Zëvendësministri i Mbrojtjes, Dritan Hila reagoi pas lajmit se Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e ka gjobitur me 50 mijë lekë për vonesë në deklarimn e pasurisë.
Hila thotë se do të ngrejë padi ndaj ILDKP, pasi kanë shkelur ligjin duke publikuar emrin e tij.
“Nëpërmjet medias mora njoftimin për gjobitjen time me shumën 50 mijë lekë nga ana e ILDKP-së.
Saktësoj, se bëhet fjalë për vonesë në dorëzimin e deklarimit të pasurisë. Vonesa ka ardhur pasi ligji për të cilin ekziston ILDKP-ja, nuk hyn në ato ligje që kanë lidhje me detyrën time funksionale, të domosdoshme për t’u njohur.
Megjithatë, sqaroj se si Zëvëndësministër, e pranoj pagesën e gjobës për mosdijen time dhe shkeljen e afateve.
Brenda dy ditëve do të depozitoj deklaratën pranë institucionit.
Ndërkohë, ILDKP-ja shkel ligjin duke publikuar emrin tim. Këtë hap mund ta ndërmarrë vetëm nëse do të refuzoja deklarimin e pasurisë edhe pas njoftimit zyrtar të vënies së gjobës. Theksoj se ende nuk kam marrë asnjë njoftimin zyrtar.
Mesa duket, kohët e fundit, institucionit dhe drejtuesve të saj ju pëlqen prezenca mediatike. Ndërkohë, puna e tyre si institucion i pavarur është zbatimi i heshtur i ligjit. Do të ishte mirë të kuptonin se posti i tyre nuk është vendi nga ku jepen spektakle për orën e mbrëmjes.
Emri im, nuk mund të bëhet as çimçakiz dhe as trampolinë për karrierën e kujt ka frikë të merret me abuzimet reale. Nuk mund ta lejoj, pasi është kapitali më i çmuar që kam, pavarësisht se nuk shkruhet në asnjë deklaratë pasurish.
Ndaj për cënimin e nderit tim, ILDKP-ja do të përballet me mua në dyert e gjykatës,” thuhet në deklaratën e Hilës.
Comments are closed.
Mos u kruaj kote more zv/minister! Denimet (edhe ato me gjobe) jane te dhena publike nuk jane “sekret shteteror”, por paguaje as me shpejt gjoben qe te mos paguash kamatin per vonesen (se me kohe shtohet ajo … mos thuaj qe nuk e dija pastaj), dhe mbaje mend per heren tjeter! Jepni shembullin qe zbatoni ligjin, dhe leri llafet!
Dritan Hila eshte nje person shume korekt. Dhe nqs ka ndodhur nje gje e tille ai ka te drejten e ndjekjes ligjore. Le te merret ILDKP me ujqerit e medhenje se si vjen gje nga DHila apo ai deputeti tjeter.
Ca thua more Dritan? Duhet te kesh patjeter njohuri mbi ligjin sepse je subjekt deklarues. Nuk vjen kryeinspektori te te kerkoje deklaraten. E ben ti sepse si subjekt i ligjit je i detyruar ta besh dhe fakti qe ke vonuar deklaraten interpretohet si mos deklarim. Mos bej padi injorante se tregon vetem qe je i papergatitur
Pasurit e cdo kujt duhet te jene trasparente dhe te hedhura ne internet per cdo person, ku duhet te jete jo vetem prona por edhe gjendja e personit ne raport me ligjin,me drejtesine. Cfare do te thote kjo se doli emri ne gazete? Pse ke frike nga dalja e emrit? Jo vetem ne gazete por duhet te jene te hedhura ne internet, ku cdo levizje te prones,duhet te hidhet automatikisht ne internet si dhe historikun e prones,me numerin e prones simbas hipotekes, ne te gjitha rishitjet qe asaj mund ti jene bere qe nga ndertimi i saj, me vleren reale te shitjes apo blerjes, me pagimin e taksave,me siperfaqen e saj etj.etj..me detyrimet e taksave te papaguara qe mund te kete, me vleren e takses per pasurit e paluajtshme qe perfshine ajo zone, dhe kjo jo vetem per zyrtaret qe eshte e padiskutueshme,por per te gjithe qytetaret.