Partia Demokratike e konsideron mbylljen e Konsullatës shqiptare në New York si një hap që dëmton marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kryeministri Rama ka hedhur një tjetër hap në dëmtimin e marrdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mbyllur konsullatën shqiptare në New York. Konsullata shqiptare në New York ka qënë vazhdimisht jo vetëm një zyrë e rëndësishme shërbimi për qytetarët shqiptarë dhe amerikanë, por dhe një përfaqësi që ka ndihmuar në thellimin e marrdhënieve dhe kontakteve me partnerin tonë strategjik, dhe me një nga qendrat më të rëndësishme të botës”, u shpreh Kreshnik Çollaku në emër të Partisë Demokratike.
Sipas tij, Edi Rama ka mbyllur një dritare miqësie dhe bashkëpunimi, shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët.
“Edi Rama u ka mbyllur derën mijëra e mijëra shqiptarëve, kryesisht të diasporës anti-komuniste që merrnin aty shërbime mjaft të rëndësishme për punën dhe jetën e tyre. Shqipëria bëhet kështu një nga vendet e pakta në botë që mbyll konsullatën në New York. Pas tronditjes që shkaktoi në marrdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me çështjen e armëve kimike, Edi Rama jo vetëm nuk ka reflektuar, por ka marrë një tjetër vendim në kokën e tij, duke e vënë lidhjen e kombit tonë me shtetin më të rëndësishëm të botës, në një tjetër sprovë të panevojshme”, thuhet në deklaratën e PD-së.
ik mor legen i dreqit
Basha ka shkelur vijen e kuqe dhe kete ja tha Arvizu- pra DASH
Si flasin keta qe jane antiamenrikanet me te medhenj ne rajon
Keta qe japin fjalen dhe e thyejne ne sy te gjithe botes.
TURP
Konsullatat qe ju i late me 100 Dollar ne muaj per ato thua?
PO shume mire qe i mbyllen se ska kuptim
Po me konsullaten c’patet??? Po tani ku do te drejtohen per “ndihme” ata qe kane nevoje??? Apo do hapet ne ndonje shtet tjeter, psh Boston???
Idiot 24 karat.
po ik o loqe se po tallin trapin ne amerike me deklapatat e pd-se. late nam. kujtoni se perrallat qe i tregoni shqiptareve qe nga teatri me kukulla i pd nuk e kalojne oqeanin? po mire ne shqiperi se nuk ja u ve re njeri se ja u kane pire lengun po nuk ju vjen turp qe ju degjojne e shikojne edhe ata antikomunistet pertej oqeanit e habiten me traplleqet qe nxirrni na goja se kshu si kallepe ju dukeni goxha.
Po ,po konsullata ne New York ,bente shume pune .
Konsullata eshte apo ishte mbushur me nje duzine te Pa-afte personeli .
Edhe ne se hapet diku tjeter njelloj eshte .
Nuk duhet qe te politizohet nga injorantet qe me se shumti jane ne Opozite .
Ishin grumbulluar gjithe bythe sahanlepirsat e salimutit qe benin kokrren e qejfit mejhaneve te shqiptaro-amerikaneve te famshem dhe as qe pyesnin nese ka Shqypni apo jo! Le ta fillojne jeten nga e para si gjithe te tjeret , qe nuk gezojne privilegje!
Shume mire ka bere qe e ka mbyllur. Asnje emigrant nuk shkonte atje se edhe po te shkonte nuk gjente njeri. Para disa vjetesh me vdiq nena ketu ne SHBA/Boston, qe e kish lene me goje qe donte te varrosej ne Shqiperi. Pajtuam nje kompani Funerale me eksperience per dergimin e te vdekurve jashte SHBA. Midis te tjerash, duhej nje dokument nga Konsullata shqiptare ne Nju York, qe te lejohej trupi te nisej me avion. Kur morren vesh qe jemi shqiptare, na thane te kontaktosh me Konsullaten tuaj eshte thuajse e pamundur. Ju luta miqve te mi ne New york te me ndihmonin , me thane “Nuk mund te gjesh njeri asnjehere atje se ata punojne ne te zeze. Udhetove per gjithe naten t’i gjeja ne shtepi para se te shkonin ne punen e zez per te marre dokumentin zyrtar. Turp i madh dhe keta protestojne. Vizat merren duke derrguar me poste pashaportat ne Washington, pa problem prandaj mos mbani parazite pa dinjitet e nder ne ato konsullata.
Pe de rastat e lokut