Kujt do i besojë më shumë BE: qytetarëve shqiptarë apo politikanëve tanë?

26 Prill 2014, 16:29Politika TEMA

Edhe pak javë na ndajnë nga momenti kur Bashkimi Europian do të vendosë nëse Shqipëria do marrë statusin e vendit kandidat.

Frank Hantke, drejtor i Zyrës për Shqipërinë i fondacionit gjerman “Friedrich Ebert”, shprehet se që nga viti 1991 vijon të punojë në ose me vendet në tranzicion. Por në të njëjtën kohë Hantke nuk e fsheh se kurrë nuk ka hasur një situatë të ngjashme, si ajo e para pak kohe në Bruksel, ku shqiptarët nuk ishin në gjendje që të flisnin me një zë të vetëm. Kjo ishte unike dhe tregon qartë papjekurinë e disa politikanëve shqiptarë, thotë ai për DW.

“Ose, akoma më keq, kjo ngre pyetjen për disa prej politikanëve, nëse ata janë realisht të interesuar për integrimin europian. Mbase për disa në fakt duket se më tepër e pershtatshme është të ruajnë statu quo-në mes dy etapave integruese. Mbase jo secili politikan realisht është i interesuar për standardet europiane për një administratë funksionale dhe të pavarur, për drejtësinë dhe kontrollin e sistemit etj.

Për ata kjo mund të jetë vetëm fasadë në fjalime të bukura për votuesit. Nëse të gjithë politikanët kryesorë realisht do të donin të mbështesnin dëshirën e popullatës që të jenë europianë në BE, kjo do të kishte qenë e shumë e thjeshtë për ta treguar në Bruksel, edhe duke pasur disa diferenca brenda vendit. Pak kohë më parë unë kam shkruar në një artikull, që qytetarët shqiptarë e kanë treguar pjekurinë e tyre për hapat e mëpasëm drejt BE-së. Pse ata kanë ende disa politikanë, të cilët realisht nuk luftojnë për interesin e njerëzve, por më shumë për interesat e veta? Është koha për ta bërë të qartë që disa prej politikanëve duket se kanë tradhëtuar votuesit e tyre”.

Hantke mendon se problemi në qershor do të jetë se kujt politikanët e BE-së, sipas tij, do ti besojnë më shumë: qytetarëve shqiptarë, apo politikanëve të tyre.

“Do të jetë për të ardhur keq, nëse Shqipëria me kaq potenciale të mëdha, njerëzore dhe natyrore, sërish do të qëndrojnë jashtë familjes europiane, vetëm sepse përfaqësuesit e tyre akoma nuk përfaqësojnë dëshirat e popullit më një zë të vetëm”.

23 komente në “Kujt do i besojë më shumë BE: qytetarëve shqiptarë apo politikanëve tanë?”

  1. tourkofagos says:

    …….se kurre nuk ka hasur ne nje situate te tille!!!!
    sepse kurre BE,nuk eshte marre me nje shtet islamik te ta bej anetar te Evropes,madje Turqia ka 20vjt qe merr te ”gjatin” si pergjigje nga Evropa.
    kam idene se edhe per shqiperine Evropa po pregatit nje te ”gjate” ,madje me gunga…………!

  2. Une says:

    Nuk duan politikanet te hyj Shqiperia ne Evrope se keshtu mund te vjedhin me shume. Kesaj rradhe do marrim nje jo me germa te medha.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      jo or mik jo se per tu futur ne BE nuk eshte vetem mungesa e vullnetit te politikes shqiptare(ose me sakt ‘minimit’ qe i ben politika shqiptare rruges per ne evrope)…eshte evropa kurve (ose klanet mafioze)ata qe nuk duan futjen e shqiperise ne BE(kuptohet per interesa nga me te ndryshmet)
      BE-ja mund ta veri diktatin e saj mbi shqiperin per jo me shume se 24 ore dhe kete gje e dine sh mire politikanet shqiptare te cilet po e shfrytezojne kete situate si jo me mire duke vjedhur shitur apo tradhetuar cdo interes kombetar vetem e vetem per nje grusht euro…
      nje nga arsyet(dhe shume themelore kjo…) qe shqiperia qendron jashte BE eshte ‘riorganizimi’ose rilindja e kombit shqiptar pra ribashkimin e shqiptareve ne nje shtet dhe perfaqesimin e tyre nga nje qeverri…ne akoma nuk kemi kufij jugor me greqine…po keshtu edhe me malin e zi apo maqedonine(sepse ai eshte kufi i imponuar qe ndan shqiptaret nga shqiptaret dhe nuk mund te jete aspak funksional ne nje evrope demokratike qe po mundohet te riparoje gabimet historike kundrejt kombit shqiptar..)
      ndersa me kosoven po e shikojme dita dites qe bashkimi po vjen pa shume zhurme e buje(pra kufiri i perbashket,ambasadat e perbashketa,ekonomia po shkon drejt bashkimit etj etj)
      mendoj qe ne momentin qe evropa do te vendosi pushtetin e saj mbi tiranen do te shohim se sa shpejt do te ndryshojne gjerat…per momentin situata politike ne shqiperi eshte teper e turbullt dhe ne mjegull prandaj shikojme keta ‘ujqit’ tane te levizin sipas qejfit…

    2. fshatari says:

      Evropa duhet ti ndaje gjerat.
      Kujt i intereson qe Shqiperia mos te jete shtet Ligjor?
      Pergjigja eshte e thjeshte
      Sali Vicidolit hajdut dhe bir hajduti

  3. Ajet Delaj says:

    INTEGRIMI PERTEJ PROPOGANDES

    E para gje qe duhet thene persa i perket integrimit eshte se shqiptaret ne ndryshim nga fqinjet ballkanike jane percaktuar per integrimin Euro-Atllantik qe 24 vjet te shkuara , qe atehere kur Shqiperia oshtinte nga veriu ne jug “E duam Shqiperine si gjithe Europa”.
    Mirpo klasa politike shqiptare per arsye me shume subjective e ka perdorur procesin e integrimit per propogande pasi realisht nuk e kane dashur integrimin duke preferuar te sundojne shqiptaret e lodhur te dale nga diktatura sesa te udheheqin drejt sistemit te vlerave e llogari dhenjes.
    Natyrshem qe kur kerkon te sundosh e jo te udheheqesh kerkon qe te pasurohesh ne menyre te padrejte mbi varferine e shumices se shqiptareve. Shenjat jane jo te mira edhe per kete mazhorance pa hyre ne detaje megjithate ka edhe tre kater muaj per tu rikonfirmuar ekzaktesisht rrugen qe deshiron te ndjeke.
    Megjithate shumica e gazetareve opinionisteve , komentuesve opozites madje edhe pozita qendrojne gjithnje tek roterika duke thene gabimet dhe premtimet me “do te” duke mos kaluar ne veprime konkrete qe do te bente te mundur shkurtimin e distances ndremjet BE e Shqiperise.
    Qe ne fillim do te kerkoja kompromisin e shqiptareve per dy gjera themelore ne procesin e integrimit te Shqiperise:
    Te mos vazhdoje propaganda politike e pozites e opozites mbi rendesine e madhe te marjes se statusit kandidat pasi deri ne antarsimin e plote mundet te jete ne mes nje gjysme shekulli pasi Turqia ka 38 vjet candidate pa u antarsuar akoma. Fakti qe klasa politike nuk guxon te kerkoje se bashku statusin kandidat dhe hapjen e negociatave per antarsim tregon se Shqiperia eshte shume larg BE.
    Institucionet shqiptare politike , shteterore e qeverisese duhet ta shohin procesin e integrimit e perafrimit me BE si nje process qe vjen e duhet te vije nga brenda e jo nga jashte. Me kete dua te them se politikanet, pushtetaret e shtetaret ti kursejne popullit shqiptar vizitat tursistike gjoja per “lobim” dhe ato para te kursyera ti kalojne ne projekte investimi e menaxhimi te brendeshem.
    Kur themi shkurtimin e distances duhet te kuptojme perafrimin e standarteve ligjore e zbatimin e tyre duke ndikuar drejteperdrejte ne cilsine e jetes se shqiptareve e perafrimin e natyrshem me standartin e jetes se popullit ne BE.
    Demokracia perendimore me ne krye Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane treguar se progresi dhe zhvillimi vijne vetem nepermjet zbatimit dhe respektimit te lirive dhe te drejtave themelore te njeriut gje per te cilen BE ka ngritur edhe nje gjykate te nivelit te larte, Gjykaten e Strazburgut.
    Pra njeriu i lire ka energji te pashterrshme energjish positive qe ndikon ne ecjen e shpejte perpara te krejt shoqerise ne njeren ane por kerkon gjithnje qe procesi i modernizimit e kontrollit me perfaqesues real ne te tera fushat e jetes te jete i pandalshem.
    Pra perafrimi i te tera sandarteve te shqiptarve me shoqerineEuro-Atllantike eshte nje process kompleks politik, ekonomik e shoqeror qe te marre se bashku duhet te realizojne ngritjen e nivelit e cilesise se jetes se popullit shqiptar.
    Per sa kohe ne shqiptaret jetojme ne nje nder trojet me te pasur per njesi te siperfaqes ne bote dhe jemi ne varferi te plote te krahasueshme me vendet e Afrikes , Namibine Zairene etj jo vetem nuk eshte nevoja te analizohen parametrat e tjere por as qe duhet propoganduar se jemi ne prag te BE pasi politika thjesht mashtron.
    Po a kemi potenciale njerzore , ekonomike e resourse natyrore qe kombi shqiptar te perafrohet realisht me vendet me te zhvilluara te perendimit. E them me te madhe e me siguri teper te larte PO.
    Kemi popullsine me moshen me te re ne Europe e nevel arsimi te krahasueshem me Europen pasi mjaft student shqiptare kane mbaruar e po mbarojne universitetet me prestigjoze te botes por duhet then se ne kontrast me ekonomine trashiguam nje nivel arsimimi te kenaqshem nga diktatura.
    Kemi pozicionin gjeografik me klimen me te mire ne bote e toke e nentoke nder me te basurat e botes me rezerva minerale e uje me shume se cdo vend i Europes per njesi te siperfaqes.
    Pra na mungon lidershipi dhe organizimi i brendeshem i shoqerise shqiptare tersisht ne doren tone dhe ne mundesine e organizimit te shoqerive perendimore.
    I bej thirrje klases politike shqiptare qe ti leri vazhdimin e demagogjise nekomuniste dhe ti perveshet veprimeve konkrete duke e persosur organizimin e brendeshem te shoqerise shqiptare si garanci e padiskutueshme per te arritur parametrat e Amerikes e BEse.
    Dua te shtoj pa u bere i besdishem ne moralizime se nese klasa politike shqiptare eshte e ndergjegjshme per reformat qe duhet te kryej duke e trasformuar se pari veten nga sundues ne lidere te jeni te bindur se suksesi i integrimit eshte i garantuar.
    Shqiptaret duhet ta dine se gjate fushates elektorale nga Presidenti i Amerikes ne zyre , sfidanti i tije e deri tek perfaqesuesi me i vogel i qeverisjes vendore shkojne pothuaj fshat me fshat se nuk po ze ne goje qytetet qe shkojne disa here per ti kerkuar voten elektoratit pra popullit Amerikan.
    A e dini se perse?
    Sepse VOTA eshte e paprekshme dhe vete fuqia e shtetit me te fuqishem te botes por dhe me tej perfaqesuesit legal te popullit jane “dora e Zotit” per popullin amerikan e zgjidhjen e problemeve te tije ne raport me administraten pasi asgje nuk eshte ne perfeksion .
    Pra ngritja dhe perafrimi me standartet e BE duhet te fillojne nga legjitimiteti i perfaqesuesve te pushtetit e shtetit ku ne themel te kete voten e lire e te ndershme te qytetarit shqiptar. Duhet filluar me ndergjegjsimin e rendesise se votes me qytetarin shqiptar por bashkengjitur me penalitete ekstreme per ata qe afrojne thase mielli, favore, para, apo presion ne emer te shtetit e pushteti.
    Shqiptare duhet te zgjoheni e te kuptoni se tere ata candidate qe ju afrojne favore personale per te marre voten tuaj nuk e kane ndermend te jene neser ne sherbim tuaj. Jeta eshte e gjate pasi neser mundet qe ju nevoitet mbeshtetja e perfaqesuesit tuaj ne emer te se drejtes e ligjit qe shkone mbase pertej jetes suaj e familjes tuaj qe nuk mundet te paguet me miljona dollar gjje qe nuk do ta keni nese e keni shitur paraprakisht voten tuaj.
    Te nderuar bashkombas komuniti hebre si komuniteti me i organizuar ne Amerike e pse jo edhe ne bote edhe kreun e sinagoges pra kreun shpirteror te komunitetit e zgjedhin me vote komuniteti me kandidatura alternative . Deri ketu ka shkuar bota e qyteteruar .
    Zgjidhni perfaqesuesit tuaj te ndershem e me vision per nje jete ndryshe qe te keni mundesi neser te trokisni ne nje dere te hapur per te zgjidhur hallet tuaja te shumta.
    Shqiptare te jeni te bindur se tek zgjedhja e ndershme e perfaqesuesve tuaj real fillon zgjidhja e halleve te gjithsecilit duke cuar ne zgjidhjen e probleve te shoqerise shqiptare.
    Reforma territorjale e inicuar dhe paguar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte rruga e duhur drejt pushtetit legjitim gje qe jo vetem i duhet bashkengjitur opozita por duhet zgjeruar me koncepte te reja e ndryshime mbi sistemin zgjedhor ne Shqiperi duke shkuar 100% drejt perfaqesuesve te dale direct nga vota e popullit . Me kete duhet kuptuar qe perfaqesuesit e popullit qe nga parlamenti e deri tek komuna te jene perfaqesues direct te popullit e jo sherbetore te kryetarit te partis e aq me keq sherbetor te nje klani criminal.
    Te reformohet tersisht KQZ duke e kthyer ate institucion te pesueshem per tere shqitaret duke gjetur mekanizma e perfaqesues dinjitoz te komuniteteve duke ingranuar edhe institucionet fetare me keshillat e tyre ne kontrollin e votes se popullit si institucione qe funksionojne e sherbejne ne emer te Zotit duke nxjerre rezultatin me se shumti 4 ore nga mbyllja e procesit.
    Kur te tera keto permirsime ligjore te arrihen me consensus te plote te nje spektri te gjere te politikes shqiptare duke ftuar edhe jasht parlamentit por edhe te grupeve te interest e OJFve e deri tek individe te spikatur atehere te kalohet ne zgjedhje parlamentare e locale se bashku ne vitin 2015.
    Nuk ka hap me domethenes ne rrugen e perafrimit te Shqiperise me perendimin Euro-Atllantik sesa vendosja e pushtetit e shtetit Shqiptar legjitim me vote te lire e te ndershme. Te tera te tjerat jane vazhdim i paster i demagogjise qe nuk kane per qellim perafrimin e Shqiperise me perendimin.
    Te tera problemet e tjera si ceshtja e sigurimit kombetar, pronsise, vendosjes se sundimit te ligjit e respektimit te vendimit te gjykatave e vete reformimin e sistemit te drejtesise ne Shqiperi respektivisht respektimin e zbatimin e lirive dhe te drejtave te qytetareve shqiptare zgjidhen e zbatohen hap mbas hapi nga perfaqesuesit legjitim te Pushtetit e Shtetit Shqiptar.
    Nese politika arrin te kuptoje apo shqiptaret ta detyrojne qe te kuptoje se pushteti ne demokraci nuk eshte i perjetshem se sistemi nuk mundet te ngrihet as konceptohet pa alternative e vlerave , ideve, resourseve njerzore ne nje ekonomi te lire konkuruese mbi ruallin privat qe njihet e respektohet nga shteti nuk mundet te kete as demokraci as integrim.
    Si perfundim dua te them se Integrimi arrihet me pune e hapa konkrete gjithnje ne interes te shoqerise e jo nisur nga interesa meskine e aq me keq kriminale. Nese ka politikan apo qytetare shqiptar qe e shikon ndryshe procesin e perafrimit me perendimin Euro-Atllantik eshte i lutur te ingranohet pasi filozofia ka thene se te keqijat kesaje bote nuk i vijne nga te keqijte pasi jane pak por nga indiferentet se ata jane shume.
    Ajet Delaj,
    New York

    1. blaa says:

      te lumte goja ajet

    2. - homeri- says:

      –ajet- cfar e ke kete testament , po i le lamtumiren forumit…mendimi im—ne nuk duhet te hyjme ne europe , nuk jemi gati ne asnje kusht te saj dhe do te jete turp per europen po na integroi ne kushtet qe jemi
      —europa duhet te shprehet qarte ne shume probleme-1.ndryshoni kushtetuten… baza e saj te jete kompromisi politik ne reformat 2.-te kalohet ne ligjin zgjedhor mazhoritar , ku populli te votoi per vlerat e individit 3 . te denohet korrupsioni i meparshem nga politikanet me te larte te vendit dhe familjareve te tyre 4. te hetohen te gjitha pasurit e gjykatesve dhe prekuroreve te te gjitha shkalleve dhe ata qe jane pasuruar me korrupsion te denohen5. reforma te plota deri ne largimin nga funksionet e tyre te shume gjyqetareve e prekurorit te pergjithshem 6. qeveria te luftoi korrupsionin vazhdimisht duke e bere me efektiv veprimtarin e institucioneve te saj investiguse 7. te behet sa me shpejt reforma teritoriale
      —–z.AJET – Ne shqiptaret e kemi kerkuar europen jo 24 vjete me pare , por shpejt , shume shpejt , qe ne kongresin e MANASTIRIT , kur rilidasit tane vendosen alfabetin latin , cili shtet ballkanik e kishte alfabetin latin…edhe djemt e amerikes me VATREN bridhnin ne diplomacin europiane per nenen– ben mire qe vlereson arsimimin ne kohen e regjimit , por duhet te thuhet e verteta se ai regjim beri veprimin me perendimor duke dale nga traktati i varshaves .. e beri per interes te pushtetit e jetegjatesise se tij por ama e beri ..kur shtete si hungaria , cekia ben veprimet si ne por deshtuan , pra historikisht ne kemi kontribuar per te qene ne europe , por politkan te pist , hajdut e vrases , te mbeshtetur dhe nga lobues amerikan e djemt tane ne amerike e kane katandisur shqiperin ketu ku jemi sote —shqiperia nuk duhet te hyje ne europ

      1. Ajet Delaj says:

        Homeri pershendetje
        Jam dakort me te gjitha cfare thoni vetem me disa gjera te vogla. Une shkruaj ne forum per qefin tim dhe paraqes idete dhe mendimet e mia kryesisht referuar praktikave dhe pervojes Amerikane.
        Shkruaj natyrisht kur kam kohe por realisht nuk me pelqen fryma fyese e komentuesve shqiptare ne forume gje qe nuk i sherben askujt. Nuk them per te tere por fatekeqesisht shumica vetem fyejne. Te mos jeshe dakort me pikpamjen time dhe ta kundershtosh me argumenta eshte mjaft civile dhe e vlefshme duke e kaluar debatin ne mjaft produktiv por me dogma e fyerje e nga pas anonimesh nuk mendoj se vlen.
        Se dyti z Homeri as Amerika as shqiptaret qe jetojne ne shqiperi nuk eshte problemi i shqiperise e shqiptareve por mbeshtetja dhe pasqyra ku mund te shihen shqiptaret se ku realisht jane e ku duhet te shkojne. Integrimi arrihet me pune e mirqenje e jo me demagogji qe 68 vjet.

    3. Klimax says:

      Ne qoftese ti mendon se 24 vjet me pare shqiptaret ne ndryshim nga fqinjet ballkanike percaktuan rrugen e integrimit Euro-Atlantik te tyre(!!!!!), atehere mendoj se ti para se te shkruash analiza teorike mbi proceset e integrimit te nje shoqerie, ne vecanti te shoqerise shqiptare, nga nje rend ne tjetrin, mire do te ishte te benit nje vizite tek mjeku specialist!

  4. www says:

    Ne fillim te embelat ,ne fund te thartat ,per ttushkulurit
    qe besuan seriozisht ,Europen k….dhe politikanet tane mashtruesa.

  5. tom says:

    Evropa ia fut kot, analistet ia fusin kot, te zgjedhurit evropiane ia fusin kot, ….te gjithe ia fusin kot, ose bejne budallane perpara mbretit lakuriq….po c’politikane?! Eshte vetem e vetem dora e zgjatur e Serbise qe e krijon kete kaos….kaq….pse? E dini vet? Si? E dine te gjithe….dhe te gjithe i pelqejne rrobat e mbretit….

  6. Sokol says:

    Mendimet tuaja jane te drejta por njerzit ne shqiperi nga pervoja ime kam pare se mashtrohen per pak gje dhe kjo vjen nga farferia ne ekstrem ku ndodhet rreth 40 % e popullsise, duke menduar me mire nje veze sot se nje pule mot,por duhet thene se nese BE edhe se ne kushtet ku jemi na favorizon duke na e dhene statusin kjo behet nje FAKTOR shume i FUQISHEM pasi administrata dhe shteti Shqiptar si dhe politkanet tane vihen nen kontroll dhe keshtu na krijohen premisa per te ecur me ritme te shpejte per te kapur kohen e humbur pra duhet dhe faktori ni jashtem qe shpesh here na ka munguar pasojat be te ciles i ndjejme akoma edhe sot …

  7. Tomi says:

    Evropa eshte ne hall per vete. Ajo akoma eshte e percare brenda saj, shume shtete kryesore te saj krahina te caktuara te saj e identifikojne veten jo me shtetin por me krahinen, psh Cataluna ne Spanje, etj, etj.
    Ne fakt Evropa eshte me shume enderr/teori sesa realitet sepse:

    1. Nuke ka solidaritet fiananciar sic eshte USA, etj

    2. Nuk ka homogjenitet gjuhesor e kulturor

    3. Nuk ka fuqi paralamentare/federale ligjevenese, psh parlamentaret evropiane neper shtetet e EU nuk i njeh njeri, ato jane pothuajse kot, vetem se marrin ca rroga te majme ne Bruksel (burokracia me e madhe ne glob).

    4. Nuk ka nje autoritet te fuqishem monetar qendror si USA, UK, etj. Ne fakt ka Banken Qendrore ne Frankfurt, por rregullimet ligjore te sistemit financiare jane me pas te rregulluara neper shtetet individuale qe jane nje histori me vete dhe variojne nga njeri vend ne tjetrin.

    5. Pesha qe iu rendon qytetareve evropiane nga rregullimet e kufizimet ligjore te Brukselit eshte shume e rende per klimen e biznesit, tregjet e punes, taksapaguesit, etj.

    Dhe koha po i verteton te gjitha sa me lart e te tjera.

    Nje thenie e John Major (ish KM britanik) eshte: “EU is a victory of good politics over bad economics”

  8. sandri says:

    shum turp per at pseodonimin tukofagos ai eshte grekofagosshqipetart kan qen jan dhe do te jen ne trojet e tyre etnikisht te pastera ai greko fagosi te shikoi shqiptaret autokton ne greqi ku atikia thifa malesina qirjaqi livadhjaja dhe shume fshatra te tjera rrethe 60 te tilla ku gjuha e nenes eshte gjuha shqipe dhe vallet e tyre jan valle shqipe ;;;;turp per politikanet tan qe ne kemi tani 20 vite nuk kan pyetur per popullin pore vetem per vete

    1. tourkofagos says:

      futi nje cope torte qe te mbledhesh vehten……..
      http://www.youtube.com/watch?v=PEBu06kPKE8&feature=share

    2. JAM-SI-JU says:

      BRAVO SANDRO !!!per turkofagosin,do te jete me ndonje cen,se ska mundesi qe ta uurreje kaq shume kombin shqiptar,ai ngaterron kombin me fene,etj,etj.por po kthehem tek artikulli….e njifka mire realitetin artikollshkruesi.dhe shumica e jone e ketij mendimi jemi:QE NA PERFAQESOJNE NJEREZ ORDINERE……PRANDAJ DO TE VUAJME AKOMA.

  9. Treviso says:

    Populli eshte i tradhetuar nga politikanet 23 vjet me pare dhe vazhdon te tradhetohet. Banda mafjoze e kryesuar nga krimineli sali Berisha e ka shitur vendin me te gjitha çka. Ka perçare popullin. Ka shkaterruar historine. Cfar ska bere kunder popullit te tije dhe tani don te blokoje statusin per kanditaturen ne B.E. vetem per tju shmangur denimit. Europianet kete e dine por ligjet qe kane jane te rrepta dhe nuk i shkelin dot per ta pranuar Shqiperine si kandidate pa plotesuar kushtet e dhena.

  10. qi i+ pri o+ tij says:

    Qeveria aktuale dhe Populli SHqiptare e meriton te jete pjese e BE.Ne jemi nje popull Europian dhe nder shekuj kemi kontribuar ne te mire te Europes.BE heziton kundrejte vendit ton per arsyen se disa vende ne BE,si pershembull Greqia e cila eshte e pa deshirushme ne BE.Ajo fallsifikoi te dhenat ekonomike,abuzoje me kredite e dhena nga BE,Keq perdor te drejtat e njeriut e te tjera.EU mendon se ne do te jemi si fqinji qylaxhi

  11. baffo says:

    Edhe pse SALI MUTI nuk don qe ne ta marrim statusin ne do ta marrim por ku do te veje sala ne chale do te fshihet ai bashke me lucin e mulin atehere do te shikoni se kush eshte EDI RAMA

  12. Leone-53 says:

    Pyetja ne titullin e artikullit eshte se kujt do ti besoj BE-ja popullit apo politikanve ?
    Kurse une si shqiptar nga Milano beje pyetjen time:
    -Po ne si shqiptare tashme qe e jetojme kete BE prej dekadash perse ti besojme kesaj tip BE-je kur vet europianet me 25 maj do tja “mbyllin” gojen!
    -Eshte normale qe ne shqiptaret qe jetojme ne Europe ti drejtohemi Brukselit zyrtar duke i thene qe si ka mundesi qe ju zotrinje nuk e keni ngritur zerin ne Tirane per ta detyruar Tiranen zyrtare qe edhe ajo te na krijoj mundesine neve te shprehim te drejten tone kushtetuese duke votuar ketu ku jemi?!..
    -Sa do ta ndihmonte integrimin ne Europe pjesmarja jone ne votime?
    Jashtezakonisht shume.
    Vetem ketu ne Itali jemi mbi 500000 shqiptar me dokumenta te regullta.
    Dihet qe krimineli Berishe kurre nuk do ta donte nje vote tonen sepse nuk do ta merte kurre, por edhe Rama nuk do ta kekonte nje gje te tille.
    Dhe ska si ta kerkoj sepse jo se eshte i “kallepit” Berishe por edhe pa te nuk eshte.
    Nje kryeminister qe betohet me dore ne kushtetute se do te udhehiqet nga ajo dhe bene ndryshe ska si te jete me ne.
    Pa kaluar muaji nga ky betim Ramushi Rama ne Frakull te Fierit do te theksonte me te madhe se ligji (famkeq e antikushtetus) 7501 do te ishte BUSULLA e tij nderkohe qe sipas nenit 41 e 181 te kushtetutes ky ligj duhet te mos egsistonte etjera etjera.
    Personalisht nuk kam ndonje “debolec” per tu futur ne kete tip Europe por do te doja nje SHTET LIGJOR SHQIPTAR ashtu siç e enderojne shume bashkatdhetare te mi aty ne Shqiperi e kudo ne Europe e bote!
    Nuk eshte nje “enderr” por duhet te jete obligimi jone i perditshem. Milano.

  13. Duke ndjekur punen e qeverise se Rilindjes ,shpresat qe Shqiperia
    te clirohet nga korrupsioni ,po me zbehen cdo dite.
    Fillimi mire eshte gjysma e punes ,Me keqardhje them qe ky fillim
    eshte si shume fillkme te tjera te cilat kane si qellim ,te forcohen ata
    si parti dominante , qe ne te ardhemen te jene parti shtet .Te kapin pikat
    kyce te pasurise shteterore ,duke filluar nga Nafta ,Turizmi dhe
    deri tek droga .Vertet Berisha eshte i pabesueshem kur sulmon qeverine
    por eshte ai qe ka mundesite me te medha se sa nje qytetar i thjeshte,per
    te zhbiruar ne te gjithe aktivitetin. e “RILINDJES”
    DROGA KURRESESI NUK TRAFIKOHET NGA FSHATARET ,DIKUR KA
    BASHKEPUNUAR QEVERIA E BERISHES SOT ESHTE QEVERIA E RAMES.
    PER KETE ESHTE E SIGURTE DHE EUROPA .
    EUROPA NEPERMJET TRUPAVE DIPLOMATIK TE AKREDITUAR NE TIRANE
    NDJEK HAP PAS HAPI TE GJITHE PUNEN E RILINDJES DHE PERFUNDIMISHT
    MENDOJNE QE KJO QDVERI NUK ESHTE ME E MIRE SE AJO QE SHKOJ ,
    SHANSET JANE QE NE MOS TE MARRIM STATUSIN DHE KETE HERE ,SEPSE
    VETEM KESHTU ATA SHIJNE LAME ,POR POPULLI DELE KA QENE DHE DELE DO TE
    MBETET.

  14. ylli says:

    sigurisht qytetareve shqiptare,pasi politikanet tane si SALA pe QIME i PDse dhe NIKUA pe LESHI i PSse nuk e duan EUROPEN pasi jane tej e te KORUPTUAR.

  15. Hm... says:

    ata politikanet qe habisin BE jane po ata qe vete BE u ka krehur bishtin keto 20 vjet pavaresisht se populli ka bere sa ka patur mundesi. Edhe ato ligjet zgjedhore qe bejne qe syresh te ngjiten si m… pas kepuce dhe te jene ne parlament pavaresisht gjemave ne politike, serisht jane bere me bekimin e BE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje