Një turp për politikën e jashtme

29 Prill 2014, 10:14Politika TEMA

Ata përqafohen, ish- kancelari gjerman qesh. Gerhard Schroeder feston ditëlindjen e 70-të me mikun e tij të vjetër, Vladimir Putin. Në mesin e krizës në Ukrainë. Spiegel thotë se ai po e bën qesharake politikën e jashtme gjermane

 

Janë pamje të dy miqve: Gerhard Schroeder qesh kur përshëndetet me mikun e tij, presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Ish- kancelari ka vendosur të festojë në Shën Petersburg, në mesin e krizës në Ukrainë, ditëlindjen e tij të 70-të. Eskorta e Putin ndaloi të hënën në mbrëmje në pallatin Jussopov, në atë që dikur ishte kryeqyteti i carëve. Aty e priste Schroeder.

Ceremonia ishte organizuar nga Nord Stream AG. Schroeder është kryetar i komitetit të aksionerëve të këtij sipërmarrësi, që ka në pronësi gazsjellësin me të njëjtin emër dhe që dominohet nga kompania shtetërore ruse, Gazprom.

Drejtori i përgjithshëm i Gazprom, Alexej Miller ishte po ashtu mes të ftuarve. Gjithashtu edhe kryeministri i landit Mecklenburg- Vorpommern, Erwin Sellering i SPD.

Për udhëtimin e Sellering ka pasur edhe më herët kritika. Në përgjigje të tyre, ai tha se nuk duhen lidhjet, sidomos në kohë të vështira.

Schroeder dhe Putin janë miq të ngushtë prej vitesh. Ish- kancelari e ka marrë gjithmonë në mbrojtje shefin e Kremlinit. Edhe në rastin e fundit të krizës në Ukrainë, Schroeder është treguar besnik ndaj tij.

Ai pati kritikuar mënyrën se si po menaxhohet kriza nga BE dhe tha se kjo do ketë pasoja për rajonin. Ai e bëri njëkohësisht në mënyrë indirekt edhe BE-në fajtore për krizën në Krime.

Legjendare është shprehja e tij në vitin 2004. Në atë kohë Putin po kritikohej se po cenonte themelet e demokracisë. Në një transmetim televiziv, në atë kohë kancelar, Schroeder tha se Putin është një demokrat i përsosur. “Jam i bindur për këtë,” tha ai.

Pas largimit si kancelar, kritikat ndaj tij u bënë më të forta, pasi ai u bë drejtues i kompanisë gjermano- ruse NEGP, shumicën e aksioneve të së cilës i ka Gazprom.

8 komente në “Një turp për politikën e jashtme”

  1. shqiptari says:

    ore njerez injorantere te shtypite a e dini ju se GAZPROM eshte e ketyreve burave te shtetit botrore dhe loja dhe pse eshte e rezikshme biznesin dhe keta si prek veteme popuj e pambrojture si shqiperia e shkrete qe iu eshte bere sebep pabesia turko italiane serbomalazeze greko maqedone qe pasi vjedhe ameria na shqyejn keta kushe te mari me shume hahahahhah

  2. demokrat says:

    Ska problem, kllounata te tilla ne kohe tragjike jane te nevojshme pet te ulur tensionin e padronit. Edhe mbreti i dorehequr i Anglise vizitoi Hitlerin por kjo nuk i pengoi forcat ajrore gjermane ti vinin flaken Londres, dhe as atyre britanike Dresdenit. Ne fuqi ne Gjermani eshte kancelarja Merkel dhe vendimi poltik ne lidhje me ukrainen ka te beje me sigurine afatgjate dhe jo me interesat ekonomike te disa individeve apo kompanive sado te qenesishme te jene per ekonomine gjermane.Shreder eshte nje nepunes i thjeshte i perandorise se Putinit dhe si i tille do te beje deri ne fund lojen e padronit te tij.Si ai dhe Berluskoni jane ne nevoje per parat e Putinit te lyera me gjak ukrainasish.

  3. Asnjeanesi says:

    Une nuk shikoj asnje gje per t’u habitur . Putin eshte miku i Shrederit dhe festojne sebashku , edhe Merkel mban qendrim te kujdesshem ndaj Rusise , sepse Gjermania ka interesa dhe vartesi energjitike nga ruset .
    Me habit shprehja e komentuesit demokrat …” parate e Putinit te lyera me gjak ukrainasish…!? ”
    Ku i paska pasur Ukraina keto para kaq te shumta , kur edhe ajo eshte e ndervarur nga gazi i Rusise ?

  4. Heart Of Europe says:

    Schroeder nuk mendon te shpetoje Ukrainen, por xhepin e kompanine e tij ne radhe te pare. Ai e shfrytezoi postin e tij per te hapur nje biznes te tille dhe ndoshta fiton 2/10 e asaj qe fitojne ruset, por ne fund te fundit ne mentalitetin e tij, ai ben lek me bollek per te lene trashegim familjes se tij ne brezat e ardhshem (se edhe sa do rroje vajti 70)… e per ate do mbahet mend gjithmone ne familjen e tij. Kush i mban mend sa kryeministra kane ardhur e kane shkuar…vetem familja e tyre.
    Kete mendon Schroeder.

    Eshte per te ardhur keq qe virtyti me i cmuar i humaneve…humanizmi eshte duke u zhdukur.

  5. arsen says:

    Sdo men!
    Fajin e kane popujt, jo ata!

  6. IMPACTi says:

    Une them qe Ed Rama dhe Lul Basha duhet te bejne nje note proteste kundrejt Gjermanise. N.q.s. Markeli nuk ben autokritike deri te djelen, ne marshojme mbi Berlin me bashibozuket e asaj qe quhet Ushtri…

  7. kastriot says:

    Po te kesh mentalitet prej shqiptari te pashkolle dhe qe sipas tyre cdo gje ne bote eshte e cuditeshme dhe eshte kunder Shqiperise, natyrisht qe keshtu do t’ja vesh titullin shkrimit.

  8. ben says:

    Majmuner n.q.s Gjermania kaloj krisen kaq lehte esht merit e Shroederit me axhenyden 2010 qe i kushtoj karrigen Spigel ka shkruar gjithmon keq per kostumet e cigaret apo veren e shtrenjte te kancelarit tani ngelet dhe ju ta merrni neper goj barkbosher mos u merrni me Putinin apo Shroder por shikoni si do gjeni leket e paces.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje