Partia Socialiste reagon ndaj akuzave dhe deklaratave të opozitës në lidhje me situatën ekonomike në vend, duke e akuzuar këtë të fundit se po përhap pasiguri me fakte të paqena. Deputetja socialiste Blerina Gjylameti tha se ish-Qeveria e la vendin me 1 milionë të papunë ndërsa mazhoranca e sotme e ka përmirësuar gjendjen aktuale të vendit.
“Opozita ka ende shumë për të reflektuar mbi si e la Shqipërinë pas 8 vjet qeverisje, ku e la ekonominë qeveria e mëparshme dhe si e zhyti biznesin në borxhe të pafundme. Si i krijoi ish-qeveria më shumë se 1 milionë të papunë dhe si e ktheu korrupsionin në sistem. Lista në fakt është shumë e gjatë, por ne sot në mazhorancë na takon të flasim për të ardhmen”, theksoi ligjvënësja socialiste.
Në vijim, Gjylameti vuri theksin në reformat e ndërmarra nga Qeveria Rama për vendosjen e taksimit të ndershëm që rriti të ardhurat për 97% të të punësuarve apo që biznesi i vogël sot paguan më pak taksa. Sipas saj, një tjetër reformë është shlyerja e të gjitha borxheve të qeverise së kaluar.
“Opozita është bërë zëdhënëse e pasigurisë. Flet për fakte të paqena, njësoj siç pretendonte se çmimet do rriteshin kur në fakt asgjë nuk ndryshoi. Dhanë alarmin për çmimin e naftës dhe benzinës, po ku jemi sot? Nafta dhe benzina jo vetëm nuk u shtrenjtuan, por çmimi është ulur”, tha Gjylameti
Po hap panik opozita?? Po mire ua ben juve te pozites. Ata tallin bythen me ju te majtet. Nje budalla i PD hedh nje gure ne lume dhe 50 te mencur te PS hidhen nga ura te gjejne budallekun qe keput Imami.
Ore mblidheni veten ju te majtet se u kemi dhene voten qe te na perfaqsoni me dinjitet jo si te mekur. Turp tu vij juve qe keni kaq kohe ne pushtet dhe tall bythen Sali Berisha akoma.
opozita duhet te flase per problemet reale qe mund te shfaqe qeveria por jo t ezhbeje gjithcka dhe te perhap pasiguri per gjithcka sepse kjo eshte meteverte e turpshme dhe teresisht e demshme
eshte e pamundur te kesh nje opozite te tille dhe te jesh serioz..keta te ulin ne nivelin e tyre aq te ulet saqe eshte e turpshme te merresh!
Genjeshtrat e te dy paleve nuk ka kandar qe i peshon .
Gjithesesi koha do te flasi vete per rezultatet e arritura.
ore ka opozite vendi dhe qeveria i pergjigjet por ne kere pike opozita eshte bere banale!eshte bere qesharake!!!
ka shume te drejte kjo sepse opozita vetem po flet perqart me perhap panik te popullli mbi ekonomin e esigurine e per gjithcka
Jepini derit plumbin dhe do te shikoni sa mire do ecin punet.
Per nje moment kujtova se Laura kishte kaluar te PS
.. ?