Tashmë dihet se Lulzim Basha ka një faturë prej 191 milionë euro në shpinë, për të cilën duhet të japë llogari përpara drejtësisë shqiptare, herët apo vonë.
Bëhet fjalë për abuzimet me ndërtimin e Rrugës së Kombit nga kompania amerikane Bechtel.
Balkan Insight ka publikuar një investigim për këtë çështje dhe ka publikuar dosjen e përgatitur nga prokuroria për Lulzim Bashën, që në atë kohë ishte Ministër i Punëve Publike, por që aktualisht drejton Partinë Demokratike.
Në përfundim të analizës, prokuroria vlerëson se abuzimi kap vlerën stratosferike të 191 milionë eurove.
“Si përfundim vlen të përmendet se materialet e paraqitura (zërat e punimeve) me çmimet për njësi nuk janë sipas analizave të manualeve shqiptare e konkretisht:
1.Pagesa e infrastrukturës nga sipërmarrësi është vlerësuar 10% të vlerës së përgjithshme, në një kohë që në praktikën shqiptare kjo masë vlerësohet me 2.1% të vlerës së përgjithshme.
2.Vlerësimi i çmimeve të betoneve është bërë afërsisht 2 herë më i lartë se çmimet e përdorura në betonime nga firmat shqiptare.
3.Ka zëra punimesh që përsëriten në 2 forma si psh. analiza nr.5-a; analiza 6 deri në analizën 11.
4.Elementet e përforcimit të tuneleve, si shtanga e armatimit dhe sigurimi i fiksimit të barrierave, nuk detajohen në përmasat e tyre.
5.Nuk është pasqyruar TVSH prej 20% si element i domosdoshëm i vendosur nga ana e ligjit tatimor i Republikes së Shqiperisë.
Diferenca sipas llogaritjeve që kemi bërë është:
418.333.986 – 226.473.494 = 191.860.492 euro,” thuhet në dosjen e prokurorisë.
“Ky fakt tregon më së miri se kontrata e lidhur dëmton rëndë interesat e shtetit shqiptar, pasi paratë dalin nga buxheti i shtetit dhe shpërdorohen. Mospjesëmarrja e përfaqësuesit shqiptar në tenderin ndërkombetar z.Niko Naska, i cili mbronte interesat e shtetit në tender dhe mungesa e anëtarit shqiptar në komisionin e vlerësimit të tenderit ka sjellë pasoja shumë të rënda. Është lidhur kontrata me çmime njësi shumë herë më të larta se tregu shqiptar dhe në kushte të disfavorshme për Republikën e Shqipërisë. Komisioni ka qenë i përbërë nga 4 shtetas të huaj, të cilët nuk njihen me kushtet dhe çmimet aktuale të tregut shqiptar.
Ministri Basha ka qenë në dijeni të faktit të dorëheqjes së Niko Naskës nga anëtari i tenderit, pasi Niko Naska ia ka paraqitur vetë personalisht ministrit dorëheqjen. Dorëheqja është miratuar më pas nga ministri. Vetë ministri ka pasur dijeni për tenderin ndërkombëtar që po zhvillohej, pasi dhe ai vetë ka qenë pjesëmarrës në çeljen e tenderit, ku është bërë dhe një ceremoni në MPPTT”.
Por ky nuk është i vetmi abuzim dhe e vetmja shkelje ligjore e Lulzim Bashës.
Një tjetër shkelje është përzgjedhja e kompanisë konsulente Ecorys, e cila përmendet një muaj përpara se të dilte VKM për përcaktimin e saj.
“Gjithashtu mospërputhje vërehet dhe midis datave të VKM nr. 460 dhe 481, pasi vendimi i parë që mban datën 10.07.2006 ka caktuar si konsulente Ecorys Group, në një kohë kur në datën 14.06.2006 me VKM 481, përmendet kjo shoqëri, e cila ka bërë propozimet për kriteret e klasifimit të tenderit ndërkombëtar për Rrugën Rrëshen –Kalimash (pra një muaj para caktimit me VKM, konsulenti Ecorys Group është përmendur në VKM nr.481).”
Një tjetër skandal i rëndë është edhe fakti që kompanisë Bechtel i është dhënë paradhënie 100 milionë euro, edhe pse ligji përcakton se i duhet dhënë vetëm 10 përqind e kontratës.
“Paradhënia nuk mund të kalojë jo më shumë se 10% e vlerës së kontratës (në rastin konkret vlera fillestare e cmimit të synuar të kontratës ishte 418.333.986 euro), pasi në rastin konkret i janë dhënë sipërmarrësit mbi 100.000.000 euro.
Pra është shkelur ligji duke u dhënë mjete monetare nga buxheti i shtetit mbi vlerën e garancisë së kontratës (garancia e kontratës ka një vlerë për të tre segmentet prej 29. 284.000 euro)”.
Pasi gjithë ky zullum u trash shumë, Lulzim Basha u justifikua duke u mbrojtur me ligjin anglez, duke shkaktuar një tjetër shkelje ligjore.
“Pra lidhja e kontratës dhe zbatimi i kontratës pa projekt zbatimi, pa supervizor, kufizimi i përgjegjësisë civile për sipermarresin (deri në 10% të vlerës së kontratës), kufizimi i përgjegjësisë nga taksat dhe tatimet, mospajisja me leje mjedisore, mungesa e oponencës teknike, dhënia e mjeteve monetare mbi 10% të vlerës së objektit, etj, etj, nuk mund të justifikohen me zbatimin e ligjit të huaj anglez që përmend kontrata.
Shkelje tjetër është dhe fakti se një pjesë e dokumentave të paraqitura për pagesë si dhe të dokumentacionit në përgjithësi janë në gjuhën angleze çka përbën një shkelje të ligjit për prokurimet publike.
Shkelje tjetër është fakti se çmimi i kësaj rruge prej 418.333.986 euro është një çmim i synuar (çmim në njësi) dhe jo çmim përfundimtar,” thuhet në dosjen e prokurorisë.
Kjo dosje shkoi deri tek shkallët e gjykatës dhe nuk hyri kurrë brenda. Megjithatë ajo është sërish në prokurori dhe rëndon.
KLIKO ME POSHTE PER TE LEXUAR DOSJEN E PLOTE
Prosecution file Basha Rreshen Kalimash Karanxha
Është “pjesa e faturës” amerikane, për çlirimin e Kosovës,…por edhe për “ndihmën” që po i jep Shqipërisë(???!!!) Prandaj mos u lodhni kot, se ka kush e mbron Bashën…!
Fatkeqsisht ke te drejt.
Shqiptaret e dine shume mire se si ne vjedhjet marremendese ne rrugen e kombit dhe ne tragjedin e Gerdecit fshihen 2 Firmat amerikane,por JO qeveria amerikane.
U shkatrruan hekurudha dhe mbi trasen e shinave te trenit u ndertua rruga.Ky esht nje dem i madh dhe ishte nje mundesi per te vjedhur me shume.
Lulzim Basha duhet te pergjigjet per kete dhe per firmosjen e faljes se detit grekve.
Nje company private amerikane,nuk perfaqeson shtetin amerikan,prandaj mos ia fusni kot.Luli duhet dhe do te shkoje ne burg per keto abuzime.
Te gjitha mitingjet lulezim basha i ben per ti shpetuar pergjegjesise ligjore per shkeljet qe ka bere.
Socialistet jane votuar populli shqipetar per te ndershkuar ata qe abuzuan me ligjin dje, ata qe abuzuan me te drejtat e tyre dje, ata qe abuzuam me parate e Pasurite e Popullit shqipetar dje.
Ky eshte pushteti, nese socialistet flene dhe bien pre e presioneve te berishes e te bashes atehere populli nuk ka per ti votuar me.
Se si sillen berisha e basha ne pushtet me socialistet e dine mire socialistet kete.
Qe Basha te futet ne burg do te thote qe kompania me e madhe e rrugeve ne bote ka bere korrupsion … gjasat qe dicka e tille te provohet jane zeroooooo prandaj boll u masturbuat
O Niku mjaft u orgazmove mor burr…dhe per ke per lulzimin..po jo mor burr se sja vlen fare ai. A e ke pa ke ka marr afer ka marr ate putanen mor burr qe ska len car pa e q…ate Sumen pra sic thoshte bledi mane.Po a e njef mor burr cfar plene asht ajo.Edhe Lulzimja jote esht Sum pra…nuk je tu kuptu a ban vet?
Epo te kete nje dosje te dille me shkelje kaq te renda e te dale te flase per shtet.
Lulezim basha perpara se tju flase te rinjeve per shtetin duhet te shkoje te jape llogari perpara organeve kopetente te shtetit Prokuroreve te cileve nuk u eshte pergjigjur megjithe thirrjet e tyre te panumerta per tu paraquitur perpara oranit te Prokurorise.
Ka prova te pakundershtueshme dhe deshmi te nepunesve te administrates si dhe ekspertiza te shumta qe e bejne kete dosje tejet te rendesishme e cila pret te rihapet per tu Gjykuar.
Vetem fjale futeni pra ne burg legenin…
u mbars Mali e polli nje mi.
BLA BLA BLA,JA KU E KENI PUSHTETIN MERRENI FUTENI BRENDA PERNDRYSHE MBYLLENI SQEPIN SE NA KENI HAP BARKUN SI POPULL ME AKUZA FANTAZEM
Vetem nje force e denon kete,gjykatesit,pushtetaret,kriminelet,pushtat,politikanet qe jane bere bosa nga grabitjet,e popullit,drogaxhinjte,te gjitha veset e poshtra te njerezimit,ose partia Fashiste,ose partia
Komuniste.Mos rafshoni dhembet ne keto editoriale e mos u lodhni kot se po denoni Lulin,saliun,Mediun,Arbenin,e te tjeret e PS qe kane grabitur para tyre ne vitet 1997-2005.Mos u lodhni kot.
Miq te dashur ju keni te drejt qe indinjoheni, irritoheni, dhe mbase ju vjen per te perzier kur shikoni kte fotografi. por mos harroni se shqiperia esht vend i mrekullive dhr nuk esht per gje qè kte fytyr pas disa vites ta gjejm si kryeminister i vendit. per fat te keq
behet parad shkeljesh per shkelje ligjesh po ci duam ne keto !!!! ne duam te vendoset drejtesia e munguar. Fund.
keta te dy jane monsrat e opozites po sollen destabilitet shpetojne perndryshe ne hale do vene te dy per lesh si xhozi i i nocit te topallit
Kuptohet se kjo eshte nje perpjekje idiote e nje grupi per te folur per rrugen e Kombit:
E para eshte Vendim i Keshillit te Ministrave.
Eshet vepra e shekullit apo e shekujve. Tashme e pranuar nga te gjithe.
Vete Sali Berisha ka thene se jam une ai qe pergjigjet per ket rruge.
Nuk mund te maskoni deahteimet e turpshme te kesaj mazhorance.
Trafikun e drgoges nga te gjitha anet
Orientimin pro rus te kesaj mazhorance.
Shpetuan paq ne 1992 dhe nuk kane zene mend.
Ka shume mundesi qe tajfundi shqiptar qe mund te ngrihet pas disa muajesh ti shfije nga faqja. Eketi vendi qe aq deme i sollen.
Nuk me thua e pive that fare ate te shkret , apo edhe esell keto mente ke ti miko .
JAM DAKORT ME “REALISTIN”……………..!!!!!!!!!!!!!!!!
“Tradita” te kuptoj se je Kosovar. Atje nga Kosova mund te beni si te doni, te siguroj qe nje dite shqiperia do te jete vend demokratik, i lire e me shtet Juridik. Mjfton per te kuptuar se çfare thote Sali QENI, “E mbaj pergjegjesine Une”, ti moj e shkreta “tradite” nuk e din se Sali Qeni dje e Edi Rama sot, jane nenepunes shteteror me kontrate te papercaktuar ne kohe por veprimet behen vetem brenda ligjit. Ti moj e shkreta e e dhjera “tradite”, kjo qe thote Sali QENI eshte nje mendjemadhesi e arrogance e mjere e do ta shohish nje dite çfare do ti punojne shqiptaret.
…Lulëzim Basha është nënshtetas amerikan përveç të tjerave. Nuk ka për të vajtur kurrë në gjykatë, aq më shumë në burg. Shqiptarë, bëhuni gati tju qeverisë. Vitet e Ramës do të kalojnë shpejt. Shpëtimi i Shqipërisë është vetëm futja urgjent në BE, dhe reformat që do arrijë të kryejë Rama përpara se të largohet nga skena…
Edhe karburantet kane ardhur nga Turqia me cmim me te larte se tregu. Cdo pajisje edhe kapaket e wc kane ardhur nga jashte. Ka dhe nje personazh tjeter ne hije: Lejla Saraci, firmosese e kontrates.
PD nqs do te shpetoje te gjeje nji tjeter kryetar se ndryshe do te shkaterrohet komplet.Opozita e vertete me shume mundesi do te jete ndonje parti e re si ajo e ish presidentit Topi .PD nuk ka figura te besueshme sot.Basha eshte nji mashtrues i pandreqshem.
Une jam dakorte me komentusin e pare PARATE KANE PERFUNDUAR NE TEKSAS.
Lul basha ka shume gjynafe per te lare.
Ne cdo ministri qe eshte vene ka gisht puna armiqesore e ketij mostre
U vu ministri transporteve vodhi 191milon euro.
Kur ishte minister fali dhe detin greqis.
Dhe ne fund e mbylli me minister I brendshem.ku vrau 4 qytetare ne mes te sheshit me 2janar.
Dhe ketij krimineli si shpreblim Idhane bashkine e Tirones.
Sot eshte kryetar I partise se diktatorve te rrenuar.
Ora per drejtesi po afron.????
Lul basha do pergjigjesh per te gjitha krimet e tua.
Niku, perseri ky bisniku I Shpellave?
A ka ligje ky shtet? Nese ka te veproje konform tyre.Kush ka abuzuar, vjedhur, shperdoruar etj., te pergjigjet para LIGJIT.U ngopem me konstatime.Duam veprime konkrete.Keto i ben SHteti Ligjor, nese eshte i tille.