Nishani rrëzon kandidaturën e Arjan Zaimit për në NATO

23 Prill 2014, 08:54Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka refuzuar kandidaturën e Arjan Zaimit, të propozuar nga qeveria në postin e shefit të zyrës së përfaqësimit të Shqipërisë në NATO.

Mësohet se Nishani është shprehur se “Gjeneral Arian Zaimi nuk përmbush kriteret për të qenë përfaqësues ushtarak i vendit tonë në NATO”.

Burime pranë Presidencës bëjnë me dije se “shkak për këtë vendim ka qenë fakti se Arian Zaimi i ka përdorur gradat në kundërshtim me ligjin”.

Sipas të njëjtave burime, kreu i shtetit “nuk e ka gjetur kandidaturën e Zaimit, në përputhje me standardet që kërkon Presidenti për Shefin e Zyrës së përfaqësimit të Shqipërisë në NATO”.

Arjan Zaimi aktualisht është këshilltar ushtarak i Ministres se Mbrojtjes. Ai ka shërbyer edhe më parë për gati 10 vjet si shef i misionit ushtarak në NATO.

14 komente në “Nishani rrëzon kandidaturën e Arjan Zaimit për në NATO”

  1. v4vendetta says:

    Kur vete je ne kundershtim me ligjin, mendon se te gjithe kane perdorur gradat ne kundershtim me ligjin.

    1. toni says:

      ooooo jaro kercua i thare dhe i kalbur je qe je po emero me mire ODETEN tende se si shume e zonja hiqet…

    2. sit back and relaks says:

      po edhe ministria per ta rrezuar presidenti e coi.

  2. x8 says:

    Arjan Zaimi nga Skrapari ka qeneper 10 vjet jasht pse duhet derguar prap,te na sqarojne.

  3. hasan dami says:

    Zoteria ne fjale eshte artilier, topçi. Ka qene perfaqesuesi yne ne NATO, kandidat i perfolur per president, kandidat per shef shtabi i ushtrise.
    Po te ishte kaq i zoti e kishte mbajtur NATO ne Bruksel, nuk e linte te kthehej ne Shqiperi…
    Eshte gjeneral ne pension dhe duke qene pensionist, e ka veshur ne publik uniformen ushtarake, madje duke i vendosur grada me te larta, se ato me te cilat doli ne pension.
    Megaloman si ushtaraket e Shvejkut.
    Eshte autor i librave: “Zbuluesi i artilerise” dhe “Llogaritesi i te dhenave per qitje kundertanke me topin 75mm dhe 80mm”.
    Sidomos keta dy libra do ta shpetojne NATO-n dhe vendet e saj anetare…

  4. Arti says:

    He pra x8 kur paska qene 10 vjet pran NATOS perse tani nuk I permbush kushtet apo per ta firmosur musteqemiu duhet qe ta sugeroje sala e jo MB, ja kush jeni o mjerante e komunizmit …?

  5. adi_köln says:

    Po ti o mustaqe mi cfare kualifikomesh ke per te gjykuar nje person qe ka sherbyer 10 vjet ne NATO?

  6. Odise says:

    A te lumte dora o Bujar ! Bravo.

  7. Ballaban Pasha II says:

    Duam Odeten ne NATO, vetem ajo e bind armikun.

  8. muli says:

    po pse more vetem keto njerez duhet te shkojne ku eshte me mire ka pak ushtria njerez te mire ndoshta dhe me te pregaditur sa ky Arjani po jane me pak servile.Ky arjani eshte nje kokerr injoranti qe nuk meriton te jete fare ne ushtri ji me te na perfaqesoje ne NATO.

  9. tani says:

    presidenti ne kete rast ka shum te drejt, arjan zajmi ti beje shetitj qenit nga liqeni,po turp moj mimi kodheli qe e mban keshilltar ushtarak,ai nuk e njeh ushtrin fare,n.q.s se ke menduar per ta larguar ke te drejt.

  10. zyber sula says:

    Vendim shume I drejt I marre nga presidenti.

  11. nd-ih-ma says:

    Jari ka mustaqe.Duhet shqyrtuar mundesia per ti vene fotografine ne vendin qe e meriton.Jo jo u pendova se dhe ne hale ta shpif.

  12. Fshatar i thjeshte says:

    Propozoj qe SaliBerisha te gradohet gjeneral me dekret presidenti dhe te dergohet me mision prane NATO pa te drejte kethimi ne Shqiperi. Eshte njelloj mbasi kushdo qe te dergohet do te rije prapa dyervet dhe vetem do ti komunimohet sa ushtare duhet te dergoje Shqiperija jashte vendit me parate e saj, por te pakten shpetojme nga shikimi i S.B. Per cdo dite ne te gjkthe ekranet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje