Inspektimi i Ministrisë së Drejtësisë ka konstatuar shkelje të rënda gjatë ushtrimit të detyrës detyrës nga ana e gjyqtarit Osman Aliu. Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi për mediat bëri të ditur se në përfundim të procedurave do t’i kërkohet Këshillit të Lartë të Drejtësisë procedim disiplinor ndaj këtij gjyqtari.
“Ministria e Drejtësisë, bëri të dije se Drejtoria e Inspektimit të Gjyqësorit dhe Prokurorisë bazuar në urdhrin e Ministrit të Drejtësisë nr. 2332/1 prot, datë 31.03.2014 “Për ushtrimin e inspektimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe Gjykatën e Apelit Durrës”, nga data 31.03.2014 deri në datën 01.04.2014, inspektoi Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe në funksion të saj edhe Gjykatën e Apelit Durrës. Objekti i këtij inspektimi ishte në gjykimin e kërkesave për vleftësimin dhe caktimin e masave të sigurimit personal, për periudhën 01.01 2014 deri 28.03.2014”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë.
Inspektimi u ushtrua në përputhje me nenin 102, pika 4, të Kushtetutës, të nenit 6, pika 9, të ligjit nr. 8678, datë 14.05. 2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar, neneve 31 e vijues të ligjit nr. 9877/2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Sipas këtij kuadri ligjor, Ministria e Drejtësisë kryen inspektime në gjykatat e shkallës së parë dhe të apeleve, me qëllim respektimin e Kushtetutës, ligjeve, realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, si dhe kontribuimin në parandalimin e shkeljeve të ligjit.
Ky inspektim u iniciua mbi bazën e shqetësimit të bërë publik nga Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, mbi veprimtarinë gjyqësore të gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, Osman Aliu.
Rastet e përmendura i referohen moszbatimit të ligjit nga ana e gjyqtarit Osman Aliu, në gjykimin e kërkesave për caktim dhe vleftësim të masave të sigurimit personal.
E mo Zikeeeeeeeeeee,Osmoni ka tallur marmiden me gjyqsorin shqiptar e ti merresh me kishen e Nolit,te flase greqisht apo shqip…..!!!???
popull zulu…………
Ministria e drejtesise kete fillim viti Keshilli i larte i drejtesise vjet, nepermjet inspektoreve te tyre konstatuan shkelje te renda ne detyre te gjyqtareve Bujar Musta e Ilir Pashaj[Si mashtrues qe ishte per qefe jashte shtetit e figuronte ketu ne ate date sikur kryente seance gjyqsore] ne Gjykaten e Elbasanit.Keto indisiplinime plus shkeljeve te renda qe atyre u kane dale edhe me pare e ankesat e mjaft qytetareve duhet tu shkohet deri ne fund, sepse reputacioni i ketyre gjyqtareve ka rene poshte e ka humbur besimi i qytetarit tek drejtesia.Pse nuk procedohet??
gjin gjonin apo gjon gjinin si quhet kur do e inspektoni? apo gjon marka gjinin….
Ke te kontrolloni me pare !!….. Shko andej nga ZRRPP , radhe i ke shkeljet e abuzimet qe behen nga punonjesit e administrates ndaj qytetarve te vendit me muaj edhe me vite ne fund vin verdalle neper gjykata per pronat e tyre .
NE SHQIPERI U MOR DRAFTI I GJYQESORIT TE ITALISE I VITEVE 1953 TE CILIN E KISHTE MIRATUAR MAFIA ITALIANE NE MENYRE QE PER SHUME VITE NJERZIT TE MOS MERNIN DOT PRONAT E TYRE DUKE U ZGJATUR GJYQET .LIGJET ISHIN RREGULLUAR NE KETE FORME DHE NJERZIT NGELNIN DYERVE TE GJYQEVE DERI SA VDISTE BREZI I PARE DHE I DYTE ,NE KETE MENYRE ATA LODHESHIN DHE PRONAT E TOKAVE I GLLABERONTE MAFIA SI SOT NE SHQIPERI. KETO LIGJE DUHET TE RRISHIKOHEN DHE RIBEHEN NDRYSHE KESHTU DO TE JETE GJYQESORI NE VENDIN TONE.
sa osmon aga, ka drejtesia shqiptare, kete vete zoti e di!