Komisioni i posaçëm parlamentar për Reformën Territoriale nis të hënën zyrtarisht punën, pas ndryshimeve të miratuara në seancën e djeshme parlamentare.
Bashkëkryetari socialist i Komisionit, deputeti Bashkim Fino u shpreh se nuk ka më kohë për të humbur dhe se agjenda e punës së komisionit do të jetë transparente dhe e ngjeshur.
“Të gjitha mbledhjet e Komisionit do të jenë të hapura dhe për çdo vendim që ne do të marrim përsa i takon reformës territoriale, do të ketë konsultime të gjera”, theksoi Fino.
Në vijim ai ftoi opozitën të bëhet pjesë e Komisionit, duke garantuar se menjëherë sapo ajo të vendosë për tiu bashkuar procesit, numri i anëtarëve të saj do të jetë 9 po aq sa edhe mazhoranca.
“Po i bëj një ftesë shumë miqësore kolegëve të opozitës të bëhen pjesë e procesit. Ne do të miratojmë në Kuvend ndryshimin në lidhje me numrin e anëtarëve, duke krijuar sërish balancën 9 me 9 të përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës”, tha Fino.
Ndërkohë ministri i Shtetit për Çështjet e Pushtetit Vendor Bled Çuçi u shpreh se në të gjitha deklarimet, mazhoranca dhe Qeveria kanë garantuar një proces konsensual. Në këtë kuadër ai ka rrëzuar pretendimet e opozitës, sipas të cilës mosprezenca e saj në Komisionin e posaçëm Parlamentar ka të bëjë me faktin se nuk ka garanci për një vendimmarrje konsensuale.
“Ju mund t’i referoheni të gjitha deklarimeve të bëra dhe në asnjë rast nuk do të gjeni që mazhoranca është kundër konsensusit”, u shpreh Çuçi.
Reforma eshte nevoje urgjente. Opozita poluan me fatet e vendit por qeveria ta beje sa me shpejt
bejeni se smun dte presesh nje opozite qe eshet thjeshte nje grup kriminal antiintegrim
Cfare opozite do te pritni more, pse beni sikur nuk jeni zgjedhur nga shumica derrmuese e shqipetareve. Pse beni sikur jua ka dhene pushtetin berisha dhe jo Populli shqipetar. Priteni priteni lulezim bashen se dhe ai do tju prese ju, kur ta marre pushtetin. As per tju pyetur nuk do tju pyesin e jo tju presin ashtu sikurse nuk ju pyeten per tenderin e rruges se Kukersit, ashtu sikur nuk ju pyeten kur rrahen demonstruesit qe ju mbeshteten me 21 jnar, ashtu sikurse nuk ju pyeten kur emruan Presidentin nishani, dhe pokruroren e Pergjithshme.
Duhet te vije ne pushtet partia Fryma e re Demokratike qe gjerat te shkojne sic duhet.
Foli dhe gjakdhjerri arrixhi Fino.