Basha: Bashkë me qytetarët do të ndalim vendosjen e oligarkisë Rama-Meta. Reagon PS

22 Prill 2014, 18:20Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon Kryeministrin Edi Rama dhe Kreun e Kuvendit Ilir Meta se po zhbëjnë demokracinë, duke uzurpuar institucionet e pavarura. Në një konferencë për mediat, duke reaguar ndaj vendimeve të marra në Konferencën e Kryetarëve, Basha u shpreh se opozita bashkë me qytetarët shqiptarë nuk do ta lelojë kapjen e shtetit dhe vendosjen e oligarkisë Rama-Meta. Duke paralajmëruar atë që e konsideron si dyshen Rama-Meta, Basha i drejtoi një apel mazhorancës për të hequr dorë nga kapja e shtetit, uzurpimi i institucioneve, agresioni kundër votës së lirë dhe zhbërjen e demokracisë parlamentare.

“Po të perifrazojmë një shprehje të njohur të zotit Rama; shqiptarët nuk kanë parë gjë akoma në krahasim me atë që dyshja Rama-Meta u ka rezervuar të shohin këtë javë dhe në ditët në vazhdim. Java që ka nisur ka agjendën më të ngjeshur të kësaj dysheje për uzurpimin e institucioneve të pavarura, për asgjësimin e ndarjes demokratike të pushteteve, për shkatërrimin e bashkëjetesës demokratike me opozitën duke refuzuar konsensusin me të për çështje madhore të demokracisë dhe integrimit europian të vendit”, u shpreh kreu demokrat.

Në këtë kuadër, Basha theksoi se gjatë kësaj jave agjenda Rama-Meta ka paralajmëruar dhe kalendarizuar marrjen e të drejtës së propozimit të kandidaturave për kreun e ILDKP-së nga Presidenti i Republikës. Sipas tij, me marrjen e kësaj kompetence të Presidentit, dyshja Rama-Meta zhbën përfundimisht pavarësinë e ILDKP-së, e fut atë nën tutelën e vet dhe legalizon kapjen e paligjshme që shumica orkestroi në Kuvend para dy muajsh.

Në vijim, kreu demokrat theksoi se po këtë javë, shumica Rama-Meta ka programuar dhe futur në kalendarin e Kuvendit manipulimin elektoral dhe politik të hartës administrative territoriale të vendit, përmes një pseudoreforme, pa konsensus me opozitën, dhe kundër interesave të qytetarëve.

“Megjithë thirrjet tona të përsëritura për një reformë të vërtetë, me konsensus dhe për qytetarët, shumica si asnjëherë në këto 23 vite, e përsëris, si asnjëherë në këto 23 vite, refuzoi konsensusin në Kuvend, pra refuzoi bashkëjetesën demokratike”, vijoi ai.

Në fjalën e tij, Basha gjithashtu u ndal në vendimin e mazhorancën për të moslejuar KLSH-në të ushtrojë kontroll në Tatim-Taksa.

“Institucioni më i rëndësishëm që mbledh paratë e shqiptarëve, mbledh taksat e tyre, lihet jashtë kontrollit, lihet jashtë transparencës. Ky qëndrim përkon edhe me vjedhjen kriminale të serverit të Tatim-Taksave me bekimin dhe urdhrin e qeveritarëve, dhe mohimin e transparencës parlamentare në mënyrë antikushtetuese, siç e tha edhe Gjykata Kushtetuese para disa javësh”, theksoi ai.

Duke e cilësuar si një javë të zezë për Republikën Parlamentare të Shqipërisë, Basha u shpreh se Republika Parlamentare e Shqipërisë, demokracia, shteti ligjor po kërcënohet si asnjëherë tjetër deri më sot nga rreziku i zëvendësimit me oligarkinë Rama-Meta.

Ndërkohë në një reagim nga Partia Socialiste, deputetja Olta Xhaçka u shpreh se kreu demokrat Lulzim Basha u ankua për një listë nismash të mazhorancës, mes të cilave edhe për reformën administrativo-territoriale që do i kursejë shqiptarëve miliona dollarë dhe do i ofrojë qytetarëve shërbime më cilësore dhe më efikase.

“U ankua për reformën, por ende nuk arrin të shpjegojë arsyen pse opozita refuzon për muaj të tërë, të bëhet pjesë e kësaj reforme, ndërkohë që mazhoranca i ka siguruar asaj barazi të plotë përfaqësimi dhe vendimmarrjeje. Basha në deklaratën e tij harroi pa listuar edhe një sërë vendimesh të mazhorancës, të cilat kanë një impakt të drejtpërdrejtë mbi qytetarët shqiptarë”, tha ajo.

Në këtë kuadër, ligjvënësja socialiste tha se gjatë kësaj jave mazhoranca prezantoi paketën e re për fasonët, që synon ta rrisë numrin e të punësuarve të deklaruar në 100 mije vetë dhe të nxisë prodhimin fason vendas.

“Mazhoranca këtë javë prezantoi skemën e re të financimit në bujqësi, që jep më shumë siguri ushqimore, më shume iniciativa për fermerët vendas dhe formalizon prodhimin bujqësor e blegtoral. Mazhoranca këtë javë do të vazhdojë me procesin e legalizimeve, duke bërë realitet legalizimin falas, atë për të cilën qeveria e mëparshme dështoi për 8 vjet me radhë. Këto janë nismat e mazhorancës, të cilat kanë një efekt të drejtpërdrejtë dhe pozitiv mbi qytetarët shqiptare, që fatkeqësisht zoti Basha nuk guxoi t’i përmende në deklaratën e tij të sotme”, theksoi Xhaçka.

18 komente në “Basha: Bashkë me qytetarët do të ndalim vendosjen e oligarkisë Rama-Meta. Reagon PS”

  1. Fleta says:

    Per te gjitha jam dakort por nuk kam arriturakoma te degjoj arsyen se perse opozita nuk merr pjese ne reformen teritoriale. Persa i perket tatimeve ne kater vitet e fundit nuk ka shkeluar asnjehere kontrolli shtetit tani praktiken kriminale e kane bere ligj. Keshtu po ndertohet shteti. Vidhet hapur pa kontroll

    1. Andi says:

      A e ka me te vertete ky hajvani apo ben shaka. Keta sillen sikur populli u ka dhene shumicen qe te veprojne. Keta akoma nuk e kuptojne qe nuk jane ne pozita te diktojne se cfare duhet bere ne Shqiperi dhe me Shqiperine. Keta refuzojne gjithcka qe ben qeveria. Me thoni nje ligj apo nje projekt qe keta kane qene dakord me qeverine. Keta po mbajne qendrim nihilist, duke thene “JO” ne gjithcka dhe duke fajesuar qeverine. Keta jane ata qe vrane, vodhen sa majtas djathtas dhe tani hiqen si te ndershem. Turp more njerez pa karakter. Me keto sjellje skeni per te ardhur me kurre ne pushtet. Po i beni nje favor te madh te majtes. Urrejtja e njerzve per ju eshte kaq e madhe sa qe me mire me oligarkine e qeverise se me gangsteret tuaj ne pushtet.

  2. Toni Kanine-Vlore says:

    Jam kurioz o Lule,

    a e kelexuar kete portretin tend?

    http://goo.gl/V9UFk3

  3. Drejtesi says:

    Per cfare instuticionesh flet zotrote per ato qe po pengojn demokracin e vendit . Duhet te zhbehen sa me shpejt bandat e krimit te ashtequajeterit gjygjtar dhe prokurore dhe me pas e ke radhen ti dhe Babai yt Saliserbi. Boll e mbajtet peng demokracin e ketij vendi .

  4. toni says:

    Per mueeeee jue jeni te paret,,,perpara me lul DUMA-CILJETEN…

  5. kompasi says:

    Ka fillue kanibalizmi brenda llojit tek partia e sales pedeja,se lulin nuk e pyet kurrkushi atje.Tani po i vjen koha te kthehet prape sala tek pedeja se keta te tjeret e imitojne po shume keq.Mjere e djathta ne dore te ca lloj budallash ka ngel.

  6. kurro says:

    po cuni saliut, do dalim per ty e per babin e zenit.

  7. Po pse budalla eshte populli shqiptar qe te genjehet me keto fjalime teLulzim bashes,qe nuk kane asnje argument per te kundershtuar reformat te Qeverise Rama , te cilat kane filluar te japin rezultatet pozitive brenda nje periudhe te shkurter?
    Idea e ketyre fjalimeve cjerrese te Lulit,sales,nokes etj eshte fare e qarte. Dhe kjo eshte vetem te kundershtojme pamvaresisht se keto reforma jane pozitive.Kundershtimi po asnje argument eshte bere motoja ePD.
    Mos mendoni se populli I ha keto gjera.Ju lidere te PD nuk keni per te arritur kurre qe me maskaralleqet,poshtersite tuaja te genjeni masen e gjere me shume se nje miljon njezeve bile edhe te militanteve te ndershem te PD ,te pengoni zhvilllimin e Shqiperise drejt rruges se drejte,te afrimit sa me shpejt ne sofren europjane,gje te cilen ju e penguat prej me shume se 23 vjet.
    Ju po tregoni ne syte ete gjithe. shqiptareve dhe perfaqesuesve europjane si dhe te SHBA qe jeni nje parti regresive ,revanshiste, anarshiste dhe kriminale
    Nje opzite e tille eshte krejtesisht jashte lojes se demokracise.
    Per lloji te tille partie ne opozite populli shqiptar nuk ka nevoje.Ajo I sherben njerzeve pa karakter,hajdute,kriminele e anti shqiptare.Fundi I juaj eshte I afert.

  8. razo says:

    duro dhe nje vit, te uzurpojme dhe bashkine e Tiranes e pastaj mba celsat e Shqupit ti..

  9. BASHA DHE BERISHA JENI TURPI I KOMBIT, PRANDAJ LARGOHU. says:

    Refuzojne te marrin pjese ne reforme, kurse thone se demokracia eshte ne rrezik, kjo eshte absurd. Demokracia vihet ne rrezik vetem kur ben vrasje politike per te mbajtur pushtetin me dhune, kurse pretendimet e Lulkes nuk qendrojne.

  10. E verteta says:

    Lulja nuk po duron dote me ,ai sa me shpejte kerkon qe ti hidhen hekurat dhe te marre fund njehre e mire kjo pune.
    Po perse moj e majta e shqiperise se lodhor po e toleron deri ne kete mase kete kreminel,nje gje nuk po kuptojme se ky eshte vertete kreminel apo na eshte serviur i tille?
    Po mire moj e majte shqiptare perse i more ato vota qe ne tani te degjojme pordhet e Lulezimese duke na kercenuare se do destabilizoje vendin,kjo mua me duket e rende por nuk po e kuptoje se ku qendron ketu pjesa demokratike e sistemit .
    Mos keto i ben per pordhe ai ne nuk e dime se perse i ben po qe jane te renda jane .
    Qeveri mblidh mendjen e kokes dhe behje top.

  11. Jimi says:

    Kjo Lulja mos e di se ne demokraci qeveris pakica!?

  12. iliria shqiptare says:

    O Bashuk POPULLI nuk ju do se jeni bo si bandita me kollare.Ti i fale detin grekut.

  13. anna says:

    cilat quan institucione te pavaruara ky trapi??
    presidentin?? Shish-in? gjykatat? apo prokurorin?
    medemek ato qe uzurpuan me dhune vete tani qenkan te pavarura?
    po kush i ha keto pallavra o torollak i saliut
    pa le kur thote ‘ne me qytetqret?, haha.., po kush te vjen pas ty o pordhac qe trash zerin nga frika
    ikni or karagjozer se na hapet barkun

  14. Vezhguesi says:

    He mo,se pe beni qe diten e pare te humbjes se pushtetit ,duke thene se me popullin keshtu e me popullin ashtu.He se na plaset! C’fare do te beni? Do t;i tregoni popullit per 232 milion eurot e vjedhura ne rrugen Durres-MORINE? Do ti tregoni popullit se Gerdecin nuk e organizoi SHKELZENI ME FATMIR MEDIUN E KOMPANI? Do t’i thoni popullit se bulevardi kishte nje rregullore qe nuk u mesua kurre,se ishte turpi i botes kur e thate,e vrat 4 qytetar? Do t’i thoni popullit se kini shtruar rruget e kjo mazhorance i shkaterroi brenda muajit? JU kane pritur 2 muaj,e mos doni t’u presin akoma sa tu vije qefi JU QE NUK KA PER T’U ARDHUR KURRE?

  15. Entela says:

    Nje MMMM….te madh do beni!!!!

  16. Be-X says:

    opozita ngeli duke thene:”Po me uren c´paten valle”?, gjithmone ne nje vrime, e cila po e perpine cdo dite kete opozite.bjeri, bjeri lulke, gomari perpara, budallenjte(nese ka) nga pas kane per te te ardhur!

  17. realist says:

    O Zot! Pse na “ke dënuar” të shikojmë e dëgjojmë çdo ditë, këtë “molusk” faqepetull…???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje