Kuvendi debatoi në nisje të seancës plenare mbi amnistinë dhe mbylljen e hetimeve ndaj personave që u dyshoheshin për blerjen e votave në Korcë. Partia Demokratike denoncoi në Kuvend atë që e konsideroi si skandalin që ka përfshirë Parlamentin shqiptar. Deputeti Oerd Bylykbashi hodhi akuza të forta përsa i takon amnistisë së aplikuar së fundmi në Shqipëri, duke akuzuar mazhorancën se ka fallsifikuar materialin e Komisionit të Ligjeve ku u diskutua mbi p/ligjin që më pas u miratua.
“Komisioni i Ligjeve vendosi që kriteret të ishin të njëjta, si për ata që ishin të dënuar dhe ata që ishin nën hetim. Në kriteret e miratuara u përfshi në një nen të vetëm që veprat e rënda nuk mund të amnistohen dhe cënimi i votës së lirë është një krim i rëndë që nuk mund të amnistohet. Mazhoranca ka falsifikuar materialin e Komisionin e Ligjeve, duke amnistuar ata që janë nën hetim për blerje votash, siç ishte rasti për zgjedhjet e pjesshme vendore për Bashkinë e Korçës. Me të drejtë nuk u amnistuan ata që vuajnë dënimin në burg për krimet zgjedhore, por shpëtuan ata që janë nën hetim. Ata që falsifikuan materialin e Komisionit të Ligjeve e bënë vetëm e vetëm që të shpëtonin ata që blenë votat e Korçës me 20 mijë lekë. Ky është një turp i paprecedentë”, tha Bylykbashi.
Në vijim duke përdorur një citat nga ish-deputeti Sokol Olldashi, Bylykbashi tha se “në këtë parlament nuk mund të ketë vend edhe për deputetë edhe për blerje votash”.
Duke reaguar ndaj deklaratës së deputetit demokrat Bylykbashi, Sekretari i Komisionit parlamentar të Ligjeve Armando Subashi u shpreh se opozita ka rënë dakort me draftin që u votua në Kuvend, por siç duket tani është bërë pishman.
“Ju ratë dakort dhe tani jeni bërë pishmanë, por ky nuk është problemi ynë si mazhorancë, por i juaji si opozitë. Janë dy koncepte kret të ndryshme mes atyre që janë dënuar dhe mes atyre që janë nën hetim. Neni 8 u shtua nga ne në Komision dhe nuk ishte në draftin e Qeverisë. Konkretisht ky nenthotë se amnistohen nga ndjekja penale ata persona që deri në 31 dhjetor kanë kryer vepra penale që dënohen në maksimum me dy vite burg. Kush ka qenë i dënuar deri në 31 dhjetor për këto vepra nuk përfitojnë nga amnistia. Ne nuk amnistuam mbylljen e hetimeve, nëse nga hetimi gjehen prova le ti çojnë në gjykatë. Drafti ka qenë në tavolinat e Kuvendit dhe unë nuk e kuptoj se çfarë kërkoni ju me këtë qëndrim”, tha Subashi.
Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka në reagimin e tij theksoi se nuk është e vërtetë që e kemi votuar këtë ligj, pasi nuk kemi qenë farë në Kuvend. “Amnistimi i atyre që janë nën hetim për blerjen e votave u shtua në komision dhe ne këtë po themi. Mesazhi që ju jepni është që ata që kanë ndërmend të bëjnë blerjen e votave, le ta bëjnë se asgjë nuk u ndodh”, theksoi Paloka.
Ish-Kryeministri Sali Berisha duke reaguar në Kuvend e cilësoi amnistinë ndaj atyre që blenë votat në Korçë si bizantizëm të paskrupullt të Edi Ramës. “Nga njëra Qeveria nuk e fut në draft një propozim të tillë, nga ana tjetër Rama urdhëron skllevërit që e rrethojnë që të ndërmarrin një akt të tillë. Ju e keni ndarë mendjen të vidhni votat, por ne nuk e lejojmë. Do të ndërmarrim masat ligjore dhe do e zhbëjnë këtë akt. Prokuroria të nisë hetimet”, reagoi Berisha.
Ndërkohë, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u shpreh se mbështet çdo inisiativë që nuk lejon amnistitë e veprave të tilla penale. “Edhe unë nuk jam dakort që të amnistohen rastet kur preket vota e lirë. Do të ishte mirë që ky problem të kapej gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, por do të mbështes çdo inisiativë ligjore që i jep zgjidhje këtij problemi”, theksoi Meta.
kur flasin kta te vjedhjeve te zgjedjeve ne tavoline ne mes te dites me Ristanin e pa turpshem ne krye
mos haroni 8 majin e lulin dhe ristanit !!!!!!
Saliu qe vodhi 96 me babazi dhe qe vodhi cdo zgjedhje kur ishte ne pushtet dhe Ristanerit e tij ska moral te flase
Flasin per vota keta qe 23 vjet me vjedhje kane qendruar ne pushtet.
Ska asnje shans te flasi sepse 1’000000 vota i moren kundra
Ata që vërtet vodhën votat, nuk janë në burg, por janë të lirë dhe nuk kanë nevojë për “amnisti”, i dashur Oerd (lesh emër, pa kombësi) Bylykbashi (turk safi, mbiemri dhe shpellar safi niveli politiko-kulturor)