INVESTIGIMI/ Pas Lazaratit lindin edhe të tjerë ‘lazaratë’ me hashash

29 Prill 2014, 09:01Politika TEMA

Pas Lazaratit, duket se gjeografia e mbjellejes së bimës narkotike cannabis sativa po vijon edhe në fshatrat fqinje.   Ish- punonjës në parcelat e Lazaratit, falë përvojës së fituar prej vitesh, kanë nisur tashmë ta kultivojnë edhe në fshatrat e tyre.

Një nga banorët e fshatit Qesarat, A. L., ka denoncuar këtë fakt, teksa është drejtuar në emisionin “Fiks Fare”, pas gjetjes së një fidanishteje të mbjellë në tokën e tij, të cilën e kishte dhënë me qera.

Sipas tij “para pak ditësh kam gjetur një fidanishte hashashi, ndërsa po shikoja sipërfaqen e tokës që kam dhënë me qera në fshatin tim të lindjes. Në afërsi të një rrapi vura re disa vazo të mbjella me kanabis, ndërsa fare pranë kësaj fidanishteje ishin hapur disa gropa. Kam kontaktuar me kryetarin e komunës për këtë problem. Por ai më tha se muhabete hashashi nuk bëhen në telefon e për këtë kishte frikë dhe kam ardhur ta denoncoj  këtë fakt pranë emisionit “Fiks Fare””.

Pas denocimit, gazetarët e “Fiks Fare” mbërritën në fshatin Qesarat, ku fillimisht kanë pyetur banorët e këtij fshati, të cilët kanë pranuar se ka nisur mbjellja e kanabisit.

Një nga banorët është shprehur se tokat ku kanë mbjellë  hashash, i ruajnë vetë banorët.

Ndërsa një tjetër shprehte se përsonat që merren me kultivimin e kanabisit kanë punuar në Lazarat

Pas mësimit se në këtë fshat kultivohej hashash, gazetarët e “Fiks Fare” kontaktuan me personin që kishte mbjellë fidanishten, i cili tregoi: “Kam blerë 252 fara kanabis në Hollandë, ku secila kokërr ka kushtuar nga 3 euro. Për tre muaj bima ishte e gatshme për shitje. Unë do i shisja fidanët me nga  10 euro copën”.

Pronari i bimëve të sapombjella në tokën e bashkëfshatarit, është shprehur se nuk ka pasur dijeni se kujt i përkiste toka, por që e dinte atë vend një tokë pa zot.

Kur në të vërtetë tokës i doli i zoti, djaloshi që kishte marrë përsipër të mbillte farat e hashashit, ku pas dy muajsh priste korrjen e tij të parë, nuk ka nguruar ta kërcënojë pronarin e tokës.

Ai i ka kërkuar këtij të fundit që të mos hapej fjala duke i thenë se në të kundërt ai do të dënohej për veprën e kryer, e nesë kjo do të ndodhte, ai më pas nuk do e linte me aq.

“Po u shty, doli llafi, i bie që unë të vete brenda. Unë bëj edhe 10 vite burg. Po i bie që unë kur të dal nga burgu pastaj të merrem me ty, se kështu janë gjërat. Le t’i lëmë këto halle se hallet për njerëzit janë. Jeta ashtu është, do vazhdojë. Jetën do e vazhdosh si të vijë,” është shprehur pronari i farave të kanabisit.

Ndërkohë që mësohet po nga pronari i farave të kanabisit se një nga këto bimë do të prodhonte plot një kg hashash.

Pronari i tokës ka njoftuar edhe kryeplakun e fshatit për mbjelljen e hashashit, ndërsa gazetarët kanë kryer edhe një bisedë me të.

Kryeplaku i fshatit shprehet: “Unë kam vajtur tek Rrapi (vendi ku ishin mbjellë farat e cannabis sativa), se më sinjalizoi personi që kishte marrë me qera tokën. I thashë ia fusim kryetarit të komunës të parit, unë i dyti, dhe pronari i tokës i treti, pastaj del ai i katërti, që është edhe personi që ka mbjellë hashashin”.

Më tek kryplaku i fshatit Qesarat është shprehur se “nuk kanë ku marrin kokrrën e lekut. Më mirë e ke të mbjellin … se të marrin viçin e të lënë kalamajtë pa dhallë? Punë i ke gjetur? Jo, po ku do të hajë ky? Po ai djalë është 20 e ca vjeç. Po nuk bëhet problem për drogë në fshatin Qesarat. Po këtu nuk bëhet, në Qesarat. Unë jam marrë me ato pisllëqe dhe u kalba burgjeve. Po problemi qëndron do kisha vajtur tek shefi dhe do i kisha thënë këtu mos m’i lëviz, unë marr pjesën time, shefi pjesën e tijj dhe mbaron kjo histori. Unë u hëngra me Gazin, me shefin e komisariatit, kemi mbledhje me Saimir Tahirin në qark të premten me lekët tona, për këtë problem”.

Ndërsa gjatë një takimi të pronarit të tokës me kryetarin e komunës në zyrën e tij, kreu i komunës Qesarat është shprehur: “Nuk më shkon mendja t’i bie njeriu në qafë, jo në Qesarat”. Ndërsa informacionin për mbjelljen e hashashit e kishte marrë që në momentin që pronari i tokës ku ishte mbjellë hashashi e kishte telefonuar.

7 komente në “INVESTIGIMI/ Pas Lazaratit lindin edhe të tjerë ‘lazaratë’ me hashash”

  1. juliano says:

    kurioz jam te di pse kan kaq frike njerzit e tjere te mbjellin hashash kur lazaratin se prek kush ,atehere le te organizohen te tere fshatrat dhe te vazhdojne lojen FARM-VILLE me hashash,se shtet nje te nenes e nje njerkes une kete kam pare(policine e sajmir tahir beut)

  2. liu says:

    per pak kohe rezik do shikojme te shitet hashashi ne ruge sic shitet shalqini e mban makinen e provon nuk te pelqen pak me tej eshte tjetri qe mund ta kete me te mire ;;;; o njerez jetojme ne 2014 dhe ne lazarat nuk hyn dot policia ec aty o sa mire MOS jesh shqiptar

  3. lord says:

    mire e kane sepse puna ka shku me pushime dhe eshte e veshtire qe te kthehet te shqiptaret.Sot eshte ekonomi tregu ose kapitalizem europa eshte e pasur me para,prandaj ne do ti bejme sherbimin,edhe ne do jetojme apo jo europa ka parane ne kemmi prodhimin,me nje diell ngrohemi.Ata na lene te varfer per tu pasuruar me ane te bankave ne do ti bejme me qejf me barna cudiberse keshtu jemi te barabarte si gjith europa.

    1. mohikani says:

      LORD you are right
      te legalizohet industria e qefit shiptare
      KINGDOM IS FREEDOM
      SUPORT THE NEW ROYAL PROJECT

  4. endri says:

    lejeni m n pun t vet po smbolli hashash ku do haj ai per t punu spuno ca do boj t viedhi lejeni n pun t vet tju lej n punen tuj sjeni polic o puna e policis t meret me at jo e fiksit

  5. ramastan dhe tritolistan. says:

    me kokepalarin rama edhe lulet kane me qele droge e tritol-derrat kane me u bo rilindje e rilindasit drakulla.gjakepires.

  6. gjon kruja says:

    Kush eshte ai qurrash qe e paska spiunur. ai duhet te shkoj ne burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje