Ministri i Drejtësisë Nasip Naço paraqet inspektimet e kryera nga dikasteri që drejton në prokurori përgjatë periudhës 1.2.2013-1.2.2014.
Referuar raportimit të kontrollit, nga ankesat e adresuara në portalin Stop Korrupsionit, 15 raste i kanë kaluar për kompetencë trajtimi, për kryerjen e hetimeve të mëtejshme Prokurorit të Përgjithshëm. Kjo për faktin se ankesat përmendin veprime korruptive të gjyqtarëve apo prokurorëve.
“Mungesa e hetimeve proaktive është një fakt i evidentuar edhe në raportimet e institucioneve ndërkombëtare, që monitorojnë sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Të dhënat statistikore të organit të prokurorisë, tregojnë se për vitin 2013 ka një rritje të kërkesave të prokurorëve për dënimin me burgim në minimumin e parashikuar nga dispozitat penale, krahasimisht me vitin 2012 në masën prej 11.57% dhe nga ana tjetër ka një ulje prej 18.98% të kërkesave të prokurorëve për dënimin me burgim në maksimumin e parashikuar nga dispozitat penale”, thekson Naço.
Naço bëri të ditur se për këtë periudhë janë ushtruar 9 kontrolle, nga të cilat 1 kontroll i planifikuar dhe 8 kontrolle mbi bazë ankese. Në 9 kontrollet e ushtruara është inspektuar veprimtaria e të paktën 21 prokurorëve në shkallën e parë dhe 2 prokurorëve në Apel. Për 6 prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat është kontrolluar ligjshmëria e veprimtarisë së tyre 1 vjeçare, për 336 përfaqësime në gjykim lidhur me politikën e dënimit të ndjekur prej tyre. Për 1 prokuror të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është kontrolluar ligjshmëria e veprimtarisë së tij, në 1 çështje të veçantë, dërguar për gjykim, lidhur me politikën e dënimit të ndjekur prej tij. Për 2 prokurorët e apelit Vlorë është kontrolluar ligjshmëria e veprimtarisë së tyre, për përfaqësimin në gjykim në 2 çështje të veçanta ekstradimi, lidhur me politikën penale të ndjekur prej tyre. Për 14 prokurorët e tjerë të shkallës së parë Tiranë, Elbasan, Gjirokastër dhe Vlorë është kontrolluar ligjshmëria e veprimtarisë së tyre për 16 çështje të veçanta, të pushuara apo mosfilluara.
Gjetjet e 9 kontrolleve të Ministrisë së Drejtësisë
Konstatimet e vërejtura nga këto kontrolle janë gjetje që lidhen me 3 nga drejtimet e sipërcituara dhe konkretisht:
Lidhur me, rregullshmërinë dhe vijueshmërinë e kryerjes të veprimeve hetimore, drejtim ky i përcaktuar në pikën 2, shkronja d) të nenit 56 të ligjit nr. 8737/2001 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në RSH”, i ndryshuar.
Kjo natyrë shkeljeje është konstatuar në 2 raste dhe konkretisht gjatë kontrollit të ushtruar mbi bazë ankese në Prokuroritë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Elbasan.
Lidhur merespektimin e detyrimit ligjor të prokurorit për fillimin e ndjekjes penale, drejtim ky i përcaktuar në pikën 2, shkronja, dh) neni 56 të ligjit nr. 8737/2001 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në RSH”, i ndryshuar. Kjo natyrë shkeljeje është konstatuar në 2 raste dhe konkretisht gjatë kontrollit të ushtruar mbi bazë ankese në Prokuroritë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Elbasan.
Lidhur me ecurinë e politikës penale dhe, në veçanti, e politikës së dënimeve që ndiqet nga prokurorët, drejtim ky i përcaktuar në pikën 2, shkronja, e) neni 56 të ligjit nr. 8737/2001 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në RSH”, i ndryshuar. Kjo natyrë shkeljeje është konstatuar në 19 raste dhe konkretisht gjatë kontrollit të planifikuar, të ushtruar për veprimtarinë 1 vjecare në Prokuroritë e Rrethit Gjyqësor Berat dhe për çështje konkrete në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Tiranë dhe Apelit Vlorë.
Lidhur me reagimin e Prokurorit të Përgjithshëm se, inspektimi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat është kryer në kapërcim të kompetencave të ligjit, Ministria e Drejtësisë shpreh qëndrimin e saj se, ecuria e politikës penale dhe në veçanti e politikës së dënimeve që ndiqet nga prokurorët, është një nga drejtimet e ushtrimit të kontrollit, e cila është e përcaktuar shprehimisht në nenin 56 të ligjit nr.8737/2001.
Shshshhhhh se te degjoi Meta dhe te beri copa.
i nderroni dhe vini te rinje, plehrat le te shkojne tek plehrat!