Tahiri u shkruan kryetarëve të Bashkive: Lironi vendparkimet publike në zonat urbane

30 Prill 2014, 08:55Politika TEMA

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, u kërkon kryetarëve të Bashkive kryesore në vend, të marrin masa të menjëhershme për lirimin e hapësirave publike që janë shndërruar në pikë-shitje për automjete.

Përmes një letre drejtuar 14 drejtuesve të Bashkive, ministri Tahiri kërkon që brenda 30 ditëve, të merren masat për lirimin e parkimeve publike nga mjetet që parkohen për më shumë se 15 ditë në të njëjtin vend dhe për mjetet që parkimin publik e përdorin si pikë-shitje.

“Pushtimi i hapësirave publike në anë të rrugës, duke shërbyer si vendparkimi i përhershëm i automjeteve që nuk lëvizin prej shumë kohësh apo dhe si pikë-shitje për mjetet e përdorura, po nxjerr jashtë qëllimit dhe funksionit të tyre, vetë parkimet publike si hapësira të përbashkëta, duke shkaktuar ngarkesë të pajustifikuar në trafikun urban dhe për rrjedhojë, shqetësim të shtuar për qytetarët”, shkruan ministri i Punëve të Brendshme.

Tahiri shton më tej në komunikimim me drejtuesit lokalë, se strukturat e Policisë së Shtetit mbeten të gatshme të bashkëpunojnë duke ofruar ndihmën e nevojshme për lirimin e hapësirave publike brenda afatit.

“Varrezat urbane të mjeteve që nuk lëvizin prej kohësh apo vitrinat publike të shitjes së makinave të përdorura, kanë zaptuar hapësirën publike të destinuar për përdorim nga qytetarët që mjetin e përdorin në mënyrë të përditshme, por njëkohësisht, kanë krijuar pasoja jo të vogla në trafikun qytetas”, nënvizon Tahiri.

Ministri thekson se mbetet në pritje të një reagimi të shpejtë të njësive vendore, në të kundërt Policia e Shtetit do të veprojë për të liruar vendparkimet publike dhe duke marrë masat përkatëse.

Letra u është adresuar kryetarëve të Bashkisë së Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Fierit, Korçës, Kukësit, Shkodrës, Vlorës, Sarandës, Peshkopisë, Lushnjës, Pogradecit, Lezhës dhe Kavajës.

22 komente në “Tahiri u shkruan kryetarëve të Bashkive: Lironi vendparkimet publike në zonat urbane”

  1. Leter Tahirit says:

    Minister Tahiri leri letrat e thirrjet per te tjeret por futju punes se rezultatet e tua jane zhgenjyese.
    Ne asnje vend te botes nuk ndodh qe nje minister te jape direktiva si te jete zedhenesi i kryeministrit.

    1. Gerti says:

      Te lumte minister. Erdhi dita qe shteti qe jete ne krye te detyres e ne sherbim te publikut.

      Problemet tek ne skane te sosur sepse eshte trasjheguar nje situate e ndyre

      1. Ina Muca says:

        Pune e mire. Punet i ke nisur per se mbari zot minister.

        Shume vete do flasin duke harruar se ne c gjendje e moe kete vend por do et et kujtojne me shume se kurre.

        Pune te mbare

        1. Flo says:

          Problem jane dhe keto zona duhet urgjent te zhbllokohen.

          Shume pune dhe shume munde po ju kerkon juve si qeveri kjo gje per rregullimin e vendit qe u la ne beterr te gjalle..

          Ne populli jemi me ju

          1. Olsi says:

            AZoti minister sado qe lehin qente e ju shajne, ju jeni ne drejtimin e duhur per te bere shtet ne kete vend ku mungonte gjtihcka.

            te urojme suksese nga lezha

            1. Velmisa says:

              NA kane zene frymen vertete. Mire bete qe ju thate se i ka zene gjumi te gjithe e eshte bere vendi lemsh ske ku parkon

              1. Quksi says:

                Aman o minister folu e urdheroji gjer ne masa ligjore se na eshte nxire jeta..

                Vijoni ne kete menyre e rregullojini gjerat ju lutem

                1. Besimi says:

                  Suksese ne detyren tuaj te veshtire.
                  Keto pune kerkojne kohe e shume vullnet e pune.Kemi besim

                  1. Matea says:

                    Urojme ta zbatojne urdhrin sa me shpejt. BASHA I PARI legeni

                    1. klajdi says:

                      te behet sa me shpejt ndarja e re territoriale e vetem keshtu gjerat do jene me nen kontroll

    2. Me gjithe respektin qe kam per ministrin Tahiri,nuk jam dakort te punojne meletra e keshilla.Te zbatohet ligji,ose nese ka mungese igji le t

  2. Andi says:

    Ky eshte shetti ne sherbim te popullit.
    me ne fund po behen gjerat per se mbari duke vene gjerat ne vendin e tyre e duke i thene jo Abuzimit

  3. gimja says:

    Bravo Saime se vertet ne kane care….. me keto makina te parkuara prej disa vitesh neper rruge, e duhet te sorollatesh nje ore per nje vendparkimi.Por kujdes se mos i zene keto “pronaret e rinje” me arka vendet bosh,e ta shesin ato vendin e parkingut pastaj

  4. veri says:

    Po te arrish te realizosh kete gje per mua do te jeshe mnstri me i mire ne histori dhe voten time do e maresh gjithe jeten.Eshte bere nje katrahure ne kete vend qe se mer vesht njeri.Te jesh tirons te keshe shtepine tek Tirana e re dhe cdo dite te stresohesh per te parkuar makinen kur kthehesh nga puna (pavaresisht streseve te punes)te fillosh te vish verdall per nje vend sepse jane te uzurpuara te gjitha nga makina qe shiten,se jane bere dhe te zgjuar nuk zene nje vend por zene per dy makina tre vende qe te kene dhe vend rezerve kur te marin makinen tjeter per shitje ,por dhe kure lirohet ndonje vend jane fantazmat me arka qe e zene shpejt vendin per shitje se keta e kane blere dhe rruget e tiranes dhe duhet te besh sherr perdite me ta per nje vend qe u takon te gjitheve.

  5. Vladimir says:

    Pergezime te sinqerta zoti minister. Vetem shqiptareve mund t’ju marresh gjitheçka pa patur frike, vendparkime, rruge, autostrada, plazhe hapsira publike. Eshte e qarte qe ju nuk mund te urdheroni e komandoni krejt hapsirat, por ne se do te ndertohet ligji drejt, keta te forte, duhen ndeshkuar rende. Bashke me kerkesen per lirim te hapsirave, te ndeshkohen pse i kane zene ato. Gjithashtu dembelhanet e kafexhinjte nuk mund t’ju lejohet me te zene anet e rrugeve kryesore te qyteteve te Shqiperise per ore te tera. Gjithe rruget ku ka dyqane dhe aktivitete tregetare duhet te jene me pagese, vet bizneset te kene abonom vjetor. Keshtu zgjidhen dy probleme, hapsira disponibel per klientet qe vijne dhe shkojne, por edhe pese leke per arken e Bashkise. Qaramanet si gjithmone do te qahen, por ju shkoni perpara, une jam i bindur qe opinioni shqiptar eshte maturuar per ligje te tilla dhe i mirepret ato.

  6. kristaqi says:

    Hahahaha. Mbani mend se çkurdiste luljeta e bashkise kunder qytetareve me karrotrecat e policet e bashkise.
    çfare kontrasti

  7. veprimi i largimit te makinave qe kan bllokuar hapesirat te vazhdoj me cbllokimin edhe te trotareve ,ne sezonin veres nga zenja e hapsirave publike nga shozllone te cilat jan te vendosura pa leje qe nuk paguajn as nj takse..

  8. beni says:

    Edhe policet e shtire prej betoni te bera nga kafshet si ndertim pa leje dhe te gjitha hekurat dhe shtyllat qe kane zaptuar pa te drejte ca qytetare qe bejne si te forte lagjeje te hiqen te gjitha.

  9. Leone-53 says:

    Jo vetem kaq por ju z.minister duhet ti ktheni administrimin e parkimeve neper qytete nen administrimin e bashkive (siç eshte kudo ketej nga vendet perndimore).
    Parkimi ne Fier i eshte lene ne dore nje njeriu qe paret i ka vene me droge ketej nga Italia dhe tani po i “zyrtarizon” qete-qete ne ate shtet te poshter aty pa i hyre nje gjembe ne kembe!
    Shume mire keto parkinge te administrohen nga bashkia si vet pronare e tyre sepse Saliu i “privatizoj” per te pasuruar me tej kriminelet e tij.

  10. hasan dami says:

    SHUME MIRE! POR TE FILLOHET NBGA VETE POLICIA, QE E KA BLLOKUAR RRUGEN “MINE PEZA” ME AUTOMJETE TE BLLOKUARA E TE SEKUESTRUARA NE TE DY ANET E SAJ.

  11. hasan dami says:

    SHUME MIRE! POR TE FILLOHET NBGA VETE POLICIA, QE E KA BLLOKUAR RRUGEN “MINE PEZA” ME AUTOMJETE TE BLLOKUARA E TE SEKUESTRUARA NE TE DY ANET E SAJ.

  12. Sinani says:

    Sigurisht qe eshte per tu vleresuar pozitivisht iniciativa e ministrit Tahiri per lirimin e hapsirave publike nga uzurpatoret e kahershem. Por menyra se si ai e shikon zgjidhjen nuk mendoj se eshte efikase. Sipas tij duhen hequr makinat qe kane me shume se 15 dite parkuar dhe makinat qe tregetohen. Kjo do te jete nje zgjidhje e momentit.
    Prandaj une kam nje mendim pak me ndryshe.
    Te gjitha hapsirat jane prone e bashkive. Ato duhet ti administrojne sa me mire dhe te sigurojne te ardhura prej tyre. Sigurisht kjo do te varet edhe nga fluksi i kerkesave per parkim. Nderkohe te gjithe qytetaret dhe subjektet tregetare apo aktiviteteve te tjera duhet te jene te barabarte, pra te kene mundesi te barabarta per te parkuar. Nuk ka perse te favorizohet nje subjekt, te themi nje banke,(kujtoj se banka punon tete ore dhe e ze vendin per 24 ore) kundrejt nje qytetari qe ka shtepine ne te njejten godine.
    Prandaj mendoj se eshte e nevojshme qe bashkite te anullojne urgjentisht gjithe lejet e parkimit te personalizuara. I pari qe e ze vendin e parkimit, paguan tarifen dhe parkohet. Por per te shmangur arrogancen e ndonje spekulanti, i cili mund ta lere makinen me dite se ka para, apo e jep me qera vendin e parkimit, eshte e nevojshme qe cdo makine e parkuar te mos rrije me shume se nje ore. Cdo drejtues makine duhet ta levize makinen pas ores se pare dhe te kthehet ta parkoje nese e gjen vendin bosh. Sigurisht gjithshka eshte nen kontrollin e punonjesve te posacem, te cilet edhe ata duhet te kontrollohen nga eproret e tyre.
    Mendoj se nje menyre e tille do te:
    -Disiplinoje parkimin.
    -Do tu krijoje mundesi te barabarta te gjitheve per parkim.
    -Do te shmangi arrogancen.
    -Do te uli perdorimin e makinave, rrjedhimisht ndotjen.
    -Por mbi te gjitha do te rriti te ardhurat nga parkimet.
    Kam pershtypjen qe nje pjese e mire e atyre qe parkojne makinat nuk do te pranonin te paguanin 100 leke ne ore per te mbajtur makinat e tyre te parkuara.
    Keto jane disa mendime te shpejta. Pervoja edhe e vendeve te tjera mund te sjelli sugjerime te shumta. E rendesishme eshte qe te ceshtja e parkimit te automjeteve te shkoje drejte zgjidhjes, e bashke me te edhe problemet e mesiperme, vecanerisht ulja e ndotjes se ambientit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje