Komisioni parlamentar i Sigurisë miraton pa praninë e opozitës ngritjen e grupit të kontrollit që do të shkojë në zyrat e Shërbimit Informativ të Shtetit. Një ditë pas raportimit të kreut të SHISH Visho Ajazi Lika, deputeti Piro Lutaj ka paraqitur në mbledhjen e Komisionit kërkesën për ngritjen e grupit të punës të përbërë nga 5 deputetë (3 të mazhorancës dhe 2 të opozitës) për të ushtruar të drejtën e kontrollit parlamentar në zyrat e shërbimit sekret shqiptar. Nga mazhoranca pjesë e grupit të kontrollit do të jenë deputetët Pjerin Ndreu, Piro Lutaj dhe Xhemal Qefaliaj.
Idea për ngritjen e grupit të kontrollit u hodh nga Lutaj, në momentin që Visho Ajazi Lika për shkak se i kishte skaduar certifikata e sigurisë nuk mund të raportonte në Kuvend. Ndërkohë në lidhje me mbledhjen e djeshme të Komisionit të Sigurisë dhe raportimin e kreut të SHISH, deputeti Spartak Braho akuzoi Nënkryetarin e komisionit Flamur Noka se ka publikuar informacioneve të klasifikuara si sekret. Në këtë kuadër Braho tha se do të njoftonte Kuvendin.
Ndërkohë deputeti Noka ka ripërsëritur kërkesën për një seancë dëgjimore me ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli në lidhje me akuzat e opozitës për përdorimin e infrastrukturës së Forcave të Armatosura në trafikun e drogës. Sipas Nokës, komisioni ka votuar kërkesën e paraqitur edhe në mbledhjen e javës së shkuar, duke shkelur rregulloren. Noka tha se ministrja e Mbrojtjes nuk mund të shmanget nga raportimi në Kuvend. “Deklaratat e Kreut të SHISH Visho Ajazi Lika një ditë më parë pasqyruan qartë nevojën për të thirrur në komision Ministren e Mbrojtjes, ndërsa shuan paqartësitë që lidhen me nevojën e ngritjes së grupit hetimor”, tha Noka.
Por sipas kreut të Komisionit Spartak Braho nga ana e ministres së Mbrojtjes nuk ka asnjë lloj shmangieje. “Nuk kemi një kërkesë zyrtare nga ana e PD-së për të thirrur në seancë dëgjimore Ministren e Mbrojtjes, nga krahu tjetër objekti për të cilën ju thoni se Ministrja duhet të vij nuk është i plotë. Prandaj ju ftoj të ndiqni rendin e ditës dhe të bashkëpunoni për të ngritur grupin e kontrollit i cili do të bëjë verifikimet e duhura në lidhje me shkresën që Kreu i SHISH i ka dhënë vartësve të tij”, tha Braho.
Deputeti i Partisë Socialiste Pirro Lutaj duke iu përgjigjur Nokës tha se Kreu i SHISH në deklarimet që dha ngriti edhe më shumë dyshimet tona, të cilat duhet të gjejnë përgjigje sa më shpejtë dhe ky grup kontrolli është i shumë i rëndësishëm.
Shume mire. SHISH eshte mbushur me njerez te paafte qe i sherbejne krimit dhe atyre qe kane bere kerdine dje.
Urgjent te behen kontrolle dhe te verifikohet se kush jane keta pisa qe slene gje pa bere per te mbajtur berishen me info e jo policine
maskarenjte e SHISH ju sherbejne atyre qe i vune pa te drejte dje aty.
kontrollojini e shembini perdhe
Mendoj se ceshtja eshte shume me e thjeshte se kaq …
23 Qershori mandatoi me nje mase vendimmarese te tille pushtetin e sotem, qe mund te beje cfaredo lloj reforme (sipas premtimeve te bera gjate fushates).Perse po vonon? Me hajdutet dhe kriminelet qe e sollen ne kete gjendje Shqiperine, nuk mund te pritet negociim. Po keshtu nuk duhet te ngelemi peng i barrierave te BE per marrjen e statusit ne Qershor,pai ashtu si ne Shqiperi edhe ne BE funksionon politika (e majte apo e djathte), nderkohe qe ne shqiptareve qe kemi votuar na interson Shqiperia, reformat e fitimtareve, qe po ndjehen te penguar,jo vetem nga opozita militariste,por edhe nga e “mrekulllueshmja Europe”.Mos prisni statusin ne Qershor, por luftoni te rregulloni Shqiperine, ketu brenda,duke filluar me SHISH, dhe te gjitha institucionet e tjera qe jane ndertuar dhe ngritur nga humbesit per qellime te vecanta personale. A nuk e shikoni se ata megjithse shume pak ,po tallen dhe zvarriten ?!
Fitues te 23 Qershorit ! Respektoni votat qe ju kane zgjedhur…
Pas ketij komisioni do te ngrihet komisioni tjeter per verifikimin e ligjshmerise se tenderat e ushtrise, policise dhe burgjeve qe kane bere miljardere familjen e Xhemal Qefalise & Co.
Flisni si te doni,shani si te doni,mburruni sa te doni, qani sa te na plasi koka, vetem nje gje duhet te jemi te bindur,me sa po shikojme me sa po degjojme NE NUK KEMI PATUR SHTET. E KUR THEM NUK KEMI PATUR SHTET DO TE THOT SE PASKEMI QEN RRUMPALLE…… ME E KEQE E TE KEQIJAVE ESHTE SE MBI TE GJITHA NUK KEMI PRESIDENT,PRA NUK KEMI DREJTUES . C’FARE DREQI KRYETAR SHTETI ESHTE AI ,KUR NUK KOMUNIKON ME QEVERINE? A DUHET TE QUHET NE VENDIN TONE “KRYETAR SHTETI”NJE PRESIDENT
Flisni si te doni,shani si te doni,mburruni sa te doni, qani sa te na plasi koka, vetem nje gje duhet te jemi te bindur,me sa po shikojme me sa po degjojme NE NUK KEMI PATUR SHTET. E KUR THEM NUK KEMI PATUR SHTET DO TE THOT SE PASKEMI QEN RRUMPALLE…… ME E KEQE E TE KEQIJAVE ESHTE SE MBI TE GJITHA NUK KEMI PRESIDENT,PRA NUK KEMI DREJTUES . C’FARE DREQI KRYETAR SHTETI ESHTE AI ,KUR NUK KOMUNIKON ME QEVERINE? A DUHET TE QUHET NE VENDIN TONE “KRYETAR SHTETI”NJE PRESIDENT QE I SHERBEN PARTISE QE EKA ZGJEDHUR E JO SHTETIT? Ndaj eshte e domosdoshme qe presidenti te jete jo partiak dhe te votohet nga populli. TE PROPOZOHET NGA SHOQERIA CIVILE DISA KANDITATURA, PARLAMENTI TE SHPALLE DY KANDITATURA E TE VOTOHEN NE POPULL. Mjer ne po qe kryetari i shtetit i zgjedhur nga PARTITE.