Një vrasës i dënuar nga Shqipëria, që u arrestua ndërsa punonte në një dyqan ushqimi të shpejtë në Skoci, ka humbur një betejë të gjatë ligjore për të shmangur ekstradimin në vendin e tij.
Sipas BBC, Fatjon Kapri, 34 vjeç, u arratis pasi u dënua në mungesë me 22 vite burg për vrasjen e shqiptarit Ylli Pepa në Londër në vitin 2001.
Ai ishte në listën e më të kërkuarve të Interpolit, derisa u pikas në Gllasgou në vitin 2010.
Ai jetonte me identitet fals si maqedonas.
Kapri nisi një betejë kundër ekstradimit në Shqipëri, pasi autoritetet shqiptare kërkuan rikthimin e tij.
Avokatët e tij argumentuan se korrupsioni ishte një problem i vazhdueshëm në sistemin ligjor në Shqipëri. Sipas tyre, Kapri rrezikonte të mos kishte një gjyq të ndershëm.
Por gjyqtarët në Edinburg e rrëzuan këtë argumentim, duke i hapur rrugën rikthimit të tij në Shqipëri. Këtu ai do përballet me një rigjykim.
Përpara se të jepej vendimi pati një seancë në lidhje me sistemin ligjor në Shqipëri.
Një gjyqtar, Lord Carloway tha: “Gjykata nuk ka prova që një gjyq për një vrasje të zakonshme, ose që një krim i zakonshëm, të ndikohet nga korrupsioni në gjyqësor”.
“Nëse korrupsioni ekziston në një masë të konsiderueshme në sistemin e drejtësisë penale, ai ka lidhje me ndjekjen penale të figurave me ndikim politik, kriminelëve të organizuar dhe miqve dhe familjeve respektive”.
Carloway tha se gjyqi do të ndiqet me kujdes nga inspektorati i drejtësisë dhe media.
“Nuk ka mundësi që gjyqi të komprometohet nëse është në vëmendjen e inspektoratit dhe medias”.
Nje fitore e bukur per drejtesine shqiptare. Por …po me ate Kumbaron, vrasesin e R.Hoxhes, cfar po behet?
sipas shikut thojn qe ka pre bibilushin dhe tani quhet Ilirjana, jeton me kushuririn e Elton Xhonit ne lumturi ,presin dhe 1 femije. ?
Cne me mbiemer tipik italian ky?
Me mbiemrin kaprri eshte nje fshat i tere ne Pogradec qe quhet Golik .
Edhe ky nip prej atij fshati eshte.
Po cne ma shum se gjysa e shqiptarve me emer e mbiemer arab!?
I ka punuar gjyshi refugjat ne Capri ne kohen e luftes.
Nuk e kuptoj pse duhet te exstradohet kur e ka kryer krimin ne londer.
ja futen ktij shqiptarit
tash ai do kujtoj ato qe ka pas thon gjergj fishta
ka vra apo s ka vra ky ,kjo esht ceshtje tjeter.dhe a ka korrupsion ne shqipni esht ceshtje tjeter
vendimi me i drejt,dhe i vetem do ishte qe ky te gjykohej ne UK,meqe edhe aty e paskerka bo krimin e vrasjes.
prandaj mos u merrni me kurven o njers se kurva gjergjfishtjane ta rras kurvnishtce!
per qiell e per dhe burra ktu bje er kurvni!
kurvni totale dhe e gjithanshme