Në kulmin e një debati që ka përfshirë politikën shqiptare në lidhje me përfshirjen apo përdorimin e infrastrukturës së Forcave të Armatosura për trafikun e drogës dhe pas publikimit të një dokumenti të SHISH që hedh dyshime mbi këto akuza, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe Kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika, kanë shtrënguar duart në prezencë të Ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu gjatë seminarit me temë “Inteligjenca dhe Demokracia”.
E ndërsa diplomati amerikan theksoi se roli i shërbimeve inteligjente dhe mbikëqyrja parlamentare janë një çështje mjaft delikate, ai apeloi që kurrsesi nuk duhet lejuar që informacione të klasifikuara të dalin në publik.
Ministrja e Mbrojtjes Kodheli tha se mbledhja, përpunimi dhe shpërndarja e informacionit në përputhje me nevojat e qeverisë, është një mjet shumë i rëndësishëm, jo vetëm sa i takon sigurimit të informacionit adekuat dhe të saktë, por edhe analizës së shëndoshë dhe të besueshme.
Sipas saj, “kur flasim për “shërbime të inteligjencës” ne menjëherë na shkon mendja tek “sekreti”. “Sfida kryesore që shfaqet, apo që kërkon zgjidhje, është si t’i orientojmë që shërbimet apo organizmat që merren më inteligjencën të respektojnë sistemin demokratik”, theksoi ajo.
Në vijim ajo shtoi se një nga sfidat kryesore që duhet të ndërmarrë qeveria është orientimi i drejtë i shërbimeve të inteligjencës.
Në hapjen e këtij seminari ishin të pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika dhe përfaqësues të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes.
Seminari “Inteligjenca dhe Demokracia” i organizuar nga Zyra e Bashkëpunimit Ushtarak (ODC) pranë Ministrisë së Mbrojtjes përfundon më 2 maj 2014. Pjesëmarrës në këtë seminar janë edhe Profesor James J. Ëirtz, Dekan i Fakultetit të Studimeve Ndërkombëtare dhe njëkohësisht Profesor në Departamentin e Çështjeve të Sigurisë Kombëtare, Scott Jasper, lektor në Shkollën Pasuniversitare të Detarisë, në Qendrën për Marrëdhënie Civile-Ushtarake, si dhe në Departamentin e Çështjeve të Sigurisë Kombëtare dhe të Florina Cristina (Kris) Matei, lektorë me një eksperiencë të gjatë në fushën e inteligjencës, demokracisë dhe marrëdhënieve civile-ushtarake.
JA PRA QE KRISMA NUK KA PATUR…!
Nje kryetar shishi qe pergenjeshtron ato qe thote nuk mund te jete me pjese e SHISH .
Si mundet qe SHish krijon akuza te pa qene vetem me hamendesime , ky njeri duhet te iki nga ai post.
U be e disata here qe SHISH me ne krye te visho ajazit del ne mbrojtje te akuzave te pa baza me sakt shpifje te opozites , u be e disata here qe ky institucion nuk merret me punen qe i takon po nzjerr hipoteza nje dite edhe diten tjeter i pergenjeshtro.
Kete Arvizun sikur “e qeruan” keta te Berishes me Podesten.
Me duket se fjala e Gary Kokalarit ne Senatin Amerikan, peshon shume me teper se keta kokpalare qe hiqeshin si “cuba”.
Ne te vertete jane cuba per pabesi.
turp se si ky institucion nxjerr informacionet sekrete te shtetit per interesat personale te partise demokratike.
Qe trafik paska pasur kete nuk e luan as topi por per llogari dhe i kontrolluar prej kujt per kete nuk jam me kaq i sigurte
Tani e kuptova pse intelektualet jane SPIUNA!
Spiunllekun e duan te gjithe, spiunin nuk e do asnje!-thone andej nga jugu im or Visho Ajazi! Mos u genje nga dora e nje femre, shiko gishtin ne bythe!
nuk mund te perfaqsohet sherbimi inteligjnces shqipater nga dikush qe pnon per interesat e nje krahu politik si visho ajazi.
Shteti shqiptar si nje karikature!
Nje ministre si kalamake, nje kryetar i sherbimeve sekrete si çilimi, ca qeveritare nga pas qe qeshin as ata nuk e dine per çfare dhe nje ambasador qe i plasi buza si nje edukator ne nje klase femijesh me zhvillim te kufizuar.
Nuk “kanë faj”, as njëri, as tjetra…Kështu “urdhëroi Daj Sami”…
Lojera, lojera. Varet se cfare fshihet pas tyre. Nuk thote kot Arvizuja mos llapni shume.
S’ka asnje loje..Eshte edukim qe karabushat tane mos te nxjerrin informacjone majtas-djathtas sa here I nevojitet politikes..
Problemi eshte, se ne ekstazen e tyre keta karabushet tane politikane, harrojne se disa gjera nuk duhen thene. E verteta eshte shume e hidhur keto 22-vite per Shqiperine, por duhet qe te ecim perpara dhe nuk mund qe te ndryshojme me pislleqet qe jane bere ne kurriz te ketij kombi dhe populli, me pak fjale koha nuk kthehet mbrapa. Amerikanet e dine shume mire kete, por nuk ju intereson qe te hapet haleja, sepse vjen shume era.
Me sa kuptoj une ulja e tensioneve pas raportimit te Z.Visho Lika ne komisionin parlamtar date 22.04.2014 dhe deklarata e fundit e tij ka bindur krahet e politikes Shqiptare se ky person eshte njeri i paanshem, i pavarur, serioz, patriot dhe i afte per ate vend drejtimi. Te tjerat pastaj munde te jene pallavra.
Arvizu e ka dhene te qarte mesazhin e tij. Dokumentet sekrete nuk duhet te dalin ne media sikur te ishin te zakonshme. Pse quhet sherbim sekret atehere kur gjithcka del ne gazeta?? Akuzat per trafik droge nga FA ishin thjesht nje utopi e ngritur nga opozita qe rropatet te shpike gjera pper te penguar punen e Prokurorise per hetimin e kallezimeve penale qe ka depozituar mimi kodheli ne prokurori ndaj arben imamat
mbyll gojen kosumo vdis
ku eshte demokracia????
Visho lika ne 1997 ka qene Drejtor zbulimi, nr 2 pas Gazidedes qe ka deklaruar ne Parlament se CIA ka organizuar 1997.
Mbrapa Vishos qendrojne K.Prifti. e Sh, Shehu qe te armatosur kan qenhe ne Qaf Koshovice ,kan kontrolluar kush hynte e dilte ne Vlore ne pritje per te sulmuar Vloren
Megjith ate eshte mire te me4sojne nga demokracia.
Shefi eshte arvizu ai i di te gjitha
Arvizu! Me ardhjen e Mimit ne krye te forcave te armatosura eshte be dishka e sigurte nuk do kete sekjrete perjashta si ato te Visho Ajazit genjeshtra se do kete kontroll te rrept, mos keni frike per NATO.
Mjer Shqiperia ku ka vojtur me Berishen dhe Visho Ajazin duhet te shkojn pas hekurash dhe te humbin ceksat e Burgut.