Braçe: Zyrtarёt e Berishës deklaruan 60 mln USD në gjendje CASH! Shifër e frikshme

22 Prill 2014, 21:02Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe iu përgjigj deklarimeve mediatike të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha. Në një koment në rrjetin social Facebook, Braçe shkruan se ka dëgjuar një recitim me zë të trashur nga Basha por kërkohet përgjigje për disa çështje ku ai gënjeu publikisht.

“Lulzim Basha gënjeu kur tha se zgjedhja e kreut të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave është kompetencë kushtetuese e Presidentit. Secili nga ju e ka të lehtë verifikimin. Hapni Kushtetutën dhe shiheni! Në asnjë nen të saj nuk i jepet kjo kompetencë Presidentit të Republikës. Qartësisht, ILDKPI është një institucion i Kuvendit dhe është kompetencë e tij zgjedhja e Kryeinspektorit!”, vlerëson Braçe.

Në anën tjetër, vijon ai, situata aktuale është tërësisht e kundërt me atë që përshkroi Lulzim Basha.

“Shkëlqim Ganaj, kryeinspektori i ILDKPKI nuk është propozim i PS, por propozim me dekret i Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Prej dy vitesh, institucioni nuk ka funksionuar fare fare. Kjo nën miratimin e plotë të qeverisë së Sali Berishës. Të paktën për dy vitet e fundit, asnjë deklarim i pasurisë së Presidentit, Kryeministrit, Ministrave të qeverisë Berisha, deputetëve dhe zyrtarëve të asaj administrate nuk është publikuar. Kjo është oligarkia që kishte në krye si oligarkë Sali Berishën dhe Lulëzim Bashën. Këtë regjim po shembim. Publik dhe të kontrollueshëm të gjithë, të Berishës e të Ramës”, këmbëngul Braçe.

Ai më tej e cilëson të turpshëm faktin se 60 milion dollarë janë deklaruar si pasuri e zyrtarëve të lartë që mbahen në gjendje CASH nëpër shtëpi.

“Madje në pjesën më të madhe pa origjinën apo burimin e mjaftueshëm të kësaj pasurie. Ёshtë shifër e çmendur. Lulzim Basha është njeri ndër ta”.

“Zëri i trashur i para pak minutave dëshmon qartë për panikun që ka zënë njerin prej ofiqarëve më të lartë në këtë vend, i cili në 2005 deklaroi për herë të parë mbi 720 mijë dollarë pasuri pa treguar kurrë burimin e mjaftueshëm të kësaj pasurie. Ky është oligarku. Të hetohet edhe ky. Të hetohet pasi të qenit kryetar i opozitës nuk është imunitet për këtë”, tha Braçe./lajmifundit

31 komente në “Braçe: Zyrtarёt e Berishës deklaruan 60 mln USD në gjendje CASH! Shifër e frikshme”

  1. Emigrant SHBA says:

    Neqoftese ka deklaruar kaq ne 2005 pra 720 000 dollare atehere mbas ruges se kombit qe vodhen shuma maramendese atehere besoj se te ardhurat e tij jane astronomike shtoi ketu edhe beleir etj. Kjo eshte pasuri por nuk besoj se do beni gje edhe ju se kini frike Nuk po hapni asnje dosje as Gerdecin as 21 Janarin dhe as ndonje tjeter MEqenese e dini se oligarkia e drejtesise do te mbylle sic beri edhe heret e tjera dergojeni ceshtjen ne gjykaten nderkombetare te drejteve te njeriut PSe nuk beni kete gje nuk e di Mos u merni me llafe kot atehere thuani se kemi frike nga Maloku

  2. Entela says:

    Është mëse e qart, Sistemi gjygjësor është i korruptuar .

  3. leshi says:

    Leri pordhet Brace dhe po pate fakte futi brenda ,mire kur ishit ne opozite ,po tani.Na zhgenjyhet ,ju edhe vendet e punes po i shisni me lek.Ju kam votuar 23 vjet ,nuk ju votoj me aq e zhgenjyer jam boll boll boll ,lerini llafet filloni veprat

  4. titani says:

    O ju qe moret votat vetem fjale jeni duke pasur, mos flisni po punoni se na merzitet

  5. lefter says:

    O EJON KETA JANE BASHIBOZUK MOR DJALE NUK JANE PUSHTETARE ,PRANDAJE NE SHQIPERI DUHET NJE JUNTE 10 VJECARE QE TE PASTROHET NJEHERE E MIRE KY VENDE NGA KETA QELBESIRA .

  6. "Drejtesia" Rilindase says:

    Keqinterpretimi i sferes qe permbledh “imuniteti i deputetit” ka bere te mundur qe disa “gjarperinj me kollare” t’i shpetojne ndjekjes penale edhe pse kane kryer krim te hapur kunder njerezimit.

    Dy nga rastet me konkrete jane viktimat e Gerdecit dhe vrasjet ende te pandeshkuara te 21 janarit.

    “Rilindja” premtoi shume para zgjedhjeve, por deri me sot vetem nje vere ne uje. Boll me brockulla zoti Brace.

    VETEM DREJTESIA I LAN HESAPET!!!

  7. elinor says:

    60 milione dollare — maja e ajsbergut. Kjo shifer duhet te shumezohet minimumi me 5 qe te dalim tek e sakta.

  8. Jani says:

    Te lumte Erion , je me i miri , per mua nje nder figurat me te rendsishme te politikes shqiptare!

  9. Christ says:

    Po,he pra,i hetoni,ç’prisni ….
    VEPRONI !

  10. gent says:

    Po për pasurim kanë marrë postet. Pse jemi në Europë?

  11. holandezi says:

    Z. Brace:

    ne Amsterdam nje sumqirje paguhet EURO 1000 dhe Luli cdo fundjave e gezon sumen e vet dhe fiton mire. Kane filluar edhe ca gjyqtare ta bejne kete pune.

  12. Marku NY says:

    o Brace i “vockel” ti ke vite qe thua te vertete se Sala me shoke kane miliona DOLLAR E EURO te fshhehura ne per MURRET E DYSHEGJET E ORGANET TE MBUSHURA ME “EURO E DOLLARE” C’presen (hajdutet) vjedhen ne per shtepirat e popullit-fukara…, kure do te fillojne ne per vilat e shtepit e Sales-Lulit me shoke?

  13. Skeptik.... says:

    O brace i vockel. po ne PS sa deputete jane miliardere? vetem K.Kokdhima ka para sa per 2 buxhete te vendit tone. dhe ai Kokdhima as punetoret nuk i paguan por u mban buken e femijeve.

  14. niazi says:

    Shume bukur ti sqarohet elektoratit te gjitha…cfare ndodh dhe se si punojne politikanet….kush jane politikanet qe punojne per te bere histori dhe kush …si puna e berishes dhe lules qe duan te qeverisin sa te kene frymen…HARRO MUSHKE VALARENE..jane disa vargje qe nuk e di se kur dhe ku mund ti kem lexuar.

  15. Vezhguesi says:

    ky vrases e hajdut duhet ge te mbylli gojen ne publik e te shkoi para drejtesise

  16. i larguari says:

    O Brace,
    Na lodhet me deklarata e fjale boshe! C’fare ju pengon juve tani qe jeni me shumice te cilesuar ne kuvend dhe keni te gjitha pushtetet – me shume nga ato qe ishte Berisha – te beni ate qe eshte e drejte – ligjin? kush ju ndalon te hetoni e denoni te gjithe ata qe kane vjedhur e perdorur pushtetin per te vene pasuri e bere krime? Lerini llafet se u lodhem, filloni te tregoni me vepra nqs nuk doni te humbisni turpshem ne zgjedhjet e tjera! Mos u merrni me krimbat e vegjel sa per te bere zhurme sikur to luftoni korrupsioni, por merruni me ujqerit e medhenj dhe kriminelet qe bene Gerdecin, 21 Janarin, vune pasurite perralore (si familja e afert e Berishes, Nano, Meta, Basha, Rama … te gjithe! boll me llafe! boll se na lodhet te gjitheve!!!!

  17. Leku leter! says:

    Nga frika apo jo, keta demokratet te pakten po i deklarojne pasurite, madje edhe ato cash qe nuk i deklaron kush…

    Po ka bir nene te besoje se Edi Rama ka 3000 dollare ne banke sic ka deklaruar? E nderkohe po nderton nje supervile ne dajt tashme edhe me liqen artificial (Yanukovich style!)

    Apo Ilir Meta qe mendohet se ka me shume pasuri se Bexhet Pacolli??

    1. Kapo says:

      o leku.
      Jam dakort me ty qe ska llogjik njerezore qe Rama te ket 3mije dollar .Pranij edhe qe Ilir Meta ka pasuri sa Pacolli ,por nuk jam dakort me pjesen e pare te komentit tend qe demokratet nga frika po e deklarojne pasurine.Vertet mendon se Berisha ka frike nga disa gjyqtar qe i ka vendosur vete dhe i shkel me kembe kur te doje?
      A e di ti qe kur Rama u tall me ne duke thene se ka vetem 3 mije euro pasuri ,Berisha tha se kish vetem 2500 euro?
      E ndershme eshte te thuhen gjerrat si jane te plota ,jo gjysma.

  18. Andi says:

    Keto gjera i duhen thene ne parlament dhe jo ne facebook. Populli duhet te informohet perndryshe helmi i Bashes e kompani do helmoje mendjet e njerzve. Shkelqim Ganaj gjithashtu duhet te filloje punen per te treguar korrupsionin ne ate institucion dhe jo shkrime ne facebook. Cfare eshte facebook-u? Ky nuk eshte prokuroria apo nje vend ku diskutohen gjera te tilla. Prandaj qeveria Rama duhet te behet me serioze ne demasjimin e deklaratave te tilla. Dhe per sa kohe nuk do te ndermerret asnje mase ligjore ndaj krimeve qe administrata dhe drejtuesit e PD-se kryen gjate qeverisjes se tyre qeveria aktuale do te humbase besimine elektoratit.

  19. Mark says:

    Keni pushtetin dhe mund ti vertetoni se sa legjitime jane te ardhurat e secilit. Mos na merzitni me me keto shkrime Erjon se u ka dalur boje. Po beni nje vit ne pushtet dhe se keni arrestuar nje poletikan. Nje mut jeni te gjithe.

  20. gashi says:

    Bravo te qofte Erion. Zera sqarues dhe denoncues te ndershem i duhen ketij vendi per te luftuat kancerin e korrupsionit, i cili po na mbyt

  21. sonila says:

    me fal o Brace po kujt ia thua ti keto?hetojeni pra…..populli nuk heton dot,as facebook po ashtu se late nam.me mire mos flisni fare te pakten

  22. astrit jegeni says:

    Te hetohen, te faktohen abuzimet dhe te pergjigjen kushdo para drejtesise.
    Ne te kunderten i nderuari deputet dorezo mandatin e mos na luj ne hallin tone

  23. rilindja says:

    Po nuk e hetuat, harram, dhe shkofshi edhe ju ne Hale te gomereve, se na e bete koken dhalle vetem me denoncime.
    Shteti funksionon kur fut ne burg hajdutet qofshin keta edhe politikane. Por ju akoma nuk e besoni se keni ardhur ne pushtet me vote te forte per te vepruar.
    VEPRONI

  24. lili says:

    Bravo si fillim,tash hetoni si i Kane bâ ke to millions me nje rroge te shtetit,se pe’rndryshe kot e keni e kot jeni ne qeveri kur nuk e perdorni pushtetin per te ndryshuar ceshtjen e immunitetit qe keta is Kane dhane vêtit!.

  25. Ilir says:

    Llafe dhe zhurme, shume – shume !?

  26. drini says:

    Pasi hengri ngjalat ne ditelindjen e Metes Braces i paska ardhur prape zeri. Po qymyr eshte o Brace, qymyr. Si ai i qymyri i Lirit ne Kerrabe.
    Brace eshte bere si ato qente qe sapo i thone sssskape sulet me vrap.

  27. tourkofagos says:

    E mo Zikeeeeeeeeeeee,merru me greqishten neper kishat tona ti e bej ”sehir”[ne gjuhen e babes tende Dogan”duke ngrene misra te pjekur,kur politikanet kriminele[jo rastesisht gyzele] tallin topet me miliona dollars…………..!!!!!!!!
    Popull zulu,me keq ta gjeni………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje