Xhaçka: PD të çlirohet nga pengmarrësit e saj

27 Prill 2014, 15:49Politika TEMA

Partia Socialiste reagon për akuzat e opozitës ndaj Qeverisë në lidhje me përfshirjen e Forcave të Armatosura në trafikun e drogës apo për rritjen e çmimit të ilaceve dhe naftës.

“Opozita po kalon ditë të turbullta me avionë imagjinarë që ulen nëpër rrugët e vendit, me naftën që rritet e bllokon lëvizjen e makinave, me ilaçet që shtrenjtohen përditë dhe me gjithfarë fantazish që po gajasin dynjanë”, theksoi në një deklaratë për mediat deputetja Olta Xhaçka.

Por sipas saj, kjo situatë nuk është aspak për të qeshur, sepse një opozitë e turbulluar kaq keq, është një problem i madh për shoqërinë.

“Shqipërisë nuk i duhet vetëm një Qeveri e përgjegjshme si kjo që kemi, por edhe një opozitë e përgjegjshme që fatkeqësisht po na mungon gjatë. Ne urojmë dhe shpresojmë me gjithë zemër që Partia Demokratike të bëjë një orë e më parë atë që populli shqiptar bëri në 23 qershor dhe të çlirohet nga pengmarrësit e saj. Sepse një Parti Demokratike e çliruar prej të shkuarës është garancia që i mungon sot në opozitë Shqipërisë”, tha ajo.

 

7 komente në “Xhaçka: PD të çlirohet nga pengmarrësit e saj”

  1. aaa says:

    partia demokratike tashi duhet te dali dhe te kerkoj dorehqjen e papes se sot i dha dore mugabes qe eshte diktator @

  2. fshatari hetues says:

    Cdreqin ke qe i ngacmon.Ata te pedes kane vendosur te fitojne zemrat e shqiptareve duke luajtur rolin e kllouneve me humorin e holle rural qe bejne.Realisht nuk arrihet te kuptohet nese jane apo e bejne rolin e budalles.

  3. Deda says:

    Pse lozin kungulleshka me popullin keta?

  4. keno kotorri says:

    Mos u mer me oborrin e komshiut por shiko punet e tua se bojatisjen e mbarruat e duhet ti pervisheni punes..

  5. Arber says:

    Oltaaaaaaaaaaaaaaa,

  6. Kendveshtrim tjeter says:

    Nuk quhet pune,te merresh me Berishen !

  7. petrit says:

    un se kuptoj ket zonjushen :
    a ka frike se s’din te flase mimi me edin apo per te bere figure para shefit duhet te thote edhe kjo nje perralle
    ishalla nuk del gje por po doli çfar do te thoni pastaj te dashur komuniste ????????.
    deri me tani rivdekja nuk ka sjelle asnje fakt per ta kundershtuar nje gje te tille.
    me vjen pak keq per shokun mere pastaj se s’do dije se ç’perralla do sajoje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje