Ukraina është përpara kolapsit, thotë eksperti rus për politikën e jashtme, Fjodor Lukjanov. Këshilla e tij: Vetëm një marrëveshje e pistë e kulisave do e ndalojë rënien
Zoti Lukjanov, ju keni parashikuar rënien e shtetit të Ukrainës. Çfarë ju bën kaq pesimist?
Ukraina është histori, të paktën në formën që u ngrit pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Që prej pavarësisë, vendi është qeverisur nga oligarkët. Por elitat nuk ia kanë dalë kurrë, që të krijojnë një sistem me zhvillim të qëndrueshëm.
Çfarë nënkuptoni me këtë?
Ukraina ka jetuar mbi atë substancë që e kishte trashëguar nga Bashkimi Sovjetik: Fabrikat, por edhe sistemi i transportit të gazit, që garanton të ardhura. Ky sistem nuk ka prodhuar gjë, përveçse vjedhje dhe korrupsion. Herët a vonë ky sistem do binte.
Çfarë roli luajnë lindja dhe perëndimi i vendit?
Qendra e identitetit të pavarur është para së gjithash perëndimi. Qendra e potencialit ekonomik është megjithatë në lindje. Të dyja kanë plotësuar njëra- tjetrën, por nuk ka pasur kurrë një ekuilibër. Perëndimi i varfër, por i apasionuar, ka kërkuar gjithmonë një model për t’u zhvilluar më tej, por kjo ka ecur shumë avash.
Perëndimi flet ukrainisht, por në lindje flasin shumë rusisht. A është kjo pjesë e problemit?
Linja kryesore ndarëse nuk është gjuha, por historia, veçanërisht vështrimi mbi Luftën e Dytë Botërore. Perëndimi i vendit e ka parë gjithmonë fitoren e Ushtrisë së Kuqe mbi Gjermaninë si nisjen e pushtimit rus. Kurse lindja e sheh fitoren e Rusisë në vitin 1945 si bërthamën e identitetit.
Çfarë e ka mbajtur bashkë vendin deri më tani?
Interesat e oligarkëve. Ata kanë luajtur një rol kyç dhe mund të zgjidhnin konfliktet me marrëveshje taktike. Por që pas Revolucionit Portokalli, ky bilanc ka rënë në çekuilibër. Që prej atëherë, një pjesë e vendit tenton të dominojë pjesën tjetër dhe nuk mund të formojë një koalicion. Kështu ishte edhe me presidentin pro- perëndimor, Viktor Jushtshenko. Kështu ishte edhe me Viktor Janukoviç.
Si mund të jetë e ardhmja e Ukrainës?
Një variant ekstrem do ishte ndarja e vendit. Do ketë një lindje, që nuk do jetë formalisht pjesë e Rusisë, por e varur nga Moska. Do ketë edhe perëndimin, të mbrojtur nga Perëndimi dhe me ngjyrim nacionalist.
Por skenari më i mundshëm?
Një formë e një shteti neo- feudal. Do ketë territore të ndryshme, secila do drejtohet nga një lloj duke. Këta udhëheqës do ndajnë të drejtat e tyre me Kievin. Duket paradoksale, por revolucioni demokratik mund të sjellë një sistem feudal- oligarkik.
Rusia do një federalizim apo kërkon ta pushtojë Ukrainën?
Rusia kërkon në fakt një federalizim.
A është gati Rusia që të shkojë larg?
Po. Por Rusia nuk e do këtë. Ajo do ndërhyjë ushtarakisht vetëm nëse Kievi përdor dhunë në shkallë të gjerë ndaj separatistëve.
*Marrë me shkurtime nga Spiegel
Rusia dkn qe vetem seoaratistet te lerdotin fhhnen dhe ,Ato
te te rrine fuar kryq nga frika e Putinit.
cfare ke shkruar o moskevik se shqip kjo nuk eshte me sa di une si shqitar.
mire ua bejne atyre fashisteve te ukraines.
Asgje nuk do ndodhe nga ato qe thote ky ,rusia nuk po merakoset shume per te ardhmen e ukraines ,por vetem per nje humbje te nje pjese te madhe territori me influence ruse ,qe tani nuk u ngeli gje tjeter vetem te shkepusin me force copeza qe pervec krimese nuk u hyjne ne pune fare
Kjo nuk eshte analize, kjo eshte thjesht pikepamja e Kremlinit per Ukrainen. Nje vend pa histori, pa gjuhe, pa identitet, i qeverisur nga oligarket, qe ka deshtuar te tregoje aftesi per tu qeverisur ne 23 vite, qe shtyp pakicat, qe eshte i ndare ne lindje-perendim.Asgje e re, agresori rus perdor te njejten stil si agresioni i Gjermanise ndaj Polonise ne 1939. Nje analist i FSB ka shkuar nje pacavure ne nje reviste qe mbahet ne kembe me paret e Gazpromit, bravo ambasada ruse e Tiranes, me punen e bere eshte duke i bindur shqiptaret se ruset e Putinit ne Ukraine jane pala qe duhen mbrojtur perball agresorit ukrainas.Ruseve nuk u mjaftojne “ambientalistet” antiamerikan shqiptare, por kerkojne edhe opinionin publik shqiptar ta helmojne me dizinformacionin e tyre gebelsian.
e trishtueshme! ne te gjitha vendet ish komuniste te evropes ka korupsion,oligarki,papergjeshmeri sociale, mjerim, mungese drejtesie aventurizma etj. Kjo menyre qeverisje ska te ardhme.Keto vese sjedhin veten perplasje e tensione gjithfaresh.Nuk shoh zgjidhje afat shkurter.E vetmja zgjidhje qe shoh une eshte futja e ketyre vendeve ne BE.Ku BE e shoh si nje qender rihabilitimi.
Shkruaj shqip, a derdimen…! (kaki)