MILIONA euro të padeklaruara, kallëzohet penalisht Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij

23 Prill 2014, 14:38Politika TEMA

Gjin Gjoni, një ndër gjyqtarët më të përfolur për korrupsion, është kallëzuar penalisht nga ana e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Gjoni, së bashku me të shoqen, Elona Çaushi, akuzohet për falsifikim kontratash, deklarime të rremë dhe mungesë burimesh për pasurinë e tij.

Të padeklarata nga gjyqtari Gjoni janë: 1.842.796 euro, 180 mijë dollarë dhe 53.270.000 lekë.

 

Shkeljet e Gjin Gjonit dhe bashkëshortes së tij

1. Falsifikim i kontratës Nr.384 rep, Nr.139 kol, të dt.20.03.2007, për shitjen e 70% të kuotave të aksioneve të kapitalit të shoqërisë “ADFD” sh.p.k,  të hartuar me dy vlera të ndryshme, 70.000 lekë dhe 300.000 Euro, deklarim i rremë dhe mungesë burimesh financiare për shumat e mësipërme.

2. Deklarim i rremë në lidhje me burimin e krijimit të aseteve të deklaruara për shumën 300.000 Euro, paraqitja e dokumentave të falsifikuara dhe burim jo i ligjshëm.

3. Falsifikim i kontratave të huasë të dt.17.09.2007 në shumën 160.000 Euro, me afat 5 vjet, interes 5% (kthimi deri në Prill 2012) dhe të dt.22.04.2008 në shumën 138.888 Euro, me afat 5 vjet, interes 5% (kthimi deri në Prill 2013).

4. Deklarim i rremë dhe burim financiar jo i ligjshëm për kontratat e huasë dhënë shtetasit Werner Mehlber në shumën totale 298.888 Euro (160.000 Euro + 138.888 Euro).

5. Falsifikim të deklaratave No.2604 Reg. dhe No.2605 Reg. të datës 21.05.2010 për kthimin e shumës së huasë prej 60.000 Euro + 24.012 Euro interesa dhe 30.000 Euro + 13.896 Euro interesa nga shtetasi Ëerner Mehlber, pra gjithsej 127.908 Euro, pasi nga sistemi TIMS i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nuk rezulton që ky shtetas të ketë qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë në këto data.

6. Deklarim i rremë dhe burim financiar jo i ligjshëm për deklaratat për kthimin e huasë nga shtetasi Werner Mehlber në shumën totale 90.000 Euro principal (60.000 Euro + 30.000 Euro), dhe 37.908 Euro interesa (24.012 Euro + 13.896 Euro), gjithsej 127.908 Euro.

7. Deklarim i rremë në lidhje me kontratën e sipërmarrjes Nr.1416 Rep, Nr.167 Kol, dt.24.04.2012 të vilës rezidenciale në Farkë, tip “Champagne”, në shumën 700.000 Euro.

8. Fshehje në vitin 2010 e aktivitetit si person fizik “Bar” me NIPT L01616024T, i bashkëshortes.

9. Fshehje në vitin 2012 e aktivitetit të shoqërisë “ALBCOS – Albanian Cosmetics” me NIPT L21309006C, ku shtetasja Elona Shpëtim Çaushi figuron të jetë administratore dhe ortake zotëruese e 100% të kuotave të kapitalit.

10. Fshehje në vitin 2012 e aktivitetit të shoqërisë “Prestige Group” me NIPT L21309007K, ku shtetasja Elona Shpëtim Çaushi figuron të jetë ortake zotëruese e 100% të kuotave.

11. Fshehje në vitin 2010 i aktivitetit të shoqërisë “Terra Toscana Alimantari” me NIPT L02214025H, ku subjekti dhe bashkëshortja Elona Çaushi janë ortakë me nga 50% të kuotave të kapitalit.

12. Deklarim i rremë dhe burim jo i ligjshëm i shumës prej 14.000 Euro të përfituara  nga shitja e automjetit të deklaruar në pronësi të vëllait.

13. Falsifikim dokumentash dhe deklarim i rremë në lidhje me burimin e blerjes me kredi të automjetit tip Benz me vlerë 62.000 Euro në vitin 2010, pasi rezulton se në dt.20.04.2010 nga ana e subjektit i është likuiduar shoqërisë “Auto Star Albania” vlera totale e automjetit, ndërsa kontrata e kredisë me Landeslease sha. është lidhur në dt.23.04.2010, pra tre ditë më vonë.

14. Burim financiar jo i ligjshëm, i dyshimtë dhe pa dokumentacion ligjor justifikues për kontratat e blerjes të apartamentit në Tiranë me vlerë gjithsej 53.200.000 lekë, viti 2011.

15. Burim financiar jo i ligjshëm, i dyshimtë dhe pa dokumentacion ligjor justifikues për kontratat e sipërmarjes për apartamentet në Tiranë me vlerë gjithsej 176.080 Euro, viti 2008, të cilat më pas janë zgjidhur si kontrata dhe shuma 140.000 Euro është deklaruar si burim krijimi asetesh.

16. Burim financiar jo i ligjshëm, i dyshimtë dhe pa dokumentacion justifikues ligjor për apartamentin me vlerë 180.000 usd, viti 2010, i cili më pas deklarohet i shitur dhe shuma e mësipërme deklaruar si burim krijimi asetesh.

17. Burim financiar i dyshimtë për shpenzimet e padeklaruara për 109 dhe 127 hyrje–daljet nga territori i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht i subjektit Gjin Gjoni dhe bashkëshortes së tij, shpenzime të cilat nga të dhënat paraprake dyshohet të jenë rreth 250.000 Euro.

18. Burim financiar i dyshimtë për të gjitha pasuritë e deklaruara në deklaratat e interesave private të subjektit Gjin Gjoni dhe bashkëshortes së tij Elona Çaushi.

 

“Për arsyet e sipërpërmendura, bazuar në nenin 281 të K.Pr.Penale, ILDKPKI ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, duke kërkuar fillimin e proçedimit penal ndaj subjektit Gjin Gjoni, me funksion gjyqtar, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, bashkëshortes së tij Elona Çaushi, noteres Margena Çela, noteres Gentiana Shkodra për veprat penale të fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë në bashkëpunim, falsifikimit të dokumentave në bashkëpunim, pastrimit të produkteve të veprës penale në bashkëpunim, dhe korrupsionit parashikuar nga nenet 257/a e 25, neni 186 e 25, neni 287 e 25, neni 319/ç të Kodit Penal.

Përsa më sipër, bazuar në nenin 15 gërma “b”, neni 17 gërma “ç” të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa Nëpunësve Publikë”, i ndryshuar, ILDKPKI do të njoftojë menjëherë Presidentin e Republikës, Kryetarin e Kuvendit, Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Ministrin e Drejtësisë, Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për shkeljet e konstatuara.

Inspektori i Përgjithshëm ka urdhëruar nisjen e hetimit të brendshëm administrative për të nxjerrë shkaqet dhe përgjegjësitë që kanë bërë të mundur, që një çështje e tillë me prova të qarta të ardhura nga institucionet shtetërore, të mos ndjekë rrugën ligjore, por të mbyllet si e rregullt, pa probleme dhe në përputhje me ligjin”, thuhet në deklaratën e ILDKP-së.

90 komente në “MILIONA euro të padeklaruara, kallëzohet penalisht Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij”

  1. albo says:

    HE me te lumsha o shtet..Shkoi deri ne fund ksaj ceshtje. mbi 3milion euro pasuri..edhe biznesmenet me te suksesshem ne vend e kan zili kte gjyqtar qe merr nje rrog mujore prej 600Euro.. Nje sekuestro shpejt e shpejt te gjith pasurive e te shofim pastaj cdo bej ky palo njeri, do shesi me pordh me ora floriri.

    1. zamo says:

      ky eshte i korruptum ne fyt per vete ku mundet te kontrolloj gjyqtaret e pastaj eshte inspektor ne kld,turp i madh

      1. anima says:

        Gjeja e pare qe duhet te beje gjykata perkatese apo/edhe KLD eshte ta pezulloje kete individe nga dhenia e gjykimeve derisa te denohet apo te nxirret i pafajshem(gje qe duket e pamundur me listen e gjate te vjedhjeve dhe abuzimeve qe ka bere).

        1. Open your mind says:

          Priteni tani kur te protestoje koleget e tij per “presion ” ndaj gjykatave.Priteni kur te dale dhe i çmenduri plak,dhe te therrase se Edvin Kristaq Rama,po godet institucionet e pavarura.Ky krimb gjykates duhet te kalbet ne burg,para se ti konfiskohet e gjithe pasuria.Kaq kane arritur ti zbulojne,por jam i sigurte se ai ka disa fish me shume,qe i ka siguruar ne banka jashte shtetit.Po kush do ta denoje kete kafshe??Koleget e tij,qe jane si ky?

      2. ramastan dhe tritolistan. says:

        zemo-lizi dupe-ky paska miljona po koqo,doshi,abazi kane qindra miljona si i behet .rame drogagjiu paguan qe gjygjtari i korruptuar te liroi ramne Drogen,koqo pallatin dhe fidel gradaqelen.

        1. Nje qytetar! says:

          Or malok berishian,shko e meso shqip , pastaj eja e komento ! Nuk shkruhet’drogagjiu’,mor malok,por drogaxhiu dhe nuk shkruhet ‘grataqelen’or shpellarpor,gratacelen!Po ju djeg suma ju,malokerise me ne krye SRB-in Berrrish..zombin?!

          1. Natallie says:

            te lumte goja more zoti qytetar, sa mire ia ke thene ketij malokut te derrit qe jo vetem Shqiperine e bene llemsh e li, po edhe gjuhen na e bastarduan keta bastarde berishiane

          2. ramastan dhe tritolistan. says:

            qytetr-gomare i rames kafsh mjafton qe ti e kuptove.

          3. Eri says:

            Sa qenie mjerane.Mendojne se duke urryer e share malok e shpellar ja rrisin vlerat vetes.Vec tregojne sa mendjengushte jane.Ky eshte mentaliteti qe rrudhi trute e shqiptareve per 50 vjet.Kush ishte me partine ishte kulak,tradhetar..Kush eshte me PD tani eshte shpellar.Kush eshte nga veriu eshte pa vlera.Kush mendon ndryshe duhet te fyhet.O njerez.Ke harbut,mashtrues,qenie bastarde,hajdut qe i nderojne me vallen e hajdutit dyzina ne jug.Ke injorant,mendjetrashe,gomer e gjithfaresojesh si ne jug e veri.

        2. librazhdi says:

          Si NUK MESUAN e NUK MESUAN shqip keto KAFSHE !!!

      3. Tarrasi says:

        MOS U DHJASNI ASGJE SKA PER TE NDODHUR SA NJEREZ KA SHPETUAR E I DI TE PALARAT KY PALACO ASNJEHERE SKANE PER TA DENUAR APO PER TI MARRE NJE KOKERR LEKU.

      4. ramastan dhe tritolistan. says:

        zemo-po si i fitoi ky keto para-nga tahiri qe i liroi babane,nga meta qe e la te lire,nga gjuvani qe per vrasje djali i saj u denua vetem dy vite burg,nga ruci qe gjygjtari i liroi te birin per vrasje,nga dade po ashtu.po si i fitoi ky miljona .keni pyetur si fitoi doshi,koqo,fideli,prifti,meta,abazi,rama,velija,ahmetaj,leskaj,xhafa qindra miljona.45 deputet te PS dhe lsi u bene miljoner se ky gjygjtare nuk i denoi kriminelet.

        1. Shpetimi says:

          ramastan dhe tritolistan,
          Ke haruar Aleksander Frangajn, qe duhet te ishte ne krye te listes qe ke rradhitur ti per ta bere te besueshme ate liste.

      5. Xhelo says:

        Zamo, mos u shqeteso.Ne nje shtet normal cdo gje behet sipas rradhes e ne kohen e vet. Duke qene se shteti jone nuk eshte normal ose me mire te themi qe nuk ekziston, nuk do te behet asgje. Ky eshte vetem nje konsum mediatik.

      6. adri says:

        Shikojeni se cfare lekesh e psurishe disponojne gjyqtaret shqipetare. Te gjithe gjyqtaret ne shqiperi pa perjashtim kane pasuri qe shume te huaj do ti enderronin, dhe jane pasuri te vena keto 23 vjet duke e bere shqiperine lemsh, duke u dhene liri hajduteve e zyrtareve te korruptuar.
        Shikojeni oren e floririt thuaj eshte rritur ne Paris dhe pritniqe ky te denoje kriminelet e hajdutet, ky dhe shume te tjere si ky e te prese Shteti e Populli hajer qe keta do te japin drejtesi.

    2. tropojani says:

      B R A V O. Filloi tashti Ministri I Drejtesise , ministry ma I sukseshem dhe ma TRIMI

      1. Eri says:

        Ha,ha..Kjo eshte barsoleta e Epokes se Rilindjes.Nasip pra,Naçua i i LSI do luftoje korrupsionin ne gjyqesor.Kane vene ujkun te ruaj kopene.S’ke nevoje te degjosh me dhe per 30 vjet.

    3. GJYKATSI PLEPAVE says:

      E le grun ne burg ky
      me shpetu bythen e vet h

      ha ha ha ha ha
      http://goo.gl/vYaOSjb>

    4. adri says:

      Shikojeni se cfare lekesh e psurishe disponojne gjyqtaret shqipetare. Te gjithe gjyqtaret ne shqiperi pa perjashtim kane pasuri qe shume te huaj do ti enderronin, dhe jane pasuri te vena keto 23 vjet duke e bere shqiperine lemsh, duke u dhene liri hajduteve e zyrtareve te korruptuar.

  2. aaa says:

    ne amerik ky lloj personi do ishe arrestuar dhe sepaku me burgim te perjetshem

    1. Tiku_Jr says:

      Bernie Madoff mori 150 vjet denim. Vej bast qe ky as nje muaj nuk do rri i mbyllur ne qeli.

  3. Niku says:

    Bravo ILDKP – Sh mire qe punoni por nje pyetje kam:

    Ky kontroll eshte bere me short apo me perzgjedhje se keshtu i bie qe te zgjidhni te kontrolloni ata qe doni dhe mos te kontrolloni ata qe nuk doni ?

    Keto hyrje daljet shikojani njehere edhe Linda Bashes se do ju dale nje nr sa 3 here keta te dy se bashku

  4. nd-ih-ma says:

    Me kembe te mbare ILDKP se.Ky GJoni marrte kemben zvarre per soj e surrat si ai.

  5. Gjergj Kastriot says:

    Ilace tek kalamojte kush i pi gjakun ketij populli!

  6. safeti says:

    Ky esht shantazh ndaj pushtetit te pavarur gjyqsor. Ndarja pushteteve esht parim kushtetutse.

    1. henri says:

      safeti,
      Nuk ke turp nga vetja, qe shkruan keto poshtersira ??!! Ai ka vjedhur dhe ti na flet pa turp per parime kushtetuese.

    2. adi says:

      O safet po sipas teje duhet t’i lesh gjyqtaret te bejne c’te duan!!! Eshte e tmerrshme kur sheh se si militantet e PD-se si puna jote mbrojne cdo paligjshmeri te mundshme dhe pastaj cuditen pse nuk e voton me njeri PD-ne e tyre. Jeni bere si murrtaje per kete vend o njerez. Mblidhni mendjen

      1. Eri says:

        Ja dhe nje keshill prej njeriu te mire i perfaqesuesit te Rilindjes ku shenjteria,dliresia,ndershmeria po u ndrin ne balle.

    3. andi says:

      Keto jane fakte e Gjini ti argumentoje , Po Presidenti e PD ja qe kakarisin per Zana Xhuken ketu e kane hallin. E po tash e kane rradhen te tjeret, te shikojme cfare xhevahiresh do gjejne tek Sali Berisha e Lul Hajduti. Mos u merzitni o Popull, duroni edhe nja nje vit se te gjithe do jene ne Varg si lulet ne Kurora. Prandaj Sali Berisha me skuadren e budigardeve familjare shan e shpife pa kufi, ja ka ndi kurrizi se po afron koha te lahen Haqet e kesaj Bote.

    4. Drejtesia says:

      Hallall Safeti! Edhe une keshtu mendoj.

  7. Leku leter says:

    Tmerr, te vesh duart ne koke….po ku i more ti more plehre gjithe keto miliona. Imagjinoni keto jane disa qe jane kapur nga ILDKP, sa miliona euro mund te kete nxjerre jashte vendi ky plehre, qe guaja e tij ka shkelur femije dhe ne burg futen te atin e vogelushit!! PUSHKATOJINI OREEEEEEE PLEHRAT

  8. pano says:

    Halle te mdhaja paske more gjini i plepave!!!

  9. Fshatar i thjeshte says:

    Ne qofte se kesaj ceshtje i shkohet deri ne fund dhe do ti shikoj keta dy qelbesira te hane ne kazanin e burgut deklaroj se Shqiperija edhe mund te behet dhe do ta ndaj mendjen te jetoj ketu sado veshtire te jete.

  10. Feja e Shqiptarit eshte Shqiptari says:

    Ne burg qafirat… ne burg…

  11. Prendushi says:

    Per hajr o gjin! Shkofsh ku e ke vendin bashke me mafizet e tjere gjykates. E paske mbush kupen o rrjepacak veriu.

  12. marin says:

    Sa ka si ky, por fillimi i mbare gjysma e punes. Kjo eshte aresyeja qe saluqi kercenon me protesta se e di, qe dalengadale do i vije rradha.

  13. Njeri says:

    KJO ESHTE KLD /ja e Shqiperise.
    Fytyra e vertete e administrates se sotme ne vend qe nuk te zgjidh nje pune pa rryshfet, te sjellin verdalle e verdalle deri sa te hysh dhe ne borxh per bark derrat .Shiko sapo behen njerzit me pushtet ju vjen ngjyra njeri e barkalac.
    SEKUESTRO -SEKUESTRO dhe te behen kopshte e cerdhe apo shkolla e spitale.
    BOLL SE U LODHEM , ky keshtu e ai ashtu me mashtrime e vjedhje – Ore futi ne burg te krijohet besim se po behet spastrim.
    Vajza e Shpetim Caushit -a e dini qe nuk do te cani lehte !- ata qe njohin e njohin mire babin !!!!!!!!?

  14. Kacamilli says:

    Keto jane parate e fukarenjve qe ky monster i ka pervetesuar nepermjet korrupsionit. Me urgjence te behet transparence dhe mbi koleget e tij dhe te ARRESTOHEN. Shqiperia ka nevoje per drejtesi.

  15. LILI says:

    Harrami – harram o Gjin . e paske djallosur fare- shume ke marr apo nuk e ben llogarin ndonjehere , gare si te tjeret.I papare ke qene ne gjykaten e shkalles se pare vonon po nuk harron …….

  16. Kur do te dalin mjlionat e padeklaruara te Metes ,Rames e kompani

  17. henri says:

    I hiku Sales nje vote ne KLD.

    1. Eri says:

      Ja do vene ndonje rrjepacak nga jugu.

  18. VETERANI says:

    GEZOHU O POPULL PER “DEMOKRACINE” QE NA SOLLI SALI BERISHA! TRISHTOHU ,O POPULL, PER LARGIMIN E ZANA XHUKES NGA INSTITUCIONI I KONTROLLIT TE PASURIVE!
    TA “NDIEKIM” ,O POULL ,LULZIM BASHEN NE REVOLTA ,QE TE VIJ NE PUSHTETTE VENDOSIN ZANA XHUKEN NE DETYRE E TE FLEN TE QETr!
    GJIN GJONI ESHTE NE FAMILJEN E PESHKAQENEVE,PO PESHKAQEN I SAPO RRITUR,MENDONI PESHKAQENET E MEDHENJ.

    NGREU ,O GEZIM KALAJA I “PAVARUR” E BEJ PROTESTE PER TE MBROJTUR KETA ISH -QEVERITARE QE JANE SHKRIRE PER HALLET E KETIJ POPULLI!

    O I DASHUR POPOLL, NE QE U QAM NGA SHIU SOCIALIST,RAM NE BRESHER “DEMOKRATIK” ALLA SALI BERISHE ,po jo demokraci PERNDIMORE PER TE CILEN E DIM TE GJITHE SE SI ESHTE!
    Jo,jo i dahur popull, Sali BERISHA me shoke ,nuk ka te drejte te flase ne emrin tone,eshte ofendimi e poshtrimi me i madh qe na ben ne si popull ,kur flet ne emrin ton,kur flet per hallet tona. VERIFIKIMI I PASURIVE DUKE FILLUAR NGA “DEMOKRATI MBRET” E DERI TE CANTA E MAJLINDA BREGUT, JOZEFINA TOPALLIT, ALBANA VOKSHIT…….. e pastaj te shohim se cilet jane keta makuter demokrat,anti socialist, te ketyre qe nuk lane as pemet e mbira nga perendia te qendronin ne kembe ,por i shtrin per toke ,duke e kthyer kete SHQIERI NE NJE SHKRETETIRE SI SHKRETETIRA E SAHARASE! MJER NE!

  19. lali says:

    E tmerrshme,vetem me keto shifra qe nuk jane as 1/10 e pasurise e ketij monstre,se ne te vertete jane shume here me te larta.Si mund ti afrohemi Europes me kete drejtesi e me te tille vampiresh,qe nuk u ngopen kurre.Mjere ai popull qe i mban ne kurriz.Edhe burgun nuk e meritojne…

  20. Engjell says:

    Po ky paska qene fanua,,,,,, Allah allah ,e ç’i ka dashur gjithe keto para soj sezi ,po nje jete ka njeriu ,amani more jo ne burg po i nxirrbi parate dhe i investoni ne spitalet psiqiatrike qe te gezoje edhe ai nga te tijat se aty e ka fundin me gjithe kete babezi qe ka patur,,, Harram qumeshtin e nenave po nuk e shkundet mire ,,,!!!

  21. sala says:

    Qija nenen po ky paska mundësi te shlyej gjysmën e borxhit te shtetit mor.

  22. vlora says:

    Filloi reforma ne KLD.

    Nuk donin te pranonin sygjerimet e qeverise? Paska edhe menyra te tjera.

  23. durresi says:

    pse mendoni se do ndodhe gje? Po ky Llala ishte kryetar I ILKPD gjate kohes qe ky rrokopoci ka bo gjith kto lek. Cudia me e madhe tre dite zgjat……

  24. tourkofagos says:

    ne duhej te futej dikush ne burg per vjedhje,ky duhet Meta……
    te tjerat jane pordhe me rigone………..

    1. drita says:

      Ke te drejte ai qe duhet denuar ketu eshte kryehajduti ILIR META

  25. Vari Wool says:

    Kjo Elona mos eshte gje ajo qe aksidentoi me vdekje ate femijen 10 vjecar?

  26. Patriot says:

    Lajmi me i mire i lexuar nder vite.

    1. LORA says:

      Po,edhe per mua lajmi me shpresedhenes.
      Me duket sikur sot eshte ngritur me kembe shteti i shqiptareve.

  27. Leone says:

    Ajzbergu po nxier koken. Rama po ke kellqe behe kete vende, te jemi te barabarte para ligjit.

  28. rfghu says:

    si ka mundesi qe nuk jane akoma ne burg keta?…keta te dy kane shtypur dhe nje person para ca kohe i cili ka vdekur..

  29. amerikani says:

    Po gjyqtarit Artur Malaj ish kryetarit te gjykates se Vlores ose me sakte ishkryemafiozit te tokave ne Vlore ja keni kontrolluar pasurine shkoni te pini nje kafe tek “VAJANA” ne Radhime te Vlores dhe shikoni si e ka zene detin fshatari nga Llakatundi.

    1. Eri says:

      Eshte malok nga Terbaçi.

  30. kalciani says:

    Kush do ta hetoje,po kush do e gjykoje!?Shpejt e shpejt,krijoni Gjykaten Supreme,si Enver Hoxha ne kohe me Gjyqet Speciale,ndryshe…ka marre fund sistemi alla demokrat ne Shqiperi!

  31. hasan dami says:

    Bravo Gjini!
    Por kur te shkosh “te vendi”, mos prano te ulesh per te marre sapunin…

  32. iliria shqiptare says:

    Gjithe shqiptaret patriot mezi presin te pastrohet atdheu nga shushunjat qe i pijne gjakun popullit dhe njerezve tu kthehet besimi ne shtetin e tyre.Perpara me vendosmeri.

  33. X says:

    Po motren mu ne verr te shurres i thon ketej nga ne…cojeni per lesh kete plere e terheqte kemben zvarre.

  34. kasimir shuka says:

    shume ngadale dhe vone.

  35. like kokmadhi says:

    pse habiteni? pak a shume kjo ndodh me shumicen

  36. hasan dami says:

    Gjin Gjoni eshte dhendrri i Shpetim Çaushit, ambasadorit tone “te demokracise” ne Beograd…dhe ambasadorit “te kuminizmit” ne Gjermani…
    Shpetim Çaushi eshte nje nder miqte me te ngushte te Ilir Metes…
    Elona Çaushi ka qene e martuar me nje gjerman: Leonard Mehbler…
    Rrenjet jane te thella…

    1. Pelasgian says:

      prandaj u cudita kur pashe emrin e Werner Mehbler …thashe c’ne ky Gjini i plepave te ket lidhje edhe me te huaj …qenkan me te vertet te thella kto pune . Shpresojme te arrestohet dhe ti sekuestrohen pasurite sepse llafe e llogje jan thene plot per shume plehra si ky qe nuk kan bere as nga nje jave burg ndersa qytetaret e shkret per disa vjedhje ( per buken e gojes ) hane nga tre vjet burg nga soji i ktyre sorrave .

  37. atila says:

    Si ky jane edhe shumica e gjingjoneve te drejtesise,mjekesise,arsimit dhe funksionareve qe jane pasuruar duke mos dhene drejtesi,duke shtuar injorancen,duke shkundur xhepat e pacienteve e duke shperdoruar detyren.Keto jane pasojat e korrupsionit dhe shtetit inegzistent. Shpresoj qe ky te jete vetem fillimi i kesaj lufte deri ne crrenjosjen e ketij fenomeni antishoqeror.Kur te korruptuarve tu konfiskohen te mirat materiale te vena ne menyre kriminale dhe te perfundojne pas hekurave atehere ketu do mund te behet shtet.

  38. Delli USA says:

    O vellezer,a e kuptoni sa e rende eshte situate,do e hetoj prokurorija e pergjithshme dhe kryeprokurori Llalla I cili si ish kryetar I ILDKP-es e ka lene te livadhise keta hajdut.Duhet urgjent te reformohet prokurorija e pergjithshme,KLD-eja e Nishanit dhe gjykata e larte,se ndryshe do bejme nje vere ne uje.

  39. doda says:

    Zoti minister i drejtesis nuk ka nevoj per reforma ne drejtesi, kontrolloni shkeljet e gjyqtarve dhe pasurit e deklaruara dhe reforma behet vetvetiu,se nga kta asnjeri nuk i shpeton burgut,sekuestroini pasurit dhe hiqini te drejten e profesionit pergjithmon,atehere te siguroj qe do kesh shtet te se drejtes dhe europa ju pret krahapur,ne te kundert,ne qoftese fajet e ktyre mbulohen si perher harroeni europen dhe lereni at popull te bej si i do bytha gjithsecilit,rrug tjeter nuk ka,e ke zogun ne dor ED RAMA, po do te hysh ne histori,kta gjyqtar te korruptuar me argumenta dhe me te drejten e ligjit çoi ne burg dhe sekuestroi pasurit,po e bere kte te siguroj qe do hysh ne histori si njeriu i par qe beri shtetin demokratik SHQIPTAR?ky lloj gjyqtari me kto akuza po te ishte ne AMERIK do ishte ne burg perjet, do ja humbnin vulen.

  40. sajmja says:

    Sic rrime pa gjume ne qe mendojme si te nxjerrim leket e bukes perdite , ashtu le te fillojne te rrine pa gjume keta hajdute . Kushedi si po dridhen te tjeret tani , mbani mend po nuk pati doreheqje gjyqtaresh masivisht ne muaj ne vazhdim , thjesh se po u vendos ligji ajo do jete nje pune pa perfitim .

  41. Dervish Malluta says:

    Po duket qe sahatin e dores e paska nga Patek Philippe e jo Cartier´s.

  42. miu says:

    PASTE KEMBEN E MBARE!!!

  43. Shqiptari says:

    Thjesht plumba manovre…Asnje gjyqtari ska per ti hyre gjemb ne kembe sa te jete Ilir Karkaleci ne qeveri…

  44. Luarasi says:

    Xhvatja e popullit ,xhvatja e Shqiperise nga keta antishqiptare te pa shpirt te pa fe e atdhe eshte ne permasa te paimagjinueshme.Eshte detyre e Rilindjes ti shkoje deri ne fund me guxim e trimeri luftes kunder ketyre antishqiptareve me ne krye antishqiptarin Sal-hinin.

  45. Heart Of Europe says:

    Shashke eshte dhe kjo. E pame me Gjiken dhe Mziun.
    Po pse nuk del njeri e te thote qe ky person me ka mare kaq leke….

  46. E verteta says:

    Nuk them kurre se jam gabim per te bertitur sa me forte qe te degjojne te gjithe malet e shqiprise plake,Qeveria urgjente te kerkoje audit me trupe speciale gjyqtaresh nga jashte vendit dhe te filtroje te gjithe sistemin e drejtesise dhe pastaj te bejme demokraci si gjthe vendet e Europes.
    Jam shume i bindur se kreminelet e strehuare nen emrin drejtesi kane nje pasuri totale sa dy ose tre buxhete shteti,kjo deklarohet me pergjigjesi dhe pa snje ekujvok.Ja te dashur bashkekombas se ku eshte fshehur djersa e shqiptarit duke çfrytezuare poshtersishte politiken mafjoze te Sali Berishes.
    Populli degjon dhe shikon,por dhe kerkon me ngulem ligj dhe vetem ligj,keta kreminela qe duhet te kene te gjithe NJE DENIM nga 23 vjete sejcili pastaj duhen te thirren per te bere drejtesi ne demokraci.
    BEHENI KETE O LIGJVENES,BEHENI KETE O QEVERIA QE VETE TE KAM VOTUARE;BEHENI KETE O NJEZIT ME TE NDERSHEM TE SHQIPES;BEHENI JU LUTEMI TE BEHEMI EDHE NE SI NE EUROPE:Ligji mbi te gjitha dhe ky ligj te çbeje keta shushunja qe per 23 vjete pine gjak njeriu.

  47. Goni says:

    Kontrollojani pak pasurin dhe Agron Zhukrit se nuk bie posht Gjinit edhe ky ish plepist dhe ish shofer ne ambasad

    1. drita says:

      Po ARTUR. GAXHIN e gjykates se Tiranes

  48. Dita says:

    Gjin Gjoni vjen nga nje familje e thjeshte, e nderuar, e edukuar , emrin e te cilit nuk mund te njolloset nga thashethemet te tilla , dhe nga mediat qe Jane ne varesi te korropsionit , dhe Jo antikorropsionit. Ne vend qe te trajtojne problemet madhore sic Jane arsimi, shendetesia, punesimi, dhe elemente te tjere jetesore per popullin fugara, merren me thashethemet dhe inatet personale qe na paskan gjyqtaret. Keto gazeta thjesht bejne kete qe te shiten, dhe te largojne njerezit nga hallet e dites.

  49. elvis says:

    Ket dhe te gjithe plerat e gjygjesorit e prokurorise futini brenda dhe leket perdorini per rruge se popullit ja kane marre.
    Ti futen dhe muhabetit te bankave qe japin me demek kredi te medha per keta per te mbuluar leket e pista.

    O Ed rama sta kena dhone voten se ke shkopin magjik,por duam te shkaterrosh sistemin e kalbur superte korruptuar te drejtesise

  50. McAli says:

    O vllazen te dashtun, edhe kapitalizmi e ka faqen e zeze, po sidokjofte oshte ma human se ai Enver Bishes, ky “Gin Johny” qenka i infektum me bacilin e luxus-it, ky infektion perfundon shpesh-here me “exitus letalis”

  51. kaçaku says:

    Rraseni nburg pleren e mutit, dava jevgjish

  52. lutfiu says:

    mbase tani do kerkoje ndnj pale nallane burgu tip CARTIER se i kishte xhin xhoni fiksim

  53. lutfiu says:

    kur po jep llogari trupa e gjykates faktit durres me ne krye metallen ÉÉÉ ai duhete te pergjigjet qe lejon horrat te rrembejne pronat e durrsakeve te vjeter. te gjithe ta dine se zoti sja u harron poshteriste.

  54. plepisti says:

    Po Aludin Malajn, Tan Brocin, Agron Zhukrin, e nje tufe hajdutesh qe kane te dukshme nga 10 shtepi e makina qe kalojn milionat e eurove kush do I kontrolloj?

    Se paku Lao te marri statusin e te penduarit te drejtesise se vetem dashnores qe ka ne gjykate i ka falur me shume pasuri sesa Gjini gruas!!!

  55. Beni says:

    Plepisti i ke rene ne koke. Bravo! Gjini eshte vetem nje nga plehrat e gjyqesorit. Lao kur doli e thoshte ne TV qe ishte i ndershem e i paanshem, e kishte fjalen se kishte vjedhur mire pa dallim partie, feje, krahine dhe ideje. Ai eshte kapobanda. Ndoshta ne te vertete ketu behet nje loje sa per mediat, duke qene se Cimi i famshem i ILDKP-se eshte shoku i ngushte i Alaudinit dhe Aleksander Muskajt, ky i fundit pastron parate e vjedhura ne klinika dentare per kunaten.

  56. Edmonds Larson says:

    Lulëzojnë Shërbimet financiare është një kompani që është këtu për të ndihmuar ju të vënë një ndalesë për problemet tuaja financiare. I japin kredi me norma interesi të ulët me aftësi të kufizuara financiare, individë, kompani, industri, firmave dhe njerëzve në shoqëri dhe të sponsorizojë ju të unlish talentin tuaj dhe acheive goals.We juaj japin sasi shkon nga $ 2,000.00 USD për $ 50,000,000.00 USD dhe një periudha e ri-pagesës prej 1 viti për 30 vjet kohëzgjatje në interes 2% pa ndonjë parapagimit.
    Kënaqësinë e konsumatorit është PRIDE.To TONA aplikojnë të më kontaktoni përmes emailit [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje