Deputetja e Partisë Socialiste Olta Xhaçka reagon ndaj akuzave të Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndaj Forcave të Armatosura për përfshirje në trafikun e drogës. Në një deklaratë për mediat, deputetja Xhaçka i cilësoi akuzat qesharake, ndërsa tha se Shqipërisë i duhet një opozitë e përgjegjshme.
Sipas deputetes Xhaçka, “sot shumëkush qesh me imagjinatën e turbulluar të opozitës, por në fakt është për të ardhur keq, pasi Shqipërisë nuk i duhet vetëm një maxhorancë e përgjegjshme, por edhe një opozitë e përgjegjshme”.
“Çdo ditë e më shumë bëhet e domosdoshme që edhe PD, njësoj siç bën shqiptarët në 23 qershor, të çlirohet nga pengmarrësit e saj. Turbullira e opozitës vazhdoi edhe sot, kur në deklaratën më të fundit nga selia e SHQUP-it u fol sërish për avionë fantazmë që fluturojnë mbi Shqipëri duke transportuar drogë dhe për dëshmitarë imagjinarë që përgënjeshtrojnë radarët dhe teknologjinë më të fundit të ekspertëve të huaj dhe atyre shqiptarë”, tha Xhaçka.
“I vetmi qëllim i opozitës dhe i PD-së,është të gënjejnë sa të munden, me shpresën se diçka do të ngelë. Njësoj siç thanë në dhjetor se çmimi i naftës do rritej aq shumë sa makinat nuk do lëviznin më. Njësoj siç gënjyen edhe sot për ekonominë, pikërisht në ditën kur të dhënat tregojnë se eksportet në mars janë 10% më të larta se një vit më parë, pasi Shqipëria i është kthyer punës dhe prodhimtarisë”, shtoi Xhaçka.
Sa të jetë Saliu kryetar i PD-sa ska opozitë
Ti bashkohemi nismes,’Shqipetari per Shqiperine”.Ku jane parate e shqipetareve dhe pasurija per 22 vjet ,pse jemi ne borxh e kujt ja kemi per borxh.Fullani urgjent ne parlamentin e popullit ne trasmetim direkt.
Gjeja poxitive eshte se kjo Xhacka preferon mullarin e opozites perkunder shtirjes se ironizimit
Nuk ka patur dhe ende nuk ka Parti demokratike ,por ka vetem nje bande moj mmiss Xhacka.
Une habitem ! Po pse duhet tí ketheni pergjigje per pallavrat e lulit me shoke .Po kujt i plasi me nder se fluturojne Avione me droge qe i shohin vetem keta te PDse e ne nuk i pakerkemi , pastaj e ne fluturojne ckane keta qe merakosen apo jane te tyret pronat e hashashit e nuk po mbledhin dot leket!??
Me shume interes do ishte qe kjo Olta Xhacka te na thote se ku i ka paret e kreditoreve te Gjallises ish-vjehrra e saj , bosja e firmes Gjallica Shemsie Kadria. Keshtu do ngjallte admirim te kreditoret e mashtruar nga ish-vjehrra e saj.