Eksperti: Puna e SHISH, e mangët. Duhet të kishte hetuar dhe vërtetuar, jo të lëshonte dyshime

27 Prill 2014, 15:01Politika TEMA

Petrit Zambaku ish-punonjësi i Shërbimit Informativ Shtetëror për 10 vjet në Departamentin e Analizës, në një intervistë për Top-Channel duke analizuar shkresën dërguar nga SHISH Ministrisë së Mbrojtjes deklaron se kreu SHISH, Visho Ajazi Lika do të ketë një përballje dhe llogaridhënie të vështirë përballë Komisionit Parlamentar për ato informacione që mbajnë firmën e tij. Por pse?

Të gjitha dyshimet duhet të pasqyrohen në dokumentacionin që prodhon dhe administron SHISH.Rregullat e prodhimit dhe administrimit të dokumentacionit janë të mirëpërcaktuara.  Dyshimet duhet të jenë të pasqyruara.Këtë cështje duhet ta kishte vërtetuar deri në fund.Sepse qëllimi nuk është propagandimi i këtij veprimi se në Gjadër, ulet apo është ulur është cështje tjetër. Qëllimi është hetimi me detaje i cështjesh . Kush e realizon këtë trafik? Kur e realizon? Kur do të vinë prap? Si mund të kapen në flagrancë? pra duhet vërtetuar gjithcka. Vetëm atherë shërbimi e ka bërë punën.Shërbimi pa bërë këtë nuk ka bërë asgjë.Shërbimi ka barrën e provës për të vërtetuar të gjitha ato sa thuhen në këtë dokument. Dhe kjo vërtetohet duke paraqitur dokumentacionin shoqërues nga i cili është prodhuar ky relacion.Unë nuk do ta doja aspak të isha në vendin e atij që e ka firmosur këtë dokument”, thotë Zambaku.

Zoti Zambaku i cili tani drejton Institutin për Sigurinë dhe Kontrollin Demokratik jep këtë koment për përmbajtjen e shkresës.

Këtu bëhet fjalë për shumë cështje e si pasojë duhet të kesh shumë informacione për ti vërtetuar për të cilat nëse shërbimi i ka, është e pamundur ti ketë nga kjo mënyrë shpjegimi në relacion për të vërtetuar të gjitha këto sa thuhen. Shpeshherë fusin fantazi për ti bërë interesante, fusin shumë elementë që nuk janë të rëndësishëm për atë që e konsumon informacionin. Por janë të rëndësishme për atë që e prodhon.Kjo ekziston në praktikën e punës së shërbimit sepse ato deri më tani kanë informuar shumë institucione në Shqipëri me informacione nga më të cuditëshmet, nga ato me pa vlerë por mund të ketë edhe me vlerë. Por këtë e kanë bërë pasi deri më tani SHISH-in nuk ka patur institucione që i ngarkon ligji për ti hetuar dhe vërtetuar ato cfarë ata thonë në shkresat e tyre. Ose për ti lavdëruar në fund ose për të mbajtur përgjegjësi për gënjeshtrat dhe shpifjet që bëjnë pasi nuk mund të operohet me indicje të përgjithëshme dhe elementë të përgjithshëm. Prandaj unë mendoj se ata duhet të paraqesin të gjithë dokumentacionin që i ka shërbyer për të ndërtuar këtë relacion”, shton ish-punonjësi i SHISH.

Zambaku shpreh habinë përse kjo shkresë nuk i ka shkuar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani i cili deklaroi disa ditë më parë se “deri ditën që u bënë deklaratat në parlament nuk ka patur informacion”.

“Një informacion i tillë duhet t’i shkonte patjetër Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura sepse atij i dërgohen informacione shumë më të parëndësishme se ky”, mbyll deklaratën e tij Zambaku.

21 komente në “Eksperti: Puna e SHISH, e mangët. Duhet të kishte hetuar dhe vërtetuar, jo të lëshonte dyshime”

  1. xhonson says:

    Si,more thua qe t’ia kishte derguar Presidentit te Republikes???
    Po pse a nuk eshte PRESIDENT MBI PRESIDENTET aj Sali Birisha???
    Cfare OSHT ma teper ky Nishonlliu,qe as BREKET E VETA NUK NGRE DOT???

    1. raimond vlonjati says:

      Keta nuk meren dhe te analizojne nese faktet jane te verteta duke shkuar atje ne teren te pyesin njerezit , te kqyrin terenin ku pretendohet te jet ulur avioni,
      por meren me Shish,

      Shish duket qe u terhoq nga vendimi i pare,
      tani duhet vajtur ne teren dhe te investigohet vendi…
      Apo Rilindja nuk meret me keto gjera , meret vetem me llafet

      1. sit back and relaks says:

        je lyf apo bo vete? ca te hetojne, enderrat e nje nate vere te vishos te hetojne?

      2. Rikard Balsha Sr. says:

        ZAMBAKU I SHKULUR

        Intervista e ketij Zambaku te shkulur nga Sh.I.SH.-i eshte irrituese nga çdo kend veshtrimi qe te shikohet.

        Vetem nje zambak lushnjar mund te mendoje qe sherbimi sekret para daljes zyrtare me nje dokument te klasifikuar, nuk ka bere tere serine e hapave te percaktuara nga proçedurat e brendeshme te aprovuara me ligj.

        E perseris, nuk jam ketu te mbroj serbo-boshnjakun Visho Ajazi, por per ti thene gjerat ashtu siç duket se jane, pa hamendesira te nje te larguari nga sherbimi sekret shqiptar.

        Intervista e Zambakut pa ere, shembellen shume me “zambake” te tjere, qe me intervistat dhe opinionet e tyre ne medjan televizive dhe te shkruar, jo shume kohe me pare, terhoqen vemendjen e nje fare Edi Rama, duke marre promovime kolltuqesh te pushtetit te vetequajtur “Rilindje”.

        “Kam lexuar mendimet dhe opinionet e pinko-palinos dhe me kane pelqyer” – shkruante Edi Rama per te justifikuar zgjedhjen e njerit prej keshilltareve te tij.

        Duket qarte qe edhe Zambaku i Lushnjes, me “opinionet” e tij kerkon te behet pjese e keshilltareve te ardheshem te Edi Rames, ne riformimin Sh.I.SH.-it, siç po kembengul edhe djaloshi i perjeteshem nga Berati Erion Braçe.

    2. mira says:

      KJO shkrese nuk i ka shkuar presidentit ,se vebdi yne nuk ka PRESIDENT.

    3. mira says:

      CFARE PRET NGA KY NJERI SADO I PREGATITUR QE TE JETE ,JA KA FUTUR saliu friken ne palce jo ketij,por edhe shume te tjereve.

  2. dajti says:

    Ky Zambaku eshte subjektiv se Bariu e ka larguar prej aty per militantizem partiak.

    1. sit back and relaks says:

      ti qenke objektiv

  3. ps says:

    Deri ne diten e soteme informacioni eshte shume i cunguar
    Jam dakort me Zambakun e bardhe ,ketij problemi
    duhet ti zbuloheshe dhe koka jo vetem kembet .

  4. fshatari hetues says:

    Mjere shqiperia e shkrete se ne dore te kujt qelbesirash ka rene qe prej 24 vitesh.

  5. alban says:

    Erdhi koha qe edhe Zymbyli te quhet ekspert per sigurine.Ashtu si dhe ne analizen e para do kohe per krimin e organizuar,vazhdon te jete diletant.Mos u merzit edhe pse koha per te mesuar te ka mbaruar.Mos merr tituj kot sikur ke punuar 10 vite ne analize sepse atje as 10 muaj nuk qendrove apo seshte e vertete?Megjithate i leme keto se skane rendesi dhe te vijme tek tema per te cilen ke hedhur cka mendon.Se pari SHISH nuk heton. Ai kerkon,verifikon,verteton nepermjet formave te punes dhe konsumon sipas problematikes ne institucionin perkates cdo problem qe lidhet me sigurine kombetare.Ne rastin konkret mund te jete marre nje inf. qe mund te jete ulur nje avion ne Gjader.Nuk eshte fundi botes.Krimi dihet qe eshte gjithnje nje hap para. Problemi duhet pare qe a eshte ne kete stad objekt konsumimi apo vazhdimi vertetimit te metejshem?Padiskutim qe duhej vazhduar puna per te kuptuar me tej ne gjeresi e thellesi shtrirjen e kesaj vepr.krim.dhe deri sa lart mund te shkonte shtrirja.Konsumimi qe ne fazen e pare nuk e ve aspak ne pozita te veshtira Dervishin por tregon cektesin dhe paaftesine e SHISH.Procese te tilla SHISH mund te kete me dhjetra ne fazen e verifikimit dhe ligji nuk e penalizon mos konsumimin e saj,pervec rasteve kur behet fjale per terror apo organizim vrasjesh.Por ti si analist i vjeter qe na qenke duhej te te kishte bere pershtypje dhe kishe analizuar deklaraten e Dervishit ne lidhje me Himaren qe pritet zbatimi i planit te Krimes nga ana e Greqis.Ketu,po,Dervishi do e kete te veshtire te mbuloj veten.Jam kurioz te lexoj dicka dhe pet kete teme nga instituti jot,prandaj spo zgjatem.

    1. sit back and relaks says:

      dmth me pak fjale je dakord me cka shkruajtur ky zambaku vetem se ke dashur te korrigjosh kohen qe ka sherbyer ne analize ky zoteria duke bere misteriozin e gjitheditur.

  6. frasherlliu says:

    Eshte e vertete siç thuhet dhe mendohet nga zoti Zambaku se SH.I.SH nuk po kryen rolin e vet dhe dote shtoja syri i mprehte ne sherbim te vigjilences per te garantuar interesat erendesishme te kombit e kryen rolin ndryshe.Si fillim ky sherbim deri me sot ka mision te mbroje interesat e nje dinastie nga frika e ndeshkimit para popullit.Ky sherbim i shenjte per çdo popull e komb duhet te respektoje kriteret strikte te emrit qe ka dhe misionit qe kryen pra te jete vertet i fshehte dhe i pa dukshem qe nga drejtuesi i pare e deri tek punonjesit e mirembajtjes se tij.Tek ne drejtuesit dhe punonjesit e tij sot i tregon me gisht ne çdo qoshe te vendit ulur kafeneve e bareve ,lokaleve te nates duke u mburrur para gotes se se pijeve te shtrenjta qe i njohin mire dhe nen afshin e parfymeve qe u afrojne femrat qe numrat e celulareve shkruhen mureve te pallateve.Nen pushtetin e P.D-se dhe prijesit te vet Berisha SHIK e me vone SHISH ky sherbim i sherbey shkaterrimit te vendit dhe vrau ndergjegjen kombetare jo vetem me azgjesimin e personave qe kishin dije mbi tradhetite e ketij pushteti por dhe detyroi shtresen e gjere te inteligjences shqipetare ne çdo fushe te braktise atdheun ne kerkim te mbijeteses ne dhe te huaj me ane te alibise se reformave apo te te qenurit dhe pse kane punuar ne vitet e regjimit te kaluar.Strategjia e ndertimit te ketij sherbimi eshte e njellojte me ato te regjimeve fashiste dhe se ky sherbim u mbush me pjestare te familjeve te perndjekura te regjimit komunist te cilet u bene mish i therur rrugeve ndersa qendra e vertete e komandimit te tyre ka qene dhe eshte ne PD-ne.Nga elementet e marre nga radhet e familjeve te perndjekurve politike dolen zera dhe refuzime per te vazhduar te punojne ne kete institucion te cilet jane hedhur ne rruge,disa te tjere e kane braktisur dhe kane dhene sinjale nen friken e madhe se ky sherbim po i ben gjemen popullit te vet.Shume gjera kane dale zbuluar dhe ne keto kushte diversioni me emer :-organizimi trafikot e transportit te droges nga F.A eshte skenari i radhes per te perfituar kohe ne pergatitjen per tragjedine e radhes si jemi mesuar keto 21vite.Ne SHISH nuk ka asnje pjestar te saj me aftesite profesionale dhe as kritere e testime speciale per te punuar dhe si te tille nje ore e me pare ky sherbim duhet te shkrihet e rindertuar me kujdes e kritere speciale.Ne kete sherbim duhet te marrin pjese specialiste te formuar te marre nga çdo fushe dhe te ndjekin informacionin e mare apo te dhene,ta verifikojne ne heshtje e siguri,vetmohim ,ta perciellin ne shkallet hierakike sipas rregullit te percaktuar dhe te terhiqen ne padukshmeri ne misione te tjera te radhes.Ne kete moment kuadrot e sektorit perkates nuk duhet ta perciellin informacionin por ne menyren me te shpejte te organizojne vertetesine ne kanale te tjera dhe kur ky verifikim te jete i sakte e i vertete duhet percielle sipas hierakise.Kur nje informator i ketij sherbimi jep informasion apo te dhene te pa sakte ai duhet te largohet nga ky sherbim ne baze te nje kontrate te rrepte per mos dekospirimin e rrjetit.Ne lidhje me raportimin e SHISH se FA nuk jane marre me trafikun qe akuzohet duhet qe komisioni i sigurise kombetare duhet ti propozoje kuvendit ndeshkimin e ashper ne emer te interesave kombetare si sherbimin e iteligjences qe merret me leshime informatash pa emer e adrese ashto dhe personat qe e kane bere publike sidomos Basha,Berisha,Ndoka Topalli e kushdo qofte qe çdo dite po kriminojne FA por dhe qe po shmangin nga puna e madhe qe kane institucionet shteterore ne sherbim te popullit.Duhet te punohet me forcen e ligjit dhe jo me force politike dhe tere shtetasit shqiptare duhet te jene te barabarte si rregulli i pare ne sistemet demokratike.Dihet e flitet boterisht brenda e jashte vendit se paraja e piset qe fitohet nga droga,prostitucioni,shmangja nga detyrimet financiare te biznesit ndaj ligjeve te shtetit,korrupsioni galopant ,aktivitetet ilegale,punesimi pa kontrate e pa sigurim,e çdo fenomen negativ tipik shqipetar duhet ta kishte kthyer SHISH ne nje institucion dinjitoz dhe pasuri te çmuar te popullit ne lufte kunder interesave qe po e shkaterrojne e vonojne ne integrimin europian.Ne rast se do vazhdojme te shikojme efektive te SHISH te istalohet per efekte politike si dhe ministrin e brendshem si Basha i djeshem dhe Tahiri i sotem te hypin neper taraca te pallateve e sidomos te Kryeministrise per tu kapardisur dhe kercenuar palen kundershtare ne si shqiptare nuk kemi te ardhme dhe do te leme nje shembelltyre me te keqe tek brezat e tjere.

    1. petrit says:

      ja ke fut kot

  7. futja kot says:

    Sa ka punaur ky trimi ne analize te sherbimit se di 10 muja apo vite por ky qenka palle ariu- veç per analize se beka nje kokerr leku Pse do pyesni?
    pergjigja e thjesht fare: Shikojeni si e ka hedhur poshte çfare ka thene ne 80% te pohimit te tij ( kur perpiqet te tregoje qe eshte pune e pamjaftueshme nga SHISH) nderkohe qe ne fund thote:
    Nje informacion i tille kaq i rendesishem duhet ti shkonte patjeter Presidentit te Republikes. Pra nderkohe qe informacioni sipas tij nuk eshte cilesor ne fund rezulton se qenka shume i rendesishem dhe duhej ndare me z. president.
    Analize me tulle se kaq nuk ka….. mjer naanliza qe paska bo lamsh nese e ka degju kush ndonjehere per dhenie mendje kete ish anailst qe e derrmoka veten sa here flet….. nese keshtu te pakten si ne interviste….

    1. Gregori says:

      Ti futja kot, ia futke fare kot me gjithe mend, ose nuk e kupton aludimin e Zambakut. Ky informacion, qe ka SHISH, fillimisht duket i vertete, verifikohet, dhe nese sipas SHISH qendron,(informacioni u shpernda), Presidenti duhet te kete dijeni te plote, se c’ndodh ne vendin e tij. Por ky lloj informacioni duket qe nuk eshte bere nga specialiste te mirfillte, por nga ata qe ka ofruar ne pune Saliu, dhe prandaj informac ioni i ka shkuar Saliut.

    2. PER futja kot says:

      E VERTETE

    3. sit back and relaks says:

      @futja kot, shume i rendesishem sipas kutit te vishos e jo autorit te shkrimit e ka llafin, dmth meqe visho e ka konsideruar kaq te rendesishme shkresen sa ja ka percjelle ministrise se mbrojtjes perse nuk ja ka percjelle dhe presidentit? kuptove o mytja kot? nqs ky visho e ka konsideruar kaq te rendesishme shkresen pse ka bere diferencim ne informim kur dihet qe jari eshte komandant i ushtrise qe i rente pika per komandant qe ka ushtria jone. keshtu qe me i vemendeshem ne lexim.

  8. arben says:

    O Tito ne radhe te pare te uroj shendet dhe suksese per punen qe po ben se per te tjerat jane teori me leng qepe sic na thoshte ish pedagogu L.L .Te gjithe e dime se SHIK apo SHISH nuk u depolitizuan apo reformuan kurre.U krijuan si nje vegel e PD ne luften politike brenda vendit dhe ne te sherbyen besniket e partise pa qene te afte profesionalisht .Po ashtu dhe gjate kohes qe ka qeverisur PS ndodhi e njejta gje por ne nje mase me te vogel.Kurre keto organe nuk kane qendruar ne lartesine qe e kerkon funksioni I tyre.Aktualisht sot SHISH vazhdon te jete rob I Berishes dhe te gjitha sugjerimet apo hamendesite e kokave te medha jane dokra dhe llafe pazari.

  9. miri says:

    sa turp per keta njerez qe kane sherbyer ne SHISH dhe tani llapin , turp per bese per ata qe flasin si specialist pasi jane larguar nga sherbimi. cilado qofte arsyeja e largimit nga ky sherbim, sherbimi me I mire qe I behet SHISH , shtetit kombit eshte heshtje dhe vetem heshtje. ndaj eshte sherbim secret , gjerat mbeten aty, por nje gabim kane dhe ne aparatin e SHISH, te cilet duhet te japing shembull duke I dergu ne prokurori se po behet sherbimi secret si pazari I roskovecit. turp per te gjithe ata qe nxjerrin fjale si ” SPECIALISTA ” neper media a thua se mezi presin tja nxjerrin bojen vendit te tyre dhe mendojne te kapin ndonje vend, qofte duke enderruar se hajt po heqin kete drejtor dhe dal ne skene une se paskam fol si specialist. sa turp, sa turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje