Duke sqaruar ndryshimet e propozuara, ministrja e Zhvillimit Urban theksoi kryerjen e një reforme të plotë ligjore përmes një pakete të përgatitur dhe përmes akteve nënligjore; ringritjen nga themelet të institucionit të legalizimeve, me njerëz, me ekipe të motivuara, me zyra, me ambiente e me insfrastrukturë ku qytetarit t’i ofrohet shërbimi i duhur; procedura legalizimi të shtëpive firma, vula, noteri, kontrata, doklumenta, çertifikata, matje, e lloj lloj faturash, do të jenë falas dhe në ngarkim të shtetit, etj. Gjithashtu, ajo shtoi se është ndryshuar skema e operimit, me qëllim që të çohet shërbimi te qytetari.
“Është ndryshuar skema e vlerësimit të trojeve, me qëllim që toka të mos ketë të njëjtin çmim si në Tiranë edhe në Kukës apo Gjirokastër e Korçë. Po lidhen në një rrjet ALUIZNI me ZRPP dhe me AKKP me qëllim që përmes një portali të përbashkët të shkurtohet koha e operimit, po përfshihen në skemë të gjitha ato familje që janë në vështirësi ekonomike. Ne do ta mbyllim njëherë e mirë procesin e legalizimeve, si dhe do lidhim ngushtë procesin e legalizimeve me atë të urbanizimit të këtyre zonave. Nga procesi i legalizimeve do të përfitojnë qytetarët shqiptarë, pavarësisht bindjeve të tyre politike, do të përfitojë e gjithë ekonomia e vendit,” tha Gjermeni duke ftuar anëtarët e komisionit të votojnë ndryshimet e propozuara për t’i dhënë zgjidhje fatit të rreth 270 mijë familjeve dhe ndërtimeve informale Shqipëri.
Ministrja e Zhvillimit Urban iu përgjigj pyetjeve të deputetëve që kishin të bënin me shtrirjen në kohë të objektit të veprimit të ndryshimeve të propozuara, pezullimin e shembjeve të ndërtimeve pa leje nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, përcaktimi i fondit të të ardhurave nga legalizimet që do të shkojë për kompensimin e ish-pronarëve, efektet e zbatimit të ligjit në zonat bregdetare dhe turistike, etj.
E pyetur në lidhje me prishjet selektive të ndërtimeve paleje, Gjermeni theksoi se Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar nuk ka prishur asnjë ndërtim në proces legalizimi, apo të ketë bërë prishje selektive.
“Dua t’ju garantoj që asnjë nga prishjet e ndërtimeve pa leje nuk është bërë në mënyrë selektive, e para dhe nuk është bërë pa u koordinuar me Aluiznin. Në të gjitha ndërtimet pa leje të banesave apo çfardo godine që është prishur nga Inpektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka pasur një koordinim shumë të mirë me ALUIZNIN. Nëqoftëse këto ndërtesa kanë qenë në proces legalizimi asnjë nga këto nuk është prekur”, tha Gjemeni.
Por deklarata e ministres është kundërshtuar nga vetë kreu i Komisionit, njëhersh deputet i PS-së, Eduard Shalsi, i cili ndërsa i paraqiti dy raste konkrete abuzimi, kërkoi që të mbahet përgjegjësi. “Ka dy raste konkrete për të cilat do të doja ti mbanit shënim. Ai i rastit Gaçi dhe ai i shtruar nga deputeti Toçi, këtu bëhet fjalë për prishje, këtu bëhet fjalë për mungesë veprimi” tha kreu i Komisionit, Shalsi.
Referuar p/ligjit të paraqitur Shalsi vuri në dukje se ky projektligj është shumë i rëndësishëm për shkak të problemeve të mëdha me të cilat përballen banorë të zonave të ndryshme informale dhe jo vetëm ata, por edhe ish-pronarët.
“Këtë projektligj do e shqyrtojmë me shumë kujdes në disa mbledhje të komisionit. Tashmë ka një eksperiencë të akumuluar prej vitesh dhe duhet të nxjerrim mësime nga të gjitha dështimet e deritanishme me zbatimin e këtij ligji”, tha Shalsi, ndërsa njoftoi se gjatë javës në vazhdim komisioni do të zhvillojë seanca dëgjimore me drejtorin e ALUIZNI-t, me grupe interesi, etj.
Anëtarët e komisionit vlerësuan se është e rëndësishme që jo vetëm të miratohet një ligj, por njëkohësisht të garantohet zbatueshmëria e tij. Deputetja Monika Kryemadhi theksoi se procesi i legalizimeve duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.
“Jo vetëm për shkak të 270 mijë familjeve, por edhe për shkak të qytetarëve të tjerë që janë peng i këtij procesi. Ky problem është përgjegjësi e shtetit, që e ka lejuar këtë fenomen për 20 vjet dhe për këtë arsye shteti duhet të marrë përsipër një faturë financiare me qëllim mbylljen e këtij procesi,” tha Kryemadhi.
Në komentet e tij, deputeti i Partisë Demokratike Genc Ruli theksoi se në parim të gjithë bien dakord që ky është një proces mjaft i rëndësishëm. Por, Ruli shprehu rezerva lidhur me kompensimin e ish-pronarëve.
“Është bërë uzurpim prone. Por, kompensimi i ish-pronarëve nuk do të bëhet nga uzurpuesit, por nga qytetarët taksapagues. Shoh që një numër i madh kompetencash delegohen nëpërmjet vendimeve të Këshillit të Ministrave, çka do të thotë që edhe nëse ligji miratohet sot do të duhen të paktën 6 muaj të nisë zbatimi i tij”, tha Ruli.
Bravo. Kjo eshte nje plage qe nese kjo qeveri e mbyll do mbahet mend ne tere historine ..
KEmi besim
Procesi i legalizimieve do behet falas
Qeveria mmban premtimin e dhene per Procesin e legalizimeve falas.
Legalizimet jane nje nevojje urgjente nese duam qe vendi te mos kaloje ne kaos.
Kjo eshte nje reforme jetike te cilen saliu se bei, por vetem vodhi,
vetem te behen legalizimet. Kete duam, te behen njehere e mire.
Saliun e pame se si 23 vjet shkaterroi kete vend qelbesira.
Super. M<e ne fund po shohim njerez serioze qe po duan ta mbyllin njehere e mire kete ceshtje kaq te rendesishme.
Pune te mbare
Shume suksese ne punen tuaj te veshtire. E dija qe sdo na zhgenjenit
po mosssss dreqi e mori me keto gojore qe i benio qeverise..e kuptoni ju dhe ata qe rrrine pas jush qe po na e shpifni duke i bere qejfin me keto shprehje kaq idjote..bravo..e dija qe sdo na zhgenjenit..dukeni tamam si punonjes te kryeministrise..ndyresirat spaskan fund ne kete vend..na lini ne qytetareve te thjesht te gjykojme per punen e qeverise..qe megjithese e votojme tradicionalisht te majten..prape e majta na e fut sa krahu..me premtimet per taksat 7.5 perqind e na e ben 15 perqind..me mashtrimet e panevojshme per punesimet..strategjine e sigurimeve e pensioneve e per shume gjera te tjera..ne qe jemi votues te te majtes asnjehere skemi pare hajer ne “politikat” e punesimit(se marr vesh ca politike ndjekin..ska strategji)..vetem sahanlepiresit e bythelepiresit perfitojne..e na shesin mend qe do reformojne dhe sistemin e drejtesise pale..te pakten skane as sy per te filluar ne reformimin e drejtesise..fjale vetem fjale..keshtu dhe ju pushta dhe kucka qe shkruani kaq ndyrazi pro qeverise..
Cdo gje mire deri ketu Pasi te mbarojne legalizimet fillon etapa e dyte qe eshte taksa mbi cdo ndertim sipas FMN
PAS PAK KOHESH DO TA NDJEJNE NE KURIZ ATA QE KANE ME SHUME SE NJE SHTEPI
o njerez politika nuk ka fund jo po kshu jo po ashtu fajtor per te gjitha keto eshte sali plaku me gjith ish kabinetin e tij . kshu qe ai duhet futur brenda ne burgut . por edi qerozi eshte frikacak te bej kete gje. kshu qe kur iku berisha ndodhi e kundurta . ai nuk iku por nderrovi samarin, ksu qe gomari po nje gomare eshte. ca po i bohet popullit eshte me keq si ne nje vend komonist,
Pavarsisht nga gjithe keto gjera te mira qe flitet per legalizimet… Pse shoqeria shqiptare e rregullt ne zbatimin e ligjit duhet te paguj si demshperblim pronaret qe shpronsohen si pasoj per tu legalizuar trualli ketyre “gjynafqareve”m qe kan ndertuar pa leje ne mes te tiranes dhe pasi te marrin token me legalizim do bashkojn pronat me komshinjt dhe do ndertohen pallate dhe keta fitojn nga 50%. Ndersa ne qe paguajm cdo gje sipas rregullave duhet te paguajm taksa per te shpronsuar pronaret me dokumenta qe “gjynafqaret” te behen me apartament dhe dyqan. Turp. Legalizoni vetem ata qe jane ne toke te tyre, te tjereve fadromen…
MOS HARRONI
24 PRILLI
DITA E VESHIT !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
DUHET FESTUAR
na u bete si Enveri ne vakt qe ndante tapia..hajde ja morem ballistave ja ndame fshatareve …
pervec fjaleve: ju lumte!, nuk gjej dot shprehje me te bukur per kete qeveri!