Financimi i partive/ KQZ rrëzon kërkesën e 5 partive të vogla

29 Prill 2014, 08:27Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzon kërkesën e 5 partive,  përkatësisht Partisë Demokristiane, Partisë Socialdemokrate, Partisë Demokracia Sociale, Fryma e Re Demokratike, Aleanca Kuq e Zi, të cilat kërkojnë rishikimin e vendimit të KQZ-së “Për shpërndarjen e fondeve vjetore partive politike në formën e ndihmës financiare vetore për vitin 2014″, i miratuar në janar 2014.

Kërkesa, e prezantuar nga administrata zgjedhore, konstaton se akti i miratuar nga KQZ në fillim të këtij viti duhet të rishikohet pasi nuk i përgjigjet ndryshimit që i është bërë së fundi nga parlamenti ligjit “për financimin e partive politike”.

Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi duke iu drejtuar trupës së KQZ-së kërkoi që ndryshimi i ligjit të reflektohet në vendimin e marrë nga Komisioni.

“Ndryshimi i bërë në ligjin për financimin e partive politike”, i miratuar së fundi në Kuvend, është negociuar mes partive parlamentare, të cilat përfundimisht kanë vendosur ta bëjnë këtë ndryshim, i cili nuk ka asnjë efekt prapaveprues”, tha Gjinushi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje