Majko: Statuti i PS-së për kryetarin? Shkelje të mirëkuptueshme

30 Prill 2014, 08:33Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ish- ministër Mbrojtje dhe ish- kryeministër, i ftuar në “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, i cilësoi fyerje për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, akuzat për implikimin e infrastrukturës së tyre në trafikun e drogës.

Sipas tij, krijimi i Komisionit Hetimor në lidhje me verifikimin e akuzave, cenon rëndë imazhin e Forcave të Armatosura.

“Kam deklaruar në parlament se është një gjest i rëndë, pasi akuzohet një element i rëndësishëm, siç janë Forcat e Armatosura. Duke e futur veten tek njerëzit që e njohin mirë FA, akuzat janë një sajesë, një gënjeshtër dhe një mashtrim ordiner”.

“Nëse bëhet fjalë për këta buburrecët e vegjël, mund të ulen kudo. Forcat e Armatosura nuk kanë aq personel sa të thonë që i kemi vënë në ruajtje të gjitha vendet ku mund të ulen avionë. Është e kotë. Në asnjë rast për asnjë moment nuk mund të nënvizohet ndonjë element për të thënë implikimi i Forcave të Armatosura. Aeroporti i Gjadrit nuk ka statusin e aeroportit të Kuçovës. Është një aeroport në rezervë. Ajo që ka mbetur është t’i kërkohet ndjesë publike FA. Politika të merret me poliikë, me ushtarakët s’keni punë”, apelon Majko.

Në lidhje me debatin e ndezur nga deputeti Ben Blushi për shkeljen e statutit për zgjedhjen e kryetarit, Majko thotë se janë shkelje të mirëkuptueshme.

“Në PS, tani që po flasim, i duhet të ndërtojmë një bashkëjetese midis logjikës politike dhe logjikës teknike. Qeverisja prevalon. Aksionin kryesor kemi qeverisjen. Po s’mund t’i shmangemi rregullave të Partisë Socialiste. Kjo do zgjidhet në kongres në mënyrë të natyrshme, ne po diskutojmë për zhvillimin e një kongresi. Sot flasim për trauma të natyrave që kemi një palë dhe një palë që po zihen. Fokusi është si t’i bëjmë gjërat më mirë dhe më me efikasitet. Megjithëse nuk thuhet kemi marrë një vend në emergjencë dhe po qeverisim në emergjencë”, nënvizon ai.

“Statuti i PS ka pasur raste që nuk është respektuar, nuk është hera e parë. Ky diskutim nuk bëhet në kushtet e një drame, por të një emergjence që ne e kemi të brendshme, që është qeverisja e vendit. PS ka një emergjencë bazë, është qeverisja e vendit. Vërejtja që ju shprehët pranohet, po ka edhe një justifikim njerëzor. Do bëhet në një moment të përshtatshëm. Do bëhet në Kongresin e PS”.

17 komente në “Majko: Statuti i PS-së për kryetarin? Shkelje të mirëkuptueshme”

  1. Gerti says:

    Majko eshte korrekt.

    PS ka nje kryetar qe eshte kryeminister e per kete ai ska nevoje te beje zgjedhje sepse do ishte barre per popullin te merreshim me zgjedhje te brendshme te PS

    1. Elsa says:

      Sa njeri fantastike eshte majko.

      PO ashtu eshte sigurisht, Rama fitoi zgjedhjet, e per kete PS eshte krenar e ja ka dhene voten qe me 23 qershor per gjithcka

      1. Tigri says:

        Nona eshte PAND MAJKO ? Ka te drejte, ashtu si dhe parafolesit

        1. arjani says:

          respekt Pandi

          1. Vespa says:

            Me pelqe thjeshtesia dhe Logjika e Majkos.
            Eshte djale me parime te drejta

        2. antiregjimi says:

          tralala, tralala

  2. BERTO says:

    MAJKO ESHTE FRIKACAK!NUK E KA KURAJEN TE FLASI HAPUR.SI GJITHMONE B…LEPIRES!!!

  3. Urani says:

    ” Shkelje e mirkuptueshme”, nje term alla-Pandi Mamaja. Po keto shkelje bente dhe Berisha ne PD dhe cirreshin socialistet, ndersa tani bejne tamam si ai. Sa per ate fitoren ne zgjedhje, PS e Rames nuk ka rritje deputetesh nga 2009 dhe eshte pes-fishimi i deputeteve te LSI ( nga4 ne 19 )ajo qe ben Rilindjen me gjysmen e qeverise Berisha brenda.

  4. Tomi Qano says:

    Edhe Curculli fitoj luten,por nuk mund te ri te me ne pushtet dhe u largua me di jitter.
    Shekel jet jane shkelje,po ashtu si ndertimet pa leje.E ndershme vetem se eshte pak me bare?

  5. Leka says:

    Forcat e Aematosura te Shqiperise jane pjese e Natos dhe kjo gje eshte nder dhe favor per Ne.
    Del nje katundar, pa surrat e hedh balte mbi to. Eshte nje akuze ordinere pa rendesi por kur hyn ne gojen e njerezve te zgjedhur eshte shume dashakeqe, megjithse mbetet nje akuze primitive qe çuditrisht e trajtojne gazetat dhe njerez me mend ( jo ato te stilolapsave pistolete).

    Z. Majko eshte vertete nje shtetar i zoti dhe nje shqiptar i mire.

  6. Leka says:

    Forcat e Aematosura te Shqiperise jane pjese e Natos dhe kjo gje eshte nder dhe favor per Ne.
    Del nje katundar, pa surrat e hedh balte mbi to. Eshte nje akuze ordinere pa rendesi por kur hyn ne gojen e njerezve te zgjedhur eshte shume dashakeqe, megjithse mbetet nje akuze primitive qe çuditrisht e trajtojne gazetat dhe njerez me mend ( jo ato te stilolapsave pistolete).

    Z. Majko eshte vertete nje shtetar i zoti dhe nje shqiptar i mire.

  7. aliu says:

    Brovo Berto ashtu eshte Majko nuk eshte gje tjeter por nje kalama i llastuar ,nje cilimi qe u be dhe krueminister ,nje bythelepires nje servil e asgje me shume e njeri pa vlerafare Dhe cfar turpi per ne se cfarkryeministri kemi patur Po ku fitove ti more zoti Majko me deputete paraje te LSI se keni fituar pushtetin Anuk po e shikoni valle se si po ju derigjon LSI. A nuk ke sy me te pare se si po komandon vebdet e punes ajo -LSI-A e ke pare zoti Majko se si e manexhon siyuaten e se si driblon kur i duhet me pasu topin tek PS Ju sjeni gje tjeter vecse nje kualicion me bombe ne brez qe pret te sherthrje nga minuta ne minuta -PER KETE ME DHIMBSET PS ME SHUME SE SA JU AKROBATETT QE KA AJOI NE GJIRIN E SAJ ,AKROBATE QE LUFTONI NE FUSHATE MERRNI NJE MANDAT BEHENI DEPUTETE E KTHEHENI NE KUFOMA TE KRYETAREVE ,NE INTERPRETE TE LIDERAVE TE PARTIVE -KY NUK ESHTE FENOMEN VETEM I -PS ,POR DHE I PD APO PARICKAVE TE TJERA

  8. zamo says:

    Jam dakort qe majko eshte politikan frikacak dhe kete e tregoj me se miri ne 99′ gjate gjenocidit qe ju be shqiptareve të kosoves kur ishte kryeminister.
    Nuk kishte trimerine Tu pergjigjej agresoreve me forcen e duhur.Qendroj ne hije kur shqiptareve po u behej gjenocid.

  9. Arben says:

    O SHOKU PANDELI, NJE SHKELJE QUHET E “MIREKUPTUESHME” KUR QYSH NGA MOMENTI QE AJO NDODH MERREN MASA DHE RREGULLOHET PER NJE KOHE TE SHKURTER.

    KUR NJE SHKELJE KA 2 VITE QE VAZHDON NE DITEN ME DIELL, AS NUK E CAN NJERI B…. FARE GJEJE VETE SE CFARE QUHET.

    TI, NUK E KUPTOJ PERSE DEL NE MBROJTJE TE NJE SHKELJE NE FLAGRANCE???!!!!

    MOS TE KA HEDHUR EDHE TY NDONJE KOCKE EDI???!!!!

  10. saldatori says:

    Qeverisjen jene duke e kenaqur lere Partine Pastaj ,Nuk dilet ne Stan Me lepuj Z Rama ,veri gishtin Kokes se erdhen zgjedhjet.

  11. shqipetari says:

    PER FORCAT E ARMATOSURA TE KUJT SHTETI FLET KY I dhjetArit?
    ———————
    Shqipetare e jo gomare mos komentoni idjotet qe na vodhen na perzune na lane pa prone e pa pune por NDIHMONI NISMEN:
    ”KU JANE PARATE E SHQIPETAREVE KU ESHTE PASURIJA E SHQIPERISE”
    Urgjent seance plenare e HAPUR e parlamentit ku te thirren per te bere trasparencen e KRIMIT EKONOMIK TE HUAJ E TE BRENDSHEM.BANKA E SHQIPERISE E ISTITUCIONI PROKURORISE.
    Pa u bere kjo trasparence do ‘ligjesohet’ krimi e korrupsioni dhe shqipetaret si asnje vend e popull i Botes do ngelen me te poshteruarit e me te vjedhurit.NDIHMONI NISMEN PO JENI SHQIPETARE E JO GOMARE E POLITIKANE.

  12. bali says:

    Majko mundohet te flas, por edhe mos ta prish me ramen qe e ka ne dore fatin e tij.. po ki kurajo mor majko dhe thoj qe eshte shkelje dhe ska kush ta frenoje Ramen sot, ashtu si berishen dje…plaset duke bere diplomaci edhe per gjera qe jane te qarta.. thuaje troc mo djale.. rama nuk e can trapin me per ps dhe per majko me shoke…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje