Kuvendi debaton mbi ndryshimet në ligjin për ndryshimet në ligjijn për ILDKP. Debatet janë përqëndruar në propozimin e bërë nga mazhoranca, sipas të cilës Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP-së duhet të propozohet nga Kuvendi dhe jo nga Presidenti sikundër ka ndodhur deri më tani. Opozita pretendon se një propozim i tillë i heq të drejtën Kreut të Shtetit dhe vë nën kontroll të plotë ILDKP me synimin e vetëm fshehjen e pasurisë së zyrtarëve dhe ushtrimin e presioneve ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe opozitës.
Përballë akuzave të opozitës se është shkelur Kushtetuta, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruci tha se ka qenë mazhoranca e atëhershme, sot në opozitë, ajo që nuk e ka votuar në 2003-shin ligjin për propozimin e kreut të ILDKP-së. Sipas tij, mazhoranca në atë kohë ka deklaruar se në shkelje të Kushtetutës i është atribuar Presidentit një e drejtë që nuk ja jep Kushtetuta.
Por për ish kryeministrin Berisha Kushtetuta i ka dhënë Presidentit të drejtën për të luajtur me dy kandidatura në mënyrë që institucioni të jetë i pavarur.
Opozita
Gjatë debatit parlamentar, deputetët e Partisë Demokratike e cilësuan propozimin si një tjetër sulm ndaj Kreut të Shtetit, Bujar Nishani.Ish-ministri Genc Ruli, deputet i PD, akuzoi mazhorancën se po e sulmon sot Presidentin Bujar Nishani vetëm sepse ai ka qenë një ish-funksionar i PD-së.
“Sot po bëni çmos që ti hiqni cdo kompetencë dhe ndaj ne themi se sulmi ndaj Kreut të Shtetit është politik. Nëse do të ishte Ilir Meta President ju do ia shtonit kompetencat në maksimum, madje do e kthenit republikën tonë në atë të gajdes herë fryhet dhe herë shfryhet. Ju me votat tuaja mund të na e ktheni këtë republikë edhe në atë të dy konsujve, që janë Ilir Meta dhe Edi Rama, por kur hapet shumë oreksi konsujt vrasin njëri-tjetrin dhe ju e dini fatin e Çezarit”, u shpreh Ruli.
Për deputetin tjetër të PD-së Kastriot Islami mazhoranca e sotme po shpërfill konsensusin e vitit 2003, atëherë kur edhe u vendos që Kreun e ILDKP-së e propozon Presidenti.
“Jam dakort me të gjitha ndryshimet përvec njërit, heqjen e kompetencës së Presidentit për të emëruar drejtuesin e ILDKP. Edhe argumenti që thuhet se Kushtetuta nuk e ka të shkruar si kompetencë, është joserioz, pasi edhe ata që bënë dhe vendosën në 2003 e kishin të qartë se dhënia e një kompetence të tillë bëhej vetëm për të mbajtur të pavarur një institucion të rëndësishëm. Edhe krahasimet që bëhen se janë njësoj ILDKP me KQZ, nuk qëndrojnë, pasi KQZ duhet të jetë e balancuar politikisht, kurse ILDKP e pavarur”, theksoi Islami.
Në vijim, ligjvënësi i PD-së theksoi se qëllimi i vetëm i këtij ndryshimi është shantazhimi i opozitës, gjyqtarëve apo prokurorëve që do e shisni si luftë kundër korrupsionit.
“Me uzurpimin e ILDKP po hidhni një tjetër hap duke cënuar pavarësinë e institucioneve dhe hapi i parë për të vendosur oligarkinë.Nuk do të doja që vendi të hynte në vorbullën e protestave apo më keq akoma, revolucioneve sikundër ka paralajmëruar kryetari i grupit parlamentar më të madh në Parlamentin Europian, Grupit të PPE-së Joseph Doll, i cili pas takimit me Presidentin Obama paralajmëroi se rrezikun që mund të shfaqet në vendet e rajonit”, theksoi Islami.
Ish-Kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij akuzoi se mazhoranca po prish mekanizmin e kontrollit dhe balancës dhe sipas tij kjo bëhet vetëm e vetëm për të mos zbardhur ato 60 milionë që i keni nën dyshekë dhe jastëkë. Në këtë kuadër ai tha se akuzat që ka artikuluar kohë më parë për zyrtarë të PS që laheshin në vaska floriri nuk janë asgjë para kësaj.
“Presidenti përveç kompentencave, me ligj i ngarkohen detyra të tjera në frymën e Kushtetutës, parim themelor për institucionet e vendit, Kushtetuese dhe jo kushtetuese. Ky parim nuk ekziston për atë që do të ketë në dorë të gjitha pushtetet e tij, ndaj dhe ligjvënësi në vitin 2003 i ka dhënë Presidentit të Republikës autoritetin për të luajtur me dy kandidatura në mënyrë që ai institucion të jetë i pavarur, pjesërisht i pavarur se asnjë institucion nuk është i pavarur, kufizojnë njëri-tjetrin me pushtetet e tyre. Kjo kompetencë është në frymën e kushtetutës. Opozita po thotë të vertetën, por të paktën mos deformoni Kushtetutën. Doni ta hiqni, hiqeni, po ku do përfundoni, do ta shikoni”, – tha ish kryeministri Berisha.
Mazhoranca
Mazhoranca ka kundërshtuar pretendimet e opozitës përsa i takon asaj që propozimi i kreut të ILDKP të bëhet nga Kuvendi është marrje e kompetencës së Presidentit të Republikës.
“Thoni është sulm anti-Kushtetues, por gjejeni në çfarë neni kushtetues e ka Presidenti një kompetencë të tillë. Ne kemi zgjeruar rrethin e atyre që përfshihen nën hetim përsa i takon deklarimit të pasurive. Nuk ka asnjë gjë antikushtetuese nëse kontrollojmë interesat e institucioneve që kontrollojnë pasurinë e zyrtareve të lartë. A e dini ju, që deri më sot, nuk deklarohej pasuria e bashkëjetuesve të tyre dhe shumë kontrata lidheshin me bashkëjetuesit e tyre të cilët nuk kontrolloheshin asnjëherë”, tha deputetja socialiste Vasilika Hysi.
Ndërkohë, ligjvënësja Ermonela Felaj theksoi se Presidentit Bujar Nishani nuk i është marrë asnjë kompetencë nga ajo që i jep Kushtetuta, përkundrazi i ishte dhënë një e drejtë shtesë që nuk ka lidhje me funksionet e tij. “Ne po e clirojmë Presidentin nga kompetencat e panevojshme dhe po i japim Kuvendit një të drejtë”, theksoi ajo.
Deputeti socialist, Pandeli Majko, njëkohësisht ish-kryeministër, vlerësoi ndryshimet e propozuara, që zgjerojnë rrethin e zyrtarëve që u ndalohet të lidhin kontrata me institucione publike, ndërsa theksoi se korrupsioni në Shqipëri identifikohet si një ‘korrupsion sistemik’.
“Kur flitet për këtë do të thotë që korrupsioni ka prekur bazat e shtetit dhe është e kotë t’i mbushim mendjen vetes se ky korrupsion po funksionon vetëm në këto 6 muaj që është ndërruar qeveria, pasi korrupsioni sistemik që të ngrihet kërkon minimalisht mbi një dekadë. Jemi të dyja palët të zhytura në këtë histori dhe të tillë duhet ta kuptojmë korrupsionin sistemik”, Majko
Ndryshimet e sjella, sipas tij, prekin sidomos gjyqësorin, ku dhe dëmet që mund të vijnë nga korrupsioni në radhët e njerëzve të drejtësisë, janë shumë më të mëdha.
“Një politikan i keq mund të bëje dëme, por nuk mund të bëjë aq dëme sa një gjyqtar i keq apo i korruptuar, nuk mund të bëjë aq dëme sa një prokuror i keq apo i korruptuar dhe këtë e kemi shumë të qartë. Kush është sot drejtuesi i ri i ILDKP-së i votuar nga maxhoranca. Shkëlqim Ganaj është kandidati i dytë në listë, bashkë me znj. Zana Xhuka, të propozuar nga i njëjti president dhe që erdhën në parlament me frymën e së njëjtës qeveri, asaj të Partisë Demokratike. Ne e hoqëm Zana Xhukën se nuk i plotësonte kushtet dhe sollëm të dytin. Ç’të keqe ka kjo kur është propozuar nga presidenti. Shkëlqim Ganaj nuk ka pse diskutohet këtu si një njeri që ne e kemi sjellë për të bërë punën e maxhorancës kundër pozitës, por se ai ishte kandidatura e dytë në listë, së bashku me Xhukën”, tha Majko
Në fjalën e tij, ish-Kryeministri u ndal edhe në akuzat e bëra nga opozita ndaj Forcave të Armatosura. “Kam dëgjuar që akuzat e juaja që forcat e armatosura janë të përfshira në trafikun e drogës. A jeni në vete? E zëmë për një moment se është e vërtetë kjo histori. Ish ministri i mbrojtjes e di se për ndryshimin e elitës së FA nuk mjaftojnë 6 muaj. Pra nëse kjo histori do të ishte e vërtetë atëherë kjo do të kishte kohë që do të ndodhte, qoftë edhe në kohën tuaj. Kur thoni trafik droge e keni me ato djem e vajza që i kemi nisur në misisonet paqeruajtëse, në pikat më të vështira të luftës”, tha Pandeli Majko.
Duke reaguar ndaj deklaratave të ish-Kryeministrit, kreu i deputetëve socialistë Gramoz Ruci ka apeluar për një mbështetje të gjerë ndaj ILDKP, ndërsa ka pohuar se nuk ka asnjë shkelje të Kushtetutës.
“E para për Kushtetutën dhe do ta përgëzoja Berishën se po përgjërohesh për një dokument që nuk e ke votuar, por e ke cilësuar leckë. Sa mirë ka vepruar populli shqiptar, mazhoranca e asaj kohe që bëri një Kushtetutë, por ajo që nuk po thua është se cili nen po shkelet. Këtë nuk e thua dot se në ndryshimin e bërë nuk preket asnjë kompetecë e Presidentit. Përgëzime z. Berisha se po mbron një ligj të 2003, të cilin nuk e ke votuar. Prandaj zotëri meqë i drejtohesh me gisht mazhorancës se fle në dyshek me para, le të them unë ku fle lepuri. Ti ke frikë që ky institucion ka filluar të lëvizë që në muajin e parë, kur ky institucion ka 2 vjet që nuk ka kryer asnjë veprim. Sa i përket tjetrës, për shkeljen e Kushtetutës, nuk asnjë nen të ligjit që po miratojmë dhe asnjë kandidat të cilin ushtron kompetencën e këtij institucioni. Le të bashkohemi të gjithë dhe të mbështesim këtë institucion të bëjë punën për të cilën është ngritur, luftën ndaj korrupsionit”, tha Ruci.
ha…ha…ha na foli edhe KACO ISLAMI . Na foli e na mbushi mendjen. Na foli sipas interesit te atij qe e quante KACUA I ZI.E ky kacua i zi,nderroi lekure ,pertu ber KACO I BARDHE,po harronse kostumi nderrohet,po jo fytyra. NUK E DIM TANI SI E QUAN ZOTNIAI TIJ ,KACUA I ZI ,APO KACUA I BARDHE! Vetem nje gje dihet se ata qe e cojne menderen ne cdo hu,e qe tradhetojne jane vetem te zinj.
“Argumenti se nuk e ka shkruar kushtetuta eshte jo serioz” sipas Kacit. E si nuk qenka serioz, kur kushtetuta nuk e parashikon si kopetence te presidentit. Por edhe sikur ta kishte kushtetuta nje nen te tille, nuk mund ti lihet nje presidenti te zgjedhur pa konsesusin e ish-opozites, dmth nje presidenti te emeruar nga Berisha. Sa ishte partia socialiste ne fuqi ka pasur vetem nje president te caktuar prej saj, z. Mejdani qe sidoqofte asnjehere nuk qene vegel e bindur e partise qe e caktoi. Pas mejdanit PS, ja la opozites presidentin, Moisu ishte perzgjedhja e PD, por edhe ai tregoi se di te largohet nga interesat partiake, duke zhgenjyer Berishen qe kishte plane te tjera. Prandaj ne zgjedhjet e tjera presidenciale, nuk morri aspak konsesusin e opozites por bleu deputetet e Fatos Nanos duke u zgjedhur keshtu presidenti qe desheronte Berisha, z. Bamir Topi. Por fati i kew i berishes, Topi ishte me formim te shendoshe politik dhe nuk u be marioneta e tij, prandaj berisha realizoi komplotin me te madh ne politike per zgjedhjen e presidentit duke marre dhe aprovimin e PS-konsesus ky ne dem te parimeve themelore te demokracise qe po e vuajme, dhe Berisha vuri me se fundi ne presidence nje marionete perfekte te tij. Nuk e di kete gje valle Kaci yne i kuantizuar?
Saliu dhe familja e tij kane frike nga ato qe kane vjedh. kane bere shqiperine cope, e keta te pabese kane frike nga drejtesia
Saliu ka FRIKE nga DREJTESIA dhe e VERTETA
Bejeni shpejt kete gje.. Urgjent kontrolli mbi ata qe been dje kete menxyre e vodhen pafund
normale qe ka frike nga ildkp sepse kjo eshte arsye pse sali berisha e do zana xhuken aty dhe si fillim i doli gjyqtarit te pd gjin gjonit si super i korruptuar
E mo sali se gati te erdhi rradha dhe ty po he se gjykatesi i pari e ju per mrapa, imagjino ci keni bere ketij vendi.
veteranit te leshit, keni larguar kacin dhe keni marre mark frrokun ben noken bravo te qifte oveterani leshit.
Nuk ka faj ky Islami kur thote se duhet te jete Presidenti qe zgjedh kryetarin e ILDKP pasi e thote kushtetuta. Po ka vetem nje problem, me kushtetute, te zgjedhurit e popullit jane deputetet, pra eshte parlamenti ai qe duhet te vendosi per kete dhe jo nje person i vetem.
Nje isntitusion si ILDKP eshte me i pavarur kur kryetari i tij zgjidhet nga nje person i vetem, apo kur zgjidhet nga nje mazhorance te cilen e ka zgjedhur populli!
Per mendimin tim duhet te ndrohet sa me pare kushtetuta per te gjitha ato kompetenca qe ju hoqen ne 2008.Parlamenti duhet te kete jo me shume se 101 Deputete te zgjedhur direkt nga zgjedhesit ne zonat elektorale te tyre.Deputeti I zgjedhur nga zgjedhesi qofte I partise politike apo I pavarur duhet te fitoje jo me pak se 50% +1 vote te votuesve ne ate zone elektorale ne perfundim te raundit apo raundve pasardhes te votimeve.Zgjedhja e Presodentit te vendit duhet te kryhet me Konsensus nga parlamenti duke mare jo me pak se 76 vota te 101 deputeteve te zgjedhur ne Parlament. Ky do te ishte nje hap shume I madh qe do te bente Shqiperia dhe Politika Shqiptare ne vecanti.
Mihallaq Furxhi
Oakland Community College
Michigan USA
Te me falni per nje gabim tek fjala Presidentit
Kaci thote i moren te drejten presidentit se duhan te shantazhojn gjyqetaret,prokuroret etj? Kjo do te thot qe ata kan vjedhur me thas. Eshte nje konfirmim nga ane Kac Islamit per korrupsionin ne te gjith aparatin e qeveris, se mos te kishin vjedhur nuk ka pse te shantazhoen.
cuditem me shumicen e Kuvendit qe merret me idiotesite e Derrit te Vucidollit – ngre komision per halucinacinet e kurves se PD.
Ti coje ne prokurori faktet Derri i Vicdiollit dhe Llulli i Hollandes
Qeveria te merret me programin dhe jo me plehrat e PD.
Lereni te flas shpellari bashke me Kac Islamin vendosni ligjin ne eficens
Beni shtet.
Hajduteria e fashizmit te sali berishes fatos nanos,kastriot islamit,raxhep meidanit t e digjen te gjalle ne muzeumin e zogut bashke me nipin e hajdutit dhe nexhmije hoxhen .Vetem keshtu shpetojne shqipetaret dhe brezat qe vine.hiri i tyre te flaket ne det