Dy doganierë në Korçë u arrestuan pasi dyshohet se kanë kaluar një makinë me mallra kontrabandë.
Altin Cenolli dhe Niko Vurmo, me detyrë në pikën kufitare të Goricës, janë vënë në pranga së bashku me dy drejtuesit e automjetit me mallra, për të cilat nuk kishin asnjë faturë për shoqërim apo dokument zhdoganimi.
Në pjesën pasme të mjetit ku udhëtonin Nalton Moni dhe Gëzim Gega, u konstatuan:
– 160 shishe plastike verë e kuqe me sasi secila 2 litra.
– 160 shishe plastike Uthull me sasi 2 litra.
– 40 shishe plastike Coca- Cola me sasi 2 litra.
– 5 kuti kartoni me produkte mishi me peshë të përgjithshme 58 kg.
Policia e Korçës njofton se pas verifikimeve të kryera në sistemin “Tims”, rezultoi se këta shtetas kanë hyrë në Shqiperi nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Goricë në 28 prill në orën 18.52.
Në këto kushte policia vuri në pranga dy doganierët e pikës së Kalimit Kufitar Goricë.
Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
mo merreni me mizat me duket, me ariun ende spo mund te peraballeni dot…
bravo antikorupsioni. R.I.P. Altin Cenolli
allahu i udhezofte
Keshtu dhe vetem keshtu vendoset autoriteti i ligjit ,ne cdo qelize te funksionimit te shtetit shtetit.Lajm i gezueshem.
Ore mire beni qe ndaloni edhe keto fenomene te vogla , ma mer mendja se shuma totale e mallrave nuk i kalone 100.000 mije leke te reja ,po nuk po degjojme per shumat e medha, per ato qe kalojne me makina te tonazhit te rende..