“Ku po shkon Shqipëria”/ Basha: Rama-Meta do përballen me pasojat. Kalaja: Protesta kundër masave shtrënguese

23 Prill 2014, 12:38Politika TEMA

Partia Demokratike akuzon qeverinë se po e ccon vendin drejt rrënimit ekonomik. Në tryezën e organizuar nga PD nën moton “Ku po shkon Shqipëria”, kreu demokrat Lulzim Basha paralajmëroi dyshen Rama-Meta se do të përballen me pasojat, pasi për shkak të arrogancës së tyre po rrënojnë vendin dhe shqiptarët. Të pranishëm në tryezë ishin përfaqësues të sindikatave dhe biznesit, ndërsa kreu demokrat theksoi se treguesit aktualë flasin për rritje të çmimeve dhe ulje të të ardhurave, shoqëruar siç tha ai me largime nga puna.

“Rritja e çmimeve të ushqimeve tregon varfërimin evident të jetesës së qytetarëve. Shqiptarët po detyrohen të shpenzojnë më shumë për konsumin bazë. Në këtë varfëri ndikojnë edhe politikat agresive gjobvënëse mbi bizneset dhe mbi qytetarët. Punësimi dhe papunësia, është treguesi më i qartë i dështimit dhe i mashtrimit të dyshes Rama-Meta karshi qytetarëve shqiptarë. Asnjë kategori nuk e gjen veten tek pashpirtësia e dyshes Rama-Meta, përsa i përket praktikave të tyre ekonomike. Kanosja ndaj shtetit ligjor është arrogancë e qeverisë. Roli ynë është ti evidentojmë problemet, ti kërkojmë qeverisë ti japë zgjidhje. Masat e fundit të shkatërrimit të sistemit të kontrollit dhe balancës tregojnë se dyshja Rama-Meta nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve, zërin e personave në nevojë. Roli ynë është ti sigurojmë me çdo kusht mekanizmat që do bëjnë të mundur që dyshja Rama-Meta të hapë sytë ose të përballet me pasojën e plotë të mashtrimit dhe dështimit të premtimeve me të cilat erdhën në pushtet”, tha Basha.

Ndërsa u ndal në largimet nga administratatë punonjësve, kreu demokrat u shpreh se numërohen 8 mijë të larguar nga puna ndërkohë që duhet të ndodhte e kundërta.

“Deri tani duhet të ishin punësuar 9 mijë vetë, vetëm në sektorin privat, por shifrat tregojnë se ka rënie të punësimit. Në bazë të shifrave të Qeverisë në periudhën janar-mars fondi i sigurimeve të mbledhura ka rënë me 2 %. Koncepti i tyre oligarkik për shtetin, për bashkëjetesën në shoqëri, i kthyer në papërgjegjshmëri ekonomike, është kthyer në shpunësim për shqiptarët. Tashmë numërohen mbi 8 mijë të rinj burra e gra që janë larguar nga puna, për ti hapur vend klienteles dhe klaneve, dhe personave me precedentë penalë”, u shpreh Basha.

Sipas tij, pas 8 muajsh kemi një rritje të çmimeve të mallrave nga 11-15 %, duke ua bërë më të shtrenjtë jetën shqiptarve. Në këtë kuadër ai shtoi se po ashtu, konsumi ka një rënie dhe jo, si pohojnë ata se është rritur 14%.

“Po ashtu, është rritur barra fiskale e taksave direkte, sipërmarrja ka investuar më pak, krediti është në rënie, biznesi i vogël po paguan më shumë, si dhe shërbimet e tansportit janë shkatërruar, duke lënë 21 mijë familje pa të ardhura, janë pakësuar fondet për njerëzit në nevojë, për pronarët, përndjekurit politikë”, pohoi Basha

Sipas tij, masat e marra nga Qeveria kanë larguar investitorët e huaj, duke vënë theksin në klimën e pasigurisë së krijuar për shkak sicc tha ai të epokës së tritolit.

 “E gjithë kjo klimë ka dekurajuar investitorët e huaj dhe shqiptarë. Rritja e borxhit publik çkurajon bankat për dhënien e kredisë. Rritja e barrës fiskale e taksës direkte e gjithë sektorit të biznesit, dhe duke i vënë kapak me klimën e pasigurisë në vend, që çdokush e quan epoka e tritolit. Kapitalet e huaja po shmangin Shqipërinë, investitorët aktualë po ikin. Këtë e tregojnë institucionet e specializuara. Vazhdon rënia ekonomike”, tha Kreu i PD.

Referuar mbajtjes së tryezës, Basha se “ajo organizohet si rezultat i një iniciative të përbashkët, si dhe duke marrë shkas nga sindikatat e Shqipërisë, për rreziqe që u kanosen shqiptarëve nga keqqeverisja Rama-Meta, ku në thelb të tyre është papërgjegjshmëria dhe shteti oligarkik që po përpiqen të ndërtojnë”.

 “Dyshja Rama-Meta nuk e dëgjojnë zërin e opozitës sepse kanë krijuar një sistem oligarkik që po rrënon Shqipërinë. Ne nuk do të reshtim,  në mbrojtje të qytetarëve”, tha Basha.

Sindikatat premtojnë protesta

Gëzim Kalaja, Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë tha se ka fakte konkrete për masa shtrënguese që vijnë nga marrëveshja me FMN, ndërsa shtoi se nëse situata nuk ndryshon do të ketë protesta nga ana e tyre.

“Në marrëveshjen e arritur me FMN saktësohen masa shtrënguese, me pasoja të rënda dhe ndikim të drejtpërdrejtë të familjeve, të pensionistëve. Në bazë të marrëveshjes me FMN janë shtuar 21 taksa të reja. Ndaj privatit ka ende detyrime të pashlyera. Marrëveshja duhej të diskutohej në Këshillin Kombëtar pasi është me ndikim për të gjithë qytetarët. Ne kemi të dhëna konkrete në lidhje me këto masa shtrënguese. Arsyeja pse ndodhemi këtu është heshtja e qeverisë, dhe mostrajtimi ndaj kërkesave tona, do të bëjë që të dalim në protesta”, u shpreh Gëzim Kalaja.

25 komente në ““Ku po shkon Shqipëria”/ Basha: Rama-Meta do përballen me pasojat. Kalaja: Protesta kundër masave shtrënguese”

  1. dauti says:

    basha mir ben qe flet se ben politike po ky kalaja qe shqetesohet per puntoret dhe ekonomine vetem kur p.d iken nga pushteti c,ka.si eshte me te ardhrat ne keto vite nuk dime gje…

    1. Andi says:

      Kalaja duhet hetuar per vjedhje te pronave te sindikatave. Ky maskara del ne skene per kot. Lul Basha vazhdon te genjeje por asnje nuk e beson. Kot e kane qe helmojne publikun me genjeshtra. Ne e dime se cfare i shkaktoj vendit qeveria e PD-se dhe nuk e kemi kujtesen te shkurter. Maskaralleqet qe PD beri nuk do te harrohen kurre. Qeveria po ben ceshte e mundur qe te fiksoje poshtersite qe la qeveria e PD-se dhe po tregon ndershmeri ndaj biznesit. Keta langojte e PD-se e grabiten biznesin me fatura. Biznesi ka qene terrorrizuar prej tyre. Plus i lane shqiptaret rrugeve te botes pa pune e pa katandi.

    2. Ai maskaraj Kalaja duhet arrestuar per korrupsion prandaj bertet sedo t’i vije fundit edhe maskaralleqeve ter tij qe ashte tallur me Sindikatat tash 20 vjet.Sa ma shpejt qe te arrestohet aq ma mire per punetoret e thjeshte.

    3. sit back and relaks says:

      O Xim Kalaja, po u plake u poqe e dore nuk hoqe o loqe.

  2. . says:

    ————————————————————————————————–

    Z.Rama,

    Gjithcka e qellimshme jo per demokracin.

    Mos lejo kete qe kerkojne destabilizim,
    vetem per te mbrojtur qe Ali Bisha
    mos te arrestohet.

    —————————————————————————————————

  3. . says:

    Ky kerkon te mbroje veten dhe kriminelin Ali Bisha.

  4. PYETJA says:

    Titulli eshte gabim;DUHET TE VIHEJ,BASHA THOTE,KU E KEMI SHPENE NE SHQIPERINE?SI E DEGRADUAM KETE VEND NE KETE FARE FEJE SA PO NA DUKET SIKUR JEMI NE SIRI.
    GEZIM KALAJA HALLALL TE QOFTE,KUR KE DEBILA QE AKOMA NUK TE KANE RASUR NE BURG,PER GJITHE JETEN E TE TREGOSH SE KU I KE SHPENE PRONAT E POPULLIT DHE PARATE QE KE MARE.SI ORE EDHE NJE GEZIM KALAJA TU BEJE KERSHILLEK? SI MERNI FRYME SI SHTET,KUR KY QE NUK KA LENE GJE PA BERE ME PASURINE E BREZAVE,JU KERCENON DHE JU INJORON? SI BENI HIJE MBI DHE JU QEVERITARE,APO ME DUKET SE ESHTE THENIA E TE MADHIT BEDRI ISLAMI;”OSE JENI PALE OSE JENI TE NGORDHUR”

  5. bie shi says:

    -Kalaja ,i vetmi krye-revolucionar qe ta shpif.

  6. argita+xeni says:

    gezim kalaja …legen materniteti

  7. Zigur Qarri says:

    Barometri i ekonomise shqiptare varet nga amplitudat e ekonomise Boterore,
    prandaj deshtimi dhe suksesi nuk mund te merren i shkeputura.
    Bumi ekonomik nuk vjen me sot e neser,edhe sikur qeverisjen ta marrin ne dore 100% te pastertit dhe te zotet.Deshtimi ekonomik esht ne favor te opozites,prandaj PD nuk ka perse te mbaje”muskujt nxehur” te militanteve.
    Per kete kan koh edhe tre vjet.Mjaft me kete politike te paprecedence,me
    ekzaltimin e masave qe sjelle vetem kaos.Gjate kesaj kohe do te ishte me vlere qe te denonconte korrupsjonin e pozites.
    P.Sh:Perse PD nuk afron nje asistence juridike per te gjith ata qe flaken nga puna me te patedrejte???

  8. Gjergj Kastriot says:

    Te jem une si Rama ju shuaj emrin me keq se Hitleri cifutet race e ndyre qe kerkoni vetem destabilizim.

  9. selim myrtja says:

    Kalaja e ka vendin ne burg jenin te vonuar ka pervetesuar te gjithe pasurine e ish bashkimeve profesionale ,i ka shitur te gjitha perse nuk hetohet dhe pastaj ,kur drejtesia ta nxjer te lare ,ka te drejte te dali. ku u struk per 8vjet apo sindikata atekohe nuk kishte fare probleme. qerojeni ate partiak te ndyre ,ate race servili te neveritshem

  10. Drejt rrenimit eshte ne mendjen e atyr qe duan destabilite per interesat e tyre se ska mundesi qe bejen akuza pa as nje lloje prove sic ishte rasiti me kapter Arben Imamin per perdorim te ushtrise per afera droge po ku pyesini ju per ju mjatfton te jeni ne pushtet pamvarsishte cmimit qe paguajne shqiptaret.

  11. AKL says:

    Basha,si fillim paguaj miliona eurot e vjedhura nga rruga e kombit,pastaj kerko llogari.Nuk mbulohet dielli me gjethe rrapi djalosh i djallezuar sipas modelit berishian

  12. koli says:

    do dale qesharaku ne proteste. eshte i vetmi ne kete bote kryetar sindikate qe ka thene shprehjen me idiote votoni ate qe u jep me teper votoni gjyshin. vetem tek ne ndodhin keto cudira ky njeri karrocier e ben por kryetar sindikate kurre. turp turp turp

  13. Delli USA says:

    Sa here gjendet ne veshtiresi pd-eja e Saliut fut ne loje mender kryetarin e sindikatave te “PAVARURA”.

  14. Pilo Lala says:

    Kalaja eshte i zhytur ne krime dhe korrupsion.
    Ne Amerike nje Italian nga Chicago ishte Kryetar i Org Profesionale te Celikut.
    Qeveria e likujdoi pa lene gjurme, rreth viteve 50-60.
    Kalaja po kerkon fatin e Italjanit, te veje ne burg, por tani Qeveria ka probleme me te medhaja.

  15. colombi says:

    z gezim, nese te ka mbetur ndonje sindikalist hallall e pac.nxirre ate ne protest, packa se asnjeher nuk e ngrite zerin ndaj qeverisjes se dobet te partis deemokrafike.

  16. Arber says:

    O mashtrusa. Po ca bet ju kur ishit ne pushtet jeni vetem mashtrusa po nuk pin me leng mashtrimet tuaja hajt mos ju pafsha bojen.

  17. skaran says:

    keta te dy kane rene nga qielli. duan shtet por qe interesat e tyre mos te preken.

    kalaja ben mire ta mbylli halen se eshte nje skuth qe nuk e ka shoqin.

    u kujtua pas 8 vitesh qe ne shqiperi ka punetore, varferi. vete eshte miliarder.

    turp per ata qe i ndjekin keta plehra

  18. Pa emër says:

    Vetëm në Shqipëri ndodh fenomeni, për të cilin Sindikatat i bashkëngjiten partive të djathta!!!????

  19. BAU says:

    Ekonomia ne Kriz? Ku shkuan 270 Miljon Eurot e rruges te kombit?
    Mireqenia e kercenuar? Duhet te besojm ty shqiperin kur doje me i shit greqise detin?
    Jete e pasigurt? Ishit ju minister i brendshem kur u vrane 4 vete perpara kryeministrise.

  20. iliria shqiptare says:

    Ai Kalaja nuk e ka idene e sindikatave.Sindikatat kane lindur si organizate qe mbron te drejtat e klases punetore ne sistemin kapitalist.Ato rreshtohen gjithmone me te majten kurse ky eshte nje vegel ne sherbim te atyre qe i shtypin punetoret.Asht i neveritshem..njeri i flliqum asht.

  21. Kruja says:

    Ku po shkon Shqiperia?!

    Nese shkon drejte SHTETIT LIGJOR ti Lulezim Basha shkon ne BURG. Pastaj do bejme pyetjen:

    Ku po shkon Lulezim Basha?

  22. salhajvonic says:

    i lumt suma lule lulijes qie kakaris kur nk e plas mas hekrave edi
    e kan mush shqiprin me servila per tmbrojt pasurit qie i kan vjell popullit bagti qie akoma i besojn other kriminelave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje