Prefekti Vorpsi: I përcjell me neveri deklaratat e Bashkisë së Tiranës

25 Prill 2014, 12:22Politika TEMA

Prefekti Sadi Vorpsi ka reaguar pas  deklaratave të Bashkisë Tiranë.

Prefekti i Qarkut Tiranë i përcjell me neveri deklaratat e Bashkisë së Tiranës, e cila duke përdorur një gjuhë të papranueshme ndaj drejtuesit të një institucioni shtetëror, i largohet gjithnjë e më shumë përfaqësimit të kryeqytetasve. Këto deklarata bëhen edhe më banale, kur kjo gjuhë përdoret nga ana e një institucioni të zgjedhur vendor, institucion ky që nuk i është përgjigjur asnjëherë ftesave zyrtare të Prefektit për të biseduar mbi problematikat dhe zhvillimet e Qarkut”, deklaron Vorpsi.

Ai i bën thirrje Bashkisë së Tiranës që të marrë pjesë në takimet ku ajo është e ftuar zyrtarisht dhe të diskutojë drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e shtetit shqiptar, dhe jo të informohet përmes titrave dhe të reagojë përmes mesazheve telefonike.

Bashkia ka reaguar duke e cilësuar prefektin Vorpsi si vegël të kryeministrit Rama. “Prefekti është vegël e Ramës në bllokimin e buxhetit. Prefekti Vorpsi flet për bashkëpunim por injoranca e tij nuk njeh kufi. Policia Bashkiake nuk ka kompetencë për trafikun e drogës. Qytetarët presin zhbllokimin e buxhetit,”thuhet në reagimin e Bashkisë.

10 komente në “Prefekti Vorpsi: I përcjell me neveri deklaratat e Bashkisë së Tiranës”

  1. sandri says:

    bashki skandaloze ! e ka len ne dore te ennno i njeri qe nuk e ka iden ca ben !

    1. sandri says:

      bashkia ne meshire te fatit ! duket vizjoni i Bashes dhe kunatit ! hajduta te paturpshem

    2. ortes says:

      Edhe Osman Gazepi i kohes se MERHUMIT ZOGOLL ka qene me i zoti se Lul Basha!!!
      Ndersa po ta krahasosh me Prefektin Qazim Mulleti,Luli del me gomar se MON KUKALESHI!!!

      1. joel shkodra says:

        Nuk mund te krahasohet L. Basha me Q. Mulletin sepse Luli nuk eshte prefekt. Beje krahasimin midis S. Vorpsit dhe Q. Mulletit.

  2. Hasan Pasha says:

    Tema, ja cka thene Bashkia… plotesojeni!

    “Prefekti është vegël e Ramës në bllokimin e buxhetit. Prefekti Vorpsi flet për bashkëpunim por injoranca e tij nuk njeh kufi. Policia Bashkiake nuk ka kompetencë për trafikun e drogës. Qytetarët presin zhbllokimin e buxhetit,”- thuhet në reagimin e Bashkisë.

  3. fshatari says:

    Ennnnnnnnnnnnnnnnnnno nuk je per ate pune ti mor hajdut dhe bir hajduti.
    Tirana do b…th Ennnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnno jo ne kuptimin e pare te fjales se ate e ke me shumice ti mor hajdut bukurosh

  4. bert says:

    ju gazetaret qe mereni me investigim ju them ndiqni makinen e policise bashkiake me nr 21 gjate gjith dites mbledh leket e shitsave neper trotuaret e tiranes.Investigoni,nuk do te zhgenjeheni.

  5. ramastan dhe tritolistan. says:

    vorpsi do qe policet e bashes te bejne kontrollin e droges qe mbjell polici i tahirit-e pa pare.kokepalaret droge dhe fajin e ka dielli e hena.35 ton ne tet muaj .yes rilindje te gjithe plehera.

  6. Arben says:

    BASHKIA E TIRANES, PATJETER QE KA GJYNAHET E SAJA, POR EDHE TI OR BYRAZER PO BEHESH VEGEL QORRE E HAKMARRJES POLITIKE.

    KUSH DO TI PAGUAJE KOSTOT E BLLOKIMIT QE PO I BEN BULEVARDIT, A MOS DO TI PAGUASH TI APO RAMA???!!!

    PO BLLOKIMIN QE I BERI SALIU DHE PRISHJES ME VONE TE MBIKALIMIT TE ZOGUT TE ZI, A I PAGOI SALIU APO RAMA???!!!!

    E PRA I PAGUAM NE QYTETARET E KETIJ VENDI ME TAKSAT QE PAGUAJME PER CDO GJE QE BLEJME.

    MBLIDH MENDJEN OR MIK, PO KE ARDHUR PER PUNE ATY KU JE, E PO NUK TE “LEJUAN SHEFAT” TE BESH DETYREN QE TE ESHTE NGARKUAR, ATEHERE JEP DOREHEQJEN DHE DEMASKOI, PERNDRYSHE JE PERGJEGJES NDAJ LIGJIT PER VEPRIMET E TUA.

  7. unknown says:

    O shoku “Fshatar”, Eno nuk eshte hajdut, dhe te siguroj qe kushdo qe te jesh ti, eshte mijra here me qytetar, me I zgjuar dhe absolutisht me I shkolluar se ty. Mos I jepni gojes kot ne keto forume. Mundohuni te tregoni pak shenja qytetarie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje