Leko-Meta: Shqipëria meriton statusin, Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE

29 Prill 2014, 13:23Politika TEMA

Shqipëria e meriton marrjen e statusit të vendit kandidat në qershor. Kështu u shpreh Kryetari i Parlamentit të Kroacisë Josip Leko gjatë takimit me homologun e tij Ilir Meta, në vizitën që po zhvillon në Tiranë.  Ndërsa vlerësoi konferencën “Nisma Adriatiko-Joniane”, Leko u shpreh se e ardhmja e të gjitha vendeve të rajonit është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

 “Theksoj dhe falënderoj parlamentin shqiptar për organizimin e konferencës “Nisma Adriatiko-Joniane” dhe për konkluzionet që janë me interes për të gjitha vendet pjesëmarrëse. Ky organizim është provë e një hapi të sigurtë drejt Bashkimit Evropian. Unë mendoj se këto vende që nuk janë akoma anëtare të BE, janë në rrugë të mbarë për tu bashkuar me familjen evropiane. Veç politikave të Evropës ne mendojmë se të gjithë vendet e Ballkanit Përendimor duhet të jenë në BE dhe ne do përpiqemi në këtë drejtim. Ky nuk është vetëm në interes të Shqipërisë apo Kroacisë por ju e meritoni plotësisht të jeni kandidatë për në BE”,  u shpreh Leko.

Në vijim Kryetari i Parlamentit të Kroacisë vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa shtoi se së shpejti do të nënshkruhen dy marrëveshje të një bashkëpunimi politik me vendin tonë. Ai tha se shkëmbimi i eksperiencave të të dy parlamenteve, është me rëndësi për të dyja palët.

“Gjatë këtij takimi diskutuam për një bashkëpunim bilateral në të gjitha fushat. Në këtë drejtim nuk ka pengesa, sepse kemi një marrëdhënie shumë të mirë mes vendeve dhe ky është një themel i fortë. Shpresoj që shpejt të nënshkruhen dy marrëdhëveshje të bashkëpunimit politik. Ne kemi vendosur të shkëmbejmë punën dhe eksperiencën e të dy parlamenteve pasi kemi se ccfarë të mësojmë nga njëri-tjetri. Shqipëria ka një zhvillim të rëndësishëm ekonomik që është i rëndësishëm për tu ndjekur. Nga ana tjetër Shqipëria ka se cfarë të mësojë nga Kroacia, si kalimi i pengesave në rrugën drejt BE”, tha Leko.

Ndërsa Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta vlerësoi raportin e vendit tonë me Kroacinë, ndërsa tha se Shqipëria ka fituar një aleat nga anëtarësimi i shtetit kroat në BE. Sipas tij, Shqipëria do ë mësojë nga eksperienca e Kroacisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

“Gjatë takimit vlerësuam raportin mes dy vendeve si dhe një bashkëpunim më të ngushtë në kuadër të integrimit të vendit në Bashkimit Evropian. Anëtarësimi i Kroacisë në BE është një ngjarje e madhe për të gjithë vendet e rajonit. Me këtë anëtarësim Shqipëria ka fituar një aleat të fuqishëm brenda BE, e cila mbështet integrimin e vendit. Shqipëria e vlerëson ekspertizën kroate përgjatë këtij procesi dhe ka se çfarë të mësojë. Edhe prania e zotit Leko në Tiranë është tregues i vëmendjes së përhershme dhe në rritje i marrëdhënies mes dy vendeve”, u shpreh Kreu i Kuvendit.

Në vijim Meta u ndal tek bashkëpunimi mes parlamenteve të dy vendeve ku theksoi se nga ky bashkëpunim do të përftohet përvoja sa i përket procesi të afrimit me legjislacionin e BE, dhe të reformës në drejtësi.

 “Së shpejti do intensifikojmë marrëdhëniet mes dy parlamenteve. Grupi i miqësisë me Kroacinë do të drejtohet nga deputeti Fatmir Xhafa. Jam i bindur se ky bashkëpunim do të kontribuojë në gjallërinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, por edhe përftimi i një përvoje sa i përket procesit të afrimit me legjislacionin e BE, apo reforma në drejtësi duke patur në konsideratë zhvillimet kroate”,  u shpreh Meta.

3 komente në “Leko-Meta: Shqipëria meriton statusin, Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE”

  1. taso says:

    Z,LEKO eshte nje deshire e pa funde per nje nga popujt me te vjeter ne BALLKAN te futet ne familjen shumetnike EUROPJANE por ne te njejten kohe zemerohemi kur na zene ne goje korupsjonin e sferave me te larta te shoqerise SHQIPTARE,mos gabohem ne KROACI per kete problem politikanet jane denuar kurse ne shqiperi politikanet kane hardhur te gjithe ne nje emrus te perbashket: te vjedhim dhe snje te mos veje ne burge ,ne burge te vene ajdutet ordinere,kileret qe perdoren si dinamit per hapjen e rrugeve te zena nga konkurenca pa folur per shendecine ku smundesh te beshe kimioterapi se nuk pagon dot ilaçet,p,sh,m ne spitalin e VLORES nuk brenda teritorit nuk ka patur farmaci ,kurse tani ka dhe bisnesi lulezon me mire se ne qytet.

  2. albani says:

    bravo meta per organizimin e kesaj nisme ku te takohen lideret e rajonit.

  3. dasara says:

    meta ka treguar se tashme nuk eshte vetem nje lider ne shqiperi, por edhe nje lider ne rajon dhe me gjere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje