Akuzat ndaj Argitës/ Tahiri: Në pritje që drejtësia të bëjë punën e saj

24 Prill 2014, 18:10Politika TEMA

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u shpreh në parlament se shumica mbetet në pritje që drejtësia të bëjë punën e saj.

“Kjo mazhorancë dhe qeveria është e hapur të marrë në shqyrtim çdo lloj akuze të opozitës, që ka fakte konkrete, siç jemi të angazhuar që luftën kundër korrupsionit ta bëjmë me vepra”, deklaroi Tahiri.

“Pas gjithë akuzave për korrupsion drejtuar mazhorancës së re, më e habitshmja është se ato vijnë nga ministra dhe Berisha, të përfshirë vetë në afera kur ishin në qeveri”, replikoi Tahiri.

“Do të kisha dashur t’i jepja shpjegimin e zakonshëm që i jepet sa herë çohet ish-kryeministri në seancë, por në fakt sot paska pasur motiv tjetër, sepse një biznesmen, i cili erdhi në Shqipëri, kur zotëria ishte kryeministër për të bërë një investim miliona euro, u gjend përballë faturës, nga vajza e ish-kryeministrit, dhe nga gjoba me “success fee”, sepse ishte vajza e kryeministrit që i garantonte lejen apo licencën për të zhvilluar biznes. Dhe u dogjën kështu mijëra familje, të cilat do të punësoheshin në atë biznes. Dhe sot këtu ka kurajon të dali në emër të luftës kundër korrupsionit”, tha ministri Tahiri, duke iu referuar intervistës që dha për Top Channel biznesmeni me origjinë pakistaneze Zafar Ansar, që implikon zyrën ligjore të Argita Berishës, në atë që ai e pëshkruan si praktikë korruptive.

Ministri i Brendshëm u shpreh se disa ish-ministra të djathtë i kanë shpëtuar përballjes me drejtësinë, vetëm falë imunitetit të djeshëm, edhe pse kanë lënë pas dhjetëra viktima me aferat e tyre.

“Këtu në këtë sallë ka deputetë, të cilët i kanë shpëtuar drejtësisë me mandat deputeti, me imunitet, kur duhet të jepnin llogari përpara drejtësisë për gjithçka ka ndodhur kur kanë qenë në detyrë, edhe atëherë kur ka pasur pasoja kolosale, siç ishte në Gërdec. Edhe atëherë kur edhe emri i djalit të kryeministrit dilte në të gjithë dokumentat e një sipërmarrjeje, që la pas 26 të vdekur dhe që për habinë e madhe nuk u thirr as për t’u pyetur nga prokuroria, jo më të merrej nën akuzë”, theksoi ministri.

“Politizimi i skajshëm i luftës kundër korrupsionit nuk e ndihmon luftën kundër korrupsionit”, tha Tahiri.

23 komente në “Akuzat ndaj Argitës/ Tahiri: Në pritje që drejtësia të bëjë punën e saj”

  1. Azemi says:

    Bravoooooo Tahiri po e ben shume mire punen tende keshtu vazhdo mos u step per as nje sekond!! Luftoje krimin qe ka mbuluar kete vend!!

    1. deri says:

      Erion Veliaj dhe ti jeni njerizit qe punoni me shume ne kete vend! Bravo realisht! te marrin shembull ata te pd dhe lsi nga ju te dy.

    2. bajga says:

      Sa gjoba ka ngrene Tahiri nga gjykatat per shpifje ?
      Kujton se tani qe eshte bere minister policie do ti shpetoje drejtesise ?

      1. Naim Frasheri says:

        Bajge e ke Pseudonimin e Bajge je Vertete , Saimirit ti rrush Gencin ,se eshte Cun persmari

  2. A'''''''' says:

    Tani ia late ne dore drejtesise ju,dhe pastaj te thoni nuk kemi faj,e ka drejtesia ne dore.Deri me dje,ne kohen e psikopatit Sali,ju thoshit qe drejtesia ka vdekur ne Shqiperi dhe se eshte e inkriminiuar dhe politizuar nga Saliu,kurse tani thoni te beje punen e saj.Me duket se dhe ju nje surrat si ata qe iken keni zoterinj.Çi keni keto budallallqe qe thoni?Drejtesia duhet reformuar komplet,pastaj mund te thoni qe ajo te beje punen e saj,e po pritem nga Gjin Gjonet e sotem,eshte e kote,dhe ju vazhdoni te tallni prapanicen me kete popull z.minister.Jane te njejtet gjykates e prokurore qe ishin deri me dje,apo sot u bene te mire keta?

  3. Andri says:

    Bravo zoti minister po e luftoni krimin me shume zell keshtu vazhdoni kapini monstrat qe shkaktojne keto krime!!

  4. Tekiu says:

    O Sajmiro je i modh plako kshu vazhdo futi t gjith mren ca do qe te jete ai!! Rrespekte!!

    1. Agimi says:

      Bravo Tahiri mos e fut politiken ne kete pune po kapi e futi t gjithe brenda!! Fundja te gjithe supozohet te jemi te barabarte para ligjit! Te gjithe brenda kta qelbesira qe kane vjedhur kete popull deri ne qindarken e fundit!!

  5. Kujtimi Patos says:

    Ore Sajmir nuk behet gje ne drejtesi persa jane gjyqetare si Vasil Hanxhara qe edhe shtepi vjazes ne Amerike i ka blere ,preve se la dhe plakun ti vdese ne azil e di gjithe PATOSI KETE!

  6. sasha says:

    Bravo zoti minister per punen e perkushtuar qe po beni ne vendosjen e rendit ne vend… e rendesishme eshte te jeni ne rrugen e drejte pavaresisht qe do keni edhe perngesa rruges.. kshu qe forca ?

  7. I hapur says:

    Ore trapa a ma lepifshi me gjithe komentet tuaja iditeske

  8. en..........no me infinit n says:

    kur ka fole saja I shqipnise,i ka shti drithmen gjithe rumelise.sa bukur e tall bythen dhe ky kollos.po ik,or bir,se ju ka dale era me kohe.

  9. papi says:

    respekte saimir per punen tende zbatoni ligjin se populli i di ca ka bere shkelzen saliu por futni ndonje nga keta plerat ne burg

  10. papi says:

    sali shkelzen gerdeci

  11. +10 says:

    Se pari reforme ne drejtesi, paskesaj lereni drejtesine te beje te veten dhe do te shihni se gjysma e atyre qe jane ne parlament do te perfundojne si hamster ne kafaz…

  12. beni says:

    ENVERI vetem ai I rregullonte qejfin atyre qe vidhnin ,I varte ne litar per 5000 leke,pse sia mbante gyqtareve te merrnin leke ne kohe te komunizmit, se e dinin ci priste,por ne demokraci I mbronte saliu te merrnin parate,prandaj kane vjedhur pa u trembur.

  13. ona says:

    Z.Tahiri populli u ngope me llafe ,duhet vepra,te gjithe keta miljonere ,keta hajdute duhen fute sa me shpejt ne burge vetem ashtu mund te qetesohen shirtrat e shqiptareve te vrare prej ketyre krimineleve.

  14. Shaba says:

    Kam konkluduar keshtu: Perderisa Drejtesia si Institucion Shtetror, prej njecerek shekulli, qendron paprekshmerisht e krimbur prej korrupsionit; ka pushuar se qeni drejtesi. Duhet te zhduket si strukture aktuale me te gjithe elementet perberes. Policia, prokuroria apo hetusia, fajtoret tia kaloje pushtetit vendor, ndersa fajtoret e niveleve te larta t’ia kaloje Presidences. Kjo te vazhdoje gjersa te dalin juristet e rinj te pakoruptueshem; afersiisht 10-12 vjet. Nje pemishte me peme te krimbura nga rrenjet dhe trungu duhet shkulur e tere djegur, dhe ri-leruar dhe riperteritur me fidane te reja.

  15. interisti says:

    kot e kane as sales e as argites nuk i hyne gje ne kembe.

  16. Labi 2 says:

    Per Bajgen:Sa mire qe e di vet se cfare je!
    Po edhe Top channel mori nje gjobe 400 000 euro per monstren Pango,por me ne fund drejtesia fitoi,ndaj edhe Tahiri mori ato gjoba nga gjykatat e korruptuara.

  17. noli says:

    Saimir Duhet te perdoresh prangat se askush shkon ne burg po se arrestove. Tani leri llafet duam vepra. Perndryshe do te thot qe rilindja Ju sherbeu veten per te ardhur ne pushtet. respinte

  18. fllad says:

    Edhe une me nolin jam. Cfare te beje drejtesia kur nuk ekziston? A ju le Likja te reformoni drejtesine? Ju nuk keni bere asnje kallzim penal me letra, por vetem mbani falime dhe hartime ne parlament( ashtu i thencin se ai eshte bere nje mejhane ku zuzari -serbi i tropojes tall bythen me gjithe shqiptaret)
    Lerini pordhet dhe veproni,se per kete e keni marre voten!

  19. shqipetaret e vertete says:

    HAJDUTERIA E FASHIZMIT TE SALI BERISHES TE DIGJEN TE GJALLE NE MUZEUMIN E ZOGUT BASHKE ME NIPIN EHAJDUTIT,DHE NEXHMIJE HOXHEN,NANON MEIDANIN DHE ISLAMIN.HIRI I TYRE TE FLAKET NE DET.NA NDYNE KOMBIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje