Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka kërkon zgjerimin e objektit të hetimit në kërkesën që deputetët e PS-LSI kanë depoziar në Kuvend në lidhje me ngritjen e një Komisioni Hetimor parlamentar përsa i takon akuzave të opozitës për përfshirjen dhe përdorimin e infrastrukturës së Forcave të Armatosura në trafikun e drogës.
Ndërsa e cilësoi kërkesën e depozituar si një tentativë për të mbuluar çështjen, Paloka tha se me objektin e hetimit të paraqitur mazhoranca synon të hetojë opozitën dhe kush e ka nxjerrë informacionin.
“Ne jemi të vendosur të bëjmë transparencën e plotë dhe deri në fund të kësaj çështjeje, ndaj do të jemi pjesë e Komisionit Hetimor, sikundër do të kërkojmë zgjerimin e objektit të hetimit”, theksoi Paloka.
Në vijim kreu i deputetëve demokratë tha se PD do të propozojë që në pikën 1 të objektit të hetimit të përfshihet verifikimi i fakteve dhe rrethanave për përdorimin e mundshëm të infrastrukturës së FA në trafikimin e lëndëve narkotike.
“Në pikë 1 të kërkesës ne kërkojmë këtë ndryshim; ngritjen e komisionit hetimor me kërkesë të një grupi deputetësh për verifikimin e fakteve dhe rrethanave të bëra publike për fenomenin e rritjes së trafikut të drogës, përfshirë përdorimin e mundshëm të infrastrukturës së Forcave të Armatosura nga narkotrafikantët. Pika dy; objekti i veprimtarisë së komisionit hetimor është verifikimi i të dhënave për fenomenin e rritjes së trafikut të drogës, përfshirë përdorimin e mundshëm të infrastrukturës së Forcave të Armatosura nga narkotrafikantët. Roli i funksionarëve publik dhe masat e marra nga organet e pushtetit ekzekutiv përballë këtyre fakteve në vijim të informacioneve zyrtare të përcjella nga strukturat përgjegjëse. Si dhe pika 3, që ka të bëjë me administrimin dhe me ngritjen e komisionit”, theksoi Paloka.
“Shqipëria është vendosur në shënjestrën e institucioneve ndërkombëtare dhe vendeve fqinje duke na etiketuar për fat të keq se jemi kthyer në autostradën e trafikut të drogës. Madje në vendet fqinje janë bllokuar edhe droga të forta si heroinë dhe kokainë që ka si pikënisje Shqipërinë. Ndaj ne do të kërkojmë jo një hetim si ai që kërkon Rama, por do të kërkojmë transparencën e plotë të çështjes”, theksoi Paloka.
Ka qe dje ne PD ndjehet nervozizem per komisionin hetimor. Duhet shkuare deri ne fund, jo vetem ne komisionin hetimor ,por dhe nga ana e prokurorise . Duhet dhene fund njehere e mire baltosjes pa fakte
Me ka gjetun nji hall dhe mue.
Me duhet nji Avukat i forte
Gamori jem Beni kishte hy ne livadh te Asllon Kapedanit,hongri jonxh si i babzit dhe ,..i plasi plonci.
Un i thash Asllanit se due leket e gamorit se jonxha jote ma fryu dhe ngordhi kriçi jem.
Asllani me ka hodh n’gjyq per damin e jonxhes qi hongri gamori jem dhe kerkon qi ti paguj dhe dogane per kapercim gardhi.
Gjykatsit duhet te zbulojne si ka hy Gamorri ne livadhin e Asllanit ,kur ne na ndan nji gardh i modh 2 metra i nolt????
Pra munsija e vetme osht qi Gamorri jem ose ka flutur ose i ka hyp avjonit qe un mbaj ne ahur te lopes dhe qi pulat e perdorin me bo vez por siç duket GJELI asgani,perveçse i pallon pulat paskan bo dhe patenten me drejtu avjona pa zhurm..
Fluturon,..
fluturon,.
fluturon
Gamori,
njikshtu osht kjo teorija e Aeroplanave me telekomandim te PD.
Shqipnija dhe Italija ku droga sipas Lulushes dhe Salushes dergohet me avjona privat, i ven para pergjegjsise dhe taljonet qe moniturojne gjithe hapsiren detare dhe ajrore midis dy veneve .
Por per te shpetu Arben Imamin, Sala po bon qe te fluturojne dhe Gamoret.
besoni.Po te jeni cte doni ju po sdo arrini ndonje gje se perralla me mbret i keni se di si i
Po si mor sju vjen turp nga vertja i her qe e lejoni veten te beheni objekt barsaletash e perrallash me avjon. Hiqni vemendjen ndaj problemeve te tjera qe i keni lene ketij vendi.
Po ca kerkoni mo edo amon o burr, ju sikur keni fillu tgjith trrini tap se se kuptoj si mund te rrini kaq serioz kur flisni per kto gjera, sdi ne i besoni dhe vet apo jo po eshte me te vertet turp qe vazhdoni e flisni per kto.
Pse futen PS ne kete gracke te PD?
PD le te hetoje po te doje, por mos u peshkoni se pa mbaruar ky komision hetimor, hedh shashken tjeter Berisha.
Pse nuk krijoni Komision Hetimor per Shitjen e Albpetrol?
Gary Kokalari ka fakte te manipulimit te derdhjes 10% nga Banka ne Chicago.
Pse nuk krijoni Komision Hetimor per Gerdecin, 21 Janarin?
Pse nuk krijoni Komision per Legalizimet?
Mos bini ne lojen e Sali Berishes, mos u tregoni naive.
Komision hetimor?
1.Perse Paloka ka ndikuar me pa pergjegjshmerine e tij te qeverise se tij,te komunareve te policise se tij,qe te mbillet,te ritet,te mblidhet e te behet produkt i gatshem ne qeverisjen e PD?
2.Perse dje PD nuk ishte dakort me komisionin hetimor,dhe sot,pasi nuk paten rruge tjeter,per mashtrimet po kerkojne qe te prishin hetimin?
3.PS,duhet te ruhet nga pjesemarja e deputeteve te PD,ne kete komision,mbasi qellimi eshte; TE MOS BEHET HETIMI I THENIEVE TE A.IMAMIT,TE MOS DEMASKOHET PD SI FORCA ME REGRESIVE E 23 VJETEVE NE SHQIPERI,TE FSHIHET SALIU NGA AKUZAT,DHE PROKURORIA TE MBYLLE HETIMET;ME PREYEKSIN SE ESHTE NGRITUR KOMISION PARLAMENTAR HETIMOR????
Bravo bravo jemi ne pritje te fakteve te zbardhura!!!!!!!
Komisionet hetimore jane te mire, se drejtesia nuk merret me krimet e kryera nga ish qeveria,ne kete menyre e shtyni ekzistencen tuaj pa u burgosur e sekuestruar pasurite e vjedhura
Po ca zfjerimi mor palaco a kini prova apo vetem shpifje dhe vrer se po te kishi prova duhet ti kishi depozituar po ju jeni ca vemje qe po i beni shqiperise ate qe si eshte bere per 100 vjet rresht.
-varja..
Paloqja ndryshoj mendim (ne perfshirjen e mundeshme te FA).SI NUK U VJEN TURP MOR FELLIQESIRA QE KINI TRE JAVE QE NA CAT VESHET.Le te dale dhe te flas bab saliu dhe trapi imam per ate trafik spektakolar me avjone ne rruge.Paloqja kur del le te marre per dekor salin imam,nok ,halim ,ristandhe zonjushe jozefin.