INTERVISTA e plotë/ “Kjo e majtë duket sikur s'e ka marrë ende pushtetin”

24 Prill 2014, 09:06Politika TEMA

Servet Pëllumbi, politikani dhe studiuesi i njohur thotë se partia e sotme socialiste vuan mungesën e transparencës, mënyrën e organizimit dhe trajtimin e “të vjetërve”. Por “mbështetja dhe inkurajimi i qeverisë duhet të prevalojë në raport me kritikat”, shprehet Pëllumbi

Nga Skender Minxhozi*

 

Profesor Pëllumbi, si e gjykoni, nga pozita e një politikani të tërhequr nga politika aktive, por edhe e një studiuesi me stazh të gjatë, situatën aktuale që kalon vendi? Ka një dilemë të përjetshme shoqëria shqiptare, mes shpresave të mëdha dhe një lloj skepticizmi endemik, sipas të cilit “ky vend nuk bëhet”. A “po bëhet” Shqipëria një vend më i mirë, sipas jush?

Situata aktuale në Shqipëri ka të gjitha tiparet e një vendi, që pasi ka lënguar për një kohë relativisht të gjatë në krizë ekonomike, politike e sociale, po përpiqet të rikuperohet përmes vështirësish të shumta dhe hapash jo dhe aq të sigurt nga ana e qeverisë së re. Për më tepër, që garnitura e mëparshme e pushtetit të PD-së, sidomos gjatë mandatit të dytë, përmes një propagande bajate e manipuluese, u kujdes veçanërisht për të fshehur gjendjen reale, për të mbuluar dështimin e qeverisjes, dukuritë e krizës ekonomike, korrupsionin kapilar, devijimet e rrezikshme në ndarjen e funksionimin e tre pushteteve dhe të demokracisë. Madje, për të zbatuar deri dhe strategjinë e “tokës së djegur”, me shpresë se kështu u shtohen shanset për t’u rikthyer në pushtet.

Më pyetët, a po bëhet Shqipëria? Në të vërtetë këtë pyetje ma kanë bërë shumë herë në takime  spontane që kam pasur anë e mbanë vendit e që nuk janë të pakta. Kuptohet, pa pasur ndonjë angazhim politik konkret. Gjithsesi, kjo pyetje dëgjohet gati në të gjitha nivelet e shoqërisë sonë, sidomos tek brezi i ri i qytetarëve shqiptarë, që ka dhe nivelin më të lartë të papunësisë. Pyetje e vështirë e komplekse. Realisht po ndodh jo vetëm shpërfytyrimi i sistemit demokratik, por dhe shpërfytyrimi i shqiptarit, i jetës dhe i  shëndetit të tij mendor, bjerja e vlerave kombëtare e njerëzore, familjare, prindërore, vëllazërore e miqësore. Tragjedi e drama sociale të përditshme. Krime monstruoze, tritol dhe aksidente, humbje të shumë jetëve njerëzore. Sa shumë informacione pesimiste “bombardojnë” vetëdijen tonë çdo ditë. . .

Ç’po ndodh? S’po i njohim më njerëzit, rrënjët e ekzistencës sonë, historinë, traditat, moralin, se çdo gjë shahet, përdhoset, aq sa duket s’kemi më ku të mbahemi. Në nivele të larta të politikës “kundërmon era e  çorbës së prishur”! Po bien “mure e tavane” të ndërtesës tonë shoqërore. Qyteza e fshatra që fshihen nga harta. Shqipëria normale, ku mund të jetohet e punohet, po shndërrohet në një ëndërr të largët. Kjo përbën një përgjegjësi të madhe për klasën e sotme politike. Ndërkohë, ky lloj degradimi kërkon një shkundje të përgjithshme, duke filluar nga partitë, nga klasa politike e më tej tek masa e qytetarëve, për të shpëtuar njeriun tonë që “vret”kohën në kafenetë e shumta të shndërruara në “institucione të thashethemeve”! Thënë ndryshe, kërkohet një rilindje mendore kombëtare.

Më konkretisht, mendoj, se për realizimin e këtij objektivi, së pari, kërkohet reflektim, njohje e thellë e realitetit, ashtu si është në të vërtetë, sepse të vërtetat që fshihen, do të thoshte F. Niçe, transformohen në katastrofa; së dyti, shoqëria civile dhe mbarë opinioni intelektual e shoqëror, të mos lejojnë që varfërinë ideore dhe boshllëkun shpirtëror, ta mbushin neomisticizmi dhe surrogatot e “kulturës masive”; së treti, nuk mendoj se e teproj po të ritheksoja, se pa një ide të qartë kombëtare e patriotike, pa një lëvizje për emancipim mendor, filozofik, kulturor, etiko-moral, arsimor, teknologjik, ekologjik etj, shoqëria shqiptare nuk mund të reformohet e të rilindë, nuk mund të ecë përpara me ritmin që kërkohet në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe të konsolidimit të demokracisë.

Zgjedhjet e 23 qershorit krijuan një konfigurim të ri politik në vend. Si ju duket marrëdhënia mes pozitës dhe opozitës, dhjetë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve?

Që në fillim do të theksoja një veçori karakteristike: Partitë politike tek ne i përngjasin një arkipelagu ishujsh, që as japin as marrin ndërmjet tyre. Kjo vazhdon të sjellë veçse pasoja negative, sepse demokracia është bashkëpunim, dialog, zgjidhje bashkërisht të strategjive të zhvillimit dhe të halleve të njerëzve. Tek ne paradokset zëvendësojnë njëri tjetrin. Populli me pjekuri votoi më 23 qershor 2013 për të krijuar një konfigurim të ri politik.

Po ç’po ndodh realisht? PD vërtet nga votimi kaloi në opozitë, por po sillet sikur të jetë ende në pushtet duke vazhduar, së pari, të deklarojë se elektorati u tregua mosmirënjohës ndaj saj, së dyti,  që gjynahet e veta të shumta t’ia faturojë mazhorancës aktuale prandaj dhe nuk pranon asnjë lloj bashkëpunimi reformues e demokratik. Qeveria nga ana e vet 10 muaj pas zgjedhjeve duket sikur ende nuk e ka marrë pushtetin, po vepron me ngadalësi dhe e pa vendosur. Ndërkohë, fjalët vërshojnë lumë nga të dy krahët. Lufta politike njëlloj si më parë: konfliktuale, alogjike dhe banale për nga gjuha që përdor. Do të mjaftonte qoftë dhe vetëm një analizë e shpejtë e seancës skandaloze parlamentare të 20 marsit 2014 për të thënë se kështu nuk  mund të të vazhdohet më tej.

Ndryshe nga e shkuara, kur në krye të grupimeve politike kanë qenë politikanë me stazh të ngjashëm, përballja Rama -Berisha duket sikur e thyen këtë rregull të pashkruar. I pari konsiderohet ende “i ri”, kurse për të dytin thuhet se kurba është në rënie. Si qëndron raporti mes brezave në politikën shqiptare?

Në përgjithësi, çështja e harmonizimit të brezave në politikë, në qeverisje , në shkencë dhe në lëmenjtë e tjerë të jetës , ka qenë dhe mbetet një problem i përhershëm njerëzor që kërkon bon -sense, mençuri, shkallë të lartë përgjegjësie dhe kulturë demokratike. Episode të konfliktit të brezave kemi hasur, por për mendimin tim do të ishte gabim që “përballja Rama-Berisha”të quhej konlikt brezash!Si në këtë rast, madje dhe në atë “Basha-Berisha“brenda PD-së, bëhet fjalë për berishizmin si politikë e sundim klanor që nuk do t’i lëshojë pozitat sepse qënien në krye të një politike agresive e revanshiste e ka kthyer në çështje ekzistenciale, për vete dhe familjen e tij. Pa këtë “konstante”çdo analizë politike do të ishte e mangët , për sot dhe për të ardhmen e afërt.

Për ta sjellë këtë temë brenda PS së sotme, si ndjeheni kur flitet për “senatorë”, “të vjetrit” etj brenda partisë? Si po e menaxhon partia ku keni qenë figurë e rangut të parë për shumë vite, stafetën e brezave?

E njëjta temë e shtrirë brenda Partisë socialiste ka pamje e dimensione të tjera. Veçse edhe këtu nuk është aq problemi, se nuk janë harmonizuar brezat, njerëzit me kontribute me të rinjtë që natyrshëm hyjnë në parti , apo marrin detyra të ndryshme në qeverisje , a në administratë. Çështje të tilla do të ketë vazhdimisht. Themelore , më duket mua, është zgjidhja e çështjes që ka të bëjë me natyrën e Partisë dhe me mënyrën e funksionimit të saj. Dhe, kjo sot nuk është thjesht çështje vetëm e PS-së, por e të gjitha partive shqiptare. Madje, çështje e partive në përgjithësi.

Qenia e njeriut sot në botë shoqërohet me disa veçori karakteristike që e bëjnë të ndjejë përgjegjësi për atë që është konkretisht, i lindur dhe i rritur në një kohë të caktuar, në një vend, krahinë të caktuar, që ka parë e ka qenë ose jo në vende të ndryshme të botës, që ka lexuar e ç’nuk ka lexuar, që ka për këtë arsye një kod të dhënë kulturor të lidhur me atdheun e me botën, por që është në të njëjtën kohë dhe një banor WWW-je. . E dëshirojmë këtë ose jo në sytë tanë po realizohet diçka e madhe, apo dhe e mistershme, e pa njohur për nga thellësia dhe përmasat. Ndër të tjera po ndodh procesi i ç’vendosjes së popujve, apo “nomadizimi”i tyre.      Përzierje, afrime, asimilime, braktisje e harresë, por dhe konservatorizëm e protestë për të ruajtur frymën e kujtimin e të parëve, për të mbajtur të ndezur dëshirën që atdheu dhe”partia e zemrës” të vazhdojnë  të jenë gjallë. Jo vetëm në kujtesë!

Ndërkaq, ende s’ka strategji adekuate të qenies së njeriut  njëherësh, këtu, atje dhe në hapësirat-internet pa harruar e humbur rrënjët!Ka që thonë: s’kanë ç’na duhen, tani jemi banorë të WWW-së, të rrjeteve sociale dhe mund të komunikojmë me kë të duam, si të duam dhe kur të duam. Jemi vetë Zot të komunikimit!E drejtë e madhe, e fituar dhe me horizonte të hapura. . . Dhe e mistershme, padyshim, për nga ndryshimet që e shoqërojnë. . . ! Gjithsesi, nuk është e lehtë kjo lloj qenieje në kushtet e sotme. Në mos daltë edhe ndonjë Zhan Pol Sartre i ri që të shkruajë përsëri një vepër tjetër me titullin  Qenia dhe hiçi dhe të na kujtojë që njeriu është një qenie pa thelb, që duhet të projektojë ekzistencën e vet , ndryshe mbetet një  Hiç  me germë të madhe.  Ka dhe nga ata pesimistë që thonë:ndoshta është fundi i botës dhe nuk kemi më mundësi të pengojmë krizat që vijnë njëra pas tjetrës!

Zhvillime të tilla ka rëndësi të mbahen parasysh edhe nga partitë, pra edhe nga PS që të mos mbetet pas nga jeta. Mund të ndryshojë forma e organizimit, e punës, e drejtimit, e rregullave të lojës , e simboleve etj. Realisht para zgjedhjeve të 23 qershorit u bënë disa hapa edhe në këtë drejtim. Nuk i kam paragjykuar kur u bënë, por tani mund t’i gjykoj, sepse e shoh që nuk është bërë ajo që duhet , sepse shoh që ato kanë ndikuar negativisht, aq sa krijohet përshtypja se tashmë PS, me strukturat në bazë, asambletë në qendër e në bazë është  shndërruar në një fiksion. Po t’i shtosh kësaj edhe mungesën e transparencës nga drejtuesit e partisë në qendër, çështja në fjalë bëhet edhe më serioze!

Afërsisht të njëjtën gjë do të thosha edhe për konceptet “të vjetër”, “senatorë të PS-së, ”Të urtët e PS-së” etj. Dikur “të vjetrit”, d. m. th. ata me stazh më të gjatë në parti e me kontribute të spikatura , u quajtën rëndom “xhaketa të vjetra”. Me që kjo nuk u prit mirë u emërtuan “senatorë”, ”të urtë”. Më duken sinonime e tallje “luajale”, për të mos thënë mashtrime. Jo, jo në parti nuk mund të luhet kështu!Aq më tepër kur ajo ka marrë përsipër përgjegjësinë e qeverisjes në një periudhë krize.

Duke respektuar bindjet dhe vizionin tuaj ideologjik, si e shihni rritjen dhe forcimin e polarizimit social brenda shoqërisë së sotme shqiptare? A është e saktë  të thuhet se nga pikëpamja e barazisë dhe standardit social, ky është një vend i padrejtë me shtetasit e tij? Apo gjithçka është normale, brenda logjikës së sistemit ku jetojmë?

Thellimi i polarizimit social brenda shoqërisë së sotme shqiptare është një fakt real. Madje në studimin më të fundit të Bankës Botërore thuhet se në Shqipëri të varfrit janë bërë vitet e fundit 40% më të varfër, kurse pasuria është grumbulluar në pak duar. Madje kjo quhet një dukuri tepër shqetësuese e burim tensionesh politike e sociale në shkallë botërore sipas skemës Metropol-Periferi. Sistemi i ekonomisë së tregut një prirje të tillë e ka në natyrën e vet, por përmes demokracisë mund të moderohet, duke u dhënë hapësirat e nevojshme barazisë së shanseve, ndarjes së pushteteve, chek and balance , dialogut midis punës e kapitalit etj. Kuptohet, kur mekanizma të tilla nuk punojnë, apo funksionojnë keq, si në rastin tonë, atëherë polarizimi mund ta çojë vendin në pasiguri e destabilitet. . .

Si po e qeveris vendin maxhoranca aktuale?

Edhe pse ka kaluar afati prej 100 ditësh, të domosdoshme për qeverinë që të formësohet e të nisë nga puna, afat që në praktikën botërore përdoret për inkurajim e mbështetje, jo për kritika, unë e kam të vështirë një analizë të mazhorancës qeverisëse. Di që ka siguruar një mbështetje ndërkombëtare solide: do të veçoja vizitën dhe mbështetjen gjermane; marrëveshjen me FMN-në që do të nxjerrë vendin nga kolapsi financiar; premtimet e shumicës së vendeve anëtare të BE-së për dhënien Shqipërisë të statusit të vendit kandidat; diskreditimin e krerëve të opozitës shqiptare, që po përpiqen të sabotojnë në çdo hap Qeverinë Rama. Në këtë kuptim, mendoj se mbështetja dhe inkurajimi i qeverisë duhet të prevalojë në raport me kritikat.

A mendoni se aleanca PS-LSI është një koalicion afatgjatë, që do të sigurojë një qeverisje të qetë edhe për shumë vite? Apo forcat e brendshme dhe interesat e ndryshe, mund të sjellin çarje në të ardhmen?

Nuk do të doja ta vlerësoja koalicionin PS-LSI mbi bazën e koncepteve “afatgjatë”apo “afat shkurtër”, por duke marrë për bazë realitetin e tanishëm në se ai është i dobishëm dhe i qëndrueshëm. Mendoj se ky koalicion mund të quhet i tillë, pra i dobishëm për vendin dhe i qëndrueshëm. Këtë e mbështes në ngjyrën e njëjtë politike, në programet politike gati të njëjta, si dhe në marrëveshjet konkrete midis tyre, të cilat mos qofshin thjesht “marrëveshje xhentëlmenësh”! Madje kam shprehur një mendim kohë më parë, që parti të tilla nuk ka pse ta quajnë të pa mundur një unifikim të mundshëm në kuadrin e ndryshime që po sjell koha në caqet e partitologjisë bashkëkohore. /JAVA

12 komente në “INTERVISTA e plotë/ “Kjo e majtë duket sikur s’e ka marrë ende pushtetin””

  1. Theodoriku says:

    Serveti si plak qe eshte ben llogarine gabim kur thote se e majta nuk e ka marre akoma pushtetin. Se LSI p.sh, ne pushtet ishte e ne pushtet vazhdon te jete e prandaj nuk i del llogaria Servet ziut.

  2. Xhozi Plehra says:

    Ja dhe “Profesori” !
    jo Aldo Bare dmth, megjithese “profesore” si ky i kane bere shume me teper dem Shqiperise.

    “I urti”, “senatori”, “patriarku” i te majtes shqiptare.

    Po aman more profesor, si tu deshen 20 vjet per ta kuptuar ate punen e Katovices more profesor ? Po ate e kane kuptuar edhe kalamejte o profesor, po ti me nje barre mend si nuk e kuptove o profesor ?
    Ti o profesor i madh qe ke bere vetem shkollen e partise – dhe nja dy tre kurse per veprat e xhaxhit dhe luften e klasave.

    Po ku ishe kaq parimor ne kohe te Fatos Nanos o “Senator-Profesori” ?
    Po kur vidhte Lir Meta floririn ku ishe o patriarko-ideologu i te majtes ?

    Po ku ishe ti mor ideolog i te majtes kur u vodh e u shit malli i shtetit, kur privatizua edhe guri i kalldremit, ku i harrove parimet e te majtes o profesor ?

    harram ti, e harram ata gazetare qe te te bejne reklame e riciklojne nje fekal si puna jote… more prof-lesh !

    lum populli per profesoret qe ka

    1. sit back and relaks says:

      Po jane gjitone me gazetarin dhe takohen neper shkallet e pallatit e jane qe jane i fusin dhe nje dore interviste.

  3. Dragoi says:

    Ha ha ha komentues ” Xh.P “, dreqi e mori por nuk jam dakort qe marksist-profesori Sarvet e te tjere si ai te mos japin intervista. Dhe kjo sepse duhen keta dordolece qe kushdo te kuptoje se barku qe i polli nuk eshte shterbezuar e mund te pjelle serish mostra te tille

  4. spirojanaqi says:

    Profesori eshte Zoteri e duhet degjuar me vemendje.

  5. PYETJA says:

    Do ishte ne nderin e Profesorit qe ato te cilat i ka mesuar dhe diligjuar per dekada ti thoshte ne kete interviste;
    1.Qe ketu ku jemi nuk eshte sistemi kapitalist,as ekonomi tregu,as demokraci.(nuk mund te kete ekonomi tregu,ku pronen time e ka mare tjetri pa paguar,ku prona e 100 viteve e paguar me djerse e gjak shteti ja fal tjetrit si roba gabi).
    2.Te sqaronte qe pasurimi,fitimi maksimal arihet me te gjithe format,rruget,menyrat,me vjedhje,grabitje,djegje,vrasje,luftra e deri tek ajo lufte boterore.
    3. Te sqaronte se ky sistem ku duam te shkojme ka ngritur ate administrate,ate shtet ku SORA SORES NUK JA NXJER DOT SYTE, dhe sot ngrihet nje pyetje e drejte ne media se kush eshte ai gjykates qe do ta denoje Gjin Gjonin? Kurre mos e mendoni se do denohet e konfiskohet.Keto e shume te tjera po te kishte thene profesori do ishte me i nderuar se sa thote qe PS akoma nuk e ka mare seriozisht.Jo profesor JO,PS thone analistet,eshte pale me te gjitha te keqiat qe la PD,e jo se eshte e pa afte.

    1. Gent14 says:

      Sistemi yne eshte produkt Katovice, ku prona eshte tjetersuar ne menyre te llahtarshme ne keto 23 vite, dhe tani flitet vetem per legalizime falas, por shume pak per rikthim pronash tek pronari. Kuptohet, te fortet si Fevziu, Jozefina Topalli, dhe shume te tjere nga PD, LSI e PS i kane marre te gjitha pronat te tyret dhe te popullit, te ushtrise dhe kudo qe u doli perpara, por jo pronaret. Keta sorrollaten qellimisht gjyqeve derisa te heqin dore apo t’u mbarojne financat per te ndjekur gjyqet.

      Sistemi yne eshte i tille qe te perndjekurit u njollosen, u percane, ne menyre qe t’u humbe dinjiteti dhe ky popull veshtire se i respekton, edhe pse ata kane vuajtur tmerret e komunizmit per nje ideal shqiptar.

      Sistemi yne eshte komunist, por qe te lejon te flasesh se ekonomine e drejton paria e viteve 1990.

  6. edi says:

    Ore a mos eshte ky spiuni i ruseve?

  7. kris says:

    Shqiperia eshte ne formen e dy piramidave te medha.Ne nje ane eshte Sude Kafe[parlamenti] dhe ne krahun tjeter Xhafer Kafe[qeveria] ku kercen napoleonin Rrapush Rama qe po e zhyt vendin ne borxhe.
    Me kete klase te degjeneruar politike dhe me kete plogeshti te popullit qe nuk ketkon nga qeverit te drejtat minimale dhe mundesine per te jetuar shqiperia nuk behet.
    Shqiperia behet kur shqiptaret mos e perdorin fotoksinen mbi vehten por tja japin politikaneve mashrues e hajdut

  8. Xhozi Plehra says:

    profesori, profesori
    ne mature prape 10 ma nxori
    ………………………..

    e kam shume qef kete profesorin, ideologun…

  9. Mili says:

    Disa nga komentusit ta heqin petllen fare duken qe jane antare Pdese nga menyra e arsyetimit. Nje veshtrim siperfaqesor te artikullit. Mos u beni si kur I dini te gjitha O Popull se nje mut dini , as per fatin tuaj nuk dini te vendosni po beheni te gjithe si dijetare dhe ja nje vere ne uje kini bere . Mendimi ,analizat llogjika ,arsyetimi , vlersimi jane disa nga gjerat qe na mungojne ne shqiptareve, dhe nqs keni ndonje nga ato idete tuaja qe kur te lexoni kete koment te filloni te shani mendohuni nje here po te kini mend dhe pastaj shkuani .

  10. shqipetaret e vertete says:

    Pellumbi.Ne qofte se je shqipetar i vertete te gjithe te kerkojme te digjen te gjalle ne muzeumin e zogut hajduteria e fashizmit te sali berishes fatos nanos kastriot islamit rexhep meidanit bashke me nipin e hajdutit dhe nexhmije hoxhen.Hiri i tyre te flaket ne det.Vetem keshtu shpetojne shqipetaret dhe brezat qe do vine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje