Asnjë ndërtim nuk do të mbetet pa u legalizuar, por nuk do të hapet një proces i ri vetëdeklarimesh. Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarë të ftuar në selinë e Këshillit të Ministrave në kuadër të sqarimit të ligjit të ri mbi legalizimet. “Nuk do hapim proçes të ri vetëdeklarimesh,por nuk do të lëmë askënd që të mbetet i pa legalizuar në zonat informale në radhë të parë. Për ne, legalizimi është proces i lidhur me të gjithë ata që kanë ndërtuar një shtëpi për një jetë më të mirë për familjen e tyre dhe jo për qëllime fitimi. Është tjetër shtëpia dhe tjetër dyqani apo hoteli pa lidhje në bregdet. Sapo të miratohet ligji do të nisim punën për të përcaktuar zonat informale dhe brenda tyre do bëjmë legalizimin falas për këtë kategori. Vendi nuk mund të vazhdojë më me vetëdeklarimedhe ndëtime pa leje. S’ka më vetëdeklarime të reja, ka vetëm legalizime të zonave informale”, tha Rama.
Në vijim ai shtoi se në këtë proces ne do të nisemi nga principi që thashë: kush ka ndërtuar një shtëpi do të legalizohet falas. “Kush ka bërë vetëdeklarimin dhe në vijim ka shtuar diçka në mënyrë anësore apo më shumë do të mirëkuptohet se nuk ka qënë përgjegjësia e tyre por se janë mbajtur peng vite e vite më radhë. Vetëdeklarime që janë bërë që në vitin 1993, pastaj në 2005 e në 2007 që nuk kanë marrë çertifikatën. Kuptohet se kur e ka bërë në 2005-ën, e ka pasur djalin 5 vjeç. Duke pritur të marrë çerfitikatën, djali i bërë burrë do të marrë dhomën e vet dhe ai që ka pritur çertifikatën nuk do presë të zgjohet shteti nga gjumi.Përfytyroni vetëm që në shumën totale të deklarimeve, asnjë nuk e ka parë shtetin t’i trokasë në derë. Dhe mendoni që legalizime reale janë më pak se 5% e totalit të vedeklarimeve, përgjegjësi e shtetit. Këto përgjegjësi ne nuk mund t’i heqim duke thënë se nuk kemi qënë ne. Ne jemi qeveria që do përgjigjet edhe për këtë. Po, në të gjitha zonat informale do të konsiderojmë edhe pjesën e shtuar si pjesë e procesit dhe do ta plotësojmë informacionin që nuk përputhet me vetëdeklarimin e parë. Bëhet fjalë për shtëpinë e parë, gjithmonë, se për shtëpinë e tyre do bëhet sipas ligjit. Shtëpia e dytë nuk është më për hall”, theksoi Rama.
Ndërsa e cilësoi këtë proces si shumë të rëndësishëm për familjet e interesuara, Rama tha se ai ka një rëndësi të madhe edhe përsa i takon ekonomisë kombëtare. i shoqëruar nga Drejtori i përgjithshëm i ALUIZN-it, Kreu i Qeverisë iu përgjigj pyetjeve të të pranishmëve.
Çdo të bëhet me shtesat që janë ndërtuar pas vetëdeklarimeve?
Ne do të nisemi nga principi që thashë: kush ka ndërtuar një shtëpi do të legalizohet falas. Kush ka bërë vetëdeklarimin dhe ën vijim ka shtuar diçka në mënyrë anësore apo më shumë do të mirëkuptohet se nuk ka qënë përgjegjësia e tyre por se janë mbajtur peng vite e vite më radhë. Vetëdeklarime që janë bërë që në vitin 1993, pastaj në 2005 e në 2007 që nuk kanë marrë çertifikatën. Kuptohet se kur e ka bërë në 2005-ën, e ka pasur djalin 5 vjeç. Duke pritur të marrë çerfitikatën, djali i bërë burrë do të marrë dhomën e vet dhe ai që ka pritur çertifikatën nuk do presë të zgjohet shteti nga gjumi. Përfytyroni vetëm që në shumën totale të deklarimeve, asnjë nuk e ka parë shtetin t’i trokasë në derë. Dhe mendoni që legalizime reale janë më pak se 5% e totalit të vedeklarimeve, përgjegjësi e shtetit. Këto përgjegjësi ne nuk mund t’i heqim duke thënë se nuk kemi qënë ne. Ne jemi qeveria që do përgjigjet edhe për këtë. Po, në të gjitha zonat informale do të konsiderojmë edhe pjesën e shtuar si pjesë e procesit dhe do ta plotësojmë informacionin që nuk përputhet me vetëdeklarimin e parë. Bëhet fjalë për shtëpinë e parë, gjithmonë, se për shtëpinë e tyre do bëhet sipas ligjit. Shtëpia e dytë nuk është më për hall.
Ligji i ri i legalizimeve a parashikon lehtësi për familjet që kanë persona me aftësi të kufizuar në shtëpi?
Nuk do të paguajnë asgjë edhe sikur ta kenë shtëpinë në tokën e dikujt tjetër. i merr shteti përsipër të gjitha detyrimet.
Po për ata që kanë ndërtuar për qëllime biznesi?
Me thënë të drejtën ata nuk janë A-ja apo halli kryesor. Ata do të trajtohen sipas ligjit, pa përfituar lehtësirat e atyre që kanë ndërtuar shtëpi për të future kokën apo nuk kanë mundësi të paguajnë as energjinë elektrike.
Sa do të jetë çmimi favorizues për parcelën ndërtimore?
e ne nuk do të nisemi nga një çmim fiks, por nga ai tregut që është ndryshe në zona të ndryshme dhe do ta ulim me 50%. Për rastin e Tiranës do vijmë për shembull në atë çmim që ishte, kurse në zonat e tjera ulje të rëndësishme. Flasim pë tokën publike ose me atë pronarë, jo kur toka është e atij që ka ndërtuar pa leje, për 67 mijë familje që nuk kanë punë me ketë proces. Nga 50% do ketë edhe një ulje tjetër prej 50% me letra me vlerë; nga kjo edhe një ulje tjetër prej 400 mijë lekë për energjinë elektrike. Nëse në momentin e parë të bie të paguash 4 milionë lekë të vjetra në total, maksimumi, do kesh 400 mijë lekë më pak përveç letrave me vlerë që të paguash energjinë për 2 vjet dhe pas dy vjetësh, duke treguar faturat që ke paguar energjinë, kjo do të hiqet. Pra, që të mos rëndohet një familje e varfër që ka dëshirën të legalizohet menjëherë, i bëhet kjo. Pse themi që legalizimi është falas? Se nuk është falas vetëm pjesa e letrave, por edhe tjetra. Nëse s’i ke lekët sot, prapë do tëtë bëhet legalizimi, prapë do të të hipotekohet shtëpia, por me këtë kufizim që shtepia është e jotja, pork e këtë shumë borxh aty, kur ta kesh. Nëse pas një viti do thuash se i kam lekët, do përfitosh nga ulja me letrat me vlerë. Por edhe nëse s’i ke, s’ka problem, atëhërë nuk përfiton nga ulja, kur t’i kesh. Por shtëpia është e jotja, mund ta vendosësh në bankë si kolateral, si pronë me barrën hipotekorën. Pra, nëse deri dje, nga 273 mijë shumica as e kanë parë ndonjëherë shtetin, pjesa tjetër ka hequr picirin e s’ka marrë letra, nesër secili do marrë titullin e pronësisë pavarësisht nëse e ka shtëpinë ne tokën e vet, në tokën e shtetit apo nëse mund të mos ketë lekë në atë moment.
Pyetje: Disa ndërtime janë bërë por nuk janë deklaruar. Çfarë do të bëhet me to?
Rama: Ne nuk do të hapim një proces të ri vetëdeklarimesh, por nga ana tjetër ne nuk do lëmë askënd të mbetet i palegalizuar në zonat informale në radhë të parë. Pse e theksoj këtë? Ligji do përcaktojë qartë zonat informale dhe brenda tyre en do të bëjmë legalizimin falas edhe për këto kategori që përmendët. Por të jemi të vetëdijshëm se nuk ka më vetëdeklarime të reja por legalizim brenda zonave informale qoftë për atë pjesë që përmendët ju qoftë për emigrantët që nuk kanë pasur mundësi të bëjnë deklarimin dhe shtëpinë e kanë ndërtuar me kursimet e tyre.
Si do të veprohet me pronën sipër një trualli që është duke u trajtuar nga Agjensia e Kthimit të pronave?
Si gjithë të tjerët, për ata që kanë ndërtuar jo në tokën e vet e kjo nuk ka asnjë ndryshim. Me procesin kur ti paguan shumën simbolike, nuk ka asnjë mundësi juridike që familja tjetër të të çojë në gjyq sepse e ke marrëdhënien me shtetin. pra, edhe në të ardhmen, s’do kesh detyrime me askënd, sepse kjo ka rëndësi për paqen që i jepet familjes për tërë jetën , për të mos lënë litarin jashtë dhe natyrisht, ne vazhdojmë me ata që duan të drejtën e tyre, tokën e tyre, kompensimin. Ndaj duhet pagesa.
Por për familjet që kanë tokë me çertifikatë pronësie deri në marrjen e tapisë?
Asnjë qindarkë, zero. Ndryshe nga “shabanizmi”, procesi ynë është ndryshe: ALUIZNI vjen në shtëpi dhe ndihmon për plotësimin e dokumentacionit. Gjithë ajo pjesë që deri dje ishte një tmerr, merr topograf, paguaj lekë që t’i depozitosh dokumentat etj. Do t’i bëjë ALUIZNI vetë dhe nuk do të të thotë më i ke bërë gabim se e ka bërë vetë. Pa asnjë lek. Ama një gjë dua ta theksoj se pavarësisht paguan apo nuk paguan, kur nuk e ke tokën tënde, do bëhesh pronar i shtëpisë tënde dhe do ta paguash më vonë.
Po në rastet kur pronari i shtëpisë është jashtë shtetit, a mund të bëhet legalizimi me prokurë ose pa prokurë?
Pa dyshim, sipas ligjit, me prokurën përkatëse mund ta bëjë legalizimin cilido anëtar i familjes. Por natyrisht kur ai është gjallë, sepse ndryshe ndodhin legalizime që s’dihet se ç’bëhen apo ku bëhen?
Sa afatgjatë do jetë ky proces?
Po, pashë që ishte shqetësuar Lamja nga disa punonjës të bashkisë së Kamzës “boll na gënjyet me legalizimet!”.Por ne e dimë që çfarë bëhet në Kamzë, ku po nuk dole në protestë, s’të japin ndihmën ekonomike. Ne shpresojmë ta mbyllim këtë proces në pjesën dërrmuese brenda katër vjetëve. Rastet specifike mund të zgjasin, për shembull shtëpitë që janë ndërtuar poshtë linjave të tensionit të lartë. Kjo do kërkojë zgjidhje të tjera ligjore.Edhe Enver Hoxha të ngjallej nuk do t’i hynte prishjes së ndërtimeve në zonat informale. Përsa kohë që ajo shtëpi ku ti jeton dhe me të s’mund të shkosh në bankë që të kërkosh një kredi, të bashkëpunosh me një bashëfshatarin tënd për të ndërtuar një minifermë etj. pra, kur ti ke titullin e pronësisë, ai është kapital që ti e ve në bankë dhe kjo përbën ndryshimin e do shihet në ekonominë kombëtare. Këto prona të palegalizuara janë miliarda të palegalizuara, janë capital i vdekur, por në momentin kur e fusim në regjistrin e pronës, është capital i qarkullueshëm. Me mbarimin e legalizimit, nuk ka më ndërtime të paligjshme. i vihet kufiri. Nuk ka më tullë pa leje. Kush vendos tulla pa leje, le të shkojë në burg, sepse nuk shkohet më tej kjo punë.
Po planet rregulluese që janë bërë në zonat ku ne kemi ndërtuar?
Ata bënin plane rregulluese në kurriz të gjithë atyre familjeve që e kanë votuar atë parti 20 vjet e sot nuk janë ende pronarë. Jam shumë krenarë që dokumentat e shtëpisë i kanë marrë nga Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe jo nga PD-ja. Këto shtëpi mund t’i legalizosh, mund të vijë edhe Plani, por jo të vijë nesër ndërtuesi e të të nxjerrë jashtë se ti nuk je pronari i tokës. Pra, ne do të bëjmë legalizimin falas e le t’i mbajnë planet e tyre por jo për të ndërtuar mbi shtëpitë tuaja. Ata që bënin plane të bënin Paskuqanin –Manhatan dhe Kamzën – Nju Jork, por ne nuk do t’i lejojmë, flini të qetë.
Jam banore e pallateve Haëai, por ne duam të na i japësh ti tapitë…
Po ato pallate pse nuk i hipotekon kryetari i bashkisë? Sepse po i mbaron mandati. Kishin tërë kohën e nevojshme që ta bënin dhe nuk e bënë. Unë po ju them vetëm që në ligj është parashikuar edhe kjo çështje. Me të kaluar ligji ne do t’i japim çdo familjeje në ato pallate dhe të tjera si ato dhe do merret shteti me atë që ju ka lënë në mes të rrugës. Ai ndërtues ka shkuar në botën tjetër, i ndrihtë shtëpitë dhe ka një rregull tjetër për falimentin, po në rastet e tjera kur ndërtuesi është gjallë, do të jetë ai me të cilin do merremi. Ju vetë nuk do paguani asnjë qindarkë.
Në zonat urbane që i ka ndarë shteti, çfarë përfitimi mund të kem aty?
A do tokë tjetër nga shteti? Toka e shtetit është e shtetit dhe kush e ka marrë me ligj e ka bërë shtëpi, atë e ka marrë për të ndërtuar, jo për shtëpi, do bëhet legalizimi me të njëjtat kushte, por këto raste janë të rralla.
Po për zonat që nuk janë shpallur informale?
E them se do të bëjmë edhe një ripërcaktim të ëktyre zonave, sepse kur u bë vetëdeklarimi i parë, ka qënë shumë më pak, por për shkak se nuk u mor njeri me ato vetëdeklarime, u shtuan dhe ne nuk mund t’i lemë ata jashtë kufirit të atëhershëm.
Te marrin vesh PeDe-itet se si behen punet!
Salauku ka frike (me te drejte) se, pas realizimit te ketij procesi, PeDe-ja e tij do braktiset edhe nga te ardhurit veriore. Nga parti, do kthehet ne shoqate! ?
O Daku po ti cfar je i ardhur jugore???
Pale jeni edhe rilindas me mentalitet rracist.
YYYYY PARTI YLBERASH.
Shume mire zoti Kryeminister!Por nuk e dijme se si do te veprohet me ndonje qe ka ndertuar treg fruta-perimesh ne toke shteterore mu ne mes te Tiranes duke bllokuar hyrjen e banoreve per ne apartament thjesht per qellime fitimi dhe qe po i tmerron banoret me zhurmen 24/24 ore? Perse lihen te funksionojne akoma monstra te tilla dhe nuk shkulen sa me pare?
Edi Rama mban premtimin per legalizime falas.
Bravo
me pelqen qe kemi nje kryeminister qe mban fjalen.
Ligji eshte i qarte dhe nuk do kete me abuzime si ne kohen e saliut.
Ky proces mbaron brenda mandatit te pare te qeverise Rama, pasi besoj se kjo nisje kete te le te kuptosh
ne kurriz te pronarve si enveri ne 1946
Kryeminister njesh po con deri ne fund premtimin e mbajtur ne lidhje me legalizimet.
Bravo Rama edhe nje tjeter premtim i mbajtur nga ju, bravooo
Ina ,si gjithmone entuziaste e dashur. Besoj se rilindja te ka ofruar ndonje vend pune, ne kembim te “zellit “tend ?
Ja disa premtime te pa mbajtura.
1 ministr per emigracionin.
2 drejtesi per 21 janarin
3 perfaqesim me shume se 30 3 grave ne parlament
4 shqup do ti kethehet ushtarakeve
5 koncesionet do te rishikohen
6 qeverri me 12 ministri dhe jo me 16 sic eshte tani
7 reforme ne drejtesi
8 ndreqjen e ndryshimit te kushtetutes qe beri me saliun
JA DISA NGA PREMTIMET E PA MBAJTURA TE RAMES
Bravo hajduta te ndyre! Kurre nuk ka per tu bere ky vend duke vjedhur token e tjetrit, po ngopeni me luge te zbrazur! Maskarenj!
E drejta e prones qendron para cdo te drejte tjeter z Kryeminister i Repuklikes Popullore Komuniste te Shqiperise. Po si nuk e the nje fjale te vetme per pronaret apo si nuk te shkoje mendja ti ftoje te dyja palet e interesuara ne Kryeministri, apo pronaret nuk jane shtetas shqiptare.
Prona merret nga qeveria vetem pasi te jete paguar me vleren e plote te tregut dhe vetem per nevoja publike ne te gjitha vendet demokratike te botes e madje edhe ne Kinen komuniste por ne Shqiperine staliniste kjo praktike duket se nuk ka ardhur akoma.
Po per akordin me Gjykaten e Strasburgut si nuk e the nje fjale z Kryeminister. Po per parate qe duhet te paguash per vendimet e Gjykates se Strasburgut qe po shkojne ne miliarda Euro kur dhe ku do ti marresh nuk the gje gjithashtu.
Vendimet e Gjykates se Strasburgut vazhdojne te behen pirg se bashku me miljardat e Eurove te papaguara e ju vazhdoni akoma te grabisni pronat e qytetareve shqiptare me vendime Qeverie Komuniste Staliniste duhet thene se perndryshe fyejme komunistet kineze.
Qofshi ju qe jeni. D.M.TH mashtrues me te pafytyre nuk mund te kete qene as Enver Hoxha. Ndonjeri mundet te thote po Saliu . Per te verteten jane pothuaj njelloj por Saliu nuk ka thene ndonjehere se do jua kthej pronat por nxirrte kelyshin e tije Mediun te mashtronte si Rama gjate fushates.
Qeveritare Shqiptare mos harxhoni parat e ppullit shqiptar duke shkuar ne Bruksel gjoja per integrimin se kur nje qeveri shkel te drejtat themelore te njeriut as ne Unionin Afrikan nuk e pranojne jo me ne Europe , pra thjesht shkoni per te fshehur parate e vjedhura e per turizmin tuaj e deri edhe per te pare kupat e europes ne futboll.
Se dyti shqiptaret duhet ta kene te qarte te majte e te djathte me prone apo pa prone me qeveri komuniste neokomuniste apo demokrate se vendimet e Gjykates se Strasburgut do te paguhen deri ne lekun e fundit nese shqiptaret deshirojne te kene shtet Shqiptar gje qe nese vazhdojne keshtu ta dime te tere se nje dite edhe mundet te mos e kemi fare as keshtu bandit e grabites sic e kemi.
Pronaret qe i kane kaluar hallkat e proceseve gjygjsore shqiptare ti drejtohen Gjykates se Strasburgut pa e humbur nje dite me he te mos presin mashtruesin e radhes me mashtrimin e ri.
Persa i perket pronarve qe akoma jane qe 24 vjet ne procesin e zhvatjes se lekeve nga keta qeveritare te pafytyre e shppirt , por jo ne procesin e njohjes se prones pasi nekomunistet nuk kane ndermend te njohin krimet e baballareve te tyre e as te kthejne pronat e grabitura nga po ata kriminele te mos vazhdojne te paguajne me por te kalojne procesin sa me pare dhe ti drejtohen Strasburgut edhe ata.
Ndersa brenda vendit ish pronaret te rithemelojne shoqatat e tyre ne tere shqiperine dhe te paralajmerojne qeverine me greva nje orshe e duke i pershkallezuar deri ne greve urie kombetare duke i ndaluar se bashku me institucionet nderkombetare vazhdimin e rigrabitjes se pronave nga regjimi nekomunist qe i kane lene vendin njeri tjetrit.
Bijte dhe bijat e pronarve e te persekutuarve qe ne te shumten e rasteve i perkasin te njejten shtrese te njoftojne per kete rigrabitje te prones se tyre kancelarite perendimore nga vendet ku jetojne e punojne pasi ne te shumten e rasteve tashme jane shtetas perendimore.
Baballaret kriminel te ketyre neokomunisteve pa fytyre e dinjitet njeriu na kane grabitur pronen, internuar, persekutuar e ne te shumten e rasteve na kane lene jetim apo jetim me prinder te gjalle pasi i kane mbyllur ne burgje prinderit tane me me shume se 30 vite e nuk duhet bere gjaku uje.
Bashkevuajtes kemi me vete te Drejten, Zotin e Perendimin prandaj duhet te behemi te gjalle e te mos tulatemi nga mashtrimet pa fund te ketyre te pafytyrve qe i leshojne vendin njeri tjetrit ne kurrizin e popullit shqiptar qe mashtrojne pa u skuqur e pa u zverdhur qe 24 vjet me radhe e me tej se do hanim me luge floriri.
Ata shqiptare qe kujtojne se perfitojne nga ky mashtrim i qeveritareve te pafytyre po ju them se kostoja e kaosit permanet ku e mbajne Shqiperine keta antishqiptare e kalon disa fish vleren e truallit te shtepise suaj se bashku me shtepine .
Aji qe eshte shqiptar e di mire qe nuk eshte toka as trualli i tije e as i Qeverise grabitse te radhes prandaj mos vazhdoni te vetemashtroheni por blini trojet e tokat tek pronaret e vertete mbi te cilat jetoni sot nese nuk jane tuajat dhe keni per te fituar disa fish. Se pari fitoni qetesine fizike e mendore per ju e brezat qe do lini mbrapa. Se dyti fitoni qetesine me shpirtin tuaj nese realisht besoni pak ne Zot se nuk merret gjeja e tjetrit. Se treti po ju garantoj se fitoni financiarisht me se paku tre fishin pasi akoma cmimet ne Shqiperi jane shume poshte.
Pyesni veten apo komshiun se sa e ka blere dynymin e tokes apo truallit mbas 91? Me 4-5 miljon te vjetra e sot me siguri mundet ta shesi 60-70 milion pra per 20 vjet kane fituar me shume 10 fishin.
Shqiptare pronare apo jo pronare megjithse per te verteten sipas statistikave 87% e shqiptareve jane pronar te nje trualli sado te vogel mos vazhdoni te mashtroheni nga qeveritare ordiner qe duan tju mbajne ne kaos e vellavrasje me qellimin e vetem qe tju grabisin te sotmen e te ardhmen.
Jam i bindur se dikur do ta kuptoni por do jete teper vone e qeveritaret e djeshem e te sotem nuk keni ku ti gjeni pasi me kohe do jene duke ngrene parate tuaja ne nje qoshe globi.
Liria , demokracia, prona, dinjiteti gezohen vetem atehere kur lufton e perpiqesh cdo dite qe ti keshe. Cdo gje e ka nje fund edhe keta grabites te pafytyre qe ju kane hypur ne qafe duhet ta kene nje fund. A ka nje popull ne Europe qe e kane detyruar me varferi e kercenime nga me te ndryshmet te braktise Atdheun gjysma e popullsise pervec shqiptareve. Gjysma e mbetur nuk votojne pasi kane 24 vjet qe nuk e perfillin ndonjehere voten e popullit . Ata cfare mbesin i kercenojne me buk apo i blejne varferine javore me nje thes miell te vjedhur nga buka e tyre dhe ne fund shpallin mes kacafytjesh gjoja sundimtarin e radhes pasi nuk jane gje tjeter vetem dy pjese e nje bande kriminale.
Kaq legjitim jane keta te pafytyre te pa ers me me gjak bastard qe as mendojne nje minut per Shqiperine e Shqiptaret por gjithnje te perulur para padronve te tyre qe kane rreth 100 vjet qe gjithnje e kane qene jashte kufirit shteteror.
Ngrihuni shqiptare e shporrni vemjet e rradhes qe vazhdojne t’ju pijne gjakun me me intensitet se te paret e mos vazhdoni te vritni vllain per nje gardh se kemi vendin me te bukur qe Zoti ka dhene mbi dhe e te jetojme ne paqe e vllazni me njeri tjetrin e pse jo edhe te begate se i kemi tera mundesite.
Ish-Sekretarja e Shtetit mikja e madhe e Shqiptarve Hillary Clinton tha se shqiptaret i kane potencialet qe te jetojne si populli me i pasur i botes.
Zgjohuni shqiptare se jemi populli me i ri i Europes i mireshkolluar se paku gjer tani e me nje vend qe nuk e ka kush ne bote qe nuk e kane quajtur kot mesi i dheut.
Rraca e shqiptarit me gjakun e Kastriotit nuk ka qene nuk mundet te jeojne me sidromen e skllavit.
E kemi thene edhe here te tjera qe shumica e pronareve ne shqiperi jane fallco. Dmth e kan marre ate prone me gjyqe, deshmitare e dokumente fallco. Se si ka mundesi, po te jene te verteta pronen pse ne Tirane brenda, per disa parcela qe dihet se jane prone shtetrore qe ne kohe te Zogut e kane me keto dokumente fallca 5 ose 6 persona. Dhe e kerkojne te gjithe me ngulm . Atehere po te ishin dokumenta te rregullta e kerkon vetem nje person ! Nuk do te kete qetesi ne kete vend nqs nuk hapen dokumentet e pronave se kan humbe vetem ne Tirane prona te shtetit shqiptar rreth 80 ha , duke i grabitur keta hajdute me letra fallco. Ata duhet te kontrollohen nga shteti dhe tu merret toka e shtetit dhe te tjeret te kthejne parate e pronat, qofte edhe ata qe kan vjedhur e sot jane jashte. Duke ju lene dore te lire ketyre personave nga shteti e korrupsioni bejne gerr-gerr . Vjen nje dite qe ligji do ti shpetoje shtetit me miliarda euro nga keta hajdute. Ai qe e ka pronen e vertet ta keta hallall. Atij qe ja ka marre shteti ti jepen parate. Ai qe e ka fallco te kontrollohet nga shteti dhe te denohet sipas ligjit.
e lexova 3 here dhe nuk mora vesh asgje…..!
dikush qe ka ndertuar ne token time,pa lejen time,pa e blere truallin,do ti legalizohet ndertesa nga shteti dhe mua si pronar i ligjshem do me thuhet: ik fshi bythen………..!??
o Zot c’po na shohen site……!!!!!
Prandaj duhet vene ne krye njeriu i punes !!!!!!
BRAVO EDI RAMA!!!!!!
Me ne fund NJE KRYEMINISTER QE MENDON PER POPULLIN…
ne fakt shqiperia duhet ta ktheje ligjin e legalizimeve ne ate te penalizimeve.keta pushtues tokash po shperblehen dhe inkurajohen pambarimisht.
pronaret nuk kane nevoje te kompesohen,por tu jepet qeraja e tokes se pakten…dhe keta duhet ta pagujne keta abuzues.
nuk ta fal kush gjakun e djersen e babes or qen partish.
perseri me reforma agrare si ne 45 ….
shum e neveritshme pamja me klloun qe legalizon hajdutllikun e pronave.
aq me teper kur e mendon se sa dem i kane sjelle tokave te bukes dhe ndotjes e shemtimit te panorames e portretit te SHqiperise ,si dhe gjithe te keqijat qe vijne me pas ,me ben ta urrej te ashtequajteren politike shqiptare me kryeautor Sali qen berishen