Reforma Territoriale/ Komisioni mblidhet pa opozitën. Fino: Afat për variantet deri më 19 maj (VIDEO)

28 Prill 2014, 09:18Politika TEMA

Komisioni i posaçëm për reformën administrativo-territoriale në Republikën e Shqipërisë është mbledhur pa praninë e opozitës, ashtu sikundër edhe pritej.

Bashkëkryetari socialist i Komisionit, deputeti Bashkim Fino u shpreh se janë disa variante mbi të cilat mund të bazohet ndarja e re, ndërsa do të zgjidhet një prej tyre.

Fino ftoi edhe një herë opozitën të japë kontributin e saj për realizimin e reformës, duke përcaktuar se harta e re territoriale do të jetë e mbyllur para se të përfundojë sesioni parlamentar.

“Po i lëmë kohë qeverisë dhe ministrit, që deri në 19 maj, të na sjellë variante të hartës së re të ndarjes territoriale. Me variantet që do të sjellë qeveria, në si Komision, pasi të kemi bërë diskutimet, pasi të kemi dëgjuar të gjithë aktorët, do të vendosim se cilën projekt do të miratojmë. Më pas do të ketë një diskutim me të gjithë organet e pushtetit vendor, nga data 19 maj deri në 20 korrik, për të diskutuar kryetarët e komunave, këshillave, të gjithë aktorët e interesit, merret mendimi i tyre. Më pas kjo hartë pas dy muajsh diskutimi do të vijë në Komision dhe më pas do të marrim vendimin përfundimtar për t’ia paraqitur Kuvendit”, tha Fino.

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendorem Bled Çuçi apeloi për të fituar kohën e humbur, pavarësisht agjendës së ngjeshur të Komisionit.

“Eshtë lënë rreth 2 muaj kohë që paralelisht qoftë komisioni, qoftë qeveria, qoftë edhe organizata të tjera jo qeveritare që janë të interesuara për një reformë gjithëpërfshirëse, për propozimet dhe mendimet e tyre. Duhet të fitojmë kohën e humbur, axhenda është e ngjeshur”, tha Çuçi.

Në vijim ai bëri të ditur  takimet e kryera nga shtatori me përfaqësues të Ministrive, pushtetit vendor, shoqërisë civile si dhe ekspertëve. Ai tha se një grup ekspertësh vendorë dhe ndërkombëtarë kanë bërë një analizë për funksionimin e qeverisjes vendore.
 
“Një analizë e detajuar e funksionimit e qeverisjes vendore në Shqipëri e përmbledhur në 300 faqe, produkt i një grupi ekspertësh vendor dhe ndërkombëtarë. Pas analizës janë përcaktuar një grup kriteresh, thellësisht teknike, dhe jo politike. Nisen nga krijimi i kushteve për të krijuar bashki që do të jenë në gjendje që të vetëqeverisen në bazë të modelit të decentralizimit. Nga shtatori kemi diskutuar me mbi 1880 persona, 400 kanë qenë pjesë të ministrive, 800 të pushtetit vendor, 300 të shoqërisë civile dhe biznesit, 200 të organizatve ndërkobmëtare, mbi 50 ekspertë teknikë, mbi 50 përfaqësues të medias”,
tha Çuçi. 

Qeveria do t’i paraqesë komisionit maksimumi 3 variante të hartës së re dhe mbas dëgjimit me palët e interesuara, ky komision do të vendosë se cilën prej projekteve do të miratojë. Sipas planit të punës, ky projekt për dy muaj, nga 20 Maji deri më 20 Korrik do të disktuohet me pushtetin vendor, komunat dhe bashkisë, e më tej diskutimet do të rikthehen sërish në Komision me një vendim përfundimtar për tia paraqitur Kuvendit për miratimin final.

Në mbledhjen e tij të parë Komisioni miratimin e planit të punës.  Pak ditë më parë parlamenti vendosi t’i shtojë një anëtar maxhorancës në komision, duke i hapur rrugë funksionimit të tij, i bllokuar prej tre muajsh nga bojkoti i opozitës. Përfaqësues të maxhorancës sërish i kanë bërë thirrje deputetëve të djathtë që t’i bashkohen komisionit, duke i garantuar për përfaqësim të barabartë në të.

Gjithsesi, maxhoranca mbetet e vendosur ta përmbyllë këtë reformë të rëndësishme brenda këtij sesioni parlamentar. Objekt i punës së komisionit është përcaktim i kritereve të ndarjes së re administrativo-territoriale të vendit, hartimi dhe përcaktimi i kalendarit të zbatimit të reformës administrativo-territoriale; përgatitja e projektit për ndarjen e re administrativo-territoriale, etj.

Kriteret

Kriteret

Komisioni parlamentar për Reformën Territoriale miraton kriteret mbi të cilat do të bëhet ndarja e re territoriale e vendit. Kriteri bazë është krijimi i njësisë funksionale, jo më pak se 30 mijë banorë.Ministri Çuçi propozoi në emër të Qeverisë që të thellohet ushtrimi i aplikimit të kritereve, në përcaktimin e zonave funksionale, pra që do të jenë në të ardhmen pastaj, ndoshta njësitë e reja administrative territoriale, duke u nisur nga rrethi. Sipas tij, një zonë funksionale mos të jetë më e madhe se sa rrethi. Brenda rrethit shohim mundësinë se sa zona funksionale do të kemi. Përjashtim nga kriteret, që përveç njesisë funksionale përmban edhe lidhjet kulturore, historike dhe të traditës mes tyre, do të bëjnë vetëm komunat minoritare.

“Komunat me përbërje minoritare, të mos bashkohen në një bashki të madhe, në mënyrë të tillë, që do të sillnin pastaj përzierjen e popullsisë dhe do të krijonin ndonjë premisë për humbje të identitetit të tyre etnik.Këto komuna, sigurisht që do të trajtohen me një vëmendje të veçantë”, tha Çuçi.

Me propozim te deputetit socialist Blendi Klosi u qartësua edhe një tjetër kriter, ai që lidhet me kufirin e komunave. “Ta heqim këtë frikë që kanë, ose një pështjellim që kanë komunitetet që komunat mund të shpërbëhen dhe të themi që territori i komunave nuk mund të cahet në dy rrethe, ose në dy bashki”, tha Klosi.

Por Çuçi theksoi se kufiri ekzistues i komunës nuk duhet prekur.

Komisioni

Bashkim Fino – Kryetar
Armando Subashi – Sekretar
Blendi Klosi – Anëtar
Petrit Vasili – Anëtar
Musa Ulqini – Anëtar
Andrea Marto – Anëtar
Sivla Caka – Anëtare
Blerina Gjylameta – Anëtare
Namik Kopliku -Anëtar 

3 komente në “Reforma Territoriale/ Komisioni mblidhet pa opozitën. Fino: Afat për variantet deri më 19 maj (VIDEO)”

  1. Shekspir says:

    Ligji 7501 duhet hedhur urgjent.Krahas tij jane bere sgume falsifikime me objekt vjedhjesh reale edhe nga disa tope socialiste,packa se banda e Saliut eshte kresorja.Hidheni ate ligj anti-demokratik dhe TOKAT e Bejlereve e agallareve qe i pervetesuan nga otomanet e vandalet pushtues per sherbimet qe u bene ja shperndani ne menyre te barabarte gjithe vendasve qe jane pa toka e qe kane kontribuar per Atdheun e popullin.
    I therisni mendjes e logjikes demokratike e zakonore te denje.FLAKENI LIGJIN ANTI-NJERZOR 7501

  2. himara says:

    PO CNE HIMARA ME KUCIN? AS RRUGE PER QERRE, POR VETEM NJE MONOPAT DHISH KA LIDHJE, JO ME RRUGE NORMALE ME ASFALT. PLASI AI KUCIOTI QE ASHTYP LIBRA TE ENVERIT, TA LIDHI HIMAREN PA ASNJE LIDHJE HISTORIKE, GJENETIKE, ETHNIKE, MORALE, KRISTIANE, NATYRORE, BILE DHE KAFSHET NUK NGJASOJNE ME NJERI TJETRIN………………MIRE THOTE VISHO AJAZI,,,, DO NA MARIN HIMAREN SI KRIMEA.

  3. shqipetari says:

    bashkojuni nismes–‘Kukane perfunduar parate e shqipetareve per 22 vjet pse jemi ne borxh e kujt ja kemi per borxh’…FULLANI URGJENT TRASPARENCE ME TRASMETIM DIREKT NGA PARLAMENTI I POPULLIT.
    Shqiperine mund ta shpetojne vetem shqipetaret .ABANDONONI TERE SHKRIMET E TJERA JASHTE KESAJ NISME!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje