Vorpsi: Rama po tenton të kapë edhe Teatrin

24 Prill 2014, 10:37Politika TEMA

Partia Demokratike akuzon Qeverinë se po tregon arrogancë edhe ndaj artistëve. Përmes një deklarate për mediat, Zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi akuzoi gjithashtu Ramën se po kërkon të kapë edhe Teatrin.

Nihilizmi, historia e vitit 0 dhe arroganca qeveritare po bie edhe mbi Teatrin e Operës dhe Baletit, dhe Teatrin Kombëtar, teksa më shumë se 300 artistë, shumica e të cilëve prej një jete në skenë, po futen në provim për të kaluar testin e drejtorëve, ministres dhe kryeministrit Rama. Me filozofinë se përpara nesh nuk ka ekzistuar asgjë, pra nuk ka pasur as art, qeveria ka detyruar artistët më të njohur të skenës tonë të dalin në rrugë e të protestojnë”, u shpreh Zëdhënësja demokrate.

Sipas saj, me parimin e zhbërjes, qeveria po hedh poshtë kontratat e punës së artistëve duke i kaluar ata në provë.

“Është pikërisht kjo qeveri që do të vlerësojë se cili artist plotëson kriteret, cili artist do të ngjitet në skenë. Ky akt i shëmtuar është pjesë e agresionit qeveritar që nuk kursen as Teatrin e Operas dhe Baletit dhe as Teatrin Kombëtar. Mesa duket Edi Rama ka vendosur t’i kapë edhe këto institucione dhe tani e tutje ai do të miratoje edhe pjesët që do të vihen në skenë në teatër dhe në balet, dhe aktorët që do të marrin përsipër rolet”, tha ajo.

Partia Demokratike i kërkon qeverisë të tërhiqet nga ky akt i paprecedentë që fyen jo vetëm artistët por dhe kontributin e tyre disavjeçar çka është sot pjesë e pasurisë kulturore të kombit. Partia Demokratike tha se mbështet kërkesat e artistëve dhe do të jetë përkrah tyre deri në rifitimin e dinjitetit që ata meritojnë.

 

6 komente në “Vorpsi: Rama po tenton të kapë edhe Teatrin”

  1. berti says:

    Po ik o laura me kto terori ! cdo reforme ju duket kercenim per te pa afet tuaj !

  2. berti says:

    Laura dhe vjershat e saj te perditshme

  3. lapsi says:

    Por sepse gabimisht drejtor i teatrit komb është një simpatizant i thekur i PD, ndaj ai, ‘the wrong man in the wrong place’, s’mund të bëjë gjë tjetër vetëm se politikën e PD.

  4. realist says:

    Sepse ka “artistë” shpellarë, me “shkollën e plepave”, që kërkon t’i mbrojë, kjo “shushkë”, me “recitimet” e saj…!

  5. www says:

    Kjo nuk ndodh as ne Korene e veriu,nuk ka ndodhur as ne kohen e qofte largut .

  6. Billy says:

    Mire qe i dini vete, por ju te PD-se pse ja thoni popullit?
    Tani qe e mesoi populli se cfare po behet thote: Bravo i qofte Rames! Boll moren leke ata qe rrine kot dhe paguhen duke ndenjur kot. Bile shumica e te ashtuquajturve artiste kane edhe biznese te tjera me te cilat meren.
    Artiste po! Jane ata te Portokallise, te Al Pazar, te Apartamentit 2XL, dhe ndonje tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje