Një 55 vjeçar është ekzekutuar me snajper mëngjesin e sotëm në fshatin Vukatanë të komunës Gur i Zi në Shkodër.
Viktima, shtetasi Kol Drini, ka qenë duke punuar në arë, teksa është qëlluar.
Vrasja ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm dhe një grup hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe të autorëve.
Dyshohet se vrasja mund të ketë motiv konfliktet e pronësisë.
iku dhe ni shkdran!