“Argita më ofroi shërbimet e saja dhe unë rashë dakord të bashkëpunoja me të. Ajo më dërgoi marrëveshjen për të siguruar pagesat e saja për shërbimet ligjore, përveç të cilave kërkonte edhe 3% si tarifë suksesi. Unë nuk e nënshkrova këtë marrëveshje, pasi e konsiderova si ryshfet”.
Ky ishte deklarimi tronditës me zë dhe figure, i biznesmenit me origjinë pakistaneze Zafar Ansar i cili jeton në Suedi, dhënë Top Channel në 26 janar 2013, i cili implikonte zyrën ligjore të Argita Berishës, vajzës së ish- kryeministrit Berisha, në atë që ai e pëshkruan si praktikë korruptive. Bëhet fjalë për një investim që ai kërkonte ta zhvillonte në Shqipëri në fushën e energjetikës me vlerë 100 milion euro. Zafar Ansar, pas 4 vitesh rikthehet në Tiranë me dëshirën për t’i vijuar projektet e lëna në mes, pasi siç deklaron ai:“Tani qeveria ka ndryshuar dhe jam këtu për të parë nëse me të vërtetë ndryshimet kanë ndodhur dhe cilat janë mundësitë për të bërë biznes në Shqipëri”.
Ndryshe nga dy intervistat e mëparshme nëpërmjet Skype, Top Channel u takua me zotin Ansar në Tiranë, kësaj here ballë për ballë, për ta pyetur jo vetëm për planet e biznesit.
Fillimisht ai i përgjigjet pyetjes nëse ndjehet i keqardhur për atë që ndodhi 4 vite më parë kur nuk mundi të realizonte projektet pasi u përball me një sër problemesh.
Zoti Ansar, mirëseerdhët në Top Channel, kësaj here ballë përballë ndryshe nga herët e shkuara kur ne kemi biseduar me Skype…
Faleminderit. Kënaqësi të jem me ju këtu në Tiranë siç edhe ju e thatë, ballë për ballë.
Do të dëshiroja ta nisja këtë intërvistë duke iu pyetur: Pas më shumë se 4 vitesh ju riktheheni në Shqipëri. Cili është qëllimi vizitës tuaj?
Qëllimimi kësaj vizite lidhet me eksplorimin e mundësive të tanishme për të mundësuar ato projekte që në nisëm disa vite më pare. Tani qeveria ka ndryshuar dhe jam këtu për të parë nëse me të vërtetë ndryshimet kanë ndodhur dhe cilat janë mundësitë për të bërë biznes në Shqipëri.
A ndjeheni i keqardhur për atë që ndodhi 4 vite më parë kur ju nuk mundët të realizonet projektet tuaja pasi u përballët me një sërë problemesh?
Natyrisht nga këndvështrimi një biznesmeni është gjithmonë e vështirë kur projektet në biznes nuk realizohen për arsye të ndryshme. Në rastin tonë kishim një dilemë pasi na u kërkua një shumë parash për atë që na u përshkrua si tarifë-suksesi (“success fee”) prej 3% nga vajza e kryeministrit. E gjitha kjo në pikëpamjen time ishe një diçka jo normale. Siç edhe ju tregova në intervistat e fundit që zhvilluam bashkë, nëse ju pajtoni një avokat, ata do t’ju kërkojnë një tarifë standarde . Në rastin tonë na u kërkua të paguanim 200 euro për 1 orë pune dhe në fund të kontratës për suksesin e projektit na u kërkua 3%. Këtë kërkesë për 3% shin unë nuk e konsiderova si të drejtë dhe prandaj nuk e nënshkruam kontratën. Ishte për të ardhur keq që ky investim nuk u realizua. Ata që humbën nga ky projekt nuk ishte vetëm kompania ime, por më së shumti populli shqiptar. Nga të tilla projekte populli shqiptar do të përfitonte një energji elektrike të lirë, një numër të madh të punësuarish me rroga të mira, por asnjë gjë nuk ndodhi. Natyrisht ne humbëm para, por në fund ishte populli shqiptar ai që humbi.
Sa të dëmshme ishin për ju apo edhe biznesmenë të tjerë pikërisht këto praktika që përshkruat më sipër? Kompanitë tuaja janë të shkrira në shumë vënde të botës. A jeni përballur në këto vende me një kërkesë për 3% tarifë-suksesi siç ju ndodhi në Shqipëri?
Nëse do të ishim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, avokatët do të na thonin. Do të punojmë falas për ju, pra nuk do të paguani asnjë kosto, por çfarë do të përfitohet, do ta ndajmë në mënyrë të barabartë. Kjo është praktika në SHBA. Kurrë nuk jam ndeshur me kërkesën që m’u bë në Shqipëri, në asnjë vend tjetër të botës. E gjitha është një diçka tërësisht jo e drejtë, pra që përveç pagesës për orët e punës të avokatëve të shtohej edhe tarifa e suksesit. Prandaj edhe projekti ynë nuk u realizua… Për mua kjo histori më së shumti ishte e dëmshme për popullin shqiptar se sa për ne. Kësaj lloj praktike duhet t’i kushtohet një vëmendje e veçantë për mos të ndodhur përsëri me mua apo me të tjerë të interesuar për të investuar në Shqipëri.
Në këndvështrimin tuaj si biznesmen, ajo që ju ndodhi 4 vjet më parë është e drejtë të cilësohet si një korrupsion i pastër?
Nga ajo që kuptova PO, pasi një kërkesë të tillë e konsiderova si të pazakontë që përveç pagesës për orë punë të na kërkohej tarifa e suksesit. Çfarë do të thotë tarife suksesi? Personi ishte me shumë influencë dhe mund ta kishte realizuar këtë projekt.
Sapo deklaruat se të tilla praktikave duhet t’u kushtohet vëmendje. Sipas jush të tilla praktika a duhet të hetohen nga drejtësia shqiptare?
Unë mendoj se të tilla praktika duhet të hetohen për t’i korrigjuar gabimet. Në të njëjtën kohë ato duhen ndaluar. Kjo për të mirë të vendit tuaj dhe biznesmenët do të kenë mundësi të investojnë paratë e tyre në Shqipëri.
Zoti Ansar, nëse drejtësia shqiptare do të kërkojë prej jush dëshminë tuaj në gjykatë për atë që e përshkruat si aferë korruptive të vajzës së ish- kryeministrit Berisha, a jeni i gatshëm të bashkëpunoni?
Llogariadhënies duhet t’i jepet vendi i duhur. Po, unë do ta konsideroja një gjë të tillë. Po. Dua të theksoj se llogaridhënia duhet të zbatohet nga autoritetet përkatëse kushdo qofshin ato. Jam i gatshëm të testohen të gjitha ato që kam deklaruar. Gjithçka e thënë prej meje është mëse e vërtetë. Nuk ka asnjë tjetër përveç saj.
Le t’i rikthehemi cështjeve të biznesit. Gjatë këtyre ditëve në Tiranë këni zhvilluar disa takime biznesi. A mendoni se tashmë klima e të investuarit në Shqipëri për investitorët e huaj ka ndryshuar?
Kam dëgjuar të dhëna pozitive nga njerëzit që takoj, komuniteti i biznesit, miq të mi. Ata janë shpresëplotë se gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur. Me plot sinqeritet ju them se edhe unë shpresoj shumë që gjërat janë kështu.
A jeni i gatshëm t’i riktheheni planeve tuaja të investimit të cilat nuk u realizuan në të shkuarën dhe a mund të ndani me ne se cilat janë pikërisht këto plane për të investuar në Shqipëri?
Ne krijuam një fond privat për infrastrukturën prej 200 milionë euro. Mund të rishikohet. Ne jemi të interesuar të investojmë në sistemin e kujdesit shëndetësor, në rafineri si dhe në sistemin e energjisë nëse mundësitë vijojnë të ekzistojnë.
Bravo zoteri!
Drejtesia nuk ka nevoje ta hetoje argiten po ta burgosi direkt se si do qe te jete puna nuk ka mundesi te jete aq pedagoge e mir argita sa te marre aq lek.
Patjeter mundesisht pa gjyq fare …
Kete Zanfarin kush po e pengon te shkoje ta denoncoje ??? Boll me llogje o Zanfar nese eshte e vertete shko denoncoje
Mos u merzit zoti Ansar
e sigurt:
se tani do te kerkojn 6 miljon!
http://goo.gl/ntfwf9
Nje gje se kuptoj ne kete interviste : avokatet Amerikane ta marin gjysmen qe fitohet ndersa Argita 3 perqind ka kerkuar. Kush eshte me e madhe 50 apo 3
Ajo qe doli nga kjo interviste dhe nga ajo cfare ka deklaruar ajo argita me pas, del se shteti shqipetar paska qene i kapur nen kthetrat e argites e shkelzeit. Populli shqipetar eshte me fat dhe ja lumsha qe ja doli ti largoje nga pushteti ata gjakpires. Prandaj paska qene ajo gjendje ne shqiperi. Imagjinojeni ka qene shqiperia ne doren e te babeziturve.
Urime Popullit shqipetar qe ka cliruar veten nje here e Pergjithmone nga kjo e keqe.
Ajo qe doli nga kjo interviste dhe nga ajo cfare ka deklaruar ajo argita me pas, del se shteti shqipetar paska qene i kapur nen kthetrat e argites e shkelzeit. Populli shqipetar eshte me fat dhe ja lumsha qe ja doli ti largoje nga pushteti ata gjakpires. Prandaj paska qene ajo gjendje ne shqiperi. Imagjinojeni ka qene shqiperia ne doren e te babeziturve.
Urime Popullit shqipetar qe ka cliruar veten nje here e Pergjithmone nga kjo e keqe.
shtetit per 8 vjet ishte argita edhe shkelzeni , kjo ka qen qeverisja e sali berishes.
Argita berisha e vodhi Shqiperine ne kto 8 vjet nga jugu ne veri edhe tani duhet te japin llogari para popullit.
kjo akuze po i hap syte ketij populli qe ne 8 vjet rrjesht e fmitet e sali berishes e kan vjedh edhe e kane bastarduar kete vend.
Imazhin shqiperise nuk ja kane prishur rruget e pa shtruar por kto uzurpime qe femijet e sali berishes kane bere per 8 vjet rrjesht.
kjo eshte arsyeja pse shqiperia eshte vendi me i korruptuar sepse kjo qeveri e kishte korrupsionin brenda ne shpi, Femijet e ketij palo kryeministri e bastarduan kte vend duke e vjedhur edhe duke shkatruar.
kkjo qe ky biznesem biznesmen tregoj eshte maja e ajsbergut. Ka shume afera korruptive qe kjo ish qeveri ka bere ne 8 vitet e fundit.
Sali berisha , Argita , edhe shkelzen duhet te japin llogari per cdo gje te keqe qe i ka bere ketij vendi .
Hajdut tjeter ne keta 23 vjet ka patur ky vend a jo?Ka prova qe Argita te kete vjedh leke te shtetit shqiptar apo ndikuar ne vendimmarrje ne qeveri?Nese po ,ok akuzes..Nese jo ,kujt I jep llogari se c’ben ne aktivitetin e vet privat dhe nese eshte konform ligjeve?Nje avokate e zonja ne activitetin e vet privat pse nuk duhet te pasurohet?Se eshte vajza e Sali Berishe s’besoj se ka ligj qe e ndalon.Jane femijet e pushtetareve tane qe jane pasanik pa profesion.?Ke pushtetare vendore e qendrore,te majte e te djathte qe kane abuzuar me leket e taksapaguesve shqiptare.
Shume i cuditeshem ky!! Ky thote qe ne amerike avokatet te kerkojne qe perfitimet nga nje biznes ndahen ne menyre te barabarte! Dmth avokatet atje te kerkojne jo 3 perqind por 50 perqind ????? Epo Argita qenka shume e mire keshtu. Pse sikur duket qe ky suedezi nga Pakistani eshte pak Zagar Mashtruesi!!!
Jo vetem qeveria por edhe populli duhet te flasi ne keto raste …jo me fjale ..por te ngrihemi te gjithe pa dallim ,feje dhe ideje …….
PO CA PRETE ME LLALLA,apo prete te behet kose. Ja ku e ka deshmimtarin dhe te nise procesi,o te denoi deshmimtarin per deshmi te reme,ose hunden e argite ta beje me kate. Ska me ca bejne shouuuu,u lodhem me kete shou te llalles dhe gjykates. Na kane care ate t..pin me pake fjale
Bravo!!!!!!!!!!! Ashtu mo ju lumt kush esht i korruptuar denoncoini.
Aktet e kuserimit te shqiptareve dhe Shqiperise jane te dokumentuara mjaftueshem per ta kryqezuar brekedhjerin e historise dhe jo per ta retushuar ate me histori Anzaresh,te cilat u perkasin negociatave te dy personave (Anzar dhe e bija-ulkonje e brekedhjerit te historise) jo pergjegjes ne ligj si administratore te shtetit te shqiptareve.
A nuk eshte i mjaftueshemi tere materiali denononcues ne Prokurorine e Pergjitheshme,me 2008-te,prej inxhinierit Arben Mece e plot e plot denoncime specialistesh shqiptare????Le te fillohet vetem nga keta,,,,,dhe do te shkoqitet shume lehte pergjegjesia,emer per emer,e cuarjes ne humnere e shtetit te shqiptareve.
Qofte e shenjteruar vota e 23 qershorit qe i shpetoi shqiptaret dhe Shqiperine
“Blero” me vjen keq per mendimet qe shpreh. Une te them edhe me teper asnje bisnesmen qe ka takuar Berishen si KM. nuk mundet dhe as te bashkepunoje me Vajzen e Tij. Jane gjera shume te thjeshta per ti kuptuar. Gjera te tilla ndodhin ne vende ku nuk ka demokraci, te drejta te njeriut dhe respekt per konkurrencen e lire. Nuk keni shtet por duhen hetuar edhe lidhje e poshterzi te Ministrave e nenepunesve te tjere te shkalles me te ulet. Psh. Gjyqtari Gjin eshte vetem, jo zoteri ka nje ekip pas tij dhe duhen arrestuar urgjentesisht. Edhe ne rastin konkret duhet hetuar se ka pasur raste te tjera te ngjashme gje qe do te çonte direkt ne Burg jo vetem Argiten por edhe Saline. Jo me fal per Saline shqiptaret do te perdorin kanunin.
Edhe ky I duheshe Rilindjes
problemi eshte qe ne shqiperi keto 20 vjet jane perlyer te gjithe ne rryshfete si majtas si djathtas si para si mbrapa. eshte metode jetese. fillon me 5 euro e mbaron me 5 milion euro. jane te gjithe te perfshire qe nga ekzekutive deri tek gjyqesori. eshte menyre jetese. ndryshe do jetosh me jevgjit e brakes. eshte pune mahmuti. po gjithmone peshku i madh e ha te voglin
Shume te drejte ka ky pakistanezi, agita te hetohet per korrupsion, dhe te denohet ne qofte se e ka bere, kush ben duhet te pesoi, duhet te marre fund ne shqiperi kultura e mosndershkimit.
Familja e kucedrave berisha do paguaj per gjithe keto deme qe I Ijane bere kombit tone.
Qenit berishe po I vjen ngordhja.
Shtregojani litarin nje ore e me pare.
Une jam dakord me Blero.Argita e Berisha ne kete rast mbajne pergjegjesi morale,por jo ligjore.Veprimi qe eshte tentuar te behet me pakistanezin,nuk ka asnje element te vepres penale.Shqip:Une jam nje studio private ligjore,kam keto kushte.Ju nese nuk ju pelqen i drejtoheni nje tjeter studioje avokatesh.Cfare vepre penale ka ketu?Ka qindra fakte te tjera qe mund te hetohet Argita,por jo ne kete rast.