A do të sosë ndonjëherë agonia e familjarëve të fluturimit MH370?

22 Prill 2014, 19:02Politika TEMA

Nga Richard Shears

Daily Mail

 

Kërkimet pa sukses për avionin e zhukur të Malaysian Airlines mund të rinisin sërish nga e para nëse nuk gjendet asnjë provë domethënëse gjatë ditëve në vazhdim.

Ekipi ndërkombëtar, që kërkon në Oqeanin Indian për avionin Boeing 777, tani po merr në konsideratë skenarin e pamundur që avioni të jetë ulur diku tjetër, në vend që të jetë përplasur në jug të Oqeanit Indian.

“Shumë shpejt mund të rimblidhemi për të rishikuar këtë mundësi nëse nuk do ketë rezultat pozitive në ditët në vijim,” thanë burime nga grupi hetimor ndërkombëtar për gazetën “New Straits Times”.

Ndërkohë që burimet nuk kanë sugjeruar se në cilin vend mund të jetë ulur avioni- ose ku mund të jetë përplasur- mundësia për kërkime të reja në një zonë krejt të ndryshme është në përputhje me sugjerimit e Mail javë më parë për dëshmitë për një avion që fluturonte ulët.

“Ideja që avioni mund të jetë ulur diku tjetër nuk është e pamundur, pasi nuk kemi gjetur asnjë mbeturinë të vetme, që të lidhet me MH370,” thanë burimet.

“Megjithatë, mundësia që një vend i veçantë ta ketë fshehur avionin, kur janë më shumë se 20 vende që kërkojnë, duket absurde,” thanë burimet.

Por ata pranuan se është e vështirë që të përcaktohet nëse aeroplani është rrëzuar në Oqeanin Indian, pavarësisht disa përllogaritjeve që thonë këtë gjë.

Mail raportoi më herët se fshatarët dhe peshkatarët që jetojnë në verilindje të Malajzisë kishin depozituar një deklaratë zyrtare se kanë parë ose dëgjuar një avion që fluturonte ulët në kohën kur MH370 humbi të gjitha kontaktet me tokën.

Kërkimet për avionin kanë hyrë në ditën e 45-të, ndërsa autoritetet malajziane shpresojnë se më shumë vende do ofrojnë informacione dhe të dhëna thelbësore satelitore për kërkimin.

Gazeta thotë se Malajzia ka marrë informacion nga shumë vende, më shumë nga sa kishte shpresuar.

Megjithatë, sërish informacioni është selektiv, për shkak se të dhënat janë delikate pasi janë edhe sekret kombëtar.

Malajzia ka kërkuar edhe nga qeveria amerikane që të japë informacion nga baza e saj sekrete Pine Gap, por kërkesa është mohuar pasi SHBA thotë se nuk ka pasur asnjë kontakt me MH370.

1 komente në “A do të sosë ndonjëherë agonia e familjarëve të fluturimit MH370?”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Ne avjon ishin duke udhetuar 20 inxhinjeret me te mire te nje firme te fuqishme boterore ,ANGLEZE te elektronikes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje