Një pedagog i universitetit “Aleksandër Moisiu”, filiali i Peshkopisë, është arrestuar në mesnatë.
Fatmir Çeka, me detyrë pedagog i jashtëm, dyshohet se iu merrte studentëve shuma të konsiderueshme parash, të cilat varionin deri në 15.000 lekë, në këmbim të notës kaluese.
Nga hetimet është arritur të identifikohen dhe dokumentohen 9 raste ku pedagogu iu kishte marrë studentëve para.
Ndalimi i 23- vjeçarit u bë për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Mashtrim”.
Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme, ndërkohë po punohet për identifikimin dhe dokumentimin edhe të rasteve të tjera korruptive në të cilat dyshohet se ky pedagog ishte implikuar.
mira ja kane bere, ky e paska ulur pazarin, Kocoja e ka 200.
Pune e paqme,ky duhet te ete ndeshkimi per ata mender-pedagoge qe e perdhosin shkollimin,ne kete derexhe kriminale.
Qeka tamom per petagog. 23 vjec, leqe kur kemi deputete 20 vjec ky esht nona fare cja fus kot dhe un.
Me mire nje deputet 20-vjec, se nje deputet alabak ..ah me falni jane shume deputete alabake………….Dy i vrane.te tjeret jane duke thaputhitur ne derexhene e Saliut……….
shteti meret me peshkun e vogel
Pedagogu 23-vjeçar?!!! Eshtë i pafajshëm. Ishalla nuk është me diplomë të blerë. Duhen arrestuar ata që e kanë emëruar peagog në këtë moshë. Turp, shumë turp. A ka kritere për pedagog dhe kush duhet t’i zbatojë?
Po kështu ndodh edhe në gjimnaze .Disa drejtor shkollash në Fier para zgjedhjeve të 23 qershorit ishin lider të PD-së, tani kanë rrëmbyer flamurin larisk (Larakuq) të LSI-së dhe janë të gjithë nëpër poste.
Nga drejtor burimeve njerzore ne DAR shkon z/drejtor në gjimnaz. Jo vetëm kjo, por një pjesë e mirë e mësuesve të gjimnazeve nuk janë me UT-ë.
Po Valbona qe ka qene ne DAR Fier sikur me LSI ka qene. Apo do tia kete lene vendin ndonje tjetri te vere pak dhjam.
Hera e pare si degjoj qe paska edhe 23 vjeqar pedagog. Sa artikuj shkencor ka publikuar ky petagog? Sa keq ku ka degeaduar arsimi ne shqipri. Edhe ni 23 vjeq, edhe pedagog edhe hajdut -sikur nuk shkojne bashke.