Basha-Leko: Statusi, edhe në Qershor kam besim se Kroacia do të mbështesë Shqipërinë

29 Prill 2014, 14:29Politika TEMA

Në vijim të vizitës në Tiranë, Kryetari i Parlamentit të Kroacisë Josip Leko zhvilloi një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Pasi e falenderoi kreun e Parlamentit kroat për mbështetjen e madhe që Kroacia po i jep vendit tonë në rrugën e integrimin europian, Basha shprehu besimin se të njëjtën gjë shteti më i ri i Bashkimit Europian do të bëjë edhe në mbledhjen e këshillit të muajit qershor, kur do të diskutohet statusi i Shqipërisë për vend kandidat në BE.

Basha tha se pavarësia e Kosovës ka ndikuar që i gjithë rajoni të futet në rrugën e integrimit euroatlantik, dhe me këtë rast, kryetari i Partisë Demokratike çmoi politikat dhe rolin që ka luajtur Kroacia në këtë drejtim. Basha dhe Leko konfimuan marrdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe ndanë të njëjtën pikëpamje se projektet e zhvillimit të infrastrukturës do ta ndihmojnë më tej Ballkanin në lënien pas të problemeve të së shkuarës dhe shkuarjen drejt të ardhmes europiuane.

2 komente në “Basha-Leko: Statusi, edhe në Qershor kam besim se Kroacia do të mbështesë Shqipërinë”

  1. ermir says:

    po po ne deklarata te mbeshtet ky basha, ne raporte e nxin e sterron

    1. fredi says:

      cdo gje po e beni mbrapsh , juve nuk e doni statusin kandidat , doni ta perdorni si arsye ne zgjedhje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje