Braçe: Rithemelim SHISH-it mbi parime profesionale dhe ligjore

27 Prill 2014, 09:49Politika TEMA

Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar rithemelimin e Shërbimit Informativ Shtetëror mbi parime profesionale dhe ligjore pas publikimit të një dokumenti që SHISH i drejtonte Ministrisë së Mbrojtjes duke ngritur dyshime në lidhje me përdorimin e infrastrukturës së FA dhe konkretisht Gjadrit nga narko-trafikantët. Duke u mbështetur në deklaratën zyrtare të Drejtorit të SHISH-it, Visho Ajazi, Braçe  përsëriti edhe njëhërë se ka thënë të vërtetën që ditën e parë, kur, si i pari politikan i majtë, pohoi se kishte dijeni të plotë për përmbajtjen e shkresës së SHISH-it dhe se ajo nuk vërtetonte kurrfarë trafiku nga bazat ushtarake.

Braçe ka theksuar në një mesazh të tij në FB se “nuk mund të ketë asnjëherë “dyshime të arsyeshme” që nuk mbështeten qoftë edhe në një provë të vetme, pasi “dyshime të arsyeshme” është një term tërësisht abuziv që prodhon spekulime.

“Dyshime të arsyeshme” nuk mund të bëhen praktikë pune e nëse kjo është bërë, atëherë kjo agjensi duhet te rithemelohet mbi te tjera parime profesionale dhe ligjore.”, thekson Braçe.

Dy ditë më parë, Kuvendi u përfshi nga debate të forta mes pozitës dhe opozitës në lidhje me akuzat ndaj Forcave të Armatosura.  Kuvendi ngriti komisionin hetimor parlamentar në lidhje me këto akuza, pjesë e të cilit do të jetë edhe opozita. Paralelisht me debatet, mediat publikuan një shkresë të klasifikuar si sekret shtetëror ku SHISH paraqiste dyshimet mbi një rast të trafikut të drogës përmes bazës së Gjadrit me një avion të bardhë të vogël.

21 komente në “Braçe: Rithemelim SHISH-it mbi parime profesionale dhe ligjore”

  1. feniks says:

    EDI RAMA!
    Shfrytezoje kete rast,per te themeluar nje AGJENCI KOMBETARE TE INTELIGJENCES ku te perfshihet edhe ajo e MBROJTJES duke i shkrire perfundimisht SHISH-in dhe SHIU-n!!!
    Agjencia e re te jete ne vartesine e KESHILLIT TE MINISTRAVE!!!
    Urgjentisht ta beni kete veprim,ndryshe rrezikoni SIGURINE KOMBETARE!!!
    Agjentit te UDB-se dhe ARMIKUT TE HAPUR E SHUME TE RREZIKSHEM TE KOMBIT SHQIPTAR,Sali Berishes,Ii duhet PRERE TE GJITHA URAT E VEPRIMIT ANTI KOMBETAR!!!

    1. DREJTESI says:

      E kam shkruajtur qe diten e pare se,te thuash ka dyshime nuk eshte prove mbi te cilen te kishte gjithe kete zallamahi. Ne fakt,arsyeja e rremujes dihej qe ne zanafillen e kesaj historie. Sepse ai qe e ngjizte kete ishte vete salibashajazi.

      Nese do punohet me “dyshime te arsyeshme”,atehere do mjaftonte per te thene kaq,dhe policia te bente kerdine mbi cdo politikan,qe ne fakt edhe pa thene kete dy fjalesh e kane hak burgun.

      Ne kete rast,e vetmja gje qe duhet bere eshte pastrimi i ketyre vemjeve qe nuk dine te bejne gje tjeter pervec asaj qe bene deri ne 1997.

    2. xhonson says:

      Zoti Edi Rama!
      Degjoje mire kete Erion Bracen se e ke NJERIUN ME TE ZOT E ME BESNIK NE PS!!!
      Per me teper ai eshte NJERIU,QE I NDJEN “TERMETET” me shpejt se ju te tjeret!!!
      Nga jashte PS-se njeriu,qe ju,zoti Rama duhet te degjoni e mesoni me shume duhet te jete MERO BAZE!!!
      Ne se kerte sygjerim timin nuk e merr parasysh,KOKEN TENDE E TONEN DO HASH!!!
      Gjate ketyre viteve ke bere GABIME TE MEDHA,si ajo e ndryshimeve KUSHTETUSE,qe po e vuajme aq shume sot e kesaj dite!! Dihet,qe JURISTET e tu jane komplet te PA AFTE dhe Berisha TALL MENDEREN ME JU,duke patur kaq shume KRIME MBI KURRIZ!!!

    3. bledi says:

      Se sben te reformohet shishi se lam nam ne sy te gjithe botes, kur plaste tritoli ktej ata rrinin e pergjonin policet. eshte vene i gjithe shishi ne sherbim te sali berishes e te PD per ti mbuluar e per te hapur panik.

  2. Tomorri says:

    Shkuleni nga rrenjet,bravo Braçe se ti me qeteson disi me thenje te verteta.SHISH te riorganizohet mbi parimet dhe ligjet demokratike dhe ti jepet fund banditizmit te Sali Berishes,mjafte me nuk durohet fare kjo situate e krijuare.
    Si SHISH edhe drejtesia duhet urgjent te permbyset le te bertasin kreminelet le te çirren le te ulerijne dhe me ne fund do pelcasin se shqiperia do behet se s”ben dhe çdo gje do shkoje ne vendin e vete se edhe ne jemi kombe si gjithe te tjeret.
    Te gjithe kombet qe jane bere nuk kane brire dhe jane bere po edhe ne nuk kemi as brire dhe as bishte perse te mos behemi?

  3. lini says:

    Eshte me te vertet e nevojshme rithemelimi i SHISH se ne kete gjendje qe eshte eshte e turpshme, nje institucion inteligjence qe i sherben nje te lojturi per interesa komplet personale. Ky eshte skandal.

    1. Herta says:

      Prandaj shpertheu tritoli ketej se shishi u merrte me pergju polic e me saliun e ketej kriminelet benin dasem, policia kerko ato sjep asgje e kshu u krijua ajo gjendja qe u krijua prandaj zhdukeni kte se nuk eshte normal ky.

  4. comce says:

    Jane te gjithe drogaxhinje e saliut ne SHISH

  5. marinari says:

    Brace je njeri i drejte ,por je i vetem.

  6. Stoiku says:

    Kur te zevendesohet kreu i SHISH me nje qe mundesisht te kete qene ne Sig. Shtetit, atehere do kete mireqenie e rritje te nivelit te jeteses, begati dhe mbase…rilindje si dikur kur ishim fanar ndricues per Evropen.

  7. kaurri says:

    SHISH-qebap apo SHISH-tavec apo SHISH-tufine?

  8. VETERANI says:

    Mendimi i Erion Braces eshte shume i drejte e duhet vepruar pa humbur kohe. Ne kete menyre do t’i priten deget trungut qe ka filluar te kalbet e do te mbesi vetem ne diell e do te thahet pasi nuk do ushqehet dot. Madje te ket ne sherbim informativ,e me drejtori te vecanta civile,ushtarake ku te perfshihet ushtria e policia.

  9. Treviso says:

    Zoti Braçe, Sh.I.Sh. doli vete jat loje, domosdo do riformohet.

  10. zambi says:

    Po forconi njehere keto institucionet qe keni nen kontroll se nuk po bejne asgje nga ato qe premtuat. Per dy tre vjet mbrojne mandatet e presidenit,kld,shish,prokurori etj. 2-3 vjet kalojne shpejt nuk keni pse nxitoheni.
    Po i moret te gjitha tani nuk keni se kujt t’ja lini fajin per premtimet e pambajtura.

  11. Sali QENI says:

    Braçe! Ore Cun! SHISH duhet mbyllur fare, na thuaj çfare sherben per spiunuar, njerzit? Nuk keni asnje nevoje. Merr nje 16-vjeçar te shkollave te Europes e nderto rrjetin e pergjimit te te gjithe atyre qe jane ne PC e cellulare. Kur me thoshte djali im para shume vitesh qe ishte vetem 15 vjeç se si mund te pergjosh njerz qe deshiron si mund ta saktesosh ku ndodhet fizikisht ne rreze 100 metra mbetesha me goje hapur. Kur djali me thoshte se mund te trukosh me FB, dhe kurre nuk duhet te postosh fotografi, kur me thoshte se sa gjera jane ilegale e qe me pak para e shume inteligjence mund te kombinosh gjera qe shkaktoje ….Prandaj nuk sherben asgje SHISH, jemi te gjithe te survejuar pa perjashtim, se nuk deshironi te jeni te lire mos perdorni celular, compjuter, as karta manjetike, asgje qe ka te beje me teknologji te avancuar. Veni çelsin, mjaft i kemi duruar! Se dikush qe ka vere minat dhe ka pas nje celular me vehte keto e gjejne menjehere pa pas asnje nevoje per SHISH. Mbyllni SHISH Zoteri!

  12. fshatari hetues says:

    Ne ate institucion duhet te japin kontribut vetem shqiptaret e vertete dhe qe jane gati te japin jeten per atdheun.Soji dhe sorollopi i spiuneve me dyshtetesi dhe kombesi tjeter vec asaj kuq e zi duhet te zhduken nga keto institucione.rrofshin shqiptaret e vertete.

  13. Edi u dorezua perballe Zaloshnjes says:

    Edi Rama nuk eshte më, Erion…
    Ti je i palodhshem, por Shefi…aha!

    Pothuaj s’i ka mbetur gje prej Edit te Refleksioneve…
    E pate si kapitulloi perballe Zaloshnjes?

    Duket se eshte lodhur: U be me pushtet dhe i ra ne gjunje Pushtetit.

    Ende qahet se si ia la Pushtet/Shtetin Berisha!
    Po te ishte qeverisja e Berishes ne rregull, ai do kishte mbetur ne pushtet, o Edi! Po te kishte para ne banke, po te mos kishin bere lart borxhet, berisha do ishte kryeminister, dhe Meta do ishte zevendesi i tij, jo Yti!

    Por, le te pranojme se je ende pa pervoje si kryeminister.
    Le te themi se jane vetem 7 muaj ne karrike…

    Ajo qe na tremb eshte menyra se si e veshtron tani shtetin (sikur ai eshte bere i mire vetem se je ti ne krye te tij! Por keshtu mendonte edhe Berisha, apo jo?!);
    A nuk e ke ndjere, Edi, se i shikon me dyshim, ne mos me frike, tere gazetaret? Berisha u pa qe humbi kur largoi takimet me shtypin, por kjo ndodhi me te pas 8 vjetesh (po te mos llogarisim tere ato vite te meparshme president), kurse eshte trishtuese qe me ty po ndodh kaq shpejt!

    Ti i quan te rreme, te paprovuara, te pa-fakte tere sa akuzon opozita dhe te pavarurit e medias, dhe ekshtu i quante edhe Berisha, por Berisha ra, dhe nuk eshte mire qe ti te imitosh te Renet!

    Ka jo pak qe te mbeshtesin ne menyren se si u solle me “gjeneraten politike te Tranzicionit”, perfshire Gjinushin, Milon, dhe ata veteranet e PS-se, por Ben Blushi nuk se eshte me i vjeter se ty, o Ed, dhe Majkon e nderojne, se paku si te Ndershem…

    Opozita eshte ajo qe eshte, ajo qe munde ne Fushate, Edi Rama, por fushata ka mbaruar, ti u ngjite ne nje karrike mbase te panjohur (dhe kjo nuk eshte faji i shqiptareve, se ti u the se dije te qeverisje, u premtove se do ta beje cdo gje sic donin ata, kurse tani kujtohesh se “cdo gje kerkon kohe”…
    Po, cdo gje kerkon kohe, por kjo duhej thene me kohe, jo tani qe ti ndjen se nuk ke kohe per Refleksione, madje kur ke bezdi nga ato qe ke thene dikur…

  14. arben says:

    Bravo Brace! Si gjithmone i sakte dhe i drejte! SHISH pasi fjeti gjume per afro 2-3 jave, beri lemsh dynjane me nje idiotizem te quajtur “dyshim i arsyeshem”, pasi u hodhe balte mbi FA dhe ushtaraket, me ne fund kur e pa se kjo tollumbace u shfry dhe nuk ngeli gje,me urdher te “mbretit” doli dhe tha ato qe tha, per te mbyllur kete idiotizem primitiv te gatuar diku gjetke, ndoshta edhe jashte Shqiperise. ShISH duhet te shkrihet dhe te riorganizohet sa me pare, duke vene ne krye njerez te ndershem, qe kane sherbyer ne kete sherbim, dhe qe “mbreti” i hoqi me dhune. Ne se vazhdohet keshtu siguria kombetare ka marre fund!

  15. visi says:

    O Braçe, ha noj tas me makorona, qe ta maresh pak veten, se te ka lodhur Edushka.E mo si u be per ato 300 000 vendet e sumes…i punesuat kokepalaret?

  16. Agim Mani says:

    Sigurisht eshte e domosdoshme nje reforme ose thene me mire nje riciklim i agjensis qe operon ne zbulimin e cfare do lloj forme qe rezikon popullin.Ne njerez qe nuk kane profesionalitet, sigurisht ata qe ndodhen ne krye te ketij sherbimi punojne me metoda te rendomta te tipit Visho ne sherbim te tipit Berisha.Ne bote ka shume per te mare dhe askush ska pse te nguroje.

  17. Prof. Tit Sojli says:

    Edo,
    Nigjoji me cunat se ta kon me t’mir, preji krahet malokut t’qelbet.
    Titi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje