Opozita u largua nga mbledhja e Komisionit parlamentar të Ligjeve, ku diskutohej p/ligji që i heq të drejtën Presidentit të Republikës të propozojë Inspektorin e Përgjithshëm të ILDKP-së.
Nënkryetari i Komisionit, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, kërkoi nga mazhoranca që të tërheqë p/ligjin, i cili sipas tij cenon kompetencat e Presidentit. Sipas ligjvënësit demokrat me këtë p/ligj ILDKP humbet pavarësinë dhe vihet nën kontroll politik.
“Po shkatërroni institucionet”, iu drejtua Bylykbashi ligjvënësve të mazhorancës, teksa largohej nga mbledhje e Komisionit të Ligjeve.
Deputeti socialist Armando Subashi në fjalën e tij theksoi se propozimi nuk ka të bëjë me marrjen e asnjë competence të Presidentit të Republikës, pasi Kushtetuta nuk i ka dhënë të drejtën Kreut të Shtetit të propozojë Inspektorin e Përgjithshëm të ILDKP-së.
Sipas tij, marrja e kompetencave nga Kuvendi e kthen në proces të hapur zgjedhjen e kreut të ILDKP.
“Ne nuk kemi pse bëhemi bujarë, dhe pse ai quhet Bujar, që t’i japim kompetencë antikushtetuese. Opozita gaboi që u largua. Ne jemi korrekt në zbatimin e Kushtetutës”, u shpreh ligjvënësi socialist Bashkim Fino.
sqaroheni
Po turp i opozites qe sdo bojkotonte sdo ndiqte kto politika, po dhe pse ju dha e gjithe e drejta e botes prap vazhdojne te pengojne cdo reform te vlefshme per shqipetaret.
z Fino theksove ne komision se ju socalstet por edhe demokratet e zbatoni korrekt Kushtetuten e Shqiperise. Ju i referoheni Kushtetutes per privilegjet e karriget tuaja por e shnderroni ne leter higjenike kur vjen puna per te zbatuar lirite dhe te drejtat kushtetuese per pupullin.
Ne cilin nen te kushtetutes eshte e shkruar se Qeveria ka te drejte te grabisi pronen e qytetarve shqiptare dhe tja u ndaje antarve te bandes se vet sic behet qe 16 vjet se paku qe kur eshte aprovuar kushtetuta.
Para nuk keni se keni 68 vjet qe e vidhni periodikisht buxhetin e shtetit dhe vazhdoni te vidhni edhe pronen e qytetareve me mashtrime ordinere te kompensimit. Ku eshte e shkruar ne kushtetute se mundesh t’ja marresh pronen tjetrit e kompensimin kurre, apo ne cilen kshtetute lejohet. As ne Kinen komuniste nuk preket pronana.
Po i referohem prones se eshte problem i zbuluar megjithse edhe tjerat nuk janeme mire mashtroni e mashtroni, vidhni e vidhni pa fund.
Te jeni te bindur se do kete nje fund.
Ku jeton ti o Ajet.se ne shqiperi me duket jo.