Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë evidentuar si prioritete të Prokurorisë së Përgjithshme përgjatë vitit 2014.
Në raportin vjetor që kryeprokurori Adriatik Llalla paraqiti në Komisionin e Ligjeve ngriti shqetësimin lidhur me nxjerrjen e sekretit hetimor.
Gjithashtu ai ngriti shqetësimin edhe për rritjen e trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa shtoi se pjesa më e madhe e droges është bllokuar në flagrancë në pikat e kalimit kufitar.
Sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vitin 2013, Kryeprokurori foli për një përparim të dukshëm të aktivitetit të Prokurorisë falë aktivizimit më madh të qytetarëve. Ai tha se ka një rritje të procedimeve penale me 12% krahasuar me vitin 2012.
Në lidhje me shpërthimet me tritol, Llalla vlerësoi bashkëpunimin korrekt me Policinë dhe SHISH-in. Në vijim ai sqaroi se përgjatë 2013 nuk ka pasur procedime penale për zyrtarë të përfshirë në korrupsion. Kryeprokurorit Llalla i janë drejtuar disa pyetje nga anëtarët e Komisionit që kanë pasur të bëjnë me bashkëpunimin me institucionet e tjera ligjzbatuese në vend. Llalla ka pohuar se gjendja e kriminalitetit është shqetësuese.
“Nxjerrja e sekretit hetimor ka qenë problem në disa raste, ndaj kemi marrë masa disiplinore”, u shpreh Llalla referuar pyetjes së deputetit socialist Pjerin Ndreu mbi ruajtjen e sekretit hetimor.
Pyetjes së deputetit Pandeli Majko mbi masat kundër pastrimit të parave, Llalla u shpreh janë proceduar penalisht disa raste, ndërsa ka vlerësuar bashkëpunimin me të gjitha institucionet përkatëse në këtë fushë. Llalla ka kërkuar nga Kuvendi mbështetje përsa i takon shtimit të numrit të prokurorëve dhe mjeteve të hetimit duke qenë se prokuroria shqiptare nuk ka si pronë të vetën as pajisjet gjurmuese e përgjuese..
Kryeprokurori ka vlerësuar gjithashtu bashkëpunimin me KLD-në, duke shtuar se në dy raste që është kërkuar heqje imuniteti për gjyqtarët, KLD ka vepruar brenda afateve ligjore.
Prioritet lufta kundër korrupsionit
Në vitin 2013 ka një rritje prej 22 % të numrit të proçedimeve penale të regjistruara për Vepra Penale Kundër Veprimtarisë Shtetërore të Kryera nga Punonjësit Shtetërorë ose në Shërbim Publik në krahasim me vitin 2012. Në lidhje me të pandehurit, për grup vepra penale kundër korrupsionit, vihet re një rritje e numrit të të pandehurve të regjistruar prej 18.5% krahasuar me një vit më parë. Është konstatuar një ulje e numrit të pandehurve, të cilët i janë dërguar gjyqit prej 13 %. Por, ndërkohë, ka rritje të numrit të pandehurve të dënuar nga gjykata me 67% përkundrejt vitit 2012. Referuar këtyre shifrave, Llalla tha se nga ana e prokurorisë është kryer një analizë më e plotë e fakteve të referuara. Kjo ka ndikuar që një pjesë e kallëzimeve, të cilat nuk kanë qenë të plota, të rikthehen për hetime të mëtejshme. Diçka e tillë ka ndikuar në uljen e numrit të të pandehurve që janë dërguar për gjykim. Nga ana tjetër, për rastet me prova të mjaftueshme, nga ana e prokurorisë janë kryer hetime të plota dhe janë dërguar me prova në gjykatë. Kjo ka ndikuar në rritjen e numrit të personave të dënuar, që, siç u theksua më lart, janë 67% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Konstatohet se ekziston frymë pozitive bashkëpunuese në rritje ndërmjet institucioneve. Kjo është shoqëruar me vendosjen para përgjegjësisë ligjore të zyrtarëve të niveleve të ndryshme për korrupsion dhe shpërdorim me detyrën.
Në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Shërbimin Informativ Shtetëror është hartuar një platformë e përbashkët për realizimin e hetimeve proaktive në kuadër të hetimeve kundër korrupsionit. Kjo strategji e përbashkët ka dhënë rezultate pozitive.
Duke vlerësuar ndjeshmërinë e lartë që kanë hetimet për korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës, gjatë vitit 2013 prokuroria ka vijuar të jetë e angazhuar për rritjen e cilësisë dhe shpejtësisë së hetimeve për rastet korruptive. Nëpërmjet veprimeve të shpejta është synuar të arrihet goditja efektive dhe të forcohet besimi i publikut tek institucionet e zbatimit të ligjit.
Njësitë e Përbashkëta Hetimore, kanë përmirësuar teknikat e hetimit, si edhe kanë intensifikuar raportet me institucionet e tjera.
Prokuroria, në fund të vitit 2013 e në vijim, ka hartuar një platformë të veçantë dhe ka ngritur një strukturë të posaçme për hetimin e krimit kibernetik. Kjo është një vepër, hetimi i së cilës është vlerësuar e rëndësishme edhe nga ana e Komisionit Evropian në rekomandimet e tij për institucionet shqiptare.
Në kuadër të strategjisë antikorrupsion brenda institucionit, prokuroria ka ndërmarrë nisma konkrete për transparencën. Është aktivizuar një adresë on-line për denoncimin e rasteve të dyshuara si abuzive gjatë aktivitetit të prokurorëve. Gjithashtu, është vendosur një standart i ri për publikimin e propozimeve të Këshillit të Prokurorisë për emërimet dhe transferimet e prokurorëve.
Krimi i organizuar, kryesojnë proçedimet penale për trafikun e narkotikëve
Gjatë vitit 2013, konstatohet një rritje e ndjeshme e proçedimeve penale të dërguara për gjykim, krahasuar me vitin 2012. Para gjykatës janë dërguar rreth 68% proçedime më shumë. Po ashtu, rritje me 54% ka edhe përsa i përket numrit të pandehurve të dërguar për gjykim, krahasuar me vitin 2012. Në grupe-veprat penale të krimit të organizuar, vendin kryesor e kanë proçedimet penale për trafikun e lëndëve narkotike. Konstatohet rritje e ndjeshme e referimeve për këtë vepër penale, kjo falë edhe rritjes së numrit të arrestimeve të kryera në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Policisë së Shtetit. Konstatohet se, pavarësisht rritjes së ndjeshme të sasive me lëndë narkotike të sekuestruara gjatë vitit 2013, pjesa më e madhe është bllokuar në flagrancë në pikat e kalimit kufitar. Për të rritur efikasitetin në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike, prej fundit të vitit 2013 është hartuar një strategji e përbashkët ndërmjet institucioneve ligjzbatuese, përfshirë edhe ato të inteligjencës. Kjo strategji synon të faktojë nëpërmjet hetimeve proaktive, përgjegjësinë penale të personave që drejtojnë dhe organizojnë këtë veprimtari të paligjshme. Po ashtu, synohet ndër të tjera, edhe evidentimi dhe bllokimi i kultivimit të lëndëve narkotike në disa zona të Shqipërisë. Në kuadër të kësaj strategjie, Prokuroria në vazhdimësi ka kërkuar realizimin e disa ndryshimeve ligjore për decentralizimin e sistemit të interceptimit, e cila do të ndikonte në rritjen e efikasitetit të hetimeve proaktive.
Gjatë vitit 2013, numri i proçedimeve për trafik të qënieve njerëzore ka qenë thuajse në të njëjtat vlera me vitin 2012. Hetimi për veprën penale të “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ka vijuar të jetë një prioritet i punës së prokurorisë edhe gjatë vitit 2013. Konstatohet rritje e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha strukturave të zbatimit të ligjit që janë të angazhuara me parandalimin dhe ushtrimin e ndjekjes penale në fushën e Parandalimit te Pastrimit te Parave dhe Financimit te Terrorizmit.
Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, gjatë vitit 2013 konstatohet shtimi i rasteve të bashkëpunimit të institucioneve shqiptare me strukturat homologe të vendeve fqinje, të anëtarëve të Bashkimit Evropian, por edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rezultatet pozitive kanë ndikuar në forcimin e imazhit të institucioneve shqiptare, duke shtuar në këtë mënyrë shkëmbimin e informacionit për shtetas shqiptarë ose të huaj, të përfshirë në trafiqe të paligjshme.
Gjatë vitit 2013 janë realizuar disa operacione të rëndësishme ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe strukturave homologe, në goditjen e organizatave kriminale, në përbërje të të cilave ka pasur edhe shtetas shqiptarë që vepronin në Shqipëri dhe në disa vende europiane.
Gjithashtu, një ndikim pozitiv në punën e Prokurorisë ka patur edhe Projekti Rajonal IPA 2010 “Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit: Forcimi i Rrjetit të Prokurorëve”.
Për forcimin e luftës kundër trafikut ndërkombëtar do të ndihmojë edhe projekti PAMECA IV.
Për të gjitha çështjet që lidhen me krimin e organizuar dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, në raportin e plotë jepen të dhëna të detajuara..
Prioritet edhe vepres penale “kanosje per gjakmarrje”
Gjatë vitit 2013, prokuroria ka trajtuar 42.175 materiale kallzuese. Janë ndjekur 22% proçedime penale më shumë se viti 2012, janë regjistruar 25% proçedime penale më shumë. Është vendosur mosfillimi për 5% proçedime penale më pak se një vit më parë. Është përfaqësuar akuza në gjykatë për 12% raste më shumë se një vit më parë. Po ashtu, është rritur me 6.5% më shumë numri i të pandehurve. Në tërësinë e veprave penale të regjistruara gjatë vitit 2013, të analizuara me detaje në raportin e plotë, në mënyrë të përmbledhur po trajtojmë disa nga veprat më specifike, të cilat kanë pasur impakt dhe vëmendje të përqëndruar në hetimin e tyre.
“Krime kundër jetës të kryera me dashje” përbën një nga grupet e veprave penale që kërkojnë vëmendje maksimale. Nga të dhënat statistikore, rezulton se në vitin 2013 ka një rritje prej 9,6 % të numrit të proçedimeve penale të regjistruara për këtë grup veprash në krahasim me vitin 2012. Gjithësesi, duhet theksuar se ka ulje në veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.
Për veprën penale “Vrasje për gjakmarrje” janë regjistruar vetëm 2 proçedime penale gjatë vitit 2013. Ndërkohë që nga ana e prokurorisë i është kushtuar vëmendje e veçantë veprës penale “kanosjes për gjakmarrje”, e cila lidhet me fenomenin e ngujimit. Nga prokuroritë e rretheve gjyqësore në veri të Shqipërisë, ku është edhe më i përhapur ky fenomen, është hartuar një plan konkret për evidentimin dhe më pas regjistrimin e proçedimeve penale për veprën penale të “kanosjes për gjakmarrje”.
Në kuadër të hetimit për veprën e “kanosjes për gjakmarrje”, prokuroria ka vendosur para përgjegjësisë ligjore edhe të zgjedhur vendorë, të cilët shpërndajnë në mënyrë abuzive dokumenta fallso për persona si të përfshirë në gjakmarrje. Këto dokumenta përdoren më pas nga shtetas shqiptarë për të kërkuar azil në vende të Bashkimit Europian. Ky shqetësim i është bërë prezent Prokurorisë së Përgjithshme edhe nga strukturat homologe. Për goditjen e këtij fenomeni, i cili mund të ndikojë edhe në imazhin e Shqipërisë, prokuroria ka intensifikuar hetimet për zyrtarët lokalë që hartojnë dokumenta të fallsifikuara për persona si të përfshirë në gjakmarrje.
Krimi në familje ka qenë sërish në fokus të punës së prokurorisë. Me amendimet e Kodit Penal të vitit 2013, kompetente për hetimin e “vrasjes për shkak të lidhjeve familjare” është Prokuroria për Krime të Rënda. Gjatë vitit 2013, për të gjitha rastet që ka përfunduar hetimi, prokuroria ka kërkuar dënimin maksimal të parashikuara nga dispozita. Kjo kërkesë do të vijojë të jetë permanente edhe për çështjet që janë në hetim dhe gjykim.
Gjatë vitit 2013 konstatohet angazhim specifik i organeve të drejtësisë lidhur me evidentimin, hetimin dhe dënimin e “veprave penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes”. Gjithashtu, konstatohet rritje e ndjeshme e rasteve të referuara lidhur me këto vepra. Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2013 ka një rritje prej 154 % të numrit të proçedimeve penale të regjistruara për “Vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes” në krahasim me vitin 2012. Në vlerësimin e organit të Prokurorisë, kjo rritje është rrjedhojë e forcimit të besimit të publikut tek institucionet.
Nga hetimet e pjesës më të madhe të rasteve, rezulton se viktimat kanë qenë në ushtrimin e dhunës për një kohë të gjatë dhe janë ndërgjegjësuar për raportimin e këtyre rasteve pranë organeve shtetërore. Gjithashtu, vlerësojmë se një rol pozitiv në shtimin e kallëzimeve për këtë vepër penale ka dhënë edhe media.
Gjatë vitit 2013, janë referuar 4 raste dhe janë regjistruar të gjitha si proçedime penale për veprën penale të “detyrimit të fëmijëve….për të lypur”.
Ndër veprat që kanë pësuar rritjen më të madhe të proçedimeve gjatë vitit 2013 vlerësohet “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar në nenin 199/a të Kodit Penal. Referuar statistikave, në vitin 2013 konstatohet rritje në shifrën 579% më shumë, krahasuar me vitin 2012. Organi i Prokurorisë ka qenë veçanërisht i angazhuar në goditjen e fenomenit të ndërtimeve të paligjshme, të cilat kanë shtrirje të gjerë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, por me një përqëndrim më të madh në zonën bregdetare të vendit. Në shtator të vitit 2013, Prokurori i Përgjithshëm shpërndau një qarkore të posaçme lidhur me hetimin e këtyre veprave. Ky dokument u vlerësua si domosdoshmëri, nisur nga fakti se vërehej ulje e ndjeshme e rasteve të referuara në prokurori për këtë vepër nga ana e autoriteteve përgjegjëse për evidentimin dhe parandalimin e tyre. Ndikim të rëndësishëm në shtimin e numrit të referimeve për këtë vepër penale kanë dhënë edhe angazhimi së fundi i strukturave të pushtetin ekzekutiv.
Gjatë vitit 2013 konstatohet rritje e ndjeshme në regjistrimin e procedimeve penale për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Krahasuar me vitin 2012, në vitin 2013, janë regjistruar 353 % proçedime penale më shumë. Këtu vlen për t’u veçuar impenjimi i shtuar i strukturave të Policisë së Shtetit për referimin e këtyre shkeljeve ligjore.
Rritje e konsiderueshme e procedimeve penale gjatë vitit 2013 konstatohet për veprat penale, në seksionin “Zhvillimi i palejuar i lojrave të fatit”. Rezulton se në vitin 2013 ka një rritje të madhe prej 197% të numrit të proçedimeve të regjistruara për veprën penale zhvillimi i palejuar i lojrave të fatit, në krahasim me vitin 2012. Në rritjen e referimeve për këtë grup veprash ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë veprimtaria gjatë muajve të fundit të administratës tatimore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.
Nga të dhënat statistikore, rezulton se numri më i madh i proçedimeve penale të regjistruara për vitin 2013 vijon të mbetet grupi i veprave penale “vjedhje e pasurisë”. Konstatohet se ka rritje të proçedimeve penale për “vjedhja me dhunë” prej 43 % krahasuar me vitin 2012. Ndërkohë, është shënuar ulje në proçedimet penale për “vjedhje me armë”, e cila shënon 22% më pak se një vit më parë dhe “vjedhja me pasojë vdekjen”, e cila ka ulje prej 75 % krahasuar me vitin 2012.
Nga të dhënat statistikore rezulton se “Vjedhja” përbën dhe veprën penale ku është përfshirë numri me i madh i të pandehurve të mitur, ku nga 911 të pandehur të mitur të regjistruar, 463 prej tyre ose 51% kanë kryer këtë vepër penale.
Ti Dhalle,do besh mire te japesh doreheqjen sa nuk eshte vone,mbasi do fitosh vecse pike,perndryshe vecse,dhalla e prokurorise do ngelesh.
Po natyrisht se nuk ka pasur korrupsion gjate 2013! Ju marrte lumi te gjitheve!
oooooo Zot ….flet KOSI + UJE = DHALLA per krim te organizuar kur DIHET NE CDO CEP TE SHQIPERISE QE PO ISHE KRIMINEL DHE MAFIOZ JE DIREKT KANDIDAT PER DEPUTET NE CERDHEN E KURVAVE DHE TE LAVIREVE = Parlament -Kuvend .
Nje tjeter zar i Berishes.
Gjithe Evropa dhe Amerika flasin per Korrusionin e Qeverise se Berishes, ky tani thote qe problemi i tij qenka krimi, vrasjet.
Por cfar prisni te thote ky ushtari i berishes beni mire ta hiqni se ky nuk ka per te hapur asnje dosje te korrupsionit se e ka majmur mire plaku mere mere.
cti thuash ketij idioti kur korrupsioni dhe kriminaliteti ne 2013 ishin me larte se ne Kolumbi. Palaco vegla e saligerdecit…
Ti or dhalle nuk behesh cos qendro dhalle se ke gjetue pershesh si cfare fytyre ke nu e di pse nuk jep doreheqje?
po sigurisht te jesh xholi i sales, si te besh punen e llalles?
Cdo njeri qe kerkon te punesohet ne shtet e qe paguat nga taxat tons duhet te dje se cfare detyrime ka. Kur nuk i permbush,automatikisht duhet te shkarkohet edhe Pike.ke ashtu luftohet korruptioni.
Shqiperia nuk ka nevoje me As per prokurora dhe as per gjykatesa ,,,,,Prokuroret dhe hjykatesit jane kriminelat dhe trafikantet e ketij vendi …..Te jeni te sigurt qe ata fatkeq qe jane neper dyert eburgut ,,jan eshume here me lart se keta palacot e drejtesise …Po po ,,,,i vetmi “Faj ” i tyre eshte se nuk kan pasur mundesi te bejne Euro …se po ti kishin ..nuk do te kish gjykates qe do ti fuste brenda …..Dhe eshte turp i madh ,,,kur thote nje kryeprokuror qe ..skemi pasur fonde per pergjime ..PO ku i cuat ??? Dhe po spatet ..eshte gjyhna i madh ,,qe nuk u treguat pak mirenjohes me detyren …AQ shume miliona qe keni ber …sakrifikonit nje pjese dhe i benit hysmet punes ……Drejtesia shqiptare ,,,turpi i ketij kombi ….Prokuroret dhe gjykatesit ,,,,,jane njerzit me te perbuzur …Nuk ju bejen leket e qelbura nga trafikantet ,,,njerez joooooooo .JU jeni me pa dinjitet dhe se nje lypes ,,,,ne rruge ..Te gjithe gjykatesit dhe prokuroret pevec se jane ortak me krimin ….kushedi sa kembe te shurosura kan puthur ….,,,Vazhdoni …..hani ,pini dhe ,rrembeni ….ctju shoh syrri ….merni njerzit evarfer ,mbushni burgjet …..se do vij dita qe do te mbyteni vete me kete corbe qe keni gatuar ,
Po mir mer vlla se je dhe kryeprokuror, nuk e di ti qe krimet e korrupsionit mund te hetohen edhe pa denoncim?!!!
Lalla te digjet i gjalle ne muzeumin e zogut.Cfare pritet.Lalla p shkaterron kombin dhe brezat qe do vine.Hiri i tij te flaket ne det