VIDEO/ Momenti shokues përpara se ai të rrëmbehej për t’u torturuar për vdekje

23 Prill 2014, 18:10Politika TEMA

Ky është momenti kur një politikan ukrainas sulmohet nga turma pro- ruse, përpara se të rrëmbehej dhe më pas të torturohej për vdekje nga militantë të maskuar.

Trupi i deputetit Vladimir Rybak dhe një personi tjetër u gjet në qytetin Sloviansk, që mbahet nën kontrollin e rebelëve.

Ai ishte hedhur në lumë pasi ishte torturuar barbarisht.

Vdekja e tij ka nxitur qeverinë ukrainase që të prishë armëpushimin me rebelët pro- rusë.

Rybak sulmohet nga turma, përfshi një person i veshur me kamuflazh.

Rybak kishte tentuar që të hiqte flamurin e Republikës separatiste të Donetsk-ut.

“Mbi trupin tim të vdekur do e heqësh atë flamur,” bërtet një person.

Pas këtij momenti, Rybak largohet. Pak më vonë ai u rrëmbye nga persona me veshje kamuflazh.

Ukraina është angazhuar për të likuiduar të gjithë forcat pro- ruse në lindje.

Brenda pak orësh u tha se ishte çliruar qyteti Sviatogorsk.

Rusët janë përgjigjur duke thënë se mund ta pushtojnë Ukrainën nëse vazhdon kjo ofensivë.

10 komente në “VIDEO/ Momenti shokues përpara se ai të rrëmbehej për t’u torturuar për vdekje”

  1. Franco says:

    Race ruse e serbi do varur

  2. demokrat says:

    Eksperimenti rus me Krimene dhe Ukrainen ne varesi te suksesit do te behet manual per shtetet qe kane qellimin, pozicionin dhe forcen te vene ne zbatim praktika te tilla te perpunimit te minorancave, te popullsive te varfra qe nen premtimin per nje te ardhme me te mire ekonomike bien pre e propogandes, frikesimit dhe terrorit te hapur. Ukraina praktikisht eshte nen agresioni rus te hapur, mediat shqiptare, disa me naivitet dhe disa te tjera me vetedije te plote si perforcues te dizinformacionit rus, vazhdojne ti etiketojne grupet diversioniste te FSB/GRU si elemtente prorus apo te vene ne medyshje qenien “terroriste” te grupeve te FSB ne territorin ukrainas. Do te duheshin rrembime te tilla dhe kidnapimeve te tilla diten per diell te politikaneve, qytetareve te pergjegjshem ukrainas qe nuk pajtohen me terrrin rus ne atdheun e tyre,te patrioteve ukrainas pavaresisht gjinise, te gazetareve te pavarurur nga sherbimet sekrete ruse te evidentuara me figure, ze dhe emra, qe opinioni publik qofte edhe ai shqiptar te shikoje tragjedine e vertete te Ukraines.Propogandes gebelsiane te masmedias ruse nen urshrat e Kremlinit i doli boja, jane ruset dhe te paguarit e tyre rusfoles qe mbjellin vdekjen ne rruget e qyteteve ukrainase.Qeveria ukrainase ka vepruar me shume vetpermbajtje para agresionit rus per mos ti dhene nje casus belli nderhyrjes se hapur te ushtrise ruse nen masken e mbrojtjes se popullsise rusophone, por nje qeveri e pergjegjshme duhet te mbroje integritetin territorial dhe jeten e qytetareve te saj pavaresisht kostos qe Rusia e Putinit ka vene per lirine e Ukraines.Drejtuesit e mediave shqiptare po kalojne nga nje dore tek tjetra,ne nje menyre te papergjegjshme qe kompromenton jo vetem besueshmerine e Shqiperise si aleate e SHBA por edhe sigurine kombetare.

    1. koqemadhi says:

      po mo padhosh po,
      ata ne sheshin e mejdanit qe i rane me pushke policise qene revolucionare
      keta katunaret qe dolen ne mejdanin e katunit te vet jane terroriste
      na rrofsh koqet o demokrat,
      ti, amerikanet, cifutet, arabet edhe gjithe zombit e tyre

  3. GuitarGuy says:

    Ça plere qe eshte ky Putini.

  4. Leone-53 says:

    Shqiperia e shume halleve nuk ka “krapje” te meret me aventurat e perndimit e sidomos te SH.B.A-se.
    Kur i intereson SH.B.A-se (per interesat e veta) e kthen diten ne nate!
    Ne çdo vend normal ajo qe ndodhi muaj me pare ne Ukraine do te quhej “grusht shteti” sepse u hoq nje president i zgjedhur nga populli per tu zevendesuar me nje te vene nga SH.B.A-ja apo perndimi.
    E kjo nuk eshte normale dhe aspak demokratike, kete e kupton dhe nje me fillore!
    SH.B.A-ja le tja lej ukrainasve ti zgjidhin “hallet” e tyre e ska pse te perzihet siç ka ber tere kohen ne çdo cep te globit!
    Dhe ne shqiptaret ska pse te jemi skllever te Amerikes apo te kujtdo tjeter.
    Ciao!

  5. zapad says:

    Progande mizerabel, nga te njejtet qe shpartalluan ukrainen duke armatosur nje turme vandalesh fashiste.

  6. koqemadhi says:

    ore une e di qe red bull te ben me krahe
    po cfare pine keta qe zgjedhin keto lajme qe fluturojne me presh

    1. daku says:

      keta nuk pijne gje, vetem gjejne budallenj si ne qe lexojme keta.

  7. realist says:

    Propagandë e pjerdhur amerikane, që kudo “ku fut duart”, ka vetëm gjak e mizerje…Më vjen keq për mediat tona kaq servile…(bile “bythëlëpirëse”…)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje