Qeveria prezantoi publikisht reformën e re të pensioneve, ndërsa Kryeministri Edi Rama garantoi se në themel të saj është pensioni dinjitoz, që do të varet nga kontributet. Sipas tij, heqja e tavanit të pensionit do të motivojë çdo individ të deklarojë pagën reale për efekt të pensionit që do të marrë nesër. Kryeministri kërkoi të mos bëhen spekulime për rritjen e moshës së pensionit, ndërsa e konsideroi si emergjencë ndërmarrjen e një reforme të tillë.
Skema e re e pensioneve nuk do të prekë ata që do të dalin sot në pension por ata që do të dalin në 2032.
“Duke filluar nga janari 2015 për gratë do të rritet me dy muaj në vit mosha e punës, në mënyrë që që të arrijë mosha 63 vjeç në 2032. Për burrat vetëm në vitin 2032 do të nisë një rritje e cila synon të shkojë në 67 vjeç”, tha Rama në konferencën për “Reformën e pensioneve”, të organizuar në Arkivën e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Kryeministri e cilësoi këtë reformë “të domosdoshme” dhe që “koha e kërkon me urgjencë”. “Janë 570 mijë pensionistë dhe 700 mijë kontribues, ndërsa të ardhurat nga kontributet janë 510 milionë dollarë, ndërsa shpenzimet për të gjithë ata që marrin përfitime janë 956 milionë dollarë. Që do të thotë se midis kontributeve dhe pensioneve kemi një grope të përvitshme 430 milionë dollarë”, sqaroi Rama.
“Për burrat vetëm në vitin 2032 do të fillojë një rritje e cila synonte shkojë në 67, por vetëm në 2032-shin. Ata që në 2032 do të fillojnë të dalin në pension duhet të fillojnë të mendojnë sot dhe të kontribuojnë më shumë. Ne do të ndërtojmë një skemë ku përfitimi varet nga kontributi. Rritja e arsyeshme, graduale për gratë është në fakt të shkojmë drejt një pensioni dinjitoz për gratë. Pensioni dinjitoz është thelbi i kësaj reforme. Nuk mundet të vazhdojë më edhe 30-30 vjet të tjera duke i konsideruar njerëzit që dalin në pension s qenie që mbijetojnë me një grusht lekësh që duhet të dridhen kur ndezin dritën dhe të maten kur pinë një gotë ujë”, u shpreh Rama.
Kryeministri tha se na takon neve që ta bëjmë këtë reformë edhe pse koha i ka ardhur me kohë, siç po bëjmë reformën territoriale, legalizimet dhe një tjetër reformë në vijim për pronën dhe me radhë një paketë reformash të munguara me një kosto marramendëse për vendin”.
Sipas Ramës, “nuk i takon kësaj gjenerate të marrë përsipër koston e akumuluar nga një politikë dritëshkurtër që e ktheu sistemin e pensioneve në një gropë ku rrezikon të bjerë e gjithë Shqipëria”. “Midis kontributeve dhe pensioneve kemi një gropë 430 milionë dollarë. Ata që ishin para nuk duhet ta kishin lënë vendin të vinte deri këtu, prandaj them që kjo është një reformë që kohë e kërkon me urgjencë”, u shpreh Rama.
Kryeministri nënvizoi më tej se tashmë do flitet për një pension social, i cili, do të jetë ilaçi për të luftuar gangrenizimin e këtij sistemi.
“Janë 5 mijë persona që kanë mbushur moshën dhe nuk mund të marrin pension në 2015, sepse nuk plotësojnë vitet e kontributeve. Këtu fillon reforma. Pensioni social vjen si ilaçi i parë për këtë gangrenizim të gjithë sistemit të pensioneve, që rrezikon të kolapsohet. Ky është nocioni i ri. 2014 është viti kur do mbyllim gropën e pensioneve, do të hapim një kapak të ri me sytë nga e ardhmja, efektet e menjëhershme kjo reformë do ti ketë në vitin 2015”, tha ai.
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj në diskutimin mbi reformën e pensioneve tha se “propozimi ynë është të ulim moshën e pensionit për minatorët deri në 55 vjeç. Ai e cilësoi “Projekt të rritjes së pensionit për shqiptarët” dokumentin e reformës së pensioneve, ndërsa shpjegoi hollësisht dy opsionet e hartuara nga ekipi i ekspertëve të MMSR-së, të ndihmuar edhe nga Banka Botërore, duke vënë në dukje të gjitha risitë që këto propozime sjellin në skemën e re të pensioneve.
“Skema aktuale e pensioneve jep pensione shumë të ulëta për qytetarët shqiptarë dhe nëse nuk reformohet, në të ardhmen pensionet do jenë akoma më të ulëta. Reforma që ne kemi hartuar ka si synim themelor që qytetarët shqiptarë të kenë pensione më të larta në të ardhmen, sigurisht në përputhje me kontributet që kanë derdhur”, deklaroi Veliaj.
Teksa shpjegoi formulën e llogaritjes së pensionit sipas opsionit të parë të propozuar, Veliaj shtoi se nuk do të ketë më pensione të pjesshme apo pensione të plota, kurse periudha minimale e sigurimit për të përfituar pension do vazhdojë të mbetet 15 vjet.
“Por, ndryshimi është se nuk do të ketë më periudhë maksimale sigurimi. Kështu, pensioni do jetë: pension social plus 1% të çdo viti. Nëse janë 20 vite të siguruara do të jetë nga 1% për çdo vit, pra 20% e bazës së vlerësueshme, e nëse janë 40 vite të siguruara do të jetë 40% e bazës së vlerësueshme. Pra, sa më shumë të kontribuojnë një qytetar aq më i lartë do të jetë pensioni”, nënvizoi ai. “Një individ që kontribon për 40 vite do të përfitojë në pension 40% të pagës së tij mesatare”, tha Veliaj, duke shtuar se kjo do të thotë se për të pasur një pension sa më të lartë, gjithkujt i intereson të deklarojë sa më shumë vitë pune, por edhe pagën reale. “Sa më shumë vite të deklarosh, aq më shumë përfiton. Kjo do të nxisë edhe deklarimin e pagës reale dhe ul numrin e qytetarëve që punojnë në të zezë”, tha Veliaj.
“Në opsionin e parë ne ulim defiçitin, shëndoshim financat publike, duke ditur se edhe paratë e thesarit janë të qytetarëve sepse nuk taksojmë dyfish si bëhej më parë, njëhërë kur paguan sigurimet dhe njëherë kur u marrin taksimin. Opsioni i dytë është shumë i ngjashëm me të parin: masa e pensionit varet nga historia e kontributit të sigurimeve shoqërore. Në bazë të kontributit përcaktohet dhe niveli i përfitimit”, nënvizoi ai.
Duke u fokusuar në një nga risitë e reformës së pensioneve, pra tek pensioni social, Veliaj tha se futja e këtij koncepti është bërë për të ndihmuar kategorinë e atyre personave që janë mbi 70 vjeç, por që aktualisht nuk kanë asnjë të ardhur. “Sot kemi rreth 5 mijë vetë në këtë moshë, që nuk kanë asnjë të ardhur, të cilët do të përfitojnë pension social nga janari 2015”.
Parametra të tjera themelore që do të ndryshojnë me skemën e re të pensioneve janë edhe përcaktimi i rregullave strikte në mënyrë që masa e pensionit të indeksohet vetëm me inflacionin, dhe së dyti, do të hiqet pensioni tavan. Me reformën e re, paga minimale kontributive do të jetë sa paga minimale zyrtare. Ndërsa, paga maksimale kontributive do të jetë sa është edhe sot, por në të ardhmen do të indeksohet sipas rritjes së pagës mesatare në shkallë vendi. Nga ana tjetër, ministri Veliaj nënvizoi se, deri më sot, të vetëpunësuarit në bujqësi kanë derdhur shumë më pak kontribute se të vetëpunësuarit në qytet, ndërkohë që marrin një pension thuajse të barabartë me ta.
Kjo reforme ishte me te vertet e nevojshme.
Po shyqyr o burr se vetem ne shqiperi kam pare un qe te kesh frik me dal ne pension se ske ce do se me te as ilacet nuk blen dot, bejeni si jasht, te lodhesh po ama kur te dalesh ne pension te jeshe reaht me kte ane te pakten.
Po ktu pensioni eshte per mbijetes gjithcka eshte rritur vetem ai i shkret ka ngelur aq, eshte komplet rraciste kjo gje, te moshuarit jane lodhur gjithe jeten per te perfituar ate shume sado e vogel te jete e jo per te marre nj 100 mij leksh qe aq u shkojn ilacet, eshte turp duhet se sben dicka te ndryshoje.
Bravo qeverise 100 here se shyqyr qe po na vijne keto koh te degjojme qe punohet, dhe 1000 here bravo kryeministrit qe po i ndjek vet cdo gje qe po behet e po kujdeset qe te shkoje sa me mire. Prandaj votuam ndryshe kete here per te pare gjera ndryshe.
Shteti ka punen e vet o kryeminister me ato llogarit e me ato gjonat, e rendsishme eshte per ne qe kur te dalim ne pension, 65 apo 67 te kemi nje pension jo nje lemosh nga shteti, dhe nese duhet te paguajm me shume tani le te paguajme se nuk ka kuptim kshu si po behet me pensione 80 mij leksh.
mua me pelqen kjo skeme!
Dakort me heqjen e tavanit per kontributin e sigurimeve shoqerore, por ky kontribut duhet te perjashtohet nga te ardhurat personale.
Po per deputetet, ish deputete dhe dhe ministrat ish ministra dhe funksionare te larte, ka ndonje ndryshim ne pesnsion ? Ata aktualisht dalin 55 vjec ne pension dhe sikurse te kene ushtruar vetem dy vjet funksionin ne keto detyra marrin pension nga 500,000 deri 1 milion leke te vjetra.
bjondi me tritolin sot ne bulqize jo.keta bejne vetem negjmijen vrasjet vazhdojne dhe griselda e rama vetem pasurohen.gjdo dite tritol foton vetem rama.e shef tema as nuk guxon ta permend.
Ne Kanada nese nje person punon 40 vjet ai merr 80% te rroges se tij. Ne Shqiperi do te marri vetem 40%. Nuk e kuptoj kush i ben keto llogari dhe pse kaq te ulta. Po ashtu nuk ka kufi sa vite pune ke. Edhe ne se ke 10 vite pune, per shembull, merr 20% te rroges se 3 viteve te zgjedhura (te dekades se fundit). Pra shteti shqiptar duhet te shikoje per me mire dhe nuk e kuptoj se nga i merr keshillat per pensionet. Me vjen mire qe po behet reforme por nese duam te hyjme ne Europe atehere pensionet duhet te behen prestigjioze dhe jo lemoshe e shoqerise per pleqte e lene rrugeve. Kam frike se keshillat shteti i merr nga keshilltaret e ardhur nga vendet arabe (te FMN-se). Sigurisht qe kjo qeveri po ben dicka per pensionistet, jo si qeveria e Berishes qe nuk mendoj fare gjate 16 viteve ne pushtet dhe i la pensinistet ne pike te hallit. Por ajo qe duhet bere, duhet bere mire dhe jo te reformohet prape me vone.
do desha ti bej ne pyetje istotucioneve te pensioneve sa eshte paga aktuale e nje pensoniste qe ka 20 vjet qe ka dal ne ension
Bravo kryeministrit Rama kjo reforme do e ktheje kete sistem me eficente.
Reforma e pensioneve duhej te ishte realizuar kohe me pare por ne mungese te nje qeverie te pergjegjshme kjo reforme eshte zvarritur prej shume kohesh. Me ne fund po i kushtohet vemendja maksimale nga qeveria Rama e cila po tregon vendosmerine per ti shkuar situatave qe jane te nevojshme per te nderhyre deri ne fund.
Nje nder reformat me me rendesi per te nderhyre dhe qeveria po i jep prioritetin kryesor.
Skema shume e arsyeshme nuk ka pse te spekulohet kot. Bravo qeverise per angazhin e saj per reformen e pensioneve.
Po ne qe na zuri tavani ,syte ne tavan do i mbajme?
Pensionisti sot dridhet kur ndes driten dhe matet kur pi nje goje uje sepse me 14 000 leke ne muaj qe merr nuk i mjaftojne te bleje ilacet e rekomanduara nga mjeku familjes jo mjeku privat se nuk e njeh .Dakort.
Ata qe jane pensionist e dine shume mire se çfare ndodh me pensionet.Tani kush ka paguar me pak sigurime merr me shume pension dhe e kunderta kjo tregon se skema funksionon politikisht,pra ata qe kane patur pushtetin per tete vjet kane favorizuar militantet e tyre,per kete kam fakte.Prandaj reforma eshte shume e vonuar,sepse kjo anomali apo skandal duhet korigjuar urgjentisht.Te hiqet caktimi i pensioneve me tre shkalle sepse kjo favorizon korrupsionin ,qe do te thote se ai qe paguan punonjesen e sigurimit qe merr dosjen e tij merr pension maksimal.ai qe nuk paguan merr minimalin dhe pensioni max + pensioni min.=C ,kush humbet kuptohet ata qe kane kontribuar me shume.Kjo skeme eshte korruptive dhe eshte e qellimeshme.Reforma duhet te kete vetem kete formule:kush kontribon ose ka kontribuar me shume duhet te marr pension me te larte se ai qe ka kontribuar me pak.Këto verejtje ja kam derguar edhe me shkrim drejtorit aktual te drssh Tirane.Reforma duhete te behet edhe per faktin se ne drshs tirane ka punonjese te pakualifikuara ,te paafta dhe te pasjelleshme ,ka nepotizem ,Ne drshs tirane 90% e punonjeseve jane nga veriu,kukes ,peshkopi dhe tropoje.Kur pensionisti eshte nga veriu pritet mire po qe se eshte nga jugu punonjesit sillen shume keq.Personalisht e kam konstatuar vete .Nje malok nga kukesi i pagdhendur ne arkivin e drssh tirane qe eshte pergjegjessi i tij eshte modeli i injorances dhe pasjellmerise njerezore,kafshe me fytyre njeriu.Po ashtu edhe punonjese te tjera qe gjallojne ne ate institucion.Kam tre vjet qe merrem me keta injorant qe nuk dine as elementet fillestar te komnikimit.
Reforma duhet te behet dhe qeveria Rama duhet pergezuar.Bravo qeveria dhe ministri perkates.Uroj suksese qeverise dhe shpresoj qe te mos zhgenjehem nga reforma .
Shqiperia, megjithese eshte vendi me moshen mesatare te popullsise me te re ne Europe, cuditerisht ka balancen me negative se cdo vend tjeter i BE-se!!!!! Sipas Edi Rames ne Shqiperi ka vetem 700 mije kontribues qe perballojne 510 mije pensionista, ose 1.4 te punesuar (kontribues) perballojne nje pensionist!!!! Me te vertete katastrofike!
Europa ka kohe qe ka dhene alarmin duke theksuar se deri ne vitin 2060 dy te punesuar ne vendet europiane do te perballojne nje pensionist. Kjo per arsye se popullsia europiane po plaket me shpejtesi, lindjet jane te pakta ndersa mosha mesatare e jeteses eshte rreth 80 vjec. Ndoshta shpresa e vetme ngelet emigracioni. Megjithate sot balanca ne BE eshte 3.9 persona te punesuar te grup-moshes 15-64 vjec perballojne nje pensionist mbi 65 vjec.
Besoj se kjo reforme eshte me urgjendja dhe me e domozdoshmja ne shoqerine shqiptare.
Politika ka bere gropa te tilla ne fusha te ndryshme, sa vetem nje Vullkan i nivelon problemet e ketij populli.
Ju pergezojme per te gjitha nismat e mara ,hapat qe po merni jane shume premtuse.Por per te aritur keto reforma duhet te largoni bashkeqeverisjen me korupsionin e qe e ka emrin Vjollca Braho ,Shpetim Idrizi,Monika Tahiri me kompani.Kjo para nesh na le shume pykpyetje te cila tregojne per interesa vetiake. Ju nuk jeni mioper para keture hajdutve
Kjo reforme parp do rendoj tek ata qe kane paguar dhe do paguajne me shume kontribut me heqjen e tavanit por nuk do marrin pension me te larte.Nuk spjegohet nese paguan sipas kesaj skeme te re nje kontribut te larte per 5 vjet sepse pas 5 vjetesh del ne pension sa do perfitosh?Nje punonjes me rroge 90 mij lek te reja qe ka paguar maximumin e kontributit ne 10 vitet e fundit dhe po kaq do paguaj 5 deri 10 vitet e ardheshme sa do perfitoj sipas kesaj skeme te re?
Pra interesi nuk eshte pas 18 vitesh por si do perfitome 5-10 vite me pas ne terma financiare si pension?
O komentues te nderuar( jo te paguarit e Veliajt ) po tallin trapin me ju dhe ju komentoni me entuziazem. Rama te tregoje se perse nuk vendos perpara pergjegjesise ata qe vodhen miliona euro nga skema e pensioneve deri me 23Qershor dhe per me keq akoma te hedhi drite mbi shperdorimet aktuale qe behen nen hunden e Erion Veliajt. Shqiptaret nuk falin me njeri dhe le ta harroje Rama se do pranoje kush te dali ne pension kur ti ngrefet Rames.
paramendone, ende nuk e keni skemen pensionale ne baze te se ciles,do te marresh pensionin aq sa kontribon.
E KAM DITE SE SHIPNIA NUK ESHTE KERKUNDE,POR ,TANI PE DI SE AS ATY NUK JENI.
e di se jam e nganjeher i ashper ne kritika,por,sinqerishte me vjen keq prej njerezve te shipnise.
Une desha te thosha keto gjera :
– A e di qeveria shqiptare, se Gjermania para kater vitesh futi sistemin e daljes ne pension sipas nje shkalle te caktuar ne moshen 67 vjec dhe tani parlamenti gjerman po pranon se ky ishte nje gabim dhe se mosha maksimale e pensionit te mos jete 67vjec por vetem 63 vjeç. Nuk eshte vedosur por po diskutohet.
– A e di qeveria, se para dy vjetesh ne Itali u vendos nga qeveria teknike e Montit reforma Fornero, sipas se ciles mosha e pensionit u rrit ne 67 vjeç dhe tani kjo reforme konsiderohet si nje gabim.
– Qeveria e re pretendon se eshte nje qeveri e majte dhe duhet te di se te majtet ne Europe dhe bote kane fituar me demostrata, burgime etj. qe per punen e pensioneve te aplikohet parimi i SOLiDARITETIT. Pra ata qe kane me shume te ardhura te paguajne me shume per pensionet se sa ata qe jane te varfer. Konkretisht ketu ne Zvicer ka nje kufi ( tavan ) per pensionet maksimale dhe nje kufi tjeter per pensionet minimale. Mos eshte çmendur qeveria qe ka hequr tavanin per pensionet duke mbeshtetutur keshtu ta pasurit te cilet sipas qeverise do te kene pensione pa kufi dhe ne varesi te kontributeve. Atehere kjo nuk eshte nje qeveri e majte por nje qeveri e djathte. Eshte per te vene duart ne koke.