Trafiku i drogës/ Vorpsi: Dëshmitë e qytetarëve provojnë akuzat e PD. Policia të bëjë detyrën (VIDEO)

26 Prill 2014, 13:07Politika TEMA

Partia Demokratike reagon ndaj dëshmive të dhëna nga qytetarë të ndryshëm, të cilët janë dëshmitarë të uljes së avionëve, që sipas PD-së, përdoren për trafikimin e lëndëve narkotike.

Zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi në një konferencë për mediat tha se fakte të reja për trafikun e drogës me avionë në Lushnje, Gjadër, Kardhiq, etj, po dalin çdo ditë, që tregojnë se avionët e drogës, janë ulur në territorin tonë, janë ngarkuar me mall dhe janë larguar.

“Genti Kuqi, banor i Bedatit në Lushnjë deklaroi para kameras së News24, se ka parë avionin të ulet në rrugën Bedat-Adriatik. Disa persona me fuoristradë e kanë ndaluar atë dhe 20 banorë të tjerë dhe nuk i kanë lënë të kalojë për 25 minuta derisa avioni është ulur dhe ka ikur sërish. Kjo dëshmi, dëshmitë e banorëve të Kardhiqit, dokumente zyrtare të bëra publike, janë tregues rrëqethës të faktit se territori i Shqipërisë është kthyer në një pistë të narkotrafikantëve. Në Gjadër, në Lushnje, në Kardhiq, etj, avionë ngarkohen me drogë dhe e trafikojnë atë në vende të tjera”, theksoi Vorpsi.

Sipas saj, këto dëshmi regjistroi edhe gazetari Telnis Skuqi, i cili u kërcënua me jetë, sepse prishi rehatinë e trafikantëve.

Kërcënimi i gazetarit me një kokë të prerë dhie ishte një akt mafioz tronditës. Akoma më tronditës është fakti se edhe sot e kësaj dite kryeministri Rama hesht për këtë akt gangsterësh duke u vetëdenoncuar kësisoj si palë me narkotrafikun dhe jo me të vërtetën. Kjo është një situatë e paprecedentë. Dëshmitë tregojnë se në 7 muaj të qeverisjes Rama-Meta, Shqipërinë e kanë shtënë në dorë narkotrafikantët, droga ka plasur sheshit dhe trafiku i saj bëhet me cdo mjet e mundësi. Me cinizëm të pashoq dyshja Rama-Meta, në vend se të marrin masa urgjente, tallen dhe përdhosin zyrat më të larta të shtetit, aulën e parlamentit duke u marrë me gjueti mushkonjash”, u shpreh Zëdhënësja demokrate.

Në vijim ajo shtoi se tani që dëshmitë janë të shumta e publike, të pamundura për t’u manipuluar nga dyshja Rama-Meta, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit ngjajnë me dy mushkonja të trashura para kohe nga keqqeverisja e tyre e përzier me trafik droge.

“Ne i kërkojmë Prokurorisë, Policisë së Shtetit, të ngrihen në rolin që u ka ngarkuar kushtetuta, të bëjnë detyrën dhe të mbrojnë republikën tone nga kjo kanosje që po i bëhet prej trafikut të drogës”, përfundoi ajo.

17 komente në “Trafiku i drogës/ Vorpsi: Dëshmitë e qytetarëve provojnë akuzat e PD. Policia të bëjë detyrën (VIDEO)”

  1. lapsi says:

    Mos ka parë ndonjë UFO moj debile? Pastaj, ai nuk jep asnjë shenjë që ka të bëjë me implikimin e FA. Sikur, ta zëmë, se ai ka qenë ndonjë trafikant mafioz i dorës suaj, çdo të thonit për FA?

    1. lapsi says:

      Kjo është një lojë dashakeqe nga ana juaj që përpiqeni me çdo mjet të rivendikoni pushtetin e humbur në mënyrë spsktakolare.Kujtoni se fitoni kredo politike edhe me këtë?Përkundrazi humbisni akoma më shumë, akoma më shumë fitoni urrejtjen e shqiptarëve.

      1. lovara says:

        Moj bukuroshja Laura: Cfare na kujtoni Ne,ju te berishistanit;qe e hame Sapunin per Djath? Po vetem NWS 24 e kapi kuqalin myzeqar?
        Zyshe,llafi tek ne ne shqiperi perhapet ne progresion gjeometrik ne fraksion te minutes dhe ne sajesen tuaj na paska mbetur vetem nje shakaxhi,i cili eshte me siguri nga ata qe nuk mbushin mire;ja ashtu si i gjithe kontigjenti berishistanas qe instruktohen vetem te perflasin,te mashtrojne dhe te sajojne gjepura si Konupet qe Pickojne.Prandaj edhe do sperkatet teritori…Por ju qofshi,qe edhe ky marifet ju shkoje per lesh
        dhe qe leshi ju ka bllokuar Sy,Tru dhe Vesh.Po nuk kini faj
        po hidheni dhe perdridheni nga qe ju ka mbetur Bishti ne Dhokan
        E po pik e zeze;Marrezia tek ju nuk paska te sosur,edhe pse jini bere koke e kembe te perdhosr Dhe tani jepini sa te doni,se te gjithe e dine qe ju kurre nuk hiqni dore nga zakoni tung.

  2. sala says:

    Pse nuk kerkoni shkarkimin e kryeprokurorit ju mor zoterinj te PD, ne qofte se ju mendoni qi ai nuk po punon sipas kushtetutës?

  3. feniks says:

    Jeni bere si DON KISHOTI me mullinjte e eres!!!
    HAAAAAAAAAA!!!
    Si mundet,qe droga tani pas 23 qershorit na u transportoka me avione,ndersa ….kur ishte ne SUNDIM Sali Berisha,qe mbronte,organizonte,trafikonte dhe shiste KANABISIN E LAZARATIT DEMOKRATIK, keta trafikante nuk i kishin keto mjete???
    Po atehere DROGEN e kishin ne vartesi direkte vete drejtuesit e policise,djali dhe dhenderri i kryeministrit???
    Si mundet qe SATELITET E NATO-s nuk i paskan regjistruar keta avione ,qe ardhkan sikur te ishin LARASKA???
    Po fshataret e tjere te Bedatit si nuk i paskan pare keta avione,por vewtem ky i INTERNUARI KUQI???
    Si duket ketij te shkreti i ka ngelur zakoni i SPIUNIMIT qe nga koha e SIGURIMIT,sepse keta zorraxhinjte SPIUNONIN NJERI TJETRIN per pak perfitim!!!
    Mos u lodhni kot,ju HORRAT E PD-se!!!
    Keta deshmitare dergojini ne PROKURORI,te deklarojne FAKTE,po ….FAKTE ama e jo LLOGJE KAVAJE ,te verifikohen keto ne terren,me GJURMET E GOMAVE TE AVIONEVE,PISTEN E SAJUAR TE ULJES E NGRITJES,TIPAT E AVIONEVE,NUMRAT APO SHENJAT E TYRE DALLUESE,MARKAT DHETARGAT E MAKINAVE,QE I PASKAN SHOQERUAR,PAMJET E PERSONAVE qe i paskan shoqeruar,datat dhe oret e ketyre levizjeve,deklarimet e policeve te zones,te operatitit te zones,te spiuneve te zones etj,etj!!!
    Hej,sa ka zanati!!!
    AVIONET NUK JANE ZOGJ,QE FLUTUROJNE E NUK I SHEH NJERI!!!
    Eh,more Sali Berisha,AGJENTI I RREZIKSHEM E I REGJUR I UDB-se!!!
    Sa po mundohesh t’i besh DEM ketij populli,per me teper tani qe mund te na japin STATUSIN!!!
    NUK I SHPETON DOT BURGUT TE PERJETSHEM,O PLEHRE!!!

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Une e pashe, ti e pe, ai/ajo e pa..Ne e pame, ju e pate, ata e pane..Dhe kur e pa, pashe, pane, ajo ishte lende narkotike..Keto qenkan faktet dhe provat qe dalin ne mes te Kuvendit dhe hapin tellallin..Ishin veshur edhe me veshje ushtarake madje..

  5. edi says:

    Po LAURA, une neser do deshmoje ne TV KLAN se te kam pare TY duke fjetur dhe ke bere orgji me kater ministra te PD se dhe te kane dhene nga 1000 euro secili.

  6. ILIR says:

    Zonja Vorpsi per 8 vjet qe ishte kryeminister,ai xhandari juaj nuk te pame te dilje ne interviste ku te verifikonit ndonji te mete apo ” gabim” te gadafit Sali,apo ky ku kishte te meta ,se zotrote na e dharite SHqiperine ne vendin e dyte mbas GJermanise,por ju thoni kapeni hajdutin ku hajdute jeni vete dhe kete e di mire populli apo jo .

  7. Re'i says:

    Moj e nderuar zedhenese, nuk kuptoj nje gje,Keta Skuqet dhe Kuqet ngaterrojne disa gjera.Skuqi shkruante ne Kardhiq te Sarandes.Qe per mua do te thot se ai nuk ka shkuar fare ne Kradhiq, pasi ky fshat eshte 11 km nga Gjirokastra dhe te qe te vesh ne Gjirokaster do kalosh mbi uren e Kardhiqit,Kjo rrit dyshimin ne besueshmerine e fakteve te Skuqit.Po keshtu edhe me Kuqin, Jo vetem ti por edhe te tjere thoshin se ai eshte nga Bedati i Lushnjes, ndersa ne nje gazete lexova se ai ishte nga Berati dhe shkonte per te gjuajtur PESHK.c’gallate

  8. gjeramadhi says:

    dheune pash dy avione qe u ulen mu ne goopin e laures te xhumene ne darke

  9. 4999 qelbesira+skypion prezervativin says:

    Kjo eshte me per te qeshur se ajo satira e meros

  10. vlonjati says:

    Nuk mund te kalohet as me sharje dhe as me batuta qe vijne nga zori ceshtja e trafikut ajror te lendeve narkotike. Kjo teme eshte kaq e rende sa po dalin deshmitare okulare qe thone se i kane pare avionet te ulen jo me ne aeroporte, por ne mes te rrugeve tona.Cdo dite po del ne drite dhe nje fakt i ri si pershembull qe forcat tona ajrore nuk mund te kontrollojne vete hapesiren ajrore pasi nuk kane as mjete dhe as teknologji per mbrojtjen e hapesires tone ajrore. Tani po del ne drite se meqenese ne nuk kemi veglat per kete pune e kemi lene mbrojtjen e Shqiperise ke Greqia. As kjo nuk na ben me pershtypje, por vazhdohet qe me inat partiak te mbyllen syte para te vertetave. Mos harroni se edhe ceshtja e thesarit te shtetit keshtu filloi, madje jo me avione por me gomere e me fshatare dhe rezultoi me pas nje skandal shume i madh.Nuk e kane fajin njerezit qe shohin avionet e droges, por qeveritaret dhe politikanet qe thone se nuk i shohin dhe as qe duan t’i shohin se u prishet rehatia e karrigeve. Pse logjike eshte kjo?

  11. Lazaratsi says:

    Sa duket teksti qe Eshte shkruar Nga Berisha ! E ka zakon te vjeter I Ben vet tekstet Dhe ua jep te tjereve ti lexojne ! Sa pervers si natyre ! Plak shpirt lig ! Mallkimi I Shqiperise mbeti ky plehre !!

  12. Vlora Heroike says:

    Skeni faj ju , kur sahere qe pirdhni nga goja gjithe mediat e bejne lajme.

  13. Kritiku says:

    Laura, ha m.t, do m.t, u themi ne nga anet tona njerzve si puna e juaj qe nuk marrin vesh kur u flasim me te mire, por vazhdojne akoma me gomarlleqet e tyre. Mos harro qe tu dergosh dhe nje tepsi plot edhe Bogdanit dhe te tjereve qe bejne pjese ne grupin tuaj te injoranteve me bisht majmuni.

  14. www says:

    Fakte keta trushkulirit quajne ,vetem kur i kap me thase ne dore.

  15. askushi says:

    Revolucioni kinez eshte ky. Lej Feni e pa, qe mblidhte gozhdet e rugeve.
    Po pse jane policia, shiku e te tjerat?
    Pastaj kur proftasi qeveria qe te koruptoj cdo qelize te ushtrise?
    Dhe pastaj pse asnjeri nuk di qofte edhe nje tashethem per kete pune, se ne shqiptar jemi, vdesim per pak thashethem, por menjehere Radio-Saliu sikur te jete Zeri Amerikes.
    Sa per New 24 po fillon te mbaje ere te keqe. Ti rroje Kreshnik Spahiu New 24, por ka investuar gabim. Nga PS nuk merr ndonje llokme kjo Njjjuzi i 24-es.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje